19.8.05

Ne nuk kemi frike

19 Gusht, Tirana - Ne nuk kemi frike! - Kjo eshte motoja me e re qe po pushton globin. Ky solidaritet i ri e ka fillesen e vet menjehere mbas bombardimeve ne Londer. "Ju na bombardoni, por ne nuk kemi frike. Nje bote pa frike eshte nje bote me e mire" - ky ishte mesazhi i nje te riu anglez, qe brenda kater diteve u be mesazhi i katermilione njerezish.

Qe atehere e deri me sot, we'renotafraid.com eshte nje nga faqet me te dashura te globit. Te pakten 25 veta merren me menaxhimin e saj, kaq i madh eshte fluksi i fotografive me mesazhe nga me te cuditshme, por qe tek e fundit i bashkon motoja: Ne nuk kemi frike! Femije (i vogel por nuk kam frike, une i nxjerr frikes llapen), pleq (gati per te vdekur, por nuk kam frike), meshkuj (me gishtin e mesit perpjete, me grushta, me kallash, por qe te gjithe pa frike), femra (me taka, pa taka, te mbeshtjella me flamur, me gjoks perjashta, gjithashtu pa piken e frikes). Ka edhe kafshe qe tashme i jane bashkuar ketij solidariteti. Psh, nje bretkoce ka derguar fotografine e saj me dicituren: Bretkoce? Po! Frike? Jo!

Ajo qe ju ka shpetuar milionave te njerezve, por jo Selfmade Radios, eshte solidariteti i shqiptareve. Jo i cfaredolloj shqiptari, por i shqiptareve fare shqiptare. Ja se si jane paraqitur disa prej tyre:

Fatos Nano: I vogel? Po! I korruptuar? Po! I humba zgjedhjet? Po! I frikesuar? JO!
Sali Berisha: Nuk ka rendesi qe s'je i zoti. Rendesi ka te mos kesh frike. Ne te PD-se i themi frikes: JO!
Xhuveli: Piruetat politike dhe friken i kane shpikur njerezit. Mos kini frike as nga e para dhe as nga e dyta. Te gjithe do vdesim nje dite!
Edi Rama: Une islamistet i lyej me bojera. Dhe nuk i kam hic frike!
Nexhmije Hoxha: Enveri frikes i tregonte plumbin!
K. Kokedhima: Une frikes i tregoj parane!
R. Magjistari: Kam frike por nuk ja them njeriu!
R. Xhunga: Kur kam frike shkruaj nje liber.
Analisti JAB: Une jam shqiptar!
M. Zeqo: Une jam Ilir!
Analisti M.N.: Une jam gjithmone i dehur!
M. Ahmeti.: Une jam ne boten e enderrave. Frika ka frike te vije atje.
I. Kadare: Une jam i pavdekshem! Nuk kam frike!
F. Lubonja.: Une kam pare vdekjen me sy! C'frike te kem!
Selfmade Radio: Frike nuk kam! Por ne Londer, Paris, Amsterdam, Rome, Milano, New York dhe Washington nuk shkoj!

© Selfmaderadio