1.9.05

A e dini se ... ?

Tirana, 1 shtator - Shkenca, shqiptare dhe e huaj, ka bere edhe kete jave zbulime te medha. Korrespondenti yne prane Akademise se Shkencave dhe Universitetit na ka derguar keto lajme te reja shkencore.

Fitoi majmuni

E kemi origjinen nga majmuni, - tha Darwini dikur perpara te mencurve te vendit te tij. Ti mbase, - ja ktheu nje burre me shume namuz, - por une nuk kam te beje fare me majmunet. E u thurr e shthurr shume here ky muhabeti i majmunit, u bene teori dhe kunderteori ... kur, papritur e pakujtuar dolen nje grup djem e vajzash qe ja lexuan alfabetin majmunit shimpanze dhe gjeten qe ne mos tamam-tamam ne Homo sapiens-at jemi, te pakten, 98.7% majmuna, ose e thene ekzakt, jemi 98.7% shimpanze. Ose e kunderta. Per fatin e tij te mire ai namuzqari i Darwinit ka kohe qe ka vdekur, i lumtur ne bindjen e tij se ishte bir Zoti, ne te tjereve na ngeli shimpanzja si dopjo gjashta ne dore. Te pakten te shpresojme qe politikanet tane dhe te gjithe Homo albanicus-at te mos bejne budallalliqe edhe me te medha se keto qe kane bere e te justifikohen pastaj se, hajde mo, se majmuna jemi.

Orizi perfekt

Shkencetaret njoftojne se kane klonuar me sukses orizin. Perfytyrojeni, te nderuar lexues, te gjitha kokrrat e orizit do te duken tani e tutje te gjitha njesoj. Rrofte barazia!

Vlora apo Cabej

Akademia e shkencave ka rene ne nje problem te madh, te madh sa gropa e Hajdin Sejdise. Problemi quhet: C'drejtim t'i japi shkencave te albanologjise? Zbulimet me te fundit te bera nga inxhiniere pyjesh, emigrante te pashkolluar por te dashuruar e perkushtuar me gjuhen shqipe, atdhetare e patriote kane nxjerre ne drite faktin qe kjo akademi ka lene me qellim ne erresire dokumente te rendesishme qe provojne katerciperisht se shqipja eshte me e lashte se greqishtja, bile, bile, eshte me e lashte se vete shqipja e akademise. Keshtu, ne menyre te qellimshme, Akademia ka ndjekur e financuar shkollen shkencore aspak patriotike te Eqerem Cabej e kompani, qe e le shqipen ne bisht te greqishtes, e bile edhe te latinishtes duke injoruar Nermin Vloren dhe koleget e saj qe shqipen e konsiderojne kerthizen e botes. E zene mat midis punonjesve te vete shkencore nga njera ane dhe vigjilences popullore nga ana tjeter, Akademia e shkencave ka gjetur zgjidhjen me origjinale per te dale nga gropa. Zgjidhja quhet: Te gjithe jane te ftuar te dergojne nje SMS ne adresen e Akademise duke shtuar ne fund te numrit SMS emrin Cabej ose Vlora, sipas preferences se derguesit. Ne fund, INSTAT do analizoje te dhenat dhe do i beje ato publike ne nje koncert madheshtor ne Pallatin e Kongreseve. Votimi fillon me 1 shtator dhe do te zgjase deri ne 31 dhjetor!

Mos harroni Flamurin!

Eshte bere e ditur nga shkencetaret shqiptare se ne hene gjendet edhe nje flamur shqiptar. Nuk ka ikur ne emigrim flamuri por e kane cuar atje. Historia, sipas shkencetareve, eshte shume prekese. Nje nga austronautet amerikane qe ka prekur henen gjysem shekulli me pare, ka nxjerre pa pritur e pakujtuar nga xhepi i pantallonave astronaute nje flamur shqiptar dhe e ka ngulur prane atij amerikan. Nuk dihet ne se koleget e tij e kane pare apo jo kete akt, por shkencetaret shqiptare, me teleskopet e tyre te fuqishem, e kane pare dhe fotografuar ate (data not shown). Sa shtete te Tokes e kane ngritur flamurin ne Hene? Nuk behen as sa numri i gishtave te duarve te marra se bashku. E, pra, ne jemi nje nga keto gishta, pak rendesi ka se cili. Cfare mesojme ne nga nje histori e tille? Bashkeatdhetare kudo qe jini, mos dilni asnjehere nga shtepia pa nje flamur: ju asnjehere nuk e dini se ku ju con rruga!

© Selfmade Radio