11.3.05

Partia socialiste vesh xhakete te re


Elegance socialiste
11 mars, Tirana, - Zedhenesi i Partise Socialiste, ne nje deklarate per shtyp, ka bere te ditur se ne parlamentin e ri shqiptar, qe do te pasoje zgjedhjet e veres, Partia socialiste do te paraqitet me gati 70 xhaketa te reja. "Nuk mund te vazhdojme te perfaqesohemi ne parlament me xhaketa te vjetra", - ishin fjalet e tij.

Ky reagim i Partise socialiste, pason ate te liderit te Partise demokratike, qe vetem jave me pare deklaroi se nuk do te fusi ne parlamentin e ri asnje deputet me dhembe te prishura (shih arkivat e Selfmade Radio). Deklarata e z. Berisha ishte nje reflektim serioz i denoncimeve te bera nga levizja "Mjaft" dhe kryetari i komisionit per figuren morale te deputeteve. Ndersa organizata "Mjaft" denoncoi faktin se rezervat kombetare te mjaltit jane shteruar, kryetari i komisionit per figuren morale te deputetit do te konfirmonte se 100% e deputeteve i kane dhembet e prishura.

I pyetur nga Selfmade Radio per arsyet qe e shtyne PS per nje vendim te tille, zedhenesi i kesaj partie u pergjigj: "Partia socialiste i merr seriozisht zhvillimet politike te brendshme dhe te jashtme. Me kete vendim te saj Partia socialiste deshiron te japi sinjalin qe ajo eshte e gatshme dhe e hapur te flasi per problemet teper te mprehta te rezervave te mjaltit dhe dhembeve te prishura. Ne e vleresojme faktin qe z. Berisha e ve problemin e dhembeve te prishura si prioritet per Partine e tij. Por, per hir te se vertetes duhet thene se, praktikisht, kjo eshte e parealizueshme per dy arsye kryesore. Se pari, z. Berisha eshte kardiolog dhe jo dentist. Se dyti, nuk mund ta trajtosh burrin si nje femije e t'i kerkosh te hape gojen. E po s'e hapi gojen? Ketu notojme ne ujerat gri te te drejtave te njeriut. Ka edhe nje arsye te trete qe e ben kete zgjidhje te parealizueshme, kostoja e larte. Dentisti profesionist qe ben kontrolle te rregullta cdo gjashte muaj, sic e kerkojne rregullat e higjienes gojore, kushton. Per te mos folur per koston e e rregullimit te dhembeve. Ne e shohim zgjidhjen socialiste te problemit si me te pershtatshme. Xhaketat e reja, te qepura posacerisht per ne nga shtepia Versace, jane xhaketa elegante qe nuk lejojne fryrje paszgjedhore te trupit. Por, ajo qe eshte me e rendesishme, xhepat, do jene te nje prerje shume te vogel, shume fine e nuk do te mund te mbajne portofola as te medhenj e as te mbushura plot. Ata parlamentare qe do kene fryrje te xhepave, apo te dhjamit, do te seleksionohen vetevetiu."

Por c'mendon kampi djathtist per kete zgjidhje te te mengjerve? Selfmade radio ju drejtua per nje koment zotit LL.P i cili tha: "Te kuqte hajduta kane qene e hajduta do ngelen. Hengren e pine sa deshen, e treten shtetin dhe e bene pala-pala-dhjami gushe e barku. Tani nuk hane dot me, jo se nuk duan, por se s'kane ku ta cojne e do plasin."
"Kto t'kuqt jon' qafira mor tina, - vazhdoi nje militant i PD-se, - "tashtina qi u fryn paq, nuk i fusin mo lek't n'dhjom e kulet', po n'kart krediti, se aty fut sa t'dush e s'ti sheh njeri."

Selfmade Radio ju drejtua per nje koment edhe z. Veliaj te levizjes "Mjaft", por "Mjafti", sic shkruheshe tek njoftimi te dera, eshte transferuar ne Kanada.

© Selfmade Radio