17.3.05

Mbyllet konkursi per zenien e 5 vendeve bosh ne varrezat e Kelcyres

Kelcyre, 17 mars, - Sipas korrespondentit te Selfmade Radio, sot paradite, ne ambjentet e shkolles se mesme, eshte mbyllur konkursi per zenien e 5 varreve bosh ne varrezat e Kelcyres. Te pakten 100 subjekte kishin paraqitur dokumentacion te rregullt per kete konkurs. "Ishte nje nga konkurset me te veshtire qe kemi patur ndonjehere", - tha per Radion perfaqesuesi i zyres se permbarimit. "Pervecse numrit te madh te konkurruesve, kemi pasur edhe nderhyrje nga te gjitha anet per te favorizuar kete apo ate subjekt konkurrues, gje qe na e ka bere punen edhe me te veshtire. Kur flas per nderhyrje, ketu futen qe nga funksionare te larte te aparatit shteteror ne Tirane e deri tek polici i zones. Ne u munduam, megjithate, te benim nje pune me objektivitet dhe te mos ndikoheshim nga gjithe kjo trysni. Jemi me se te bindur se fituesit e ketij konkursi, jane fituesa dinjitoze midis konkuruesve dinjitoze" - perfundoi ai.

Pese fituesit e konkursit jane M.N. (77 vjec), K.P. (75 vjec), L.B. (89 vjec), H.H. (76 vjec) dhe S. G. (81 vjec). Kriteret e vendosura per konkurruesit ishin mosha (mbi 65 vjec) dhe llogaria bankare. Shume te deshperuar kane qene humbesit e konkursit qe u jane drejtuar me pas, ne grup, zyrave te bashkise se zones.

"Hall te jetosh e hall te vdesesh", - komentoi per Selfmade Radion nje nga humbesat.

"Cdo njeri ka te drejte per nje varr", - tha zedhenesi i bashkise se rajonit te Kelcyres, - "Por, jetojme ne kohera te reja, ne kohera kur te gjithe duhet te jemi elastike, te levizshem, nomade. Koherat kur kishim lluksin te varroseshim tek pragu i shtepise kane ikur dhe do te kthehen vetem atehere kur z. Nano te na e japi ate 30 milionshin e premtuar per shtesat e varrezave. Deri atehere, i keshillojme te gjithe banoret e Kelcyres te drejtohen per ta zgjidhur problemin e varrimit neper varrezat e zonave fqinje."

© Selfmade Radio