Tirana, 6 maj, - Te dyja partite politike kundershtare dhe pretenduese per pushtet per 4 vitet e ardhshme po bejne fushate elektorale edhe me grate. Selfmade Radio beri nje sondazh me politikane te te dyja partive dhe gjeti 10 arsyet perse papritur e pakujtuar grate u bene te rendesishme edhe ne jeten politike shqiptare.
1. Keshtu i pelqen Komunitetit Europian: Pa grate shanset per te hyre ne KE jane te vogla.2. Keshtu i pelqen Nanos, Kokedhimes dhe Rames: Per dy te paret me shume gra ne politike do te thote edhe me shume shanse per grate e tyre formale per t'i hyre politikes (dhe keshtu ndihmojne ne partneritet njeri-tjetrin dhe nuk ua nxjerr njerezia te palarat ne shesh). Per Ramen, me shume gra ne politike do te thote "te jem vet ali e vet kadi".
3. Jane te bukura dhe, si te tilla, shume dekoruese.
4. Jane te urta dhe, si te tilla, jopolemizuese.
5. Nuk pijne e dehen neper dreka e darka, keshtu qe nuk i hyjne ne pjese ne tavolinen e biznesit asnjerit.
6. Punojne shume dhe kenaqen me pak: jepi nje cike dhe eshte e lumtur.
7. Edhe pse eshte me e kualifikuar nuk ankohet sepse e nenvlefteson, perkundrazi, per cdo therrime qe i jep te jep mbrapsht me shume.
8. E kercenon kollaj dhe ja mbledh rripin shume shpejt dhe te shkurter sa te te pelqeje.
9. E heq qafe shpejt e nuk e merr vesh njeri: as edhe kundershtari jot. Dhe po e moren vesh, nuk i intereson asnjenjeriu: pune femrash.
10. Eshte multifunksionale: E ke jo vetem punetore por edhe nene, moter, e sipas rastit, edhe te dashur.
© Selfmade Radio
4.5.05
Perse na duhen grate? 10 arsye
Labels: Humor