Hop Zvicer-Kanada, vajzat jane ne pizhama - ky eshte perkthimi i titullit, ose perkthimi i asaj qe eshte ne vend te titullit. Perse ky titull? As vete nuk e di. Zgjedhja ishte e pandergjegjshme.
Instalacioni i sportisteve ne permasat e King Kongut, gjendet ne stacionin e trenit te Zürich-ut, dhe sherbeu si shenje e pagabueshme e faktit qe ky qytet, Zürich-u, eshte pjese aktive e Euro 2008. Jane 10 lojtare, perfaqesues te ekipeve qe moren pjese ne kampionat. Tifozat e futbollit nuk do ta kene te veshtire t'i gjejne se cilet jane.
Showing posts with label Euro 2008. Show all posts
Showing posts with label Euro 2008. Show all posts
28.6.08
Hopp Schwiiz-Kanada, Meitli sind in Pijama
Labels: Euro 2008
14.6.08
4.6.08
Ne jemi gati - Willkommen!
Kampionati evropian po afron dhe emocionet behen gjithmone e me te forta. Per te gjithe. Por, per mikepritesit, organizatoret e kampionatit, emocionet jane edhe me te medha. A i kemi bere gati te gjitha? A kemi harruar ndonje gje? Le te bejme nje inventar te shpejte per te qene me te sigurt.
1. Stadiumet
Zvicra ka vene ne dispozicion te Euro 2008 dy stadiume: St. Jakob-Park ne Basel dhe Letzigrund ne Zürich. Te dy stadiumet, ju perkasin skuadrave me te medhaja te futbollit zviceran, FC Basel dhe FC Zürich.
Stadiumi Letzigrund - Zürich
Ne vitin 1997 u mor vendimi qe stadiumi i vjeter te prishej dhe te ndertohej nje i ri. Ne 2004, fitues i konkursit nderkombetar te arkitektures per stadiumin e ri u zgjodh projekti „Corculum Impressum“ i Bétrix & Consolascio Architekten BSA/ Frei & Ehrensperger Architekten BSA.
Projekti parashikonte nje stadium te ulet, gje qe e bente stadiumin me te pranueshem per lagjen ku eshte ndertuar, ku mbizoterojne godina te uleta. Edhe per kete arsye, projekti fitoi ne votimin popullor, votim qe i lejoi shtetit te Zürich-ut, pronarit te vetem te stadiumit, te investonte rreth 110 milione franga zvicerane. Stadiumi i hapi dyert per here te pare per aktivitetin e mirenjohur te atletikes "Weltklasse Zürich", ne vitin e kaluar. Stadiumi ka 30000 vende.
St. Jakob-Park - Basel
Stadiumi St. Jakob-Park ne Basel eshte projektuar nga bijte e qytetit te Baselit, arkitektet-yje Herzog & deMeuron. Ndertimi u realizua nga 1999 deri ne 2001 dhe parashikonte nje stadium me 32000 vende. Me rastin e Kampionatit Evropian, stadiumi ju nenshtrua nje renovimi kapital. Ne fund te tij, kapaciteti i stadiumit u rrit ne 38 500 vende. Me modifikime, kapaciteti shkon deri ne 42 500 vende.
REKLAME
2. Hotelet dhe alternativa te tjera
Jane te gjitha te zena. Kush nuk ka rezervuar akoma ne hotel, mund te kerkoje ne internet per iniciativa private. Te qenurit vend mikprites i nje eventi kaq te madh, duket se ka ringjallur tek njerezit veti e virtyte qe kishin rene ne gjume. Si psh, mikpritja. Njerezit kane hapur dyert, liruar dhomat e teperta, ose kane hapur hapesira ne oborret e shtepise per ata qe deshirojne te flejne ne qiell te hapur. Shumica e ketyre inisiativave jane gratis. Nga deshira e mire per te krijuar nje imazh me te mire per Zvicren, por edhe nga deshira e mire per te krijuar kontakte me njerez qe vijne nga larg.
REKLAME
3. Flamujte
Tashme i gjithe Zurichu eshte mbushur plot e perplot me flamuj dekorative. Mbizoterojne flamujt zvicerane. Kuptohet. Por, edhe flamuret e shteteve te tjere pjesemarres nuk jane ne ndonje minoritet. Flamujte zakonisht i sheh ne dritare dhe ballkone. Ka njerez me shume temperament qe varin kater cope te te njejtit flamur njeri pas tjetrit. Ka pastaj ballkone ku varen dy flamure te dy vendeve te ndryshme. Ose tre. Cfare nuk ka.
Fenomeni me i dukshem sot jane makinat e dekoruara me flamuj. Sidomos makinat e dekoruar me dy flamuj te ndryshem. Psh, nga ana e xhamit te djathte eshte flamuri zviceran (ky zakonisht ka nje vend fiks, eshte gjithmone ne anen e djathte dhe eshte gjithmone njeri nga dy flamujt), kurse nga ana e majte eshte flamuri italian. Ose kroat. Ose portugez. Ose spanjoll. Ose francez. Pronaret e ketyre makinave jane zakonisht secondot. Keshtu i quajme femijet e brezit te dyte te emigranteve; femije qe zakonisht jane lindur ketu dhe ndihen ne barkushen e djathte te zemres si zvicerane dhe ne ate te majten ndihen si nena.
REKLAME
Labels: Euro 2008
29.4.08
Euro 2008: Buletini i lajmeve Nr. 2
Euro 2008 dhe Sigla zyrtare
UEFA ka zgjedhur siglen zyrtare per kampionatin evropian te futbollit 2008. Kjo do jete sigla qe do shfaqet sa here te kete nderprerje reklamash, nderprerje ndeshjesh, programe permbledhese te ndeshjeve te dites. Asgje qe bie ne sy.
Austria dhe Zvicra zgjedhin hymnet e tyre lokale
Si Zvicra, ashtu edhe Austria, si organizatore te kampionatit jane ndjere te pergjegjshme te mos perfaqesohen nga Shaggy ne kete kampionat; jo ne shtepite e tyre. Ne shtepine e tyre kenget-hymnet i kendojne te zotet e shtepise. Keshtu, per Zvicren hymni i titulluar "Bring en hei" ("Silleni ne shtepi", ose ndryshe "Na sillni kupen") do te kendohet nga Sebastian-Baschi. Per "Fieber"-"Ethet" austriake do te kendoje Christina Sturmer. Zvicra perfaqesohet keshtu nga nje djale i ri, Austria nga nje vajze e re. Te dy vendet, ne simfoni me njera-tjetren, kane zgjedhur te perfaqesohen nga te vetmit perfaqesues lokale te suksesshem te edicioneve lokale "Music Star".
Sebastiani, qe shkurt i therrasim te gjithe Baschi (shqiptohet Bashi), eshte finalist (por jo fitues) i njerit nga Music Star te paradisaviteve. Ze i fuqishem, karakter perfaqesues, trup sportiv, fytyre simpatike, dy kembe ne toke. E eliminuan femrat spektatore nga edicioni se beri gabimin te dashurohej me kolegen e tij konkurruese, Kati. Nderkohe, Baschi eshte akoma me Katin dhe eshte shnderruar ne heroin e ri te brezit te ri. Ky eshte nje brez i ri i rritur ne konfrontim me ballkanasin maco, nje brez qe avash-avash po meson edhe te ktheje pergjigje, edhe te te shohe ne sy dhe qe voton konservatorisht. Ky eshte nje brez qe si vlera-shtylla ka familjen, atdheun dhe ekipin e futbollit. Dhe, si pjese e ketij brezi, Baschi thote fjale te thjeshta por te qarta ne kengen e tij: "ma permbushni enderren dhe ma sillni kupen e enderruar, ekipi im eshte i magjishem, ai duhet te fitoje, vetem nje arbiter qorr mund te na i shkaterroje lojen, por kujdes arbiter, une e di ku e ke parkuar makinen, GOL!"
Perfaqesuesja austriake eshte edhe ajo nje perfaqesuese e brezit te ri austriak. Ne ndryshim nga Baschi yne paksa me mentalitet fshatar, ajo pozon femren e forte qe di se cfare do dhe si ta arrije ate qe do, pa humbur dashurine e shoqerise. Christina eshte shume integruese. Ka nje instikt me te rrumbullakosur, me pak egoist. Fitorja nuk eshte ne qender te interesit te saj; festa, ethet e ndara se bashku; kjo eshte ajo qe e preokupon ate. Prandaj, ajo i fton te gjithe ne kengen e saj te vijne ne feste, ta kalojne naten bashke (do jete nje nate e gjate), t'i ndajne ethet bashke, te cirren bashke. Bashke.
Te dyja strategjite funksionojne. Zviceranet e duan Baschin dhe kendojne me te, austriaket me Christinen. Ka per te gjithe. Ne se nuk ju pelqen as Shaggy, as Baschi dhe as Christina, atehere provojeni njehere edhe me Dj Bobo, qe si patriot i mire nuk mund ta linte Zvicren ne balte pa kontributin e tij alabobo "Oleole". Vetem se, ne ndryshim nga keta lokalistet e rinj konservative, Dj Bobo eshte internacionalist; jo vetem frymezohet nga hispanikja oleole, por e kendon kengen ne anglisht.
Nr. 1
Nr. 2
Christina Sturmer
Nr.3
Shpjegime ndoshta jo te rendesishme te tipit PS:
1. Zvicra akoma nuk e ka bere zyrtare klipin e Baschit. Ka zera qe qartesia e fjaleve te kenges ka qene shume me e qarte nga c'duhet. Sidomos kercenimi i hapur i arbitrit me asgjesim makine ka hapur ne tavoline temen e huliganizmit. Zerat nga brenda thone qe teksti po i nenshtrohet procesit te pastrimit nga nuancat e dhunes.
2. Sipas vizitoreve shembullore te SR, Gjermania duket se i ka te gjitha kartat e tifozave ne dore per te fituar 8cet. Pa asnje surprize, ne vendin e dyte listohet Italia. Cudia eshte ne vendin e trete, ate e ze Kroacia. Kurse Franca historike ua zbut zemrat lexuesve te Selfmaderadios vetem per vendin e katert.
3. Cila kenge ju pelqeu?
Labels: Euro 2008
11.3.08
Kampionati evropian i futbollit 2008
Kampionati evropian i futbollit, i quajtur shkurt "Euro 2008", do te zhvillohet nga 7-29 qershor ne Zvicer dhe Austri. Selfmaderadio do mundohet ne vazhdimesi te sjelle lajme te fresketa dhe te brendshme per kuriozet dhe fanatiket e futbollit.
Maskota
Maskota zyrtare e Euro 2008 quhet Trix&Flix dhe jane prodhim i Werner Bros. Mbajne ne uniformen sportive ngjyrat e Zvicres dhe Austrise (bardh e kuq) dhe simbolizojne bashkepunimin. Trix dhe Flix u zgjodhen ne nje votim popullor, dhe triumfuan mbi konkurentet e tyre Zagi&Zigi dhe Flitz&Bitz. Trix mban numrin 20 ne trikot, kurse Flixi, vetekuptueshem, 08. Prane e prane, formojne numrin e vitit 2008. Motoja e tyre eshte, si gjithekudo, "like a superstar". Thone, qe Trixi eshte me kreativi, kurse Flixi me seriozi. Nuk e kam gjetur akoma nese kreativiteti dhe Trixi jane simbole te Austrise dhe Flixi dhe serioziteti simbole te Zvicres. Apo e kunderta. Une nuk i dalloj dot se ku ndryshojne (pervecse ngjyrave komplementare te trikoteve).
Kenga Zyrtare
Do kendohet nga Shaggy, dikur Mr. Bombastic. Une e dija te vdekur muzikalisht. Qenka gjalle. Kendon kengen me moton e Trix&Flix: Like a superstar. Se perse Uefa vendosi per nje xhamajkan dhe jo nje zviceran apo austriak, me ngelet e panjohur. Thone qe Uefa sheh (edhe) fitimin, e mbase ka menduar qe nje kenge me Shaggyn mund te pushtoje te gjitha charterat evropiane te kenges. Por, ndoshta, ishte thjesht nje simbolike globalizmi. Me poshte keni kengen, variantin zyrtar te saj, akoma te paluajtur neper stacionet e radiove lokale.
Labels: Euro 2008
Subscribe to:
Posts (Atom)