Harrojeni majmunin Kiko, harrojeni Darvinin! Gjitari qe na qendron me afer dhe qe mund te na ndihmoje per te na shpjeguar se, perse ne Homo sapiensat jemi keta qe jemi eshte ... kavia! Keshtu te pakten duket se kane rene dakort nje grup shkencetaresh nga Atlanta dhe Olsi Kolami i gazetes Shekulli ne Tirane. Shkencetaret ne fjale, kane qene te shqetesuar seriozisht per faktin se shume Homo sapiensa bredhin lule me lule e nuk gjejne qetesi seksuale. Gje qe nuk ndodh, psh, me kaviet. Kaviet jane monogame te perjetshme: Gjejne nje lule dhe i mbajne ere gjithe jetes. "Ne u munduam t'i benim kaviet ne studim poligame, - thane per Selfmade Radion shkencetaret, - Ju treguam te gjitha menyrat dhe metodat qe perdorim ne njerezit per te qene te suksesshem me lule te ndryshme. Por, ajo që u vu re gjatë studimit është fakti se këto specie e kanë shumë të vështirë të përshtaten me këtë lloj jetë. Pra, sipas informacioneve paraprake del se gjithçka që lidhet me besnikërinë është e pashmangshme nga sistemi përkatës gjenetik."
"Cdo gje eshte e percaktuar nga dopamina, nje hormon qe stimulon sjelljen seksuale, e qe tek njerezit eshte i percaktuar qe ne lindje." - do te komentonte dr. Kolami i Tiranes.
Me thene te drejten, ne te Selfmade Radios, teper te adreniluar nga keto perspektiva te reja, ju drejtuam Gugles per te mesuar me shume per hormonin dopamine. Por, ajo qe mesuam ishte qe dopamina nuk eshte fare hormon dhe ca me pak hormon qe stimulon sjelljen seksuale. Dopamina na qenkerka nje neurotransmitor, nje lloj postieri qe con mesazhe nga nje nerv tek tjetri. Te bere corap, ne ju ridrejtuam dr. Kolamit per pak qartesi.
"Shikoni, - tha ai, - une jam i vetedijshem qe shkenca eshte kafshate e veshtire per t'u kaperdire, prandaj po i bie shkurt dhe po e them popullorce qe ta kuptojne te gjithe: këtej e tutje mos mendoni që të fusni në grackë këta tipa, pasi nuk do të nxirrni asgjë në dritë, pasi kjo jetë është e parapërcaktuar qysh në lindje dhe nuk mund të ndryshoni asgjë."
Se per cfare tipa e ka fjalen dr. Kolami, per kaviet basnike apo per bredharakun Don Juan, nuk eshte shume e qarte. Por nje gje eshte shume e qarte o njerez: sqarohuni njehere me veten se ke do te deshironit te kishit perkrah, se besnike-besnike, por kavia prape kavie mbetet!
© Selfmade Radio
15.3.05
Dashuri ne kohe te koleres
Labels: Humor