28.2.05

Kopshti Zoologjik kendon: I will survive

28 shkurt, Tirana - Nje ari i uritur dhe dy ujq te cmendur, kjo eshte e gjithe trashegimia qe kopshtit zoologjik te Tiranes i ka mbetur nga koherat e arta te komunizmit.

"Gabim, - replikon drejtori i kopshtit zoologjik, - shtojini listes edhe nje dynja me pleshta dhe cimka qe i popullon keto kafshe te mjera dhe keni bilancin tone te plote. Na kane harruar te gjitheve, jo vetem kafshet por edhe ne njerezve qe punojme ketu. Me besoni, nganjehere ju sjellim kafsheve buken nga shtepia, ate te thaten domosdo, ate qe nuk e ha njeri, se nuk na del llogaria.

Pamje e mjere per te cilen eshte folur shume, por per te cilen edhe harrohet shume. Dikur, kopshti zoologjik, edhe pse pa yjet e safarit, luanin, xhirafen apo tigrin, ishte nje vend qe gjalleronte nga britmat e kafsheve Made in Albania, por edhe nga zerat gazmore te femijeve qe kishin nje vend ku te shikonin dhe preknin faunen dhe shpirtin e natyres. Por kopshti zoologjik ishte edhe nje vend edukativ, ku nxenesit mesonin per llojet e ndryshme te specieve, habitatin e tyre, dhe sidomos, doket e zakonet dhe strategjite e tyre te mbijeteses.

"Sot, - komentoi per Selfmade Radion drejtori, - shumica e ciliminjve qe rriten ne Tirane, nuk e dine qe qumeshtin e prodhon lopa, lopa qe ja ben muuu, dhe gati 90% e tyre as nuk kane pare nje lope me sy. Katastrofe e vertete."

Ishin keto arsyet qe i bene punonjesit e kopshtit zoologjik te vrasin mendjen e te gjejne zgjidhje origjinale qe do te mundesonin rikthimin e jetes ne kopesht.

"E kishim zgjidhjen perpara syve, por nuk e shihnim," - vazhdon me tension adrenaline drejtori i kopshtit zoologjik, - "ne nje vend ku mbizoteron artificialja, qe prej luleve e deri tek e qeshura dhe sinqeriteti, mungojne vetem kafshet artificiale. Po, po, kafshe artificiale, plot ngjyra qe do i kombinoheshin shume bukur edhe imazhit plot ngjyra te kryeqytetit. Pervec efekteve estetike, kjo zgjidhje ofron edhe shume avantazhe te tjera: nuk ke nevoje t'i ushqesh, nuk ke nevoje per nje fuqi te madhe punetore, kur mbushen me pluhur ju fut nje te lare me zorre, nuk ke nevoje t'i mbash te mbyllur ne kafaze, nuk na kufizon ne zgjedhjen e kafsheve, mund te mbajme qe nga bretkocat (keto mendojme, ne fakt, t'i kemi origjinale sepse kemi me qindra gropa me uje ne kopesht zoologjik dhe sepse me britmat e tyre sjellin pak atmosfere natyre) e deri tek mamutet e dinosauret, nuk i konfrontojme vizitoret as me dhune nderkafshore dhe as me skena erotike pranverore. Nuk behemi pre e vemendjes se organizatave joqeveritare per mbrojtjen e kafsheve dhe mbi te gjitha: Femijet mund t'jua fusin duar e gishtat ne goje sa here te duan pa patur frike."

Pregatitjet per pamjen e re te kopshtit zoologjik kane filluar ethshem. Kudo ndihet nje atmosfere shprese dhe ardhshmerie. Kafshet, ashtu dhe i gjithe projekti, jane te financuara nga firma me reputacion boteror "Lego" dhe do t'i bashkangjiten natyres se kopshtit ne muajin mars. Objektivi i ketij institucioni eshte t'i hapi dyert per kryeqytatesit ne 1 prill.

"1 prilli eshte objektivi yne i pare," - tha drejtori, - "por qellimi yne eshte t'i hapim dyert per te mos i mbyllur me."

Objektive ambicioze keto, por te arritshme. Ne te gjithe po presim me padurim diten kur do te mund te rivizitojme kujtime tona te femijerise. Cmimi i biletes per kete aventure te re do te jete 5 leke.

© Selfmade Radio