Tirana, 30 qershor, - Te gjithe ata qe shpresojne per ndryshime radikale ne keto zgjedhje do te zhgenjehen, - deklaroi sot analisti yne politik M.N. Fiton Nano apo Berisha, pak ndryshon. Fiton e blerta apo e verdha, pak ndryshon. Te gjithe jane maskarenj, pak rendesi ka se si ishin ne fillim, rendesi ka qe tani jane te gjithe maskarenj, dhe te gjithe njelloj maskarenj (se keshtu nuk i ngelet hatri asnjerit). Une e ve me bast me ju te gjithe, me nje dreke tek Rogneri (alkolin paguajeni vete, se ju me shume pini se sa hani, e me rruani fare), qe zgjedhjet i fiton nje maskara!
Fjale te ashpra keto te z. MN, sidomos per idealistet qe akoma shpresojne se gjerat do ndryshojne ... dikur ... se shpejti... Ne te selfmaderadios provuam ta vertetojme ne praktike vertetesine e fjaleve te MN. Me mikrofon ne dore ju drejtuam njerezve tek pazari:
"Une more bir nuk do votoj - do marr thaset e patateve, qepet, specat, domatet dhe kastraveca, edhe ato pak pula qe kam shtuar e do vij si gjithmone ne pazar te shes. Fiton kush fiton mua ne darke me shofin ciliminjte duart."
"Nano do fitoj, se eshte i forte ai, ai ka leke"
"Berisha do fitoje, se ai nuk eshte trashur si keta te tjeret, qe nuk i nxene me shtepite qe kane e prandaj jane te detyruar te bejne te tjera me te medha, se ngelen perjashta ditezinjte"
Te cuditur qe pervec Nanos dhe Berishes nuk permendej asnje emer tjeter, filluam te pyesim njerezit perse nuk votojne per nje alternative te re.
"Shikoni more cuna, - tha nje plak i mocem tirone qe po shiste duhan, - keta te gjithe maskarenj jane, te vjetrit dhe te rinjte. Por keta maskarenjte e vjeter i njohim more bir, ua kemi marre doren. Kurse keta te rinjte i dime qe jane maskarenj, por se te cfare lloji nuk e dime. Rrime me mire me keta te vjetrit dhe e shtyjme kohen keshtu se bashku, ata duke u trashur e ne duke u holluar."
© Selfmaderadio
30.6.05
Asgje te re nga memedheu
Labels: Humor