31.12.05
6.12.05
4 dhjetor
Dhurata e 4 dhjetorit eshte shume e vogel, por shume elegante. Selfmaderadio ofron per problemin e profesorit problematik te filologjikut Agron Gani zgjidhje. Zgjidhja quhet: PENSION!
A nuk eshte kjo nje zgjidhje elegante? Z. Gani, me gjithe mekatet qe ka bere dhe qe i ka ne ndergjegjen e tij derisa te largohet nga kjo bote, meriton te trajtohet me pak dinjitet. Po ashtu edhe kerkesat e studenteve. Pushimi apo largimi nga puna eshte i rende, psikologjikisht per cdo njeri, e jo me per nje njeri qe nga vete natyra duket, sipas pershkrimeve mediatike, te jete teper i rende dhe i moshuar (thone eshte tek te 70tat). Nxirreni ne Pension, o njerez, jepini edhe nje shperblim per punen qe ka bere, bejini edhe nje dhurate dhe ja u mbyll ky muhabet.
© Selfmaderadio
A nuk eshte kjo nje zgjidhje elegante? Z. Gani, me gjithe mekatet qe ka bere dhe qe i ka ne ndergjegjen e tij derisa te largohet nga kjo bote, meriton te trajtohet me pak dinjitet. Po ashtu edhe kerkesat e studenteve. Pushimi apo largimi nga puna eshte i rende, psikologjikisht per cdo njeri, e jo me per nje njeri qe nga vete natyra duket, sipas pershkrimeve mediatike, te jete teper i rende dhe i moshuar (thone eshte tek te 70tat). Nxirreni ne Pension, o njerez, jepini edhe nje shperblim per punen qe ka bere, bejini edhe nje dhurate dhe ja u mbyll ky muhabet.
© Selfmaderadio
2.12.05
3 dhjetor
Dhurata e trete eshte per mikeshen e nje mikeshes sone. Kjo vajza do te beje nje pune doktorature ne Shqiperi, me qellim qe t'u mbijetoje reformave te mundshme te sistemit arsimor shqiptar, me nje fjale, te mbrohet nga konkurrenca e kolegeve te saj qe i bejne doktoratat gjetiu e qe mund te kthehen e t'i marrin vendin e punes. Jo se Ani (keshtu quhet mikesha) po vdes nga frika e humbjes se vendit te punes sot (sa te jete babi dhe miqte e tij te forte, konkurrenteve ju perplaset dera ne fytyre pavaresisht nga emri i shkolles ku i kane mbyllur doktoraturat e pa perfillur fare botimet ne revista prestigjioze), aspak, por, megjithate, ku i dihet ne te ardhmen.
Gjetiu, per te kerkuar nje vend per doktorature funksionon keshtu: kandidati e mbledh mendjen top se ku ka qejf te punoje, ne cilen fushe ka deshire t'i beje kerkimet, psh, ne fushen e kancerit. I futet literatures te shohe se kush punon ne kete fushe, cfare bejne e ku i botojne artikujt. Zgjedh midis morise se shkencetareve ata ku kandidati mendon se aty do beje prokopi, dhe ju tregon profesoreve per interesin e tij. Me pak fat, keta e ftojne per nje interviste per te mesuar me shume per kandidatin. Kandidati jep nje talk dhe ju tregon te zoteve te shtepise se ku ka kullotur deri tani, sa mire ka kullotur, dhe me pas, ne bisedimet koke me koke, kandidati shkon me tej dhe ju tregon miqve se ata nuk jane fare te panjohur per te, se kandidati ua ka lexuar punimet dhe, bile, ka edhe disa pyetje per ta. Ne fund fare-fare, kandidati perzgjidhet midis shume kandidateve te tjere qe kane kaluar nepermjet te njejtes procedure. Mikesha jone, por jo vetem ajo, te gjithe ata qe i bejne doktoraturat ne Shqiperi, vendosin per te bere doktoraturen vetem nga frika e humbjes se vendit te punes. Ani, ne nje mbremje familjare, foli per frikerat e se ardhmes dhe nje miku i babit i tha: po pse s'vjen ta besh nje doktorate me mua, me bretkoca. Kap nja dy bretkoca, bej nja dy analiza dhe ja u be. Dy vjet maksimumi, dhe e ke titullin ne xhep. S'ka problem, tha Ani, Cfare jane dy vjet, hajde t'i futemi punes. Vetem se, bretkoca-bretkoca, duket shume thjesht kjo pune, por bretkoca ka shume dhe pyetja eshte: me cilen prej tyre te filloje te beje doktoraturen Ani? Ani nuk e di! Ajo rri e hutuar dhe pyet cdo njeri qe i kalon rruga andej se mos e di emrin e bretkoces me te cilen duhet te punoje Ani. Duke e pare Anin kaq te deshperuar, ne u hodhem ne sulm dhe zbuluam per te nje familje te tere bretkocash, te cilen po ja dhurojme Anit ne kalendarin tone.
Gjetiu, per te kerkuar nje vend per doktorature funksionon keshtu: kandidati e mbledh mendjen top se ku ka qejf te punoje, ne cilen fushe ka deshire t'i beje kerkimet, psh, ne fushen e kancerit. I futet literatures te shohe se kush punon ne kete fushe, cfare bejne e ku i botojne artikujt. Zgjedh midis morise se shkencetareve ata ku kandidati mendon se aty do beje prokopi, dhe ju tregon profesoreve per interesin e tij. Me pak fat, keta e ftojne per nje interviste per te mesuar me shume per kandidatin. Kandidati jep nje talk dhe ju tregon te zoteve te shtepise se ku ka kullotur deri tani, sa mire ka kullotur, dhe me pas, ne bisedimet koke me koke, kandidati shkon me tej dhe ju tregon miqve se ata nuk jane fare te panjohur per te, se kandidati ua ka lexuar punimet dhe, bile, ka edhe disa pyetje per ta. Ne fund fare-fare, kandidati perzgjidhet midis shume kandidateve te tjere qe kane kaluar nepermjet te njejtes procedure. Mikesha jone, por jo vetem ajo, te gjithe ata qe i bejne doktoraturat ne Shqiperi, vendosin per te bere doktoraturen vetem nga frika e humbjes se vendit te punes. Ani, ne nje mbremje familjare, foli per frikerat e se ardhmes dhe nje miku i babit i tha: po pse s'vjen ta besh nje doktorate me mua, me bretkoca. Kap nja dy bretkoca, bej nja dy analiza dhe ja u be. Dy vjet maksimumi, dhe e ke titullin ne xhep. S'ka problem, tha Ani, Cfare jane dy vjet, hajde t'i futemi punes. Vetem se, bretkoca-bretkoca, duket shume thjesht kjo pune, por bretkoca ka shume dhe pyetja eshte: me cilen prej tyre te filloje te beje doktoraturen Ani? Ani nuk e di! Ajo rri e hutuar dhe pyet cdo njeri qe i kalon rruga andej se mos e di emrin e bretkoces me te cilen duhet te punoje Ani. Duke e pare Anin kaq te deshperuar, ne u hodhem ne sulm dhe zbuluam per te nje familje te tere bretkocash, te cilen po ja dhurojme Anit ne kalendarin tone.
Family Ranidae (riparian frogs and true frogs)
Genus Rana (true frogs)
Species Rana areolata (crawfish frog)
Species Rana aurora (red-legged frog)
Species Rana berlandieri (Rio Grande leopard frog)
Species Rana blairi (plains leopard frog)
Species Rana boylii (foothill yellow-legged frog)
Species Rana brownorum
Species Rana capito (gopher frog)
Species Rana cascadae (Cascades frog)
Species Rana catesbeiana (North American bullfrog)
Species Rana chiricahuensis (Chiricahua leopard frog)
Species Rana clamitans (green frog)
Species Rana dunni
Species Rana fisheri (Vegas Valley leopard frog)
Species Rana forreri
Species Rana grylio (pig frog)
Species Rana heckscheri (river frog)
Species Rana johni
Species Rana luteiventris (Columbia spotted frog)
Species Rana maculata
Species Rana magnaocularis
Species Rana megapoda
Species Rana montezumae
Species Rana muscosa (mountain yellow-legged frog)
Species Rana neovolcanica
Species Rana nigromaculata (black-spotted frog)
Species Rana okaloosae (Florida bog frog)
Species Rana omiltemana
Species Rana onca (relict leopard frog)
Species Rana palustris (pickerel frog)
Species Rana pipiens (northern leopard frog)
Species Rana pretiosa (spotted frog)
Species Rana pueblae
Species Rana pustulosa
Species Rana rugosa (wrinkled frog)
Species Rana septentrionalis (mink frog)
Species Rana sierramadrensis
Species Rana spectabilis
Species Rana sphenocephala (southern leopard frog)
Species Rana subaquavocalis (Ramsey Canyon leopard frog)
Species Rana sylvatica (wood frog)
Species Rana tarahumarae (Tarahumara frog)
Species Rana temporaria (European frog)
Species Rana tlaloci
Species Rana vaillanti
Species Rana virgatipes (carpenter frog)
Species Rana yavapaiensis (Yavapai leopard frog)
Species Rana zweifeli
© Selfmaderadio
1.12.05
2 Dhjetor
Gazeta "The daily free press" e Universitetit te Bostonit citon Rektorin e Universitetit te Tiranes-Albania: "We are happy to be here and happy to be at a university that is so close to its community," Rrokaj said through a translator after the meeting.
Through a translator??? Perkthyes??? Prit pak, me ngadale! Z. Rrokaj nuk di anglisht? Rektori i Universitetit Shqiptar nuk di te flas Anglisht?
Perfytyrojeni pak: Homologu i tij i ardhur nga ... le te themi Gjermania, ... i hyn zotit Rrokajt ne zyre, ne menyre zyrtare, i jep doren dhe i thote me nje buzeqeshje formale: how do you do?, shprehje e cila tek zoti Rektor vjen ne formen e pakuptueshme "audujudu" dhe e ben te thote me vete, por edhe keta gjermanet cfare gjuhe qe kane, tingellon si afrikance. Por, tek e fundit, e permban veten, dhe ja kthen kolegut gjithe lezet me shqipe te paster: "Si jeni, si i keni nga familja. Po na nderoni me viziten tuaj", shprehje qe e ben homologun e tij gjerman te vrase mendjen, se cfare dreqi dialekti anglishteje eshte ky, qe ai nuk e merr vesh fare. Te dy i buzeqeshin nga pahiri njeri-tjetrit, dy minuta te gjata e te sikletshme qe nderpriten nga nje e trokitur ne dere dhe nga hyrja elegante e perkthyesit, i cili i nxjerr te dy Rektoret nga situata me shprehjen: Hello, I am the translator, te ciles zoti Rrokaj duke u zgerdhyer me edukate i pergjigjet, po ku ishe zhdukur more ti, se nuk dime c'te flasim me kete mysafirin. Pike.
Per te mesuar biografine shkencore te z: Rrokaj, iu futem kerkimeve sistematike ne internet, por nuk gjetem ndonje thagme te madhe. Z. Rektor, duket te jete teper modest ne kontributin e tij ne shkence dhe teper popullor ne media. Nga kjo media mesuam se z. Rrokaj ka studiuar dikur ne France. Ne France? Aha... Z. Rrokaj flitkerka frengjisht. Ky informacion eshte vertet nje ndihme e madhe per te vazhduar skenarin e mesiperm me homologun gjerman. Z. Rektor-gjerman fillon dhe ben nje hyrje mbi temen e vizites "As you may know .... blablabla ....". Perkthyesi ja perkthen z. Rrokaj te gjitha ne frengjisht. Z. Rrokaj merr fjalen ne frengjisht dhe e falenderon homologun e tij gjerman per hyrjen e bukur, perkthyesi ja kalon gjermanit ne anglisht, gjermani hesht nje minute, i hap syte mire, merr fryme thelle dhe pyet me ndrojtje: Are you speaking french? It sounds like french! Perkthyesi ja thote z. Rrokajt shqetesimin e gjermanit, z. Rrokaj kercen gati perpjete nga lumturia dhe thote me ekzaltim: Po sigurisht qe flas frengjisht, e kam mesuar ne France bile. Pse cfare kujtove ti se nuk di gjuhe te huaja une? Ne shqiptaret te thekim per gjuhe te huaja. Nuk gjen nje qe te mos dije nje gjuhe! Pike.
E megjithate, ky shqiptari rektor qe thek frengjishten (qe nuk e perdor as diplomacia me se, eh, kane ndryshuar kohet) nuk mund te beje as dy hapa pa perkthyesin. Kjo do te thote jo vetem nje reputacion shume te keq per vendin tone qe kerkon te globalizohet me frengjishte, por do te thote qe shpenzimet e shtetit shqiptar per Rektorin jane te dyfishta, per z. Rrokaj por edhe per perkthyesin. Prandaj, SelfmadeRadio i dhuron GRATIS z. Rektor Rrokaj, ne kuader edhe te projektit "Te mesojme gjate gjithe jetes" nje mesuese anglishteje te sprovuar. I urojme z. Rrokaj suksese!
© Selfmaderadio
Through a translator??? Perkthyes??? Prit pak, me ngadale! Z. Rrokaj nuk di anglisht? Rektori i Universitetit Shqiptar nuk di te flas Anglisht?
Perfytyrojeni pak: Homologu i tij i ardhur nga ... le te themi Gjermania, ... i hyn zotit Rrokajt ne zyre, ne menyre zyrtare, i jep doren dhe i thote me nje buzeqeshje formale: how do you do?, shprehje e cila tek zoti Rektor vjen ne formen e pakuptueshme "audujudu" dhe e ben te thote me vete, por edhe keta gjermanet cfare gjuhe qe kane, tingellon si afrikance. Por, tek e fundit, e permban veten, dhe ja kthen kolegut gjithe lezet me shqipe te paster: "Si jeni, si i keni nga familja. Po na nderoni me viziten tuaj", shprehje qe e ben homologun e tij gjerman te vrase mendjen, se cfare dreqi dialekti anglishteje eshte ky, qe ai nuk e merr vesh fare. Te dy i buzeqeshin nga pahiri njeri-tjetrit, dy minuta te gjata e te sikletshme qe nderpriten nga nje e trokitur ne dere dhe nga hyrja elegante e perkthyesit, i cili i nxjerr te dy Rektoret nga situata me shprehjen: Hello, I am the translator, te ciles zoti Rrokaj duke u zgerdhyer me edukate i pergjigjet, po ku ishe zhdukur more ti, se nuk dime c'te flasim me kete mysafirin. Pike.
Per te mesuar biografine shkencore te z: Rrokaj, iu futem kerkimeve sistematike ne internet, por nuk gjetem ndonje thagme te madhe. Z. Rektor, duket te jete teper modest ne kontributin e tij ne shkence dhe teper popullor ne media. Nga kjo media mesuam se z. Rrokaj ka studiuar dikur ne France. Ne France? Aha... Z. Rrokaj flitkerka frengjisht. Ky informacion eshte vertet nje ndihme e madhe per te vazhduar skenarin e mesiperm me homologun gjerman. Z. Rektor-gjerman fillon dhe ben nje hyrje mbi temen e vizites "As you may know .... blablabla ....". Perkthyesi ja perkthen z. Rrokaj te gjitha ne frengjisht. Z. Rrokaj merr fjalen ne frengjisht dhe e falenderon homologun e tij gjerman per hyrjen e bukur, perkthyesi ja kalon gjermanit ne anglisht, gjermani hesht nje minute, i hap syte mire, merr fryme thelle dhe pyet me ndrojtje: Are you speaking french? It sounds like french! Perkthyesi ja thote z. Rrokajt shqetesimin e gjermanit, z. Rrokaj kercen gati perpjete nga lumturia dhe thote me ekzaltim: Po sigurisht qe flas frengjisht, e kam mesuar ne France bile. Pse cfare kujtove ti se nuk di gjuhe te huaja une? Ne shqiptaret te thekim per gjuhe te huaja. Nuk gjen nje qe te mos dije nje gjuhe! Pike.
E megjithate, ky shqiptari rektor qe thek frengjishten (qe nuk e perdor as diplomacia me se, eh, kane ndryshuar kohet) nuk mund te beje as dy hapa pa perkthyesin. Kjo do te thote jo vetem nje reputacion shume te keq per vendin tone qe kerkon te globalizohet me frengjishte, por do te thote qe shpenzimet e shtetit shqiptar per Rektorin jane te dyfishta, per z. Rrokaj por edhe per perkthyesin. Prandaj, SelfmadeRadio i dhuron GRATIS z. Rektor Rrokaj, ne kuader edhe te projektit "Te mesojme gjate gjithe jetes" nje mesuese anglishteje te sprovuar. I urojme z. Rrokaj suksese!
© Selfmaderadio
30.11.05
1 dhjetor 2005
Dera speciale per Llukan Puken
Hapjen e Adventskalendarit tone po ja dedikojme Llukan Pukes. Llukani, ose Puka, eshte dekan i Fakultetit te Shkencave te Natyres, per te tretin round. Nje here e zgjodhi politika, dy here koleget.
Shume pune te mira ka bere Llukani. Jo fare vetem, kuptohet. Ish ministri i Arsimit (the Lion), nje ish-i Fakultetit te Shkencave, mbylli nje sy dhe i dha nje kredi te mire Llukanit qe t'i vinte ca xhama e dyer fakultetit se ishte bere hangar, por fare aman. Dhe ka filluar Llukani t'i veri dyert e dritaret, e riparoje muret, shtroje pllaka vezulluese dhe fakulteti ka filluar te shkelqeje si nje Klub Nate, i mungon vetem feneri i kuq. Studentet do kene pak me pak ftohte se nje vit me pare, se xhamat, edhe pse te thjeshta, nje shtreseshe pa izolim, sidoqe te jene mbajne me ngrohte se xhama te thyera. Ngrohje, kuptohet, as ka pasur dhe as nuk do kete.
Puka e ka bere fakultetin me Polic. Ka marre ne pune nje firme private policash qe te ruajne ... nuk merret vesh mire se cfare ruajne. Fjale te liga thone se ruajne qetesine e vete z. Puka nga studentet dhe nga koleget, ndersa ky (Llukani) pergatit argumenta kunder Bolognes dhe mendohet se cfare do te beje kur t'i skadoje afati i dekanllikut. Keta police qe cirren e bertasin me goje te shqyer, sy te zgurdulluar, gurmaz te kercyer dhe radio qe valeviten ne ere nga duar histerike, jane edhe autoriteti i dyte i ketij fakulteti, kuptohet, pas Pukes. Mbi te gjitha, kjo polici ruan te paprekur Deren. Ate te dyten. Dhe automatikisht edhe te paren. Duket e komplikuar, po nuk eshte. Eshte e thjeshte. Fakulteti kishte nje dere, ate prej druri, te rende qe ka shkallet te cilat i parakalon trotuari qe te con tek treni. Ne te dy anet e saj ka palma te vjetra, por sidoqe te jete, jane palma dhe shtojne ca pika gjelberimi. Dera ishte dhe eshte e vogel, e vertete, por punen e bente ama. Shume breza kane hyre e kane dale nga ajo dere, shume dekane, psh, edhe Xhepi-Rexhep Mejdani, hynte dhe dilte nga ajo dere dhe e mbyllte ne oren tete qe t'i sillte studentet dhe profesoret ne vete dhe t'u kujtonte qe jemi te gjithe ushtare e per ushtaret ka rregulla kazerme edhe ne Universitet. Llukani i ka bere kesaj dere te vogel nje dere me te madhe perpara, jo prej druri, por keshtu sic e kerkon moda paskomuniste, me hekura, ose e thene korcarce: me kangjella. Shume te larta jane kangjella, aq sa edhe palmat, dhe ashtu si palmat ka ngjyre jeshile te erret dhe ben kontrast me ngjyren e nderteses. Inat kije por hakun jepja: Llukani ka shije! Ashtu sic vishet edhe vet (e ngaterron me ndonje zyrtar te Bashkimit Evropian, nga ata qe vijne e ikin shpesh nga Shqiperia) ashtu e ka bere edhe deren e jashtme. Se cfare tamam kishte ne koke Llukani kur ndertoi kete deren nuk e merr vesh njeri. Aq me teper qe dera eshte e mbyllur dhe te gjithe studentet (nja 800 cope) dhe te gjithe koleget e tij, hyjne e dalin nga dy dyer te vocka, ku shtypen e ju kercasin kockat nga shtypja cdo dite. Ndoshta e ka ndertuar deren per te mbrojtur palmat, sepse ato qe jane per t'u vjedhur ne ate fakultet jane vjedhur e do vazhdojne te vidhen me apo pa dere, me apo pa police. Po dera ama eshte e bukur. Edhe e kushtueshme. Me leket e saj mund te ishin blere ca pajisje per te ndihmuar profesoret e varfer si, psh, pelhure e bardhe per ta varur tek derrasa e zeze e per te bere te lexueshem leksionin e pergatitur me power point. Ne te vertete, me leket e deres mund te ishte blere beze e bardhe per te gjithe universitetin e Tiranes. Por keto jane gjera te vogla qe nuk kane ndonje rendesi te madhe. Ashtu sic nuk ka ndonje rendesi te madhe se cfare kualifikimi i kane punonjesit e tij, kryesorja ata vijne me pantallona te gjata dhe jo te shkurtra (perndryshe, papritur e pakujtuar, ja degjon zerin Llukanit). Por, le te jemi realiste, pa Llukanin keto ndryshime nuk do te kishin ndodhur, e per kete i jemi te gjithe faleminderit. I jemi faleminderit qe na tregon se kush eshte i zoti i shtepise dhe se kush e ka kerbacin ne dore, faleminderit qe na tregon se cfare pushteti te jep nje pune si dekanlleku (inshallah na bie per pjese nje dite), faleminderit qe na tregon se iluzionet jane per budallenjte e ata kane ikur jashte shtetit e ne se duhet te kthehen duhet t'ia lepijne atij (dhe jo vetem atij) kembet dhe duart. Njerez si ai do ngelen ne histori, sikur per asgje tjeter, per ndertimin e dyerve qe nuk hapen, ose per ndertimin e dyerve qe per njeriun e thjeshte pa pushtet ngelen te mbyllura. Duke pare obsesionin e tij per dyert, Selfmaderadio i dhuron Llukan-Dekanit nje dere shume speciale, nje dere e cila e con ate ne nje takim teper personal me ndergjegjen e tij. I keshillojme, megjithate, te marri nje llampe dore me vete: atje poshte eshte shume erret.
© Selfmade Radio
29.11.05
Adventskalendari i Selfmaderadios
Te nderuar miq, me pak miq, shoke dhe armiq,
Te nderuara mikesha, me pak mikesha, shoqe dhe armike,
Jo, nuk ju kemi harruar. Nuk kemi ikur nga webi, as nga qarkullimi dhe as nuk kemi vdekur. Jo, as me femije nuk jemi bere. Erdhem perseri mes jush, ose ju erdhet perseri prane nesh, se bashku me dhjetorin. E duam shume dhjetorin se eshte plot me qyfyre. E duam sepse na sjell Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, nje dore te mire pushimesh te paguara, dhe mbi te gjitha na sjell Adventskalendarin. Cdo dite - nje dhurate, nga nje dhjetori deri ne 24, deri ne ato dhuratat e medhaja fare pastaj te fundvitit. Selfmaderadioja, deshiron ta mbylli vitin e saj te pare te ekzistences me nje Adventskalender. Cdo dite nje dhurate. Por per ke? Kuriozitetin shuheni vete duke hapur perdite dritaren tone.
per ju, me ju
Selfmaderadioja
Te nderuara mikesha, me pak mikesha, shoqe dhe armike,
Jo, nuk ju kemi harruar. Nuk kemi ikur nga webi, as nga qarkullimi dhe as nuk kemi vdekur. Jo, as me femije nuk jemi bere. Erdhem perseri mes jush, ose ju erdhet perseri prane nesh, se bashku me dhjetorin. E duam shume dhjetorin se eshte plot me qyfyre. E duam sepse na sjell Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, nje dore te mire pushimesh te paguara, dhe mbi te gjitha na sjell Adventskalendarin. Cdo dite - nje dhurate, nga nje dhjetori deri ne 24, deri ne ato dhuratat e medhaja fare pastaj te fundvitit. Selfmaderadioja, deshiron ta mbylli vitin e saj te pare te ekzistences me nje Adventskalender. Cdo dite nje dhurate. Por per ke? Kuriozitetin shuheni vete duke hapur perdite dritaren tone.
per ju, me ju
Selfmaderadioja
27.9.05
Interviste me Kadarene - Finalja
RA1: Karl Markus Gauss ju konsideron si nje nga oportunistet me te medhenj te literatures Evropiane.
IK: Mark Gaussi, eshte nje nga keta, e kam lexuar, shpifes. Mark Gaussi dhe te tjere jane nje bande, nje bande maosistesh qe me jane qepur, me kritikojne, ish miq te Shqiperise, qe dikur lavderonin Shqiperine dhe tani me kritikojne. Shkrimtare qe kane deshtuar ne vendin e tyre dhe qe dalin tani e gjykojne shkrimtaret e vendeve te vogla.
RA1: Eshte shnderruar gati ne nje loje: po aq shume sa pohoni se nuk merreni me politike, po aq shume provokohen kritiket per te kundershtuar e per te ndezur polemika.
IK: S'kam pune une me ligesine e njerezve.
RA1: Per here te pare e keni vizituar perendimin ne vitin 1962. Per te keni shkruar me pas se "kjo bote me magjeps, por ne te njejten kohe me frikeson". Si ndjeheni sot ne kete bote ku po jetoni qe prej shume vitesh?
IK: Eshte nje bote qe une e cmoj por nuk e, nuk e, nuk kam iluzione. E pranoj se nuk ka me te mire se sa kjo, por, megjithate, nuk me habit shume, ne kuptimin e mire te fjales.
RA1: Ju jeni kritikuar sepse e late Shqiperine, pikerisht, ne momentin kur ndodhi kthesa.
IK: Ajo ishte nje nga momentet me te veshtira qe ka kaluar Shqiperia. Askush nuk e dinte se ne c'drejtim po shkonte Shqiperia. Une doja qe me largimin tim t'i jepja nje shtyse.
RA1: Ishit kaq i rendesishem si shkrimtar?
IK: Shume i rendesishem. Kur bera nje deklarate kunder diktatures, gjate kohes qe isha ne ekzil ne Paris, tek "Zeri i Amerikes", rruget e Tiranes u shkretuan te gjitha.
RA1: Ju kane propozuar si president, e vertete?
IK: Po me kane propozuar, por nuk kam pranuar, sepse eshte aventuroze te jesh president ne Shqiperi. Ne nje vend kaq te veshtire si Shqiperia mund te perfundoja si diktator. Pergjegjesia e nje shkrimtari eshte shume me e madhe, njeqind here me e madhe dhe afatgjate se sa ajo e nje politikani.
RA1: Zoti Kadare, ju faleminderit per intervisten. Nuk mund te themi se ishte ferr, edhe pse nganjehere e veshtire.
IK: Cdo njeri ne bote ka te drejte te mbrohet.
RA1: Besojme se jua dhame kete mundesi.
IK: Po ju e beni nervoz kur tjetri mbrohet. Kam krijuar, une jam ... une di shume mire se cfare kam bere. Une i kam dhuruar popullit shqiptar nje kulture te tere. Eshte ironike qe ne nje vend te varfer, me kaq shume terror e krim, te kritikohet ai qe krijon kulturen.
RA1: E thene kjo me modesti?
IK: Po ashtu eshte...une e quaj modeste. Ky eshte realitet, perndryshe, po te mos isha modest do te ishte nje fyerje per kulturen dhe popullin shqiptar.
RA1: Tani mund t'ia fillonim nga e para: Si eshte e mundur qe nje shkrimtar te jete kaq i rendesishem ne nje diktature pa patur asnje lloj lidhjeje me politiken?
IK: Keshtu ishte, qellon qe ... Eshte per t'u cuditur, por keshtu ka qelluar!
Labels: Intervista
23.9.05
Interviste me Kadarene - pjesa e dyte
RA1: Kritika nuk vjen vetem nga perendimi. Shkrimtari dhe desidenti shqiptar Kasem Trebeshina ka folur mbi epoken Hoxha-Kadare dhe ju ka drejtuar kritika te ashpra.
IK: Kasem Trebeshina eshte nje pseudo-desident. Kasem Trebeshina gjithe jeten vetem me ka kritikuar. Me thoni cfare kritikash me ka bere, ja psh, nje shembull: kur me 1971 romani im i pare u botua ne France, Kasem Trebeshina ka bere nje kritike dyzet faqesh ku me quante nje agjent te perendimit perderisa me pelqente perendimi.
RA1: Pseudodesidenti Trebeshina ndenji, megjithate, 13 vjet ne burg.
IK: E para, s'ka qene 13 vjet ne burg. Perpara se te hynte ne burg ishte oficer ne ministrine e brendshme.
RA1: Ju nuk keni gabuar politikisht asnjehere?
IK: S'kam gabuar, une s'jam marre ndonjehere me politik, s'ka bere ndonje njeri politike, ishte e pamundur.
RA1: Megjithate ju po i rishkruani librat.
IK: Ju e dini, ju paskeni marre informacione, genjeshtra, njeriu duhet te jete injorant qe te mos ta kuptoje se nuk ka fat me te madh ne bote per nje shkrimtar se sa te ripunoje librat e tij. Per me teper, kjo s'ka te beje fare me politiken, vetem me artin.
RA1: Tek "Nentori i nje kryeqyteti" keni ndryshuar fundin e librit: ne variantin e pare Radio Tirana pushtohet nga partizanet kurse ne te dytin ata debohen perjashta. Ne vend te nje fundi optimist keni zgjedhur nje fund pesimist.
IK: Ku e keni pare ju kete? Ju nuk thoni te verteten. Ku e keni lexuar kete?
RA1: Nuk eshte e vertete?
IK: Nuk eshte e vertete! Ka vetem nje perkthim gjerman te ketij romani.
RA1: Botuesi juaj, Ensesberger, qe njeh edhe variantin shqiptar te ketij libri, e ka shkruajtur nje fakt te tille.
IK: Ensesberger? Maoist me siguri! Me siguri keta vagabondat komuniste, me siguri nje maoist!
RA1: Pyetja eshte: a eshte e vertete apo jo?
IK: Ku e ka pare? Kjo eshte genjeshter! S'keni turp! Ju genjeni! Ju keni vetem nje botim gjermanisht. Nuk ka botim tjeter.
RA1: Cfare keni ndryshuar atehere ne kete liber?
IK: Kush?
RA1: Cfare keni ndryshuar?
IK: Kush? Por, jo, shiko, une kam ndryshuar dicka qe ne kohen e diktatures dhe kjo eshte perkthyer ne gjermanisht. Ka vetem nje botim ne gjermanisht dhe nuk ka pse te kete fantazira te tilla.
RA1: Ne botimin e hershem ne shqip fundi ishte optimist.
IK: Kam pergatitur romanin per ribotim dhe eshte varianti i dyte, ai qe eshte botuar ne gjermanisht. Te gjitha ndryshimet jane bere per arsye artistike. Gjenerali i ushtrise se vdekur ka pese variante, te botuara ne diktature te gjitha, absolutisht. Eshte fyese te degjosh kete vulgaritet te mases vulgare te njerezve, eshte turp per gazetaret qe degjojne akuzat e vulgut.
RA1: Akuza qe, psh, mund te lexohen edhe ne Frankfurter Allgemeine Zeitung apo Times?
IK: Vulgare, per mua, eshte gazete vulgare, une e quaj, psh, nje shkrim vulgar, nuk dua te them qe eshte gazete vulgare, por i referohem artikullit qe thote se Shqiperia kishte dy diktatore, Enver Hoxha dhe Ismail Kadareja, dhe Ismail Kadareja ishte me i keqi. Une e quaj vulgar edhe turp.
RA1: Nje kunderpyetje ...
IK: A e dini ju qe, me falni, por qe une jam njeri nga 12 anetaret e akademise franceze? Prane Vaslav Havelit, Princ Charles dhe Karl Poper, te cilin kam zevendesuar. Ishte Franca ajo qe me zgjodhi, Franca, vendi ku une jetoj e punoj, qe me njeh dhe qe me ka pranuar. A e dini ju se une kam marre titullin "Legjionar i Nderit"? A e dini pse e kam marre Legjionarin e Nderit? Tamam per figuren morale. Ore, po pse nuk mendoni ju qe shiko mos jane shpifje keto, fyerje njerezore? (Vazhdon)
Labels: Intervista
21.9.05
Interviste me Kadarene - pjesa e pare
Donim te benim nje Interviste me Kadarene ... por zbuluam se dikush tjeter ishte treguar me i shpejte ... zbuluam se realiteti e kishte tejkaluar satiren. Me gjithe komplimentat qe Selfmade Radio ka marre nga lexuesit e saj, dhe per te cilat eshte shume krenare dhe shume e nderuar, konstatojme se ne, perpara mjeshtrit, ngelemi nxenes: Mjeshtri ngelet mjeshter!
RA1: Nje gazetar francez ka thene se nje interviste me Kadarene eshte si ferri mbi toke.
IK: (qesh) Nuk e besoj. Varet se c'quhet ferr dhe se c'quhet parajse. Intervistat me shkrimtaret jane te veshtira, nuk eshte e lehte te rrish para mikrofonit dhe te flasesh per letersine. Dikur, kur letersia transmetohej gojarisht, ishte me e thjeshte por atehere nuk kishte as mikrofona.
RA1: A ka te beje veshtiresia qe keni me intervistat edhe me ate se kohet e fundit gazetaret ju drejtojne pyetje te veshtira?
Ik: Jo, aspak, s'ka te beje. Zakonisht, pyetjet e veshtira nuk t'i bejne direkte, si te thuash, ato behen mbrapa kurrizit.
RA1: Ne do ju a drejtojme keto pyetje.
IK: Une nuk kam asgje kunder pyetjeve kritike, ju mund ta provoni, mund ta provoni.
RA1: A keni akoma nje banese ne Tirane?
IK: Apartamentin tim.
RA1: Ne vitin 1991 deklaruat se do te ktheheshit ne Shqiperi mbas nje viti.
IK: E vertete, por ne Shqiperi ka shume tension politik dhe mua nuk me lene te qete te punoj.
RAI: A nuk ishte ky tension edhe me i madh kur jetonit akoma ne Shqiperi?
IK: C'parti, une kam punuar per letersi dhe per asnje parti.
RA1: Ju ishit zevendeskryetar i Frontit Demokratik, nje organizate politike, kryetare e se ciles ishte gruaja e Enver Hoxhes.
IK: Ajo nuk ekzistonte faktikisht, ishte teorike, fronti demokratik ishte i gjithe populli. Nuk ishte as parti as gje, ishte kot, vinin disa njerez te shquar, pese apo gjashte, te cilet i benin zevendeskryetar ne menyre rotative. Mua me kane bere vetem njehere zevendes sepse isha shkrimtar i njohur.
RA1: Ju keni qene per shume vite deputet i Partise Komuniste.
IK: Kush? Une? Po ... po te te caktonin deputet nuk mund te kundershtoje, sepse te burgosnin, persekutonin, vrisnin, te quanin tradhetar. Nuk ka pasur asnje njeri qe ka guxuar ta beje nje gje te tille. Kjo historia me te qenurit deputet, qe ka bere kaq buje, eshte nje spekullim meskin qe behet nga media per te provokuar nje shkrimtar qe ka jetuar ne ferr.
RA1: Por megjithate, nuk mund te thoni qe nuk keni pasur te beni me politiken!
IK: Kam jetuar ne nje vend ku sundonte nje parti qe kontrollonte cdo gje, jeten dhe vdekjen. Cfare kam pasur une te bej me Partine? Ate qe ka pasur te beje i gjithe populli shqiptar.
RA1: A e keni shkruar ju kete tekst per vdekjen e Enver Hoxhes: "Ka gjithmone nje ikje. Por nuk ka nje ikje nga Enver Hoxha. Populli ne baladat e tij, penat e shkrimtarit, notat e kompozitoreve, mermeri i skulptoreve do te kerkojne vetevetiu te sjellin portretin, statujen dhe mendimet e tij perseri midis nesh, i pavdekshem midis te gjalleve." (perkthyer nga gjermanishtja SR)
IK: Kjo eshte nje shpifje e ndyre. Absolutisht asnje nga keto fjale nuk e kam shkruar une. Ku e keni gjetur kete?
RA1: Christine von Kohl e ka cituar kete ne librin e saj per Shqiperine.
IK: Ose ka marre genjeshtra nga shqiptaret. Merreni dhe shenoheni nga une.
RA1: Ndoshta ka qene e nevojshme qe te beni kompromise per te mbijetuar si shkrimtar ne nje sistem te tille hermetik.
IK: Kjo qe thoni ju, ju niseni nga nje mentalitet kolonialist, ju nuk pranoni qe nje vend i vogel ka nje kulture te madhe, nuk e duroni dot, juve gjermane dhe austriake, pse nuk zgjidhni ne fillim problemet tuaja, beni nje proces me historine tuaj.
RA1: Ketu ka nje keqkuptim, askush nuk deshiron te bej nje proces me ju.
IK: Edhe gjithe perendimi te bashkepunoje, ju nuk mund te gjykoni per nje shkrimtar, kurre, kurre! Une nuk impresionohem nga media perendimore, nga Wall Street, Viena, Berlini apo New Yorku: Nje shkrimtar eshte mbi te gjitha.
Intervista eshte bere me radion austriake 1 (ne interviste RA1), me 13 shtator 1998. Selfmade Radio zoteron nje kasete te kesaj interviste. Intervisten jemi munduar ta sjellim sa me prane origjinalit, por jemi te vetedijshem qe origjinali ngelet i paarritshem.
Selfmade Radio
Labels: Intervista
1.9.05
A e dini se ... ?
Tirana, 1 shtator - Shkenca, shqiptare dhe e huaj, ka bere edhe kete jave zbulime te medha. Korrespondenti yne prane Akademise se Shkencave dhe Universitetit na ka derguar keto lajme te reja shkencore.
Fitoi majmuni
E kemi origjinen nga majmuni, - tha Darwini dikur perpara te mencurve te vendit te tij. Ti mbase, - ja ktheu nje burre me shume namuz, - por une nuk kam te beje fare me majmunet. E u thurr e shthurr shume here ky muhabeti i majmunit, u bene teori dhe kunderteori ... kur, papritur e pakujtuar dolen nje grup djem e vajzash qe ja lexuan alfabetin majmunit shimpanze dhe gjeten qe ne mos tamam-tamam ne Homo sapiens-at jemi, te pakten, 98.7% majmuna, ose e thene ekzakt, jemi 98.7% shimpanze. Ose e kunderta. Per fatin e tij te mire ai namuzqari i Darwinit ka kohe qe ka vdekur, i lumtur ne bindjen e tij se ishte bir Zoti, ne te tjereve na ngeli shimpanzja si dopjo gjashta ne dore. Te pakten te shpresojme qe politikanet tane dhe te gjithe Homo albanicus-at te mos bejne budallalliqe edhe me te medha se keto qe kane bere e te justifikohen pastaj se, hajde mo, se majmuna jemi.
Orizi perfekt
Shkencetaret njoftojne se kane klonuar me sukses orizin. Perfytyrojeni, te nderuar lexues, te gjitha kokrrat e orizit do te duken tani e tutje te gjitha njesoj. Rrofte barazia!
Vlora apo Cabej
Akademia e shkencave ka rene ne nje problem te madh, te madh sa gropa e Hajdin Sejdise. Problemi quhet: C'drejtim t'i japi shkencave te albanologjise? Zbulimet me te fundit te bera nga inxhiniere pyjesh, emigrante te pashkolluar por te dashuruar e perkushtuar me gjuhen shqipe, atdhetare e patriote kane nxjerre ne drite faktin qe kjo akademi ka lene me qellim ne erresire dokumente te rendesishme qe provojne katerciperisht se shqipja eshte me e lashte se greqishtja, bile, bile, eshte me e lashte se vete shqipja e akademise. Keshtu, ne menyre te qellimshme, Akademia ka ndjekur e financuar shkollen shkencore aspak patriotike te Eqerem Cabej e kompani, qe e le shqipen ne bisht te greqishtes, e bile edhe te latinishtes duke injoruar Nermin Vloren dhe koleget e saj qe shqipen e konsiderojne kerthizen e botes. E zene mat midis punonjesve te vete shkencore nga njera ane dhe vigjilences popullore nga ana tjeter, Akademia e shkencave ka gjetur zgjidhjen me origjinale per te dale nga gropa. Zgjidhja quhet: Te gjithe jane te ftuar te dergojne nje SMS ne adresen e Akademise duke shtuar ne fund te numrit SMS emrin Cabej ose Vlora, sipas preferences se derguesit. Ne fund, INSTAT do analizoje te dhenat dhe do i beje ato publike ne nje koncert madheshtor ne Pallatin e Kongreseve. Votimi fillon me 1 shtator dhe do te zgjase deri ne 31 dhjetor!
Mos harroni Flamurin!
Eshte bere e ditur nga shkencetaret shqiptare se ne hene gjendet edhe nje flamur shqiptar. Nuk ka ikur ne emigrim flamuri por e kane cuar atje. Historia, sipas shkencetareve, eshte shume prekese. Nje nga austronautet amerikane qe ka prekur henen gjysem shekulli me pare, ka nxjerre pa pritur e pakujtuar nga xhepi i pantallonave astronaute nje flamur shqiptar dhe e ka ngulur prane atij amerikan. Nuk dihet ne se koleget e tij e kane pare apo jo kete akt, por shkencetaret shqiptare, me teleskopet e tyre te fuqishem, e kane pare dhe fotografuar ate (data not shown). Sa shtete te Tokes e kane ngritur flamurin ne Hene? Nuk behen as sa numri i gishtave te duarve te marra se bashku. E, pra, ne jemi nje nga keto gishta, pak rendesi ka se cili. Cfare mesojme ne nga nje histori e tille? Bashkeatdhetare kudo qe jini, mos dilni asnjehere nga shtepia pa nje flamur: ju asnjehere nuk e dini se ku ju con rruga!
© Selfmade Radio
Labels: Humor
25.8.05
Ekspressssssssssssss
Tirana, 25 gusht - Femije expres? Po, eshte e mundur. Keshtu, se fundi, tek kosovarja Ekspres (e ku tjeter) raportohej rasti i jashtezakonshem i Agronit. Agroni, se bashku me tre vellezerit me te medhenj Flamurin, Xhevahirin dhe Bedriun, ashtu si edhe shume bashkeatdhetare te tjere ne Angli, shet dhe blen femra (nje lloj objekti i perbere nga mishi dhe kocka) pavaresisht nga feja, kombesia, pikepamjet politike te ketyre te fundit. Vetem se, ne ndryshim nga shume bashkeatdhetare te tjere qe vazhdojne akoma shitblerjen, keta te katert i kapi policia vendase dhe i futi ne burg ku u rregjistroi edhe te dhenat civile. Keto te dhena civile i zbuluan dhe na i bene publike gazetaret investigative te Ekspresit ne fjale, nga ku dhe mesojme se Agron Demarku eshte 22 vjec, i datelindjes 15 Prill 1983, kurse Bedri Demarku, po vjec 22, eshte i datelindjes 15 shkurt 1983. E thene me thjeshte: Ne fillim lindi Bedriu. Ishte 15 shkurt i vitit 1983. Ekzakt me 15 prill te 1983, papritur e pakujtuar, nena e Bedriut ka dhimbje te forta, te padurueshme ne zonen e barkut. E cojne ne urgjePublish Postncen e spitalit me te afert nga ku, me pas, e drejtojne per ne repartin gjinekologjik, ku disa ore me vone del ne drite Agroni. Brenda dy muajsh dy femije!
Rasti i Agronit eshte padyshim i jashtezakonshem. Shkencetaret ishin te gjithe te bindur se ka nje limit kohor te domosdoshem per nje zhvillim minimal te nje embrioni-femije i ardhshem, qe e ben ate te afte te mbijetoje ne boten e thate. Deri me sot ka qene e mundur qe nje femije te sillej ne jete mbas 7 muajsh, mbas 8 muajsh ose mbas 9 muajsh shtatezani, por kaq ekspres, vetem mbas dy muajsh shtatezani ka qene e pamundur. Atehere si do te duhej te shpjegohej rasti i Agronit?
Agroni vellai i Jesus?
Vete Jesusin i jati e beri qe te lindte mbas 9 muajsh arrest ne barkun e se jemes. Mbas vdekjes se Jesus Zoti duket se e harroi tufen e vet, ndoshta nga hidherimi i madh per humbjen e te birit. Shume njerez ne bote pyesin keto dite nese Agroni eshte vellai i vogel i Jesus, te cilin Zoti e beri shpejt e shpejt pasi i hodhi nje sy botes dhe vuri re qe i kishte dale jashte duarve. Shume te tjere vrasin mendjen se mos valle ky nxitim i Zotit beri qe jo vetem bota por edhe i biri t'i dilte Zotit prej duarsh. Te tjere kujtojne se edhe Jesus ne fillim ishte rrugac e harrakat. Ka edhe nga ata nihiliste qe duan te thone se keta gazetaret e Ekpresit ja fusin rromblla per tomblla, por ketyre zerave u jane pergjigjur vete policet e Londres qe kane afishuar dokumentat origjinale qe provojne se, te pakten keta te Ekspresit, kane thene te verteten. Ne kete kaos qe ka mbeshtjelle boten, te vetmit te gezuar duken te jene shkencetaret, shqiptare dhe te huaj, qe kane marre tashme lejet per te filluar analizat dhe eksperimentet me vellezerit Demarku. Ndersa botes do t'i duhet te prese bamiresirat dhe udherrefyesine e Agronit derisa ky te dali nga burgu, shkencetaret do shijojne rezultatet e eksperimenteve te tyre. Ndersa Ekspresi do vazhdoje te na informoje e mbaj ne korrent te zhvillimeve me te reja ne menyre eksprese.
© Selfmaderadio
Labels: Humor
19.8.05
Ne nuk kemi frike
19 Gusht, Tirana - Ne nuk kemi frike! - Kjo eshte motoja me e re qe po pushton globin. Ky solidaritet i ri e ka fillesen e vet menjehere mbas bombardimeve ne Londer. "Ju na bombardoni, por ne nuk kemi frike. Nje bote pa frike eshte nje bote me e mire" - ky ishte mesazhi i nje te riu anglez, qe brenda kater diteve u be mesazhi i katermilione njerezish.
Qe atehere e deri me sot, we'renotafraid.com eshte nje nga faqet me te dashura te globit. Te pakten 25 veta merren me menaxhimin e saj, kaq i madh eshte fluksi i fotografive me mesazhe nga me te cuditshme, por qe tek e fundit i bashkon motoja: Ne nuk kemi frike! Femije (i vogel por nuk kam frike, une i nxjerr frikes llapen), pleq (gati per te vdekur, por nuk kam frike), meshkuj (me gishtin e mesit perpjete, me grushta, me kallash, por qe te gjithe pa frike), femra (me taka, pa taka, te mbeshtjella me flamur, me gjoks perjashta, gjithashtu pa piken e frikes). Ka edhe kafshe qe tashme i jane bashkuar ketij solidariteti. Psh, nje bretkoce ka derguar fotografine e saj me dicituren: Bretkoce? Po! Frike? Jo!
Ajo qe ju ka shpetuar milionave te njerezve, por jo Selfmade Radios, eshte solidariteti i shqiptareve. Jo i cfaredolloj shqiptari, por i shqiptareve fare shqiptare. Ja se si jane paraqitur disa prej tyre:
Fatos Nano: I vogel? Po! I korruptuar? Po! I humba zgjedhjet? Po! I frikesuar? JO!
Sali Berisha: Nuk ka rendesi qe s'je i zoti. Rendesi ka te mos kesh frike. Ne te PD-se i themi frikes: JO!
Xhuveli: Piruetat politike dhe friken i kane shpikur njerezit. Mos kini frike as nga e para dhe as nga e dyta. Te gjithe do vdesim nje dite!
Edi Rama: Une islamistet i lyej me bojera. Dhe nuk i kam hic frike!
Nexhmije Hoxha: Enveri frikes i tregonte plumbin!
K. Kokedhima: Une frikes i tregoj parane!
R. Magjistari: Kam frike por nuk ja them njeriu!
R. Xhunga: Kur kam frike shkruaj nje liber.
Analisti JAB: Une jam shqiptar!
M. Zeqo: Une jam Ilir!
Analisti M.N.: Une jam gjithmone i dehur!
M. Ahmeti.: Une jam ne boten e enderrave. Frika ka frike te vije atje.
I. Kadare: Une jam i pavdekshem! Nuk kam frike!
F. Lubonja.: Une kam pare vdekjen me sy! C'frike te kem!
Selfmade Radio: Frike nuk kam! Por ne Londer, Paris, Amsterdam, Rome, Milano, New York dhe Washington nuk shkoj!
© Selfmaderadio
Labels: Humor
16.8.05
Rri qe rri ...
... po pse nuk merr edhe nje diplome?
Tirana, 16 Gusht - Edhe tre Universitete te reja do t'i shtohen republikes meme. Universiteti i Durresit, vetem 40km larg atij te Tiranes, Beratit dhe Fierit (30km larg Universitetit te Vlores). Po gezohet e po lumturohet njerezia: deti u be kos. Por jo shume te lumtur duken militantet e PD-se. Ne ambjentet e PD-se njerezit levizin kaotikisht neper korridore, duke shfryre me ze te larte e te ulet: maskarenjte, te poshtrit, hajdutet. E kane fjalen per Nanon dhe militantet e tij, qe ne vend qe te dorezonin celesat e ministrive, vajten dhe hapen universitetet e lartepermendura. Edhe populli i thjeshte, nepermjet medias, nuk ka ngurruar edhe kete here te japi opinionin e tij: ua lane kopilin ne dere demokrateve. Per fraksionin PSist te popullit ky opinion shoqerohet me ferkime barku, per ata demokrate me ngerdheshje fytyre. Ata qe ne te vertete nuk dine cfare te bejne me keto vendime jane vete universitetet: donin liberalizim dhe jua dhane. Tani qe ua dhane nuk e duan. "Por ne nuk e kishim fjalen per kete liberalizim" - komentojne dekanet dhe rektoret. Nuk e merr vesh i pari te dytin dhe as i treti te katertin. Qielli eshte i mbushur me re te dendura.
Na vodhen idene
Zera nga brendesia e PD thone me ze te ulet per Selfmade Radion se idene e hapjes se ketyre tre universiteteve e kishte pasur fillimisht PD. Kjo kishte qene nje nga surprizat qe PD i kishte rezervuar popullit shqiptar. "Kemi spiune ne radhet tona, - komentoi nje zyrtar i larte i PD, - na kane spiunuar te gjithe programin. Na i dogjen letrat e na i lane te nxehta ne duar".
PD ndodhet ne nje situate te veshtire, - komentoi per Selfmade Radion analisti yne MN. - Ne se socialistet vazhdojne keshtu demokratet do ngelen pa program, ose e thene me pak humor, ju ngelet te punojne per programin e PS-se. Sigurisht qe ka edhe zgjidhje apo mundesi per ta permiresuar pak situaten, por qe ta themi midis nesh, te gjitha kushtojne shtrenjte. Universitetet nuk i mbyllin dot me sepse do armiqesohen me popullin. Ju ngelet psh, te luajne me karten e veriut e te hapin edhe nje universitetet ne Kukes, e pse jo edhe nje ne Tropoje. Se ku do i gjejne parate per keto lodra bixhozi zoti e di. Por, nuk e be qameti sepse, me dore ne zemer, per arsimin nuk e cane koken njeri, ata qe e cajne ikin jashte.
Studente afgane ne Shqiperi
26 mije studente thone, po ku t'i gjeje shqiperia kaq shume maturante? Ne mezi arrijme tek 22 mijeshi, ja edhe me pak fantazi i bejme 24 mije, por 26 mije nuk behet. - thote me ze te larte e qime perpjete nje dekan. Por duket se ne qiellin e mbushur me re ka edhe rreze dielli. Te pakten keshtu duket e ardhmja per militantin e PS dhe arkeologun nacionalist MZ.
"Zgjidhje ka, por ato duhet t' kerkosh",- thote ai. "Shpesh ato duken sikur jane larg edhe pse, ne te vertete, jane me te vertete larg. Psh, zgjidhjen mund ta shohim ne Afganistan. Une kam botuar nje artikull shkencor jashtezakonisht te rendesishem per te ardhmen, ne te vertete per te kaluaren, e gjuhes shqipe. A e di ti se rrenjet e gjuhes shqipe jane shume te thella, te thella deri ne Afganistan? Vetem shqipja mund ta perktheje afgancen dhe vetem afgancja mund ta kuptoje shqipen. Atehere, perse te mos ftojme studentet afgane te studiojne ne auditoret tona? Keshtu zgjidhim me shume se nje problem: mbushim numrin 26 mije, fusim nje dore paresh ne xhep, i japin ndihme Afganistanit qe te edukoje brezin e ri dhe u japim edhe pak qyteterim."
Ne te Selfmade Radios mbetem me goje te mbyllur. Po ju?
© Selfmaderadio
Labels: Humor
13.7.05
Qeveria e parë femërore shqiptare
Ja dhe emrat e propozuar për kabinetin “Berisha”. Edhe këtë herë Berisha e mbajti fjalën: qeveria e ardhshme është plot e përplot me femra.
Sali Berisha - kryeministër
Bamira Topi - zv/kryeministre dhe ministre e Bujqësisë
Ritvana Bode - ministre e Ekonomisë dhe Financave
Ilira Rusmajli - ministre e Drejtësisë
Sokol Olldashi - ministër i Brendshëm
Edmond Spaho - ministër i Turizmit
Lulzime Basha - ministre Integrimi
Ferdinant Pone - ministër i Pushtetit
Yllka Pango - ministre e Arsimit
Edi Paloka - ministër i Mbrojtjes
Nikoleta Lesi - ministre e Kulturës
Fatmira Mediu - ministre e Transportit
Besnike Mustafaj - ministre e Jashtme
Gentiana Pollo - ministre e Punës
Leonard Solis - ministër i Shëndetësisë
© Selfmaderadio
Labels: Humor
30.6.05
Asgje te re nga memedheu
Tirana, 30 qershor, - Te gjithe ata qe shpresojne per ndryshime radikale ne keto zgjedhje do te zhgenjehen, - deklaroi sot analisti yne politik M.N. Fiton Nano apo Berisha, pak ndryshon. Fiton e blerta apo e verdha, pak ndryshon. Te gjithe jane maskarenj, pak rendesi ka se si ishin ne fillim, rendesi ka qe tani jane te gjithe maskarenj, dhe te gjithe njelloj maskarenj (se keshtu nuk i ngelet hatri asnjerit). Une e ve me bast me ju te gjithe, me nje dreke tek Rogneri (alkolin paguajeni vete, se ju me shume pini se sa hani, e me rruani fare), qe zgjedhjet i fiton nje maskara!
Fjale te ashpra keto te z. MN, sidomos per idealistet qe akoma shpresojne se gjerat do ndryshojne ... dikur ... se shpejti... Ne te selfmaderadios provuam ta vertetojme ne praktike vertetesine e fjaleve te MN. Me mikrofon ne dore ju drejtuam njerezve tek pazari:
"Une more bir nuk do votoj - do marr thaset e patateve, qepet, specat, domatet dhe kastraveca, edhe ato pak pula qe kam shtuar e do vij si gjithmone ne pazar te shes. Fiton kush fiton mua ne darke me shofin ciliminjte duart."
"Nano do fitoj, se eshte i forte ai, ai ka leke"
"Berisha do fitoje, se ai nuk eshte trashur si keta te tjeret, qe nuk i nxene me shtepite qe kane e prandaj jane te detyruar te bejne te tjera me te medha, se ngelen perjashta ditezinjte"
Te cuditur qe pervec Nanos dhe Berishes nuk permendej asnje emer tjeter, filluam te pyesim njerezit perse nuk votojne per nje alternative te re.
"Shikoni more cuna, - tha nje plak i mocem tirone qe po shiste duhan, - keta te gjithe maskarenj jane, te vjetrit dhe te rinjte. Por keta maskarenjte e vjeter i njohim more bir, ua kemi marre doren. Kurse keta te rinjte i dime qe jane maskarenj, por se te cfare lloji nuk e dime. Rrime me mire me keta te vjetrit dhe e shtyjme kohen keshtu se bashku, ata duke u trashur e ne duke u holluar."
© Selfmaderadio
Labels: Humor
10.6.05
Sapuni prej Berlusconi
10 qershor 2005, Tirana, - Ky sapuni qe shikoni ne kete fotografi nuk eshte nje lloj sapuni cfaredo. Eshte nje sapun special, shume special. Eshte sapuni i bere nga dhjami i Berlusconit.
Historia eshte keshtu: Para nje vit e gjysem Berlusconi ju nenshtrua nje renovimi te pergjithshem, e pjese e ketij renovimi ishte edhe heqja e dhjamit te tepert. Renovimi, te pakten heqja e dhjamit, u be ne nje klinike te Luganos Zvicerane. Gianni Motti, nje shooting star i skenes zvicerane te artit, me ndihmen e nje infermieri, e futi ne dore dhjamin (qe binte nje ere qe te qelbte) dhe e beri sapun. Sapuni do te ekspozohet ne 14 qershor ne skenen me nobel te artit modern, ne Messe Basel (Zvicer). Kushdo mund ta bleje ate per 15 000 euro.
Selfmaderadio ka hyre qe tani ne pazar me Mese Basel per ta shtene ne dore sapunin. Qellimi: Dhurate per ditelindje mikut te ngushte te Berlusconit, Fatos Nano! Te kete edhe ai nje sapun per te lare duart e pista nga korrupsioni!
© Selfmade Radio
Labels: Art dhe Arkitekture
9.6.05
Ggggg...all...up Mjaft!
9 qershor 2005, Tirana, - Une Gallup, ti Gallup, ai Gallup. Ne te gjithe jemi Gallup. Por nuk mendoi keshtu, nena e te gjithe Gallupave, qe i akuzon femijet e vet per mungese pavaresie dhe qe kerkojne te perfitojne ne kurriz te saj.
"Kam punuar nje jete te tere me kete emer, e tani vijne e ma keqperdorin djersen si mbas qejfit. Gjeni identitetin tuaj, gjeni emrin tuaj dhe bejeni ate te madh si i imi, po qete te zote!" - ju tha ajo e revoltuar femijeve.
Vetem se femijet e kane te veshtire te gjejne rrugen e tyre ne xhunglen e madhe te jetes. Dhe, pikerisht nena e tyre i le vetem ne kete xhungle perballe egersirash shume te rrezikshme qe edhe mund te te hane.
"Edhe ne punojme shume, shume me teper se nena jone, por nuk eshte e lehte, nuk eshte aspak e lehte, - tha Gallupi Bullgar nga nje hotel ne Tirane, - nuk na shikojne cilesine e punes por emrin. E kush te pyet per punen. E kur nuk na pyesin per punen, ne ju tregojme emrin, se karta te tjera s'kemi ne dore. Dhe atehere kur emri te hap dyert e punes, nena jote te fut thiken mbas kurrizit. Njerka thuaj, njerka!"
Gallupi kunder Gallupit. Kramer kunder Kramer. Ky nuk eshte rasti i pare dhe nuk do te jete as i fundit. Keshtu e ka jeta! Mjaft!
jotja
Selfmaderadio
"Kam punuar nje jete te tere me kete emer, e tani vijne e ma keqperdorin djersen si mbas qejfit. Gjeni identitetin tuaj, gjeni emrin tuaj dhe bejeni ate te madh si i imi, po qete te zote!" - ju tha ajo e revoltuar femijeve.
Vetem se femijet e kane te veshtire te gjejne rrugen e tyre ne xhunglen e madhe te jetes. Dhe, pikerisht nena e tyre i le vetem ne kete xhungle perballe egersirash shume te rrezikshme qe edhe mund te te hane.
"Edhe ne punojme shume, shume me teper se nena jone, por nuk eshte e lehte, nuk eshte aspak e lehte, - tha Gallupi Bullgar nga nje hotel ne Tirane, - nuk na shikojne cilesine e punes por emrin. E kush te pyet per punen. E kur nuk na pyesin per punen, ne ju tregojme emrin, se karta te tjera s'kemi ne dore. Dhe atehere kur emri te hap dyert e punes, nena jote te fut thiken mbas kurrizit. Njerka thuaj, njerka!"
Gallupi kunder Gallupit. Kramer kunder Kramer. Ky nuk eshte rasti i pare dhe nuk do te jete as i fundit. Keshtu e ka jeta! Mjaft!
jotja
Selfmaderadio
Zgjedhje te lageshta
9 qershor 2005, Tirana - Zgjedhjet po afrojne e bashke me to edhe ethet. Kush do fitoje? Si do i fitoje zgjedhjet?
"Pa hile dhe pa rremuje, - ka dhene ultimatumin EU, - keto jane zgjedhje sprove, ky eshte shansi juaj, e fitoni ose e humbisni".
"Ne jemi ne gjendje te zhvillojme zgjedhjet ne menyre paqesore," - bertasin te dyja partite.
Paqesore? Tensioni politik filloi ne Sarande dite me pare, kur shoferi i njerit kandidat ja futi me berryl kanditatit konkurrent.
"Nuk isha une, - tha kandidati i shoferit, - dhe shoferi im nuk ja futi me berryl po sa e largoi pak me dore se na kishte zene rrugen."
"Shyqyr qe nuk nxorri pistoleten, - komentoi nje grua plake qe qelloi te kalonte aty pari ne ate moment qe ndodhi aksidenti, - se do e kishte vrare.
"C'a pistolete, mo, se lat' nam lat', ku e gjeta pistoleten une, - komentoi shoferi per Selfmaderadion, - thoni shyqyr qe nuk e kishte marre kandidati pistoleten me vete ate dite se ja kisha treguar une te gjitha genjeshtrat e demokratikes nje e nga nje atij palacos.
Qeveria ne Tirane, shpesh e akuzuar per ngathtesi ne marrje vendimesh, reagoi kete here brenda minutes. Te hiqen te gjitha pistoletat nga qarkullimi dhe te zevendesohen ato me pistoleta me uje. Pistoleta me uje? Me sy te zgurdulluar ju drejtuam analistit tone JAB per t'u sqaruar:
"Zgjidhje inteligjente, - komentoi JAB shkurt, - kur t'ja fusin njeri-tjetrit me vershkulla uji ndodhin dy fenomene qe ne menyre shtuese plotesojne njera-tjetren dhe kushtin e paqes qe na kerkojne evropianet e bashkuar. Fenomeni i pare, kur qellojne me pistoleta dhe simulojne vrasjen e kundershtarit, kandidatet nxjerrin dufin perjashta nuk e mbajne brenda dhe kjo eshte gje shume e mire sepse i qeteson ata psiqikisht dhe gezon edhe EU sepse kandidati nuk vritet. Fenomeni i dyte, uji i pistoletes, sidomos po te jete i frigoriferit, te fashit zjarrmin e madh e te sjell ne terezi. Por me e rendesishmja, me gjithe ate uje qe derdhet do vaditen edhe tokat e thara, uji do avulloje, do te kondesohet e do te sjelli shi. E shiu do na freskoje e vadite te gjitheve. Do kemi vere artificialisht te lagesht, e thone pastaj qe qeveria nuk kujdeset per popullin."
Labels: Humor
19.5.05
Neser do te shkoj
19 maj 2005, Tirana, - Albania do te paraqitet kete vit ne Festivalin Evropian me kengetaren-modele Ledina Celo. Fale energjise se Anjeza Shahinit, Ledina-Albania katapultojne direkt ne finale, duke lene me gjuhe perjashta shtete si Zvicra, te vdekura per ta futur edhe nje here majen e kembes ne naten finale. Titulli i kenges perfaqesuese ju flet shqiptareve direkt e ne zemer: Neser do te shkoj. Jane miliona shqiptare qe do te deshironin te ishin ne realitetin e ketij titulli e t'ja mbathnin diku ne perendim per nje jete me te mire. Por kete here thela e gjoksit te pules i ka rene Ledines. Kompozitori dhe autori i teksit do te shkojne te nesermen e nates finale direkt e ne perendim te godines se gjykates se Tiranes per te hedhur ne gjyq te nesermen e Ledines, qe qelloi te ishte me e bukur se ajo e autoreve te kenges. Ceshtje se nesermesh.
Ndersa ne Shqiperi dhe diaspore shqiptaret i kane ngulur thonjte tek telefoni gati per te klikuar, perfaqesuesit e jurise shqiptare po bejne provat e fundit te kravates dhe te hedhjes se shortit "Cili burre i dheut te shqipeve, mbi 45 vjec dhe me hije te rende, do te dali ne euro-televizor per te dhene piket?" Kete vit, megjithate, Shqiperia ka bere nje hap perpara dhe e ka renditur veten midis vendeve me Demokraci Ekspertokrate, nje perzierje e Demokracise se bazes (votimi teresisht popullor) me Diktaturen e Ekspertit (vendos juria). E perkthyer ne shqip, kjo do te ishte: VodaCiko (Vodafone dhe Zhani Ciko).
Ledina Celo jo vetem qe eshte kengetare, modele, e bukur dhe shqiptare, ajo eshte mbi te gjitha nje femer me nuhatje te holle qe do te fitoje dhe te fitoje patjeter. Nje veshtrim i shkurter i fituesve te dy viteve te fundit e ka bere te mesoje se rruga per tek fitorja eshte nje e mesme e arte midis "Wild dance" te Ruslanes Ukrainase dhe zhveshjes nga fashot e gjata shumengjyrese, nen ritmet rokoko, te turkes. Prandaj, Ledina ka vendosur t'ua sakrifikoje te nesermen kengetareve shoqeruese ne favor te vallezuesve te ahengut. "Performance me idiote nuk eshte pare ndonjehere ne skenen e Eurovizionit", - komentuan disa ziliqare te huaj (me siguri ishin Zvicerane). A thua se performancat e Eurovizionit jane trendet qe percaktojne se ku do shkoje e nesermja e interpretimit e Madones apo Kylie Minogue, dhe jo thjesht tregues i madhesise se dashurise per banalitetin e zbukuruar me kembe te gjate, floke te gjate, fytyra te bukurise komerciale qe ne po kete densitet gjenden ndoshta vetem ne sfilatat e modes, konkurset Miss bukuria dhe librin e fundit me fotografi te Brian Adam dhe Calvin Klein "Gruaja amerikane" (ose ndryshe, Gruaja e Hollivood-it).
E megjithate, fiton apo s'fiton Ledina, te nesermen ajo do te shkoje. Dhe po nuk iku ajo, atehere do te iki nje shqiptar tjeter. Ju lutem mbani statistika!
© Selfmade Radio
Jane apo s'jane?
19.05.2005, Tirana - Nje lajm i jashtezakonshem ka pushtuar ditet e fundit faqet e gazetave shqiptare: Mehmet Shehu ka (pasur) nje vajze ilegale, te ciles ja ka njohur atesine por ja ka mbajtur, megjithate, dyert e shtepise mbyllur.
Nuk ishte babai im, Mehmet Shehu, ai qe m'i mbyllte dyert e Sheheve por e shoqja e tij, - thote Natasha Shehu.
Per Natasha - Emrin ma ka zgjedhur babi - Shehu, eshte kjo hera e dyte qe mbush faqen e pare te gazetave. Heren e pare u be e njohur me tragjedine e Otrantos, si avokate e te perhumburve e rrahur nga te mbeturit gjalle, kurse kete here si vajze e te perhhumburit Shehu (deri tani pa pasoja).
Nje moter? - pyesin ne shtyp dhe privat ndoshta-vellezerit e N. Shehut, - Nuk dime gje, nuk kemi pare gje dhe nuk kemi nuhatur gje. Por, nese eshte e vertete, ne do kujdesemi per te si per nje moter te vertete. Do ta shoqerojme kur shkon per ne pune, ne disko e koncerte, do ta mbrojme nga djemte rrugace qe i bien me qafe, me nje fjale sikur te ishim vellezerit e saj vertete.
Nuk e besoj kete historine e kesaj Natashes, - thote ish-truproja i M. Shehut - Pa mua dhe pa dijenine time Shehu nuk shkonte as deri tek dera e banjos.
Me nje fjale, nje rremuje e vertete. Dhe, ne rremuja te tilla, Selfmade Radio ndihet e detyruar te hyje ne loje e luaje rolin e saj si qartesuese e publikut. Ju drejtuam per komente keshilltarit tone rezerve, JAB (keshilltari yne MN eshte per nje kure c'alkolizimi ne Greqi), i cili megjithese ne pozicion te papershtatshem (shih foton), u tregua i gatshem te na ndihmonte.
Dy gjera te verteta, - tha JAB me nje fryme - e para e vertete: z. Truproja nuk e dinte se c'bente z. kryeminister mbas deres se banjos! Nese M.Shehu thoshte, po shkoj ne banjo por shkonte tek Natasha, se thoshte po shkoj ne banjo dhe shkonte me te vertete ne banjo, z. Truproje nuk e di dhe nuk mund ta vertetoje. Ose, le ta vertetoje.
E dyta e vertete: ne koherat moderne kemi genomic printing, jep njeriu pak gjak, disa pika peshtyme ose ca qime flokesh dhe ja bejne profilin gjenetik per dy dite, e shumta. Keta Shehet qe jane gjalle kane shkolle dhe pare, prandaj, le te mos pertojne e ta bejne kete analize e te bien rehat. E, po rane rehat ata, bien rehat edhe gazetat. Po rane rehat gazetat, biem rehat edhe ne dhe kemi keshtu, me ne fund, mundesi te lexojme ne faqen e pare programet e partive, se erdhi dita e votimit dhe nuk dime akoma per ke te votojme. Pacim.
© Selfmade Radio
Labels: Humor
4.5.05
Perse na duhen grate? 10 arsye
Tirana, 6 maj, - Te dyja partite politike kundershtare dhe pretenduese per pushtet per 4 vitet e ardhshme po bejne fushate elektorale edhe me grate. Selfmade Radio beri nje sondazh me politikane te te dyja partive dhe gjeti 10 arsyet perse papritur e pakujtuar grate u bene te rendesishme edhe ne jeten politike shqiptare.
1. Keshtu i pelqen Komunitetit Europian: Pa grate shanset per te hyre ne KE jane te vogla.2. Keshtu i pelqen Nanos, Kokedhimes dhe Rames: Per dy te paret me shume gra ne politike do te thote edhe me shume shanse per grate e tyre formale per t'i hyre politikes (dhe keshtu ndihmojne ne partneritet njeri-tjetrin dhe nuk ua nxjerr njerezia te palarat ne shesh). Per Ramen, me shume gra ne politike do te thote "te jem vet ali e vet kadi".
3. Jane te bukura dhe, si te tilla, shume dekoruese.
4. Jane te urta dhe, si te tilla, jopolemizuese.
5. Nuk pijne e dehen neper dreka e darka, keshtu qe nuk i hyjne ne pjese ne tavolinen e biznesit asnjerit.
6. Punojne shume dhe kenaqen me pak: jepi nje cike dhe eshte e lumtur.
7. Edhe pse eshte me e kualifikuar nuk ankohet sepse e nenvlefteson, perkundrazi, per cdo therrime qe i jep te jep mbrapsht me shume.
8. E kercenon kollaj dhe ja mbledh rripin shume shpejt dhe te shkurter sa te te pelqeje.
9. E heq qafe shpejt e nuk e merr vesh njeri: as edhe kundershtari jot. Dhe po e moren vesh, nuk i intereson asnjenjeriu: pune femrash.
10. Eshte multifunksionale: E ke jo vetem punetore por edhe nene, moter, e sipas rastit, edhe te dashur.
© Selfmade Radio
Labels: Humor
8.4.05
Opinione tiranase per viziten e z.Fischer
Ministri i Puneve te Jashtme Gjermane Fischer vizitoi Tiranen. C'mendojne tiranasit per kete vizite? Selfmade Radio mori mikrofonin ne dore dhe doli ne rruge. Me poshte po japin nje permbledhje opinionesh.
Z. Zguri, shtepiak, 56 vjec: "Mire beri qe erdhi. Mire do ta kene pritur, se per te pritur ne jemi shume bujare. A iku?"
Znj. Leveshnja, shtepiake, 65 vjece: "I pashem dukej. Gruan e kishte shume te re, po Xhoanes se Nanos nuk ja merrte."
Z. dhe Znj. Llakatundi, shtepiake, tek te 60tat: "Gjermani te vije se eshte burre i mire. Edhe leke kane. Inshallah e hap kuleten e na nderton shtepine qe humbem me piramida."
Znjsha Bojaxhiu, 18 vjece, shtepiake: "Fischer? Ky eshte ai kengetari i eurovizionit? Kur do e jape koncertin ne Tirane?"
Z. Rrumpalla, 28 vjec, shtepiak: "C'a ka ardh n'Tiran' ky? Per ca? Di gjo ti, do na ktheje leket e vizave ky apo ka ardh me i marre vete leket e vizave?"
Z. Memeligu, 35 vjec, shtepiak: "Une dola tek aeroporti per te protestuar se k'to gjermanet ma kane sjelle ne maje te hundes per nje vize. Nuk kisha parrulla me vete, por tek gishti i mesit kisha shkruar "Z. Fischer na kthe leket e vjedhura". Erdhi policia dhe arrestoi gishtin tim te mesit, e futi ne burg dhe e zhdepi ne dru. Dhe pastaj flasin per demokraci. C'a demokracie eshte kjo kur te zhdepin per nje llaf goje?"
Znj. Hatibi, 66 vjece, shtepiake: "Ua sa mire qe ka ardhur ky gjermani. Aman, te keqen, t'i jap nje leter per djalin qe e kam ne gjermani."
Z. Zguri, shtepiak, 56 vjec: "Mire beri qe erdhi. Mire do ta kene pritur, se per te pritur ne jemi shume bujare. A iku?"
Znj. Leveshnja, shtepiake, 65 vjece: "I pashem dukej. Gruan e kishte shume te re, po Xhoanes se Nanos nuk ja merrte."
Z. dhe Znj. Llakatundi, shtepiake, tek te 60tat: "Gjermani te vije se eshte burre i mire. Edhe leke kane. Inshallah e hap kuleten e na nderton shtepine qe humbem me piramida."
Znjsha Bojaxhiu, 18 vjece, shtepiake: "Fischer? Ky eshte ai kengetari i eurovizionit? Kur do e jape koncertin ne Tirane?"
Z. Rrumpalla, 28 vjec, shtepiak: "C'a ka ardh n'Tiran' ky? Per ca? Di gjo ti, do na ktheje leket e vizave ky apo ka ardh me i marre vete leket e vizave?"
Z. Memeligu, 35 vjec, shtepiak: "Une dola tek aeroporti per te protestuar se k'to gjermanet ma kane sjelle ne maje te hundes per nje vize. Nuk kisha parrulla me vete, por tek gishti i mesit kisha shkruar "Z. Fischer na kthe leket e vjedhura". Erdhi policia dhe arrestoi gishtin tim te mesit, e futi ne burg dhe e zhdepi ne dru. Dhe pastaj flasin per demokraci. C'a demokracie eshte kjo kur te zhdepin per nje llaf goje?"
Znj. Hatibi, 66 vjece, shtepiake: "Ua sa mire qe ka ardhur ky gjermani. Aman, te keqen, t'i jap nje leter per djalin qe e kam ne gjermani."
© Selfmade Radio
6.4.05
Edhe ti Rudina Magjistari...
do perfundosh si kult. Jo vetem si producente dhe moderatore e shfaqjes se re "Kult". Jo vetem si percaktuese e kulteve, ftuese e kulteve, mikeshe e kulteve, doreshtrenguese e kulteve, buzeqeshjeleshuese kulteve, cmimdorezuese. Te gjitha kultet qe per 5 minuta do te vizitojne "Kultin" tend njerezit e thjeshte, sot apo neser, do i harrojne te gjithe. Kurse ty, ty nuk te harron dot njeriu, sepse do te jesh cdo vit tek Kulti dhe jo per 5 minuta. I vetmi kult. I vetmi kult qe perfiton nga kulti. Hakmarrje me brunete ndaj te gjithe kulteve (por jo vetem atyre) qe te konsiderojne bjonde te varur tek pushteti nuk ka.
ne pritje te 5 minuteshit te saj
jotja, Selfmade Radio
ne pritje te 5 minuteshit te saj
jotja, Selfmade Radio
I nderuar z. Selimi
Ne te perditshmen "Shekulli" kishe reaguar shume i cuditur: “S’më kishte shkuar mendja se shkelnim çdo ditë mbi një kufomë”. As neve te Selfmade Radios, edhe pse na shkon mendja tek nje kuturri gjerash, nuk na kishte shkuar mendja fare se ti ecje mbi nje kufome. Bile, as edhe Sali Berishes nuk i kishte vajtur mendja tek nje gje e tille (Fatos Nano ka qene keto kohet e fundit shume i zene). Kjo eshte, as me pak dhe as me shume, "Fundi i Imagjinates". Nuk ke cfare ben z. Selimi, jeta eshte e hidhur dhe e pameshirshme. Nje dite do shnderrohemi edhe ne te gjithe ne kufoma, dhe dikush do eci mbi ne (ose anash nesh) pa i shkuar fare mendja. Topi rrotullohet!
qendro i forte
me simpatine e Selfmade Radios
qendro i forte
me simpatine e Selfmade Radios
31.3.05
Pergenjeshtrim: Fatos Nano nuk ka vdekur
1 prill, Tirana, - Lajmet nga kryeministria bejne te ditur se Fatos Nano nuk ka vdekur.
"Behet fjale per nje ngaterrim identitetesh", - tha zedhenesi i qeverise, - "Eshte e vertete qe dikush eshte plagosur ne nje makine te tipit qeveritar, por personi ne fjale nuk eshte Fatos Nanoja. Z. kryeminister eshte shendoshe si molla ne Athine, ku pritet te takoje personalitetet e vendit."
I pyetur me e-mail nga korrespodenti i Selfmade Radios, shoqeruesi i z. Nano do te pohonte ate qe paraprakisht na kishin komunikuar nga kryeministria.
"Jo, zoti Nano dhe zonja e tij jane shendoshe e mire. Bile, une deshmoj me garanci te plote se dje, ne momentin kur ndodhi ngjarja tragjike prane stadiumit, zoti Nano nuk ishte me fare ne stadium, por ne nje ballo me maska te organizuar nga grupi Rotarian i Athines. Zoti Nano ishte veshur me kostumin e prijesit te fisit indian Timbuktu, kurse gruaja e tij ishte veshur me kostumin popullor dardhar."
© Selfmade Radio
"Behet fjale per nje ngaterrim identitetesh", - tha zedhenesi i qeverise, - "Eshte e vertete qe dikush eshte plagosur ne nje makine te tipit qeveritar, por personi ne fjale nuk eshte Fatos Nanoja. Z. kryeminister eshte shendoshe si molla ne Athine, ku pritet te takoje personalitetet e vendit."
I pyetur me e-mail nga korrespodenti i Selfmade Radios, shoqeruesi i z. Nano do te pohonte ate qe paraprakisht na kishin komunikuar nga kryeministria.
"Jo, zoti Nano dhe zonja e tij jane shendoshe e mire. Bile, une deshmoj me garanci te plote se dje, ne momentin kur ndodhi ngjarja tragjike prane stadiumit, zoti Nano nuk ishte me fare ne stadium, por ne nje ballo me maska te organizuar nga grupi Rotarian i Athines. Zoti Nano ishte veshur me kostumin e prijesit te fisit indian Timbuktu, kurse gruaja e tij ishte veshur me kostumin popullor dardhar."
© Selfmade Radio
Joschka Fischer ne Tirane
1 prill, Berlin, - Korrespodenti i Selfmade Radios raporton sot nga kryeqyteti gjerman se ministri i puneve te jashtme Joschka Fischer do marre pjese ne fushaten zgjedhore te Partise Socialiste. "Ne kemi marredhenie shume te mira me Tiranen, - komentoi Herr Fischer, - socialistet tuaj po i marrin seriozisht kushtet e Komunitetit Evropian e po bejne ca pune te mira."
Analistet gjermane spekullojne sot ne media se vajtja e Joschkes ka te beje edhe me skandalin e vizave. "Shqiperia eshte nje nga vendet ku ambasada gjermane ka bere bixhoz sa ka mundur me vizat, - i tha Selfmade Radios analisti i mirenjohur Hans Hülsmeier, - "Duhet permendur ne te njejten kohe, se Shqiperia eshte treguar shume gojembyllur ne kete skandal edhe pse ambasada jone ne Tirane jo vetem qe ka shitur e blere por i ka trajtuar shqiptaret si qytetare te dores se dyte ne territorin e tyre. E paimagjinueshme ne Gjermani. "
Gazeta e mirenjohur "Süddeutsche Zeitung" komenton, - "Kjo mbeshtetje e Joschkes te majteve shqiptare ne zgjedhje, duhet pare si nje lloj falenderimi per heshtjen shqiptare ne skandalin e vizave. Jane gjeste te kesaj natyre qe e kane shnderruar Joschken ne nje figure mitike, qe e bejne Joschken te ndryshem nga politikanet e tjere qe, ne nje rast te ngjashem, do te ta kishin perplasur deren ne fytyre me arrogance. Kurse Joschka jo. Ai te trajton keq por te thote, te pakten, faleminderit per durimin."
Tabloidi "Bild" eshte treguar me agresivi me Zotin Fischer. Nen titullin "Jokeli ka ikur nga fiqiri" Bild shtron pyetjen, - "Si eshte e mundur qe nje i gjelber shkon per te mbeshtetur fushaten e te kuqve shqiptare qe po planifikojne nje dizaster ekologjike te papare ndonjehere mu perpara hundes se Komunitetit Evropian?"
"Die Zeit" e mbyll editorialin e saj te sotem keshtu: "Polikanet shqiptare jane te shquar per korrupsion integral. Shtrohet pyetja: ua mesuam ne, gjermanet, shqiptareve korrupsionin apo ata ne."
Ne kryeqytetin shqiptar media akoma nuk eshte prononcuar per viziten e z. Fischer. Eshte akoma e paqarte nese kjo heshtje mediatike eshte e detyruar apo e rastit. Ajo qe cudit me shume eshte heshtja mediatike e opozites qe nje rast te tille mund ta kishte shfrytezuar pa teklif per te diskretituar lojerat elektorale pozitare. Zera te brendshme nga PD thane, - "PS ka Evropen ne, PD, kemi Ameriken. Nuk ja vlen fare te themi se kush e fiton duelin midis tyre."
© Selfmade Radio
Analistet gjermane spekullojne sot ne media se vajtja e Joschkes ka te beje edhe me skandalin e vizave. "Shqiperia eshte nje nga vendet ku ambasada gjermane ka bere bixhoz sa ka mundur me vizat, - i tha Selfmade Radios analisti i mirenjohur Hans Hülsmeier, - "Duhet permendur ne te njejten kohe, se Shqiperia eshte treguar shume gojembyllur ne kete skandal edhe pse ambasada jone ne Tirane jo vetem qe ka shitur e blere por i ka trajtuar shqiptaret si qytetare te dores se dyte ne territorin e tyre. E paimagjinueshme ne Gjermani. "
Gazeta e mirenjohur "Süddeutsche Zeitung" komenton, - "Kjo mbeshtetje e Joschkes te majteve shqiptare ne zgjedhje, duhet pare si nje lloj falenderimi per heshtjen shqiptare ne skandalin e vizave. Jane gjeste te kesaj natyre qe e kane shnderruar Joschken ne nje figure mitike, qe e bejne Joschken te ndryshem nga politikanet e tjere qe, ne nje rast te ngjashem, do te ta kishin perplasur deren ne fytyre me arrogance. Kurse Joschka jo. Ai te trajton keq por te thote, te pakten, faleminderit per durimin."
Tabloidi "Bild" eshte treguar me agresivi me Zotin Fischer. Nen titullin "Jokeli ka ikur nga fiqiri" Bild shtron pyetjen, - "Si eshte e mundur qe nje i gjelber shkon per te mbeshtetur fushaten e te kuqve shqiptare qe po planifikojne nje dizaster ekologjike te papare ndonjehere mu perpara hundes se Komunitetit Evropian?"
"Die Zeit" e mbyll editorialin e saj te sotem keshtu: "Polikanet shqiptare jane te shquar per korrupsion integral. Shtrohet pyetja: ua mesuam ne, gjermanet, shqiptareve korrupsionin apo ata ne."
Ne kryeqytetin shqiptar media akoma nuk eshte prononcuar per viziten e z. Fischer. Eshte akoma e paqarte nese kjo heshtje mediatike eshte e detyruar apo e rastit. Ajo qe cudit me shume eshte heshtja mediatike e opozites qe nje rast te tille mund ta kishte shfrytezuar pa teklif per te diskretituar lojerat elektorale pozitare. Zera te brendshme nga PD thane, - "PS ka Evropen ne, PD, kemi Ameriken. Nuk ja vlen fare te themi se kush e fiton duelin midis tyre."
© Selfmade Radio
Breaking News: Vdiq Fatos Nano
1 prill 2005, Tirana, - Zera qe nuk duan te konfirmohen i thane sot Selfmade Radios, se kryeministri i Shqiperise, z. Fatos Nano, ka vdekur sot ne oret e para te mengjesit ne Athine. Shkaqet e vdekjes mbahen sekret, por dyshohet se z. Nano eshte bere pre e vandalizmit te tifozave grek, dje pas ndeshjes se kombetareve te Shqiperise dhe Greqise. Zerat anonime thane se tifoza greke kishin hedhur nje shishe me napalm te bere vete drejt makines se z. Nano dhe bashkeshortes se tij. Gjendja e znj. Nano, edhe pse tejet e rende, eshte jashte rrezikut per jeten. Flamuri grek ishte sot ne gjysem shtize. Athina ka deklaruar gjendje zije kombetare per tre ditet e ardhshme. Neser ne oren 12, do te kete nje 5 minutesh heshtje tejembane shtetit helen.
© Selfmade Radio
© Selfmade Radio
30.3.05
Nje pyetje qe pret pergjigje....
30 Mars, Tirana - Dje, ne Athine, z. Nano, kryeministri i Shqiperise, komentoi perpara qindra gazetareve te mbledhur ne nje konference shtypi se, ne thelb, i konsideronte te drejta shqetesimet e anetareve te levizjes se gjelbert shqiptare dhe gjithe atyre qe denjojne te kritikojne kompleksinseshpejtipertundertuar TECor ne Vlore. Por, ne praktike, keto kritika qendrojne jashte realitetit.
"Ore, po c'keni qe beni gam-gam," - ja u ktheu ne shqip z. Nano gazetareve shqiptare, - "Cdo vend i botes ka TECe dhe nuk ankohet njeri."
Cdo vend i botes ka TECe, thote z. Nano dhe ne i besojme. Por, pyetja me e rendesishme qe na intereson ne te Selfmade Radios eshte:
Sa dhe cilat vendet me TECe kane per kryeminister nje Fatos Nano?
Ne kete pike, redaksia jone e ndjen te nevojshme ndihmen e gjithe lexuesve te saj. Ju lutemi, pergjigjuni me guxim dhe kreativitet.
juaja me devotshmeri
Selfmade Radio
Labels: Humor
22.3.05
Qesh, qesh, po kumbullat jane te tharta
22 mars 2005, Tirana, - Lajmi se zgjedhjet e PD do i organizoje nje firme amerikane ka qene sot teme e dites e shtypit shqiptar, politikaneve, burokrateve, shitesave tek tregjet anembane atdheut dhe, mbi te gjitha, e grave shtepiake. Radio Selfmade ju drejtua sot njerezve te thjeshte te rruges, por edhe politikaneve, per te marre nje opinion mbi domethenien e nje akti te tille.
S.B., i papune i lagjes Don Bosko, tha per korrespondentin tone: "Po, k'ta mo, me ne tallen? Pse, mo, ca jena ne, amerikona? Shqiptar jena, o burr' i dheut, shqiptar, e shqiptari merret vesh me shqiptarin e jo me taljonin apo me amerikonin."
L.M, shites biletash tek qendra tha: "Nuk kam nigju gjo. Ene gazetat nuk i kom' lexu. M'fal vllao, njiher' tjeter."
B.C., shtepiake me tre kalamaj, tha: "Sa shum' lek' qi paskan k'to mi shpirto. Ene pa pushtet pale. Por kur'tmorrin pushtetin kto?"
M.P., studente e vitit te katert per veterinari, komentoi: "Nuk di cfare te them. Ishalla ju del per hajri, se me kaq shume leke qe po harxhojne vallahi, gjynaf po nuk fituan."
D.K., deputet, tha: "Nuk i marr vesh fare keta te PD-se une, more ti. Dy here e kane thirre ket' amerikanin e nuk kan' fituar. Shkojne e ftojne edhe nje here te trete e mi japin edhe gjysem milioni euro. Me kaq leke, i kishin blere te gjitha votat more mik."
V.A., zedhenesi i Partise Socialiste, tha: "Berisha eshte budall kalibri. Se, me 500 000 euro ja kishim organizuar ne, te PS, zgjedhjet. Ne kishim futur nje dore paresh ne xhep, kurse ai fitoren."
© Selfmade Radio
S.B., i papune i lagjes Don Bosko, tha per korrespondentin tone: "Po, k'ta mo, me ne tallen? Pse, mo, ca jena ne, amerikona? Shqiptar jena, o burr' i dheut, shqiptar, e shqiptari merret vesh me shqiptarin e jo me taljonin apo me amerikonin."
L.M, shites biletash tek qendra tha: "Nuk kam nigju gjo. Ene gazetat nuk i kom' lexu. M'fal vllao, njiher' tjeter."
B.C., shtepiake me tre kalamaj, tha: "Sa shum' lek' qi paskan k'to mi shpirto. Ene pa pushtet pale. Por kur'tmorrin pushtetin kto?"
M.P., studente e vitit te katert per veterinari, komentoi: "Nuk di cfare te them. Ishalla ju del per hajri, se me kaq shume leke qe po harxhojne vallahi, gjynaf po nuk fituan."
D.K., deputet, tha: "Nuk i marr vesh fare keta te PD-se une, more ti. Dy here e kane thirre ket' amerikanin e nuk kan' fituar. Shkojne e ftojne edhe nje here te trete e mi japin edhe gjysem milioni euro. Me kaq leke, i kishin blere te gjitha votat more mik."
V.A., zedhenesi i Partise Socialiste, tha: "Berisha eshte budall kalibri. Se, me 500 000 euro ja kishim organizuar ne, te PS, zgjedhjet. Ne kishim futur nje dore paresh ne xhep, kurse ai fitoren."
© Selfmade Radio
17.3.05
Mbyllet konkursi per zenien e 5 vendeve bosh ne varrezat e Kelcyres
Kelcyre, 17 mars, - Sipas korrespondentit te Selfmade Radio, sot paradite, ne ambjentet e shkolles se mesme, eshte mbyllur konkursi per zenien e 5 varreve bosh ne varrezat e Kelcyres. Te pakten 100 subjekte kishin paraqitur dokumentacion te rregullt per kete konkurs. "Ishte nje nga konkurset me te veshtire qe kemi patur ndonjehere", - tha per Radion perfaqesuesi i zyres se permbarimit. "Pervecse numrit te madh te konkurruesve, kemi pasur edhe nderhyrje nga te gjitha anet per te favorizuar kete apo ate subjekt konkurrues, gje qe na e ka bere punen edhe me te veshtire. Kur flas per nderhyrje, ketu futen qe nga funksionare te larte te aparatit shteteror ne Tirane e deri tek polici i zones. Ne u munduam, megjithate, te benim nje pune me objektivitet dhe te mos ndikoheshim nga gjithe kjo trysni. Jemi me se te bindur se fituesit e ketij konkursi, jane fituesa dinjitoze midis konkuruesve dinjitoze" - perfundoi ai.
Pese fituesit e konkursit jane M.N. (77 vjec), K.P. (75 vjec), L.B. (89 vjec), H.H. (76 vjec) dhe S. G. (81 vjec). Kriteret e vendosura per konkurruesit ishin mosha (mbi 65 vjec) dhe llogaria bankare. Shume te deshperuar kane qene humbesit e konkursit qe u jane drejtuar me pas, ne grup, zyrave te bashkise se zones.
"Hall te jetosh e hall te vdesesh", - komentoi per Selfmade Radion nje nga humbesat.
"Cdo njeri ka te drejte per nje varr", - tha zedhenesi i bashkise se rajonit te Kelcyres, - "Por, jetojme ne kohera te reja, ne kohera kur te gjithe duhet te jemi elastike, te levizshem, nomade. Koherat kur kishim lluksin te varroseshim tek pragu i shtepise kane ikur dhe do te kthehen vetem atehere kur z. Nano te na e japi ate 30 milionshin e premtuar per shtesat e varrezave. Deri atehere, i keshillojme te gjithe banoret e Kelcyres te drejtohen per ta zgjidhur problemin e varrimit neper varrezat e zonave fqinje."
© Selfmade Radio
Pese fituesit e konkursit jane M.N. (77 vjec), K.P. (75 vjec), L.B. (89 vjec), H.H. (76 vjec) dhe S. G. (81 vjec). Kriteret e vendosura per konkurruesit ishin mosha (mbi 65 vjec) dhe llogaria bankare. Shume te deshperuar kane qene humbesit e konkursit qe u jane drejtuar me pas, ne grup, zyrave te bashkise se zones.
"Hall te jetosh e hall te vdesesh", - komentoi per Selfmade Radion nje nga humbesat.
"Cdo njeri ka te drejte per nje varr", - tha zedhenesi i bashkise se rajonit te Kelcyres, - "Por, jetojme ne kohera te reja, ne kohera kur te gjithe duhet te jemi elastike, te levizshem, nomade. Koherat kur kishim lluksin te varroseshim tek pragu i shtepise kane ikur dhe do te kthehen vetem atehere kur z. Nano te na e japi ate 30 milionshin e premtuar per shtesat e varrezave. Deri atehere, i keshillojme te gjithe banoret e Kelcyres te drejtohen per ta zgjidhur problemin e varrimit neper varrezat e zonave fqinje."
© Selfmade Radio
Ministri i arsimit kercenon edhe me 4 vjet te tjera ministerllik!
Tirana, 17 Mars, 2005 - Ne konferencën kombëtare të arsimit të lartë z. Memushi, ministri aktual i arsimit, ka gjetur rastin me te mire per te bere te qarte pozicionin e tij.
"Une jam ne rregull", - komentoi z. Memushi, - "Bolonja Ok, reformat Ok. Universitetet jane te pavarura e po keshtu edhe tekstet mesimore tmerresisht te dobeta qe botojne. Por, me kete une s'kam te bej fare. Rrogen e deshet te larte, te larte ua bera. Se pse ankoheni te gjithe per mua nuk e marr vesh fare, minister arsimi me te suksesshem se une ky vend nuk ka pasur asnjehere. Por, sic e thote edhe populli, qente le te lehin karvani ecen perpara. Ju pelqen apo s'ju pelqen juve, mua ketu me keni edhe 4 vjet te tjera."
Edhe 4 vjet te tjera!? Z. Minister, nje denim te tille nuk e meriton as edhe armiku.
© Selfmade Radio
Labels: Humor
15.3.05
Dashuri ne kohe te koleres
Harrojeni majmunin Kiko, harrojeni Darvinin! Gjitari qe na qendron me afer dhe qe mund te na ndihmoje per te na shpjeguar se, perse ne Homo sapiensat jemi keta qe jemi eshte ... kavia! Keshtu te pakten duket se kane rene dakort nje grup shkencetaresh nga Atlanta dhe Olsi Kolami i gazetes Shekulli ne Tirane. Shkencetaret ne fjale, kane qene te shqetesuar seriozisht per faktin se shume Homo sapiensa bredhin lule me lule e nuk gjejne qetesi seksuale. Gje qe nuk ndodh, psh, me kaviet. Kaviet jane monogame te perjetshme: Gjejne nje lule dhe i mbajne ere gjithe jetes. "Ne u munduam t'i benim kaviet ne studim poligame, - thane per Selfmade Radion shkencetaret, - Ju treguam te gjitha menyrat dhe metodat qe perdorim ne njerezit per te qene te suksesshem me lule te ndryshme. Por, ajo që u vu re gjatë studimit është fakti se këto specie e kanë shumë të vështirë të përshtaten me këtë lloj jetë. Pra, sipas informacioneve paraprake del se gjithçka që lidhet me besnikërinë është e pashmangshme nga sistemi përkatës gjenetik."
"Cdo gje eshte e percaktuar nga dopamina, nje hormon qe stimulon sjelljen seksuale, e qe tek njerezit eshte i percaktuar qe ne lindje." - do te komentonte dr. Kolami i Tiranes.
Me thene te drejten, ne te Selfmade Radios, teper te adreniluar nga keto perspektiva te reja, ju drejtuam Gugles per te mesuar me shume per hormonin dopamine. Por, ajo qe mesuam ishte qe dopamina nuk eshte fare hormon dhe ca me pak hormon qe stimulon sjelljen seksuale. Dopamina na qenkerka nje neurotransmitor, nje lloj postieri qe con mesazhe nga nje nerv tek tjetri. Te bere corap, ne ju ridrejtuam dr. Kolamit per pak qartesi.
"Shikoni, - tha ai, - une jam i vetedijshem qe shkenca eshte kafshate e veshtire per t'u kaperdire, prandaj po i bie shkurt dhe po e them popullorce qe ta kuptojne te gjithe: këtej e tutje mos mendoni që të fusni në grackë këta tipa, pasi nuk do të nxirrni asgjë në dritë, pasi kjo jetë është e parapërcaktuar qysh në lindje dhe nuk mund të ndryshoni asgjë."
Se per cfare tipa e ka fjalen dr. Kolami, per kaviet basnike apo per bredharakun Don Juan, nuk eshte shume e qarte. Por nje gje eshte shume e qarte o njerez: sqarohuni njehere me veten se ke do te deshironit te kishit perkrah, se besnike-besnike, por kavia prape kavie mbetet!
© Selfmade Radio
Labels: Humor
11.3.05
Partia socialiste vesh xhakete te re
11 mars, Tirana, - Zedhenesi i Partise Socialiste, ne nje deklarate per shtyp, ka bere te ditur se ne parlamentin e ri shqiptar, qe do te pasoje zgjedhjet e veres, Partia socialiste do te paraqitet me gati 70 xhaketa te reja. "Nuk mund te vazhdojme te perfaqesohemi ne parlament me xhaketa te vjetra", - ishin fjalet e tij.
Ky reagim i Partise socialiste, pason ate te liderit te Partise demokratike, qe vetem jave me pare deklaroi se nuk do te fusi ne parlamentin e ri asnje deputet me dhembe te prishura (shih arkivat e Selfmade Radio). Deklarata e z. Berisha ishte nje reflektim serioz i denoncimeve te bera nga levizja "Mjaft" dhe kryetari i komisionit per figuren morale te deputeteve. Ndersa organizata "Mjaft" denoncoi faktin se rezervat kombetare te mjaltit jane shteruar, kryetari i komisionit per figuren morale te deputetit do te konfirmonte se 100% e deputeteve i kane dhembet e prishura.
I pyetur nga Selfmade Radio per arsyet qe e shtyne PS per nje vendim te tille, zedhenesi i kesaj partie u pergjigj: "Partia socialiste i merr seriozisht zhvillimet politike te brendshme dhe te jashtme. Me kete vendim te saj Partia socialiste deshiron te japi sinjalin qe ajo eshte e gatshme dhe e hapur te flasi per problemet teper te mprehta te rezervave te mjaltit dhe dhembeve te prishura. Ne e vleresojme faktin qe z. Berisha e ve problemin e dhembeve te prishura si prioritet per Partine e tij. Por, per hir te se vertetes duhet thene se, praktikisht, kjo eshte e parealizueshme per dy arsye kryesore. Se pari, z. Berisha eshte kardiolog dhe jo dentist. Se dyti, nuk mund ta trajtosh burrin si nje femije e t'i kerkosh te hape gojen. E po s'e hapi gojen? Ketu notojme ne ujerat gri te te drejtave te njeriut. Ka edhe nje arsye te trete qe e ben kete zgjidhje te parealizueshme, kostoja e larte. Dentisti profesionist qe ben kontrolle te rregullta cdo gjashte muaj, sic e kerkojne rregullat e higjienes gojore, kushton. Per te mos folur per koston e e rregullimit te dhembeve. Ne e shohim zgjidhjen socialiste te problemit si me te pershtatshme. Xhaketat e reja, te qepura posacerisht per ne nga shtepia Versace, jane xhaketa elegante qe nuk lejojne fryrje paszgjedhore te trupit. Por, ajo qe eshte me e rendesishme, xhepat, do jene te nje prerje shume te vogel, shume fine e nuk do te mund te mbajne portofola as te medhenj e as te mbushura plot. Ata parlamentare qe do kene fryrje te xhepave, apo te dhjamit, do te seleksionohen vetevetiu."
Por c'mendon kampi djathtist per kete zgjidhje te te mengjerve? Selfmade radio ju drejtua per nje koment zotit LL.P i cili tha: "Te kuqte hajduta kane qene e hajduta do ngelen. Hengren e pine sa deshen, e treten shtetin dhe e bene pala-pala-dhjami gushe e barku. Tani nuk hane dot me, jo se nuk duan, por se s'kane ku ta cojne e do plasin."
"Kto t'kuqt jon' qafira mor tina, - vazhdoi nje militant i PD-se, - "tashtina qi u fryn paq, nuk i fusin mo lek't n'dhjom e kulet', po n'kart krediti, se aty fut sa t'dush e s'ti sheh njeri."
Selfmade Radio ju drejtua per nje koment edhe z. Veliaj te levizjes "Mjaft", por "Mjafti", sic shkruheshe tek njoftimi te dera, eshte transferuar ne Kanada.
© Selfmade Radio
Labels: Humor
8.3.05
Gezuar 8 Marsin!
8 mars 2005, Tirana - Cdo 8 mars qe vjen ne Shqiperi ka, pak a shume, te njejten fytyre. Gra, shume gra, pothuajse vetem gra, kudo qe t'i hedhesh syte: ne park, ne rruge, ne bare dhe restorante. Te rregulluara, te qeshura, krah per krah, zhurmemedha. Nuk demonstrojne e nuk ankohen, sic bejne koleget e tyre kudo neper bote, sepse, ne nje menyre ose tjeter, e bejne kete pune cdo dite te jetes se tyre. Ne te kunderten, ne 8 mars, grate shqiptare gjejne nje mundesi, nje te vetme ne vit, per t'u ndare nga monotonia e trishte qe ju ofron realiteti, per t'u rikthyer atje perseri te nesermen. Por edhe te pasnesermen. Po te drejtat e tyre?
Per kete mendojne burrat. Kryetari i Partise Demokratike, z. Berisha, i pershendet grate ne kete 8 Mars me premtimin e kushtezuar se, ne se ato ja japin voten e tyre PDse, kjo parti do ekzekutoje te drejten e tyre per t'u paraqitur ne jeten politiko-shoqerore me te njejten perqindje si edhe burrat. Po ne se ato nuk ja japin voten PDse?
Korrespodenti i Selfmade Radios ju drejtua per nje sqarim, drejtepersedrejti, z. Berisha i cili tha: "Une do te thosha, se une, Partia Demokratike, jam shume i interesuar per ta rikthyer dinjitetin e humbur te femres shqiptare. Ne do i marrim te gjitha masat qe ato te paraqiten denjesisht ne realitetin shqiptar." I pyetur, se perse ne vete PD numri i femrave eshte kaq i ulet, z. Berisha u pergjigj: " Ju nuk duhet te harroni se cdo burre ne Partine Demokratike ka ne krah te tij nje grua. Ketu qendron edhe forca e vertete e PD-se."
Edhe ne kampin socialist tema e gruas duket te jete ne qender te vemendjes. Pa e lene t'i iki 8 marsi nga duart, kryetari i partise socialiste dhe kryeministri i vendit, z. Fatos Nano, dergon me mision te posacem ne Sarande, as me pak dhe as me shume, vete gruan e tij, znj. Xhoana Nano. Zonja Nano i shperblen, paraprakisht, grate e Sarandes, per voten qe keto do te duhet t'ia japin burrit te saj ne zgjedhje, me nje dreke gratis me te gjithe te mirat. "Sot une, neser ti. Kjo eshte e mundur vetem me Partine Socialiste dhe me z. Nano", eshte slogani qe znj. Nano ka pergatitur per kete fushate grarore zgjedhore ne Sarande, thane per Selfmade Radion zera nga brenda shtabit elektoral te PS-se.
Te bere kurioz nga ky interesim i papritur ne ceshtjen e gruas ne, te Selfmade Radios, ju drejtuam, si zakonisht, analistit M.N. i cili komentoi: "Se mos e kane megjithemend. Grate, si puna e grave, ngopen me enderra. E, po nuk i realizuan enderrat s'ka gje, se jane mesuar. Subjekt me ideal per fushate elektorale nuk ka. Hajt, rrofte 8 marsi!"
© Selfmade Radio
Labels: Humor
7.3.05
Gallatat e shtypit
Shekulli (e diele, 6 mars) shkruan: "Autorët e atentatit të Lamajt e kanë mbajtur nën vëzhgim viktimën e tyre, gjatë gjithë mbrëmjes së diel. Pasi janë siguruar se vetëm njëri prej ashensorëve punonte, në pallatin ku banonte Lamaj, ata kanë vendosur me mjeshtëri lëndën eksplozive, të cilësuar si të rrallë dhe tepër precize."
Shume bukur e ka kapur Shekulli kete punen e precizionit te lendes eksplozuese. Se, ne fakt, jo cdo lende eksplozuese eshte precize, per te mos thene, qe lendet eksplozuese teper prezice jane edhe shume te rralla. Psh, ajo lenda precize qe perdori kapuconi, akoma i paidentifikuar, tek Don Boskoja nuk ishte precize, por hic fare ama. Ne vend qe te vriste VIP-at e Don Boskos vrau vete kapuconin. Ceshtje precizioni! Qari i te mbijetuarve!
© Selfmade Radio
Labels: Humor
1.3.05
Ah - shnapi - shnapi! Variacione Shqiptare - 2
Une jam Shnapi, opozitari krokodil
vij nga Tropoja, por ne Tirane e kam shpin'
ne fillim isha doktor, gati-gati servil
por me shni shna shnape dola jashte i lire
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Une jam Shnapi, opozitari krokodil
kam dhembe te mprehta dhe i kam te mire
shnap cdo gje qe s'me vjen per shtat
sepse keshtu bie me ne fund rehat
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Une jam Shnapi, opozitari krokodil
Shnapen eshte loja ime me e mire
ju dal te gjitheve ne terr ose nga pas
dhe ju tregoj se cdo te thote te shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Une jam Shnapi, opozitari krokodil
nuk lodhem kurre se shnapuri perdit
kjo eshte bacja ime, une jam zoti i saj
bej si te them une, perndryshe une te shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap (olele)
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap (olele)
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
© Selfmade Radio
Labels: Humor
Ah - shnapi - shnapi! Variacione Shqiptare - 1
Une jam Shnapi, kryeministri krokodil
punoj ne Tirane, aty e kam dhe shpine
ne fillim isha vasal, gati-gati i ngrire
por me shni shna shnape dola jashte i lire
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Une jam Shnapi, kryeministri krokodil
kam dhembe te mprehta dhe i kam te mire
shnap cdo gje qe me pelqen ta shnap
sepse shnapen eshte shume gallate
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Une jam Shnapi, kryeministri krokodil
Shnapen eshte loja ime me e mire
ju dal te gjitheve perpara me nje hap
dhe vendos se ku dhe kur te shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Une jam Shnapi, kryeministri krokodil
nuk lodhem kurre se shnapuri perdit
kjo kohe qe jetoj aspak nuk te fal
po nuk e shnapa une, e shnapin ata
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap (hmmmm)
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap (hmmmm)
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
© Selfmade Radio
Labels: Humor
28.2.05
Shnapi: Krokodili me i famshem i botes
Per degjuesin e vogel dhe te madh, Selfmade Radio sjell sot (ne kuader edhe te lajmit te mire per rihapjen e dyerve te kopshtit zoologjik), per here te pare, tekstin e plote dhe te shqiperuar te kenges - hit, Number One, ne Gjermani, Austri dhe Zvicer, Krokodili Shnapi. Ju urojme degjim te kendshem.
Une jam Shnapi, i vogli krokodil
jetoj ne Egjypt, tamam-tamam, ne Nil
ne fillim isha ne veze, gati-gati i ngrire
por me shni shna shnape dola jashte i lire
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Une jam Shnapi, i vogli krokodil
kam dhembe te mprehta dhe i kam te mire
shnap cdo gje qe mund ta shnap
sepse shnapen eshte shume gallate
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Une jam Shnapi, i vogli krokodil
Shnapen eshte loja ime me e mire
i dal mamit perpara me nje hap
qe t'i tregoj qe une di te shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Une jam Shnapi, i vogli krokodil
nuk lodhem kurre se shnapuri perdit
kafshoj babin me mistrecllik ne kembe
dhe pastaj filloj gerhis me kenge
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap (hopa)
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap (hopa)
Shni Shna Shnapi
Shnapi, shnapi, shnap
© Selfmade Radio
Labels: Humor
Kopshti Zoologjik kendon: I will survive
28 shkurt, Tirana - Nje ari i uritur dhe dy ujq te cmendur, kjo eshte e gjithe trashegimia qe kopshtit zoologjik te Tiranes i ka mbetur nga koherat e arta te komunizmit.
"Gabim, - replikon drejtori i kopshtit zoologjik, - shtojini listes edhe nje dynja me pleshta dhe cimka qe i popullon keto kafshe te mjera dhe keni bilancin tone te plote. Na kane harruar te gjitheve, jo vetem kafshet por edhe ne njerezve qe punojme ketu. Me besoni, nganjehere ju sjellim kafsheve buken nga shtepia, ate te thaten domosdo, ate qe nuk e ha njeri, se nuk na del llogaria.
Pamje e mjere per te cilen eshte folur shume, por per te cilen edhe harrohet shume. Dikur, kopshti zoologjik, edhe pse pa yjet e safarit, luanin, xhirafen apo tigrin, ishte nje vend qe gjalleronte nga britmat e kafsheve Made in Albania, por edhe nga zerat gazmore te femijeve qe kishin nje vend ku te shikonin dhe preknin faunen dhe shpirtin e natyres. Por kopshti zoologjik ishte edhe nje vend edukativ, ku nxenesit mesonin per llojet e ndryshme te specieve, habitatin e tyre, dhe sidomos, doket e zakonet dhe strategjite e tyre te mbijeteses.
"Sot, - komentoi per Selfmade Radion drejtori, - shumica e ciliminjve qe rriten ne Tirane, nuk e dine qe qumeshtin e prodhon lopa, lopa qe ja ben muuu, dhe gati 90% e tyre as nuk kane pare nje lope me sy. Katastrofe e vertete."
Ishin keto arsyet qe i bene punonjesit e kopshtit zoologjik te vrasin mendjen e te gjejne zgjidhje origjinale qe do te mundesonin rikthimin e jetes ne kopesht.
"E kishim zgjidhjen perpara syve, por nuk e shihnim," - vazhdon me tension adrenaline drejtori i kopshtit zoologjik, - "ne nje vend ku mbizoteron artificialja, qe prej luleve e deri tek e qeshura dhe sinqeriteti, mungojne vetem kafshet artificiale. Po, po, kafshe artificiale, plot ngjyra qe do i kombinoheshin shume bukur edhe imazhit plot ngjyra te kryeqytetit. Pervec efekteve estetike, kjo zgjidhje ofron edhe shume avantazhe te tjera: nuk ke nevoje t'i ushqesh, nuk ke nevoje per nje fuqi te madhe punetore, kur mbushen me pluhur ju fut nje te lare me zorre, nuk ke nevoje t'i mbash te mbyllur ne kafaze, nuk na kufizon ne zgjedhjen e kafsheve, mund te mbajme qe nga bretkocat (keto mendojme, ne fakt, t'i kemi origjinale sepse kemi me qindra gropa me uje ne kopesht zoologjik dhe sepse me britmat e tyre sjellin pak atmosfere natyre) e deri tek mamutet e dinosauret, nuk i konfrontojme vizitoret as me dhune nderkafshore dhe as me skena erotike pranverore. Nuk behemi pre e vemendjes se organizatave joqeveritare per mbrojtjen e kafsheve dhe mbi te gjitha: Femijet mund t'jua fusin duar e gishtat ne goje sa here te duan pa patur frike."
Pregatitjet per pamjen e re te kopshtit zoologjik kane filluar ethshem. Kudo ndihet nje atmosfere shprese dhe ardhshmerie. Kafshet, ashtu dhe i gjithe projekti, jane te financuara nga firma me reputacion boteror "Lego" dhe do t'i bashkangjiten natyres se kopshtit ne muajin mars. Objektivi i ketij institucioni eshte t'i hapi dyert per kryeqytatesit ne 1 prill.
"1 prilli eshte objektivi yne i pare," - tha drejtori, - "por qellimi yne eshte t'i hapim dyert per te mos i mbyllur me."
Objektive ambicioze keto, por te arritshme. Ne te gjithe po presim me padurim diten kur do te mund te rivizitojme kujtime tona te femijerise. Cmimi i biletes per kete aventure te re do te jete 5 leke.
© Selfmade Radio
Labels: Humor
25.2.05
Familja e re shqiptare
25 shkurt, Tirana – "Jo me martesa kuturu. Jo me martesa qorre." Kjo eshte motoja qe nje grup deputetesh kane promovuar dje ne kuvendin popullor, te mbeshtetur edhe nga nje grup teper te preokupuar mjekesh.
"E paguajne haracin femijet, - tha me nje fytyre teper te merakosur deputeti demokratik Hoti, - nuk mund te vazhdohet me gjate keshtu."
"Jo vetem femijet, por edhe shteti i paguan haracet e cifteve te papergjegjshme qe duan te martohen pa u informuar per semundjet qe mund te kene femijet qe do te lindin me pas, sepse shteti duhet t'i kuroje keta femije gjithe jeten." - vazhdoi deputeti socialist Koja.
Nje mjek, qe donte te ngelej anonim, tha se behet fjale per shpenzime te medha qe investohen per pajisjet moderne, ilacet, infrastrukturen per njerezit qe lindin me semundje te karakterit gjenetik, si psh, talasemia. "Eshte me se e kuptueshme, qe njerezit qe lindin te shendetshem, me gjene te mira, ndodh te semuren gjate jetes nga zemra, veshkat, melcia, apo nga gripi. Kesaj kategorie duhet t'ja bejme hyzmetin, se nuk e bejne me qellim nje gje te tille, dhe per kete jemi ne mjeket, - vazhdoi ai, - Por, per ata njerez qe lindin te semure, lind me te drejte pyetja se perse lindin te semure? A nuk do te ishte me e drejte qe te mos ishin lindur te semure? Dhe ta themi mes nesh, nese keta njerez nuk do ishin lindur te semure, gjithe keto investime shtese qe bejme tani per ta do ishin investuar per ata qe nuk lindin te semure, por qe qellon te semuren. Eshte nje padrejtesi qe i behet njerezve te shendetshem qe i ze halli e shtrohen spitaleve qe te mos kurohen si duhet, sepse parate i kemi me ket, dhe pjesen me te madhe te tyre e marrin njerez qe nuk kane sherim, sepse jane te lindur te semure e te semure do vdesin, e te cileve nuk mund t'u themi jo sepse nuk na i lejon ligji aktual."
Per here te pare ne historine e parlamentie shqiptar, te majtet dhe te djathtet bashkohen ne nje ide te vetme: te permiresojme ligjin e familjes, t'i bejme qytetaret te vetedijshem per veprimet e tyre. Sipas zedhenesit te parlamentit, ligji do t'u kerkoje tash e tutje qytetareve qe para se te lidhen me po-ne e perjetshme, te tregojne kartelat shendetesore dhe te nenshkruajne prane nje organi zyrtar se jane te vetedijshem, nga pikepamja shendetesore, se ke po martojne dhe se cfare konsekuencash do paguajne nese vazhdojne te jene kokeforte dhe martohen me nje njeri qe ka te njejtin profil te semure gjenetik. Me kete firme, te gjitha shpenzimet e me vonshme per kurimet e pasardhesve te semure i merr persiper cifti. "Kjo eshte fair, - tha zedhensi i parlamentit, - sepse shteti nuk eshte nje lope qe e mjelin te gjithe."
Per kreun e demokrateve, ky ligj do jete edhe nje mundesi per te parandaluar korrupsionin. "Ciftet e reja duhet t'i tregojne shtetit, pervecse profilet e tyre gjenetike, edhe dhembet e dhemballet. Keshtu do te dime qysh para ngjizjes se femijeve se cfare molle do jene e do t'ju japim edhe trajtimin qe meritojne. Eshte detyre e cdo politikani te garantoje nje te ardhme me te mire per vendin dhe qytetaret e tij, e kjo pune fillon, pikerisht, ne familje."
Parlamenti i rifillon punimet neser.
© Selfmade Radio
Labels: Humor
23.2.05
Imazhi i ri shqiptar
23 shkurt, Tirana, - Sot ne Tirane mbaroi faza e pare e projektit "Imazhi yne i ri", projekt i financuar nga Bashkia e Tiranes, Banka Boterore dhe nga fondi personal i firstladit Xhoana Nano. Projekti "Imazhi yne i ri" eshte vazhdim i projektit te madh te ngjyrosjes se Tiranes, projekt qe ka korrur nje sukses te jashtezakonshem jo vetem ne Tirane, por edhe ne te gjithe Shqiperine dhe pjesen tjeter te botes. Midis objekteve te inauguruar sot jane edhe busti i Skenderbeut, i eksperimentuar nga gjimnazistet e Tiranes, treni i linjes Tirane-Durres, i ngjyrosur nga te papunet e qyteteve Tirane dhe Durres te perfshire ne programet e kualifikim-punesimit te bashkive te te dy qyteteve, dhe ish-kombinati i traktoreve, i punuar nga ish-punetoret e papune te po ketij kombinati.
"Ishte nje vazhdim logjik i entuziazmit masiv qe pamja e re e Tiranes ju ka percuar banoreve te saj, - komentoi per Selfmade Radion zedhenesja e Bashkise se Tiranes, - Jane me dhjetera te rinj e te reja qe, ne menyre vullnetare, kane paraqitur idera e projekte per nje imazh te ri te ambjentit ku jetojme e, si rrjedhim, edhe te Shqiperise. Jo vetem kaq, nga nje studim i Bashkise rezulton se eshte rritur gati 50% hobi i te fotografuarit. 33% e fotografive te bera ne Tirane kane per objekt ndertesat shumengjyreshe te Tiranes. Me 33%, ndertesat shumengjyreshe renditen ne vendin e dyte te objekteve me te fotografuara, duke u tejkaluar vetem nga fotot personale dhe ato qe qytetaret kane bere me kryetarin e Bashkise. Beni nje kerkim ne internet e do bindeni vete. Keto jane fakte qe flasin vete e nuk duan shume komente." - perfundoi ajo.
Jo vetem te rinjte e te rejat shqiptare, por edhe artiste e arkitekte te huaj po ndjekin te entuziazmuar keto zhvillime teper origjinale shqiptare. Jo te rralle jane artistet dhe arkitektet e huaj qe lene vendet e tyre dhe i bashkangjiten entuziazmit shqiptar. Ndermjet tyre, vlen te permendim, edhe yjet e arkitektures moderne Daniel Libeskind, Jean Nouvel dhe Herzog & de Meuron. Jean Nouvel, qe sot ndodhej i pranishem ne inagurimin e monumentit te rinovuar te Skenderbeut, tha per Selfmade Radion:
"Eshte nje kenaqesi e madhe per mua te jem pjese e ketij revolucioni estetik qe po ndodh ne vendin tuaj. Ju keni nje kryebashkiak teper origjinal. Duke cituar vete fjalet e tij, ju keni kryebashkiakun me te talentuar midis piktoreve dhe piktorin me te talentuar ndermjet kryebashkiakeve. Jo me kot ishte ai qe fitoi edhe cmimin nderkombetar te cybernetikes per kryebashkiaket. Mua, si arkitekt, me ka qelluar te bej projekte nga me te cuditshmet e te cmendura, qofshin keto edhe romantike, por ne nje projekt te tille nuk me ka rene rasti te marre pjese. Ne Paris nuk te le njeri te prekesh fasadat, qofte ky edhe nje arkitekt i famshem si puna ime, apo te gjithe arkitektet e famshem te Parisit, Frances dhe Botes te marre se bashku. Ne Paris nuk leviz asgje, eshte si ne kohen e akullit, kurse tek ju vlon, tek ju eshte koha e ngjizjes."
Jo me pak entuziaste dukeshin sot edhe drejtori i hekurudhave dhe ndihmesat i tij. "Ne parashikojme, qe pas ketij aksioni imazhi, te rritet numri i udhetareve te trenave. Ne duam, qe me kete imazh te ri te trenave, t'ju japin nje imazh te ri edhe udhetareve te tyre, qe sot stigmatizohen dhe percmohen nga bashkekombesat e tyre si me te varferit e me te varferve. Mesazhi tjeter qe ne kerkojme t'i japim popullit shqiptar sot eshte, qe nuk eshte turp te jesh i varfer. Pasuria e vertete e njeriut eshte tek shpirti i tij. Dhe shpirti i njeriut eshte i bukur, po kaq i bukur sa keto objekte te bukura qe ne po inagurojme sot. Ne kerkojme t'i japim nje mesazh inkurajues popullit shqiptar duke i thene, qe pak nuk eshte pak. Pak eshte shume. Hidhini nje sy realitetit sot dhe do bindeni per kete."
© Selfmade Radio
Labels: Humor
Subscribe to:
Posts (Atom)