9.6.05

Zgjedhje te lageshta

9 qershor 2005, Tirana - Zgjedhjet po afrojne e bashke me to edhe ethet. Kush do fitoje? Si do i fitoje zgjedhjet?

"Pa hile dhe pa rremuje, - ka dhene ultimatumin EU, - keto jane zgjedhje sprove, ky eshte shansi juaj, e fitoni ose e humbisni".

"Ne jemi ne gjendje te zhvillojme zgjedhjet ne menyre paqesore," - bertasin te dyja partite.

Paqesore? Tensioni politik filloi ne Sarande dite me pare, kur shoferi i njerit kandidat ja futi me berryl kanditatit konkurrent.

"Nuk isha une, - tha kandidati i shoferit, - dhe shoferi im nuk ja futi me berryl po sa e largoi pak me dore se na kishte zene rrugen."

"Shyqyr qe nuk nxorri pistoleten, - komentoi nje grua plake qe qelloi te kalonte aty pari ne ate moment qe ndodhi aksidenti, - se do e kishte vrare.

"C'a pistolete, mo, se lat' nam lat', ku e gjeta pistoleten une, - komentoi shoferi per Selfmaderadion, - thoni shyqyr qe nuk e kishte marre kandidati pistoleten me vete ate dite se ja kisha treguar une te gjitha genjeshtrat e demokratikes nje e nga nje atij palacos.

Qeveria ne Tirane, shpesh e akuzuar per ngathtesi ne marrje vendimesh, reagoi kete here brenda minutes. Te hiqen te gjitha pistoletat nga qarkullimi dhe te zevendesohen ato me pistoleta me uje. Pistoleta me uje? Me sy te zgurdulluar ju drejtuam analistit tone JAB per t'u sqaruar:

"Zgjidhje inteligjente, - komentoi JAB shkurt, - kur t'ja fusin njeri-tjetrit me vershkulla uji ndodhin dy fenomene qe ne menyre shtuese plotesojne njera-tjetren dhe kushtin e paqes qe na kerkojne evropianet e bashkuar. Fenomeni i pare, kur qellojne me pistoleta dhe simulojne vrasjen e kundershtarit, kandidatet nxjerrin dufin perjashta nuk e mbajne brenda dhe kjo eshte gje shume e mire sepse i qeteson ata psiqikisht dhe gezon edhe EU sepse kandidati nuk vritet. Fenomeni i dyte, uji i pistoletes, sidomos po te jete i frigoriferit, te fashit zjarrmin e madh e te sjell ne terezi. Por me e rendesishmja, me gjithe ate uje qe derdhet do vaditen edhe tokat e thara, uji do avulloje, do te kondesohet e do te sjelli shi. E shiu do na freskoje e vadite te gjitheve. Do kemi vere artificialisht te lagesht, e thone pastaj qe qeveria nuk kujdeset per popullin."