Showing posts with label Mendime numerike. Show all posts
Showing posts with label Mendime numerike. Show all posts

8.7.08

Me pergjigje si pa pergjigje. Vertet?

40. Me pergjigje si pa pergjigje.

Nganjehere, Zürichu me le te irrituar. Si, psh, disa dite me pare. Isha ne tram me tim bir dhe shokun e tij te ngushte, te dy kater vjecare – te dy me nga nje biciklete femijesh. Ne tram, zakonisht ka nje hapesire per karrocat e femijeve, e cila ate dite ishte mbushur plot me tre karroca. Ulem vete ne sediljet katershe, prane hapesires se karrocave, dhe i vendos te dy bicikletat ne hapesiren midis sediljeve, perpara kembeve te mija. Kalamajte ulen perballe njeri-tjetrit ne dy sediljet teke, ne te djathten time.

Trami eshte gati bosh; pervec grave me karroca femijesh, nje mesogruaje mbrapa meje dhe ne te treve, nuk ka njerez te tjere. Te dy cunat fillojne muhabetet e tyre te cilat jane te mbushura me togefjalesha si kode spiunesh, ngjarje apo situata qe kalojne nga realiteti ne fantazi dhe e kunderta, copa fjalesh qe duket sikur kane zbritur gabimisht nga nje tjeter muhabet, kafshe qe papritur kane nje opinion per te thene. Me buzen ne gaz, largoj vemendjen prej tyre dhe perqendrohem ne fantazite e mia. Eshte nje atmosfere shume paqesore qe tek-tuk ngjyroset nga gurgullimat e femijeve.

Diku, dikur, nje grua tek te 60tat hyn ne tram dhe vendos te ulet mu perballe meje. Nuk ka vend per te futur kembet, keshtu qe une perpiqem te bej vend.

- Nuk e paskerkeni menduar mire me keto bicikletat, - me thote gruaja me ze dhe veshtrim qortues. – Ku do ulen njerezit? – vazhdon, dhe vendos dy cantat e saj te ushqimeve ne sediljen bosh prane saj.

Marr njeren nga bicikletat dhe ja jap tim biri ta vendosi midis kembeve te tij dhe te shokut. Gruaja e panjohur perballe meje ka tani me shume hapesire. Kthej veshtrimin nga dritarja dhe ndjej irritimin te linde diku ne kufirin midis kraharorit dhe barkut. Me ndodh gjithmone ne situata te tilla, kur nuk arrij te pergjigjem apo te them te verteta-pergjigje te tipit: Me falni, por trami eshte bosh. Eshte nje irritim qe drejtohet kunder meje, kunder asaj meje qe ka zgjedhur te mos reagoje. Nje irritim qe kthehet ne inat me kalimin e kohes. Nje inat qe gati shperthen kur ore me vone gjej pergjigjen qe do kisha dashur te jepja ne ate momentin kritik, kur tjetri te fyen, apo te kerkon t’ia lesh territorin me dhune verbale.

Ka njerez qe i zoterojne te tera pergjigjet e duhura ne momente te tilla. Ka njerez qe jo vetem i zoterojne pergjigjet, por edhe i formulojne me ze te larte. Kur i shoh keta njerez ne situata te tilla, filloj gjithmone te mendoj se keta njerez e kane jeten te lehte. Nuk ju duhet, si une, te vuajne me pas faktin qe nuk kane folur, sepse vetja e dyte eshte duke lenguar nga kjo heshtje. Them, ndoshta keta njerez kane me shume perparesi ne jete; ndoshta po aq shume sa edhe njeriu te cilit i pergjigjen – te dy palet e kane gojen si nje lloj arme per te care perpara.

Gjysma ime eshte teresisht e bindur, se ne momentin qe njeriu hap gojen per t’u pergjigjur, eshte futur teresisht ne lojen e tjetrit, eshte bere si ai. Njerez qe vijne e te akuzojne apo kerkojne te te spostojne nga territori yt, jane njerez qe nuk kane rehat me veten e tyre, nuk dine te vetepermbahen, kane nje nevoje protagonizmi te pakontrolluar. Gjithmone mendoj, se duke mos ju pergjigjur, une ju sabotoj skenarin ku duan te me fusin per te permbushur egoizmin e tyre. Edhe pse, teksa e mendoj edhe njehere, fakti qe i panjohuri pushtues arrin te marri territorin tim, edhe ne se nuk i ploteson protagonizmin vendos nje raport pushteti ne favor te tij. Ai ka fituar. Une jam dorezuar.

Trami ndalon. Ky eshte stacioni ku duhet te zbres. Femijet jane bere gati. Edhe gruaja perballe meje. Merr cantat, gervisht pak gryken, hedh syte e saj qortues tek une dhe thote:

- Po, a je dakort me mua, qe ti nuk e kishe menduar mire kete punen e bicikletave?

Pyetja ma kap irritimin ne befasi. Dhe reagimi i tij eshte me i shpejte se vetekontrolli im:

- Me falni, cfare problemi keni? – thote nje ze qe del prej meje.
- Trami nuk eshte i juaji, - pergjigjet gruaja gjithmone qortuese.
- As i juaji, - ja kthen zeri.
- Ju nuk jeni nene e mire, - vazhdon gruaja me syte ngulur tek te mite.
- Nuk eshte puna juaj te gjykoni memesine time, - pergjigjet zeri.
- Ju, nuk jeni nene e mire, - perserit gruaja.
- Me falni, me duhet te zbres.

Dal nga trami me femijet e cuditur dhe me ndjesine se trupi nga i cili doli zeri nuk ishte i imi. Por, irritimin ... ate e ndjej teresisht timin. Te forte. Te nxehte.

Te kam zili, - me thote Mr. T. – une nuk do te isha pergjigjur. Nuk arrij te gjej pergjigjen. Kur e gjej, eshte shume vone. Dhe, atehere, irritohem me paaftesine time per t’u pergjigjur kur eshte momenti. Me kupton, - insiston Mr. T., – Ka njerez allasoj ne kete dynja; njerez qe kerkojne protagonizem, njerez qe kerkojne me cdo kusht te pushtojne territore qe nuk jane te tyre. Kjo grua ishte nje e tille. Harroje.

Por, nuk arrij ta harroj. Nuk arrij ta flak irritimin. Eshte irritimi i vetes tjeter, te asaj qe zakonisht nuk pergjigjet ne situata te tilla, i vetes qe nuk do te identifikohet me veten qe foli. Eshte irritimi i vetes qe mendon, se pervecse gjysma tjeter ka pranuar te panjohuren; ju ka dhene femijeve nje shfaqje te panevojshme. Ndjej irritimin te behet inat - inat gati per te shperthyer. Dhe, konstatoj se me pergjigje eshte si pa pergjigje, ndoshta me keq se pa pergjigje.


41. Pyetje:Pergjigje

Peter Schneider eshte nje filozof dhe psikolog zviceran, i cili mban nje kolone ne te perditshmen "Tages Anzeiger". Nje here ne jave, zoti Schneider ju pergjigjet pyetjeve te njerezve te panjohur. Jane pyetje nga me te ndryshme dhe nga me te cuditshmet; pyetje qe te bejne te besosh se Homo sapiensi eshte nje specie qe do ngelet gjithmone enigmatike. Me pelqejne pergjigjet e Z. Schneider, jo vetem sepse jane shume inteligjente dhe hapin gjithmone dritare te reja veshtrimi, por edhe sepse kane shume humor dhe ngrohtesi. Nga te gjitha pyetje:pergjigjet e kesaj kolone, me ka ngelur ndermend kjo e meposhtmja:

I panjohuri: Zoti Schneider, mua njerezit me duken majmuna. Nuk ka rendesi si e kane emrin dhe cfare kane bere apo bejne, jane te gjithe majmuna. C'me thoni?

Peter Schneider: Zoti i panjohur, persa kohe qe juve nuk ju duket vetja banane, nuk ka arsye te shqetesoheni.


42. Pyetje

Zoti Schneider, a duhet njeriu te pergjigjet ne situata si ajo e tramit?

1.5.08

Historia ne rituale dhe personazhe

35. Gezuar 1 majin

Keshtu thuhet. Dhe mbas ketij urimi duhet te nenkuptojme celebrimin e dites 8 oreshe te punes. Per klasen punetore. Edhe per mua. Po, sepse me perjashtim te kapitalistit apo shtetit qe e jep punen, ne qe e marrim ate perkundrejt nje page, jemi pa perjashtim te gjithe punetore. Dhe, kjo page, eshte paga per punen 8 oreshe qe une (ne) i gezohem(i) sot. Duke ndenjur ne shtepi ne mes te javes. Duke shijuar femijet. Shiun qe bie perjashta. Dhe duke menduar. Duke menduar qe une, ne te vertete, edhe pse paguhem per diten 8 oreshe, punoj mesatarisht 10 ore ne dite. Asnje ore shtese nuk me paguhet. Sepse, me thote Universiteti, institucion shteteror, posti qe te kam dhene eshte post luksi, nderi. Dhe, ato ore teper qe ti me dhuron mua, jane falenderimi yt per statusin kaq te nderuar qe te jap perpara shoqerise. Mire, them une, dhe i gezohem statusit teksa i gezohem 1 majit. Neser, me pret prape nje dite e gjate pune me ore te papaguara. Por, neser eshte 2 maj. Nje dite tjeter.

36. Parakalimi

Une i perkas atij brezi per te cilin 1 maji ishte dita e parakalimit te klases punetore komuniste, e entuziasmit te saj, e krenarise se saj. Ciles?, pyes une sot. Por, atehere, njerezit e ndjenin si te tyren ate qe jua kishin mesuar qe femije: cdo gje ju takon atyre, edhe pushteti.

Ne Zurich, parakalimi nuk ka madheshti. E, mbi te gjitha, eshte nje lloj mozaiku ku figurat qe e bejne nuk i komunikojne te njejtin mesazh as njeri-tjetrit dhe as publikut te rastit qe ndodh te jete aty ne ate ore te dites.

Te paret ne parakalim jane sindikatat e punetoreve, me kerkesat e tyre gjithmone te njejta. Kerkesa rituale, ashtu si rituali i parakalimit. Kerkesa leviz e heshtur ne krye te kolones ne formen e nje pankarte te gjate, qe mbahet nga drejtuesit e sindikatave dhe te ftuarit e tyre. Njerezit flasin me njeri-tjetrin, tregojne histori nga jeta, ose qeshin me femijet qe i mbajne ne supe e, qe me kete rast, edukohen me ritualet sociale te shoqerise ku neser do jene aktive. Nje parakalim i heshtur, modest. Nje parakalim per princip.

Po kaq per princip parakalojne kurdet, direkt mbas klases punetore vendase. Ne krye te kolones se tyre qendron pankarta standarte: flamuri i kuq me fytyrat e Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit dhe poshte tyre sigla e partise komuniste te Kurdistanit me fytyren e shefit te saj Ocalan.

Direkt mbas kurdeve vijne Tigrat dhe Luanet e Srilankes. Keta, nuk flasin fare me pankarta. Keta ta tregojne me akte reale se ku ju dhemb e ku e kane problemin: vagone levizes, nga tavani zgjatet nje nyje litari, ne nyje qafa e nje te riu, ne trupin e te riut nje kemishe e perlyer me gjak.

37. Adrenaline

Atehere kur 1 maji shnderrohet ne nje feste popullore familjare - ne nje fushe te madhe te gjelber te mbushur me karrusele, tezga ku gatuhet e gjithe bota, literature komuniste marksiste - fillon "Pas 1 maji". Ketu luhet nje simulim ne permasa te vogla i revolucioneve historike. Ne njeren ane policia qe mbron shtetin kapitalist (por edhe qetesine e qytetarit) nga ana tjeter "Neonazistet" dhe "Blloku i zi".

Ne koherat tona moderne aktoret jane vertet te tjere dhe te veshtire per t'ua veshur kostumet historike. P.sh, policine e drejton me dore fare te hekurt nje grua, perfaqesuese e Partise Socialdemokrate; partia qe mbron - e pare historikisht - interesat e te varferve dhe punetoreve.

Neonazistet jane aty per te treguar dhembet te huajve, shtetit qe po jua hap deren dhe, mbi te gjitha, per Bllokun e Zi: vellain binjak qe e urren.

Blloku i zi del per te luftuar per barazi, per t'i treguar dhembet shtetit kapitalist dhe sidomos bankave qe po shtrydhin popullin dhe, mbi te gjitha, per Neonazistet: vellain binjak qe e urren.

Policet e te majtes duhet te mbrojne shtetin dhe kapitalistin nga shkaterrimet e Bllokut te zi po te majte (per vit disa miliona, kryesisht makina te djegura, xhama bankash te thyera dhe automate parash te shqyera), por edhe te futet mes Bllokut te zi dhe neonazisteve te djathte, kur keta (me ne fund) gjejne njerin- tjetrin e i futen me c'te kene ne dore, ne brez, ne xhepa, ne trup, ne kepuce; te dukshme apo te fshehura. Policia duhet edhe te ruaje njerezit dhe femijet e festes popullore qe, si Blloku i zi ashtu edhe Neonazistet, i perdorin si mbrojtese kunder njeri-tjetrit dhe perkundrejt policise.

Si Blloku, edhe Neonazistet, jane te rinj tek 18tat. Konsumiste te mire si te produkteve te kapitalistit, te shtetit social, por edhe te alkoolit dhe kanabisit. Ky i fundit, eshte nje nga inspiruesit me te medhenj te Bllokut. Teksa bertasin per barazi sociale, anetaret e Bllokut (kryesisht femije te shtreses se mesme te pasur) jane veshur me rroba te zeza qe kundermojne para; emra dezajnesh te famshem, logo nga me ne mode. Po keshtu edhe neonazistet, vetem se keta, edhe pse te njejten ngjyre uniforme; kane tjeter mode, te tjera logo.

38. Personazhe

1 maj pa te ftuar ideologe dhe fjalimet e tyre nuk mund te kuptohet. Ne nje shesh te madh. Mbushur plot. Vendasit, te rinj dhe me pak te rinj; me femije mbi supe apo jo, degjojne njeri pas tjetrit pershendetjet e rastit te politikaneve te ftuar (te majte) por edhe te miqve nga larg. P.sh, te palestinezes. Qe, dikur, para se te behej politikane dhe ta ftonin gjithandej neper podiume perendimi; me grupin e saj militant hidhte bomba ne shkolla femijesh izraelite. Turma i dhuron fishkellima pa fund gjate gjithe fjalimit. Ndersa femijet ne maje te supeve kerkojne te kuptojne dicka nga reagimi i prinderve.

Po, e perhershme ne Zurich eshte Rosa Luksemburg. E di, ka vdekur. Por, jo tamam. Sepse, gruaja per te cilen flas jeton, eshte kopje e Roses, e quan veten keshtu dhe nuk eshte me 18 vjec. Nuk eshte komediane imituese. Eshte ideologe, komuniste imituese. E njejta frizure, e njejta veshje, e njejta retorike.

Jemi ne vitin 2008. Por, zonja qe merr trenin apo aeroplanin nga nje vend diku ne Gjermani dhe na nderon me shfaqjen e saj cdo 1 maj, nuk ka me sa duket koncept kohe. Ose, nuk ndihet mire ne lekuren e saj, ndoshta tashme te harruar. Nuk e di ne se dikush ka provuar t'ia thote. Ashtu, sic nuk e di ne se njerezit qe shkojne per ta pare e degjuar ndihen si spektatore te nje shfaqje teatri me nje aktor dhe nje akt, me ndryshimin qe shfaqja eshte gratis. Es lebe Rosa Luksemburg!

39. Thenie

Nuk e di kush e ka thene, por kam ndjesine qe kjo thenie ben pjese tek ato mencurite qe cdo brez i rigjen dhe i thote me ze te larte. E pra, ajo thenia ne gojen time thote: "Ne se me 40 vjet je akoma neonazi, bllokist i zi apo Roza Luksemburg, ka shume mundesi qe te kesh djegur etapa te rendesishme, te domosdoshme, te zhvillimit tend personal."

9.4.08

Labirinth (3)

34. Une jam nje mozaik

Po! Une jam nje mozaik. Si ai ne ballin e Muzeut Historik ne qender te Tiranes, por vetem se jo me kaq shume personazhe. Mozaiku im ka vetem dy personazhe, qe keshtu nga jashte te gjithe njerezve ju duken njesoj, dhe edhe i quajne njesoj, bile i shkruajne po njesoj: Kromozomi X dhe Kromozomi X. Por, me besoni, ketu mbaron edhe ngjashmeria e ketyre kromozomeve, me nje fjale dukja, dhe fillon historia.

Historia fillon me nje fakt qe ju te gjithe e dinit: une jam femer. Si te gjithe femrat pa komplikacione gjenetike, edhe une kam dy kromozome X; njerin nga mamaja dhe tjetrin nga babai. Kromozomi X i babait, eshte i nenes se tij; gje qe implikon se mamaja ime dhe vjehrra e saj, edhe pse ne fakt nuk e kane pare e njohur kurre njera-tjetren, jane paketuar te dyja prane dhe pandashem brenda meje per aq kohe sa une jetoj mbi kete planet. E pare keshtu nga perspektiva e kromozomit X, kjo e imja (por edhe e cdo femre tjetre) eshte histori femrash, dhe pikerisht e femrave qe ne gojedhenat popullore qe trashegohen si gjenet, me shume urrehen mesvetesh dhe ushqejne me kete urrejtje mitin e shtrigave: nuses dhe vjehrres. Ndoshta do ishte interesante te eksplorohej nese kjo kontradikte u krijua nga natyra apo njeriu; por ajo qe eshte interesante per labirinthin tim eshte menyra se si natyra e zgjidh kete kontradikte brenda meje; se si natyra ua lidh kembet, duart dhe gojen ketyre grave per te mos me kthyer ne sheshin e tyre te luftes, e mundesuar keshtu ekzistencen time.

Ne momentin qe X i gjyshes sime (vjerres se mamase) u ngjiz me X e mamase, me nje fjale ne ate momentin qe u ngjiza une; ajo une e imja primordiale mesoi se qenkersh nje femer dhe shtypi butonin e planit F(emer). Ne kete planin F instruksionet jane ndertuar te tilla qe njerin nga keto X ta caktivizojne; thene thjesht - ta vene ne gjume, per te shmangur vdekjen. Keshtu qe, ato qelizat e para mama qe do te krijojne me tej qeliza identike - klone - bija qe rrine prane njera tjetres duke krijuar familje te medha, familje qe do ndertojne me pas indet e specializuara, qe do ndertojne nga ana e tyre organet, e qe te gjitha se bashku ne fund fare do japin njeriun bebe, e pra, ato qelizat e para kane vetem njerin kromozom X. Ky eshte ne fakt nje akt vetesakrifikimi (ne fakt i detyruar) qellimi i vetem i te cilit eshte qe si femra ashtu edhe mashkulli te kene te njejtin numer gjenesh. Sepse nuk i kane. Nje mashkull ka vetem nje X dhe ne vend te X tjeter ka nje Ypsilon. Dhe Y ka rreth 78 gjene perkundrejt nje X qe ka rreth 1098. Me nje fjale, nje mashkull, d.m.th. im bir dhe Mr.T., kane te shprehura nepermjet planit M(ashkull), qe instruksionet i merr nga ngjizja e X te mamase me Y e babait, 1098 gjene te mamase dhe 78 gjene te babait; pra, 1176 gjene secili.

1176 eshte me e madhe se 1098. Domosdoshmerisht. Por, dukja eshte (gati)gjithmone genjeshtare. Per hir te se vertetes duhet thene qe natyra teksa i kerkoi femres te vetesakrifikohej me 1098 gjene, mbylli nje sy dhe ate kromozomin e dyte qe vetesakrifikoi nuk e vrau, por vetem sa e vuri ne gjume. Dhe, kur mashkulli nuk e ka mendjen, zgjon nga gjumi rreth 15 % te gjeneve te ketij X (qe bejne rreth 165 gjene). Bile, sipas rrethanave, zgjon edhe nja 10% te tjere (duke marre 5% si mesatare midis gjumit dhe zgjimit, kemi edhe nja 55 gjene te tjere aktive). Pas mbledhjeve dhe zbritjes i bie qe une-femra kam 142 gjene me shume se mashkulli.

Vetem se pyetja qe me intereson mua per te njohur veteveten eshte: Mire qe njeri X eshte caktivizuar, po cili? Ku?

Une ketu jam e pafuqishme fare. Farefarefare. Mund t'ua di alfabetin te dy X, mund t'ua kuptoj tekstin; mund te jem e sigurt fare se jane te shendoshe e do ngelen te tille deri sa te vdes. Aman, ne se une kam hunden e mamase apo buzet e gjyshes kete nuk do ta marr vesh kurre. Kjo nuk eshte ndonje e keqe e madhe; ne te vertete mund te kapercehet me humor, sepse nuk ka dhe ndonje domethenie te madhe. Nuk ka konsekuenca.

Por, ka nje pjese te trupit, qe ne te vertete eshte me shume se kaq, ku konsekuencat kane pasoja vendimtare. Ky eshte truri - tru-mendja, qe me ben mua un'-ich-self, qe eshte pergjegjes per ato qe un-ich-self shkruan ketu ne blog, qe me ben mua homon sapiens. E, ky tru, tru-mendje, eshte mozaik, te nderuar lexues. Mozaik. Ich-self eshte nje mozaik nuseje dhe vjehrre qe jane prezente tek une ne trajte grumbujsh qelizash nervore strukur te heshtura prane njera-tjetres. Materia ime gri nuk ka vetem nje nuance gri, por ka dy: gri mamaje dhe gri vjehrreje-gjyshe. Diku i kane ndezur dritat e tyre, ne territorin e tyre, gjenet e mamase dhe ne territorin perkarshi ato te gjyshes. Mendimi im, formohet diku ne neurone gjysheje-vjehrreje, procesohet ne neurone mamaje-nuseje dhe perfundon prape ne neurone vjehrre-gjysheje. Ose e kunderta. Kur me dhemb koka, me shtrengojne ose duart e mamase ose te gjyshes (c'te kem thene valle?), dhe ndoshta po te njejtat duart, ose te tjerat, me lirojne perseri. Te dyja mundohen te me influencojne e fusin duart ne unin tim. Natyra teksa i neutralizon keto gra ne getho, i integron ne komunikacion ne ate qe eshte produkti perfundimtar: une.

Rri dhe pyes veten: Natyra, ma ka me hile? Apo, eshte treguar e mire e i ka vene keto dy gra, nga te cilat une njoh mire, dhe rrjedhimisht edhe i besoj verberisht, vetem njeren - mamane time - si dy blete punetore qe te prodhojne mjalt, qe te me bejne mua me te mire?

Ka vetem nje menyre per ta zgjidhur kete shpejt e shpejt: nje test IQ (koeficient i inteligjences) qe mat eficiencen me te cilen truri im proceson aktivitete te domosdoshme per mua, homo sapiensin, te kuptuarit, perceptuari; shkurt: inteligjenca. Shkoj tek nje faqe online dhe e bej testin ne anglisht. Rezultati me jep nje satisfaktion shume te madh per egon. Leshohem ne karrige me nje psheretime dhe ju them te dyja grave faleminderit me nje buzeqeshje vesh me vesh. I ngre syte perpjete aty mbi vetulla, tek balli - mozaik, ku ka shtepine arsyeja, llogjika, dhe filloj te ndaj sipas qejfit zonat e influences.

7.4.08

Labirinth (2)

32. Kur natyra te ve sterkembshin dhe bie me hunde

Ka edhe nje menyre tjeter se si ta njohesh veten. Femijet. Ne jetojme me tutje nepermjet femijeve, thuhet. Keshtu them edhe une. Tek secili prej dy femijeve te mi eshte mbjelle nje gjysem e imja. Gjysem qe do te pergjysmohet tek femijet e tyre. Do pergjysmohet me tej, nje brez me pas. E keshtu me radhe. E, mbas disa brezash do kene ngelur vetem ca gjene prej meje, dicka afer hicit. Por, ndoshta edhe hic. Pikerisht, kur te vije hici, do jete shuar edhe cdo gjurme e mundshme e imja. Sikur nuk kam ekzistuar kurre. Nuk do kete me as memorie historike - kjo, ne te vertete, vdes e para; qe me brezin e niperve dhe mbesave - e as memorie gjenetike. Vetem kockat e mia, nese nuk do jem djegur. Qe mbase i gjejne dikur arkeologet apo gjeologet, apo paleontologet; qe do i pastrojne, rregullojne, vene nga nje numer. Ndoshta me vene edhe nje emer te ri (Lucy???). Dhe nese kam fat, m'e bluajne kockat e vdekura e te dermuara nga pesha e dheut e kohes, me nxjerrin ADNne dhe pastaj me klonojne perseri; duke me rikthyer ne jete. Por, kjo eshte nje mundesi fare-fare-fare e pamundshme, e paperfillshme - si hici. Pra, hic.

Dhe ja qendroj para femijeve dhe filloj bej inspektimin e tipareve te dukshme te miat qe mund te jene ringjallur tek ta. Ne te vertete, asgje e dukshme e imja nuk duket e dukshme te ta. Ndoshta vetem forma e vesheve - po, kush interesohet per to? Do kene karakterin tend, - thote Mr. T. - Vetem durim, sa te rriten dhe pak dhe e sheh. I kujtoj, qe karakteri nuk eshte tipar i sigurt dhe aspak jo vetem gjenik, dhe ju rikthehem perpjekjeve te mia vetezbuluese qe prodhojne me shume konfuzion. E keshilloj te voglin te nxjerr gjuhen dhe te perpiqet ta bej nje tub, duke perkulur anet e gjuhes drejt mezit te gjuhes. Pa problem, - thote duke qeshur ai dhe, tak, ben nje hulluk gjuhe. Edhe kete tipar, nuk e ka prej meje.

Fakti qe asgje e dukshme e imja nuk duket tek ta nuk eshte kaq e vetekuptueshme. Bile, nuk eshte fare e vetekuptueshme. Sepse, sipas gjenetikes klasike, kryqezimi midis nje pellazgeje me tipare dominante flokesh te zinj dhe nje prusiani dikur bjond, duhet te japi nje halbaner* me floke te zeza. Po, im bir qe qendron perpara meje dhe hargaliset vesh me vesh me konfuzionet e mia gjenetike, eshte bjond. Dhe, me besoni, konfuzioni nuk eshte vetem i imi: eshte edhe i yni. Qe halbanerat tane do kishin floke te zinj, ka qene i vetmi fakt i padiskutueshem. Ne te gjitha enderrat tona, gjate koherave misterioze-dritheruese te pritjes, femijet na shfaqeshin me kombinime tiparesh te ndryshueshme nga enderra ne enderr; por, ama, gjithmone me floke te zeza.

Konfuzioni eshte edhe i tyre. Ecen ne rruge, takon miq, te shohin femijen, pyesin qe te binden qe eshte i joti, dhe pasi sigurohen qe eshte keshtu, drejtojne gjithmone ate pyetjen-eksklamacion, se ciles nuk i shpeton dot: Ua, po ky qenka bjond?! Tamam. Dhe, une jam nena; keshtu qe nuk ka vend per keqkuptime.

Por, ka edhe me keq. Si tani me kujtohet momenti kur ime bije doli ne boten e thate; e trembur, me qarje frike dhe dyshimi. E vune ne gjoksin tim, e thithi. U qetesua. E qetesoi era ime, shija e embel e qumeshtit. Erdhi mamija dhe na beri fotografine tone te pare. Pastaj e moren te voglen per ta kontrolluar per shendetin, per gjenet. E ndersa une prisja rikthimin e saj, mamija vjen dhe sjell foton tone te pare. Une, e lodhur por e lumtur. Ajo, e vogel. Per here te pashe pashe fytyren e saj, tiparet e saj. Floket e zeze. Syte ... Zot i madh - bertita. Ky nuk eshte femija im, ky eshte femija i ndonje kinezeje.

Por, mamite dhe im shoq, prezent ne lindje, me garantuan qe ky bebe eshte femija im dhe jo ai i komshijes kineze. Dhe, ma sjellin vajzen per te me bindur. E veshur, ngrohte, ka hapur syte e ben sikur na sheh me vemendje. Syte e saj - kineze. E pamundur. Lancoj nje kerkim gjenealogjik ne te dy familjet; por jo, kinezet nuk kishin qarkulluar neper gjenet tona; te pakten per aq sa lejon memorja historike, jo.

Nuk e shpjegoj dot. Ndihem e pafuqishme. Nuk me ndihmon dot asgje. Mijerat e faqeve te studiuara e analizuar. Gjenet e klonuar. Referatet dhe leksionet mbi gjenet. Bile as koleget e mi, nuk me ndihmojne dot. I marr te dy femijet dhe shkoj tek kolegu M., profesor, dhe i kerkoj te me shpjegoje cudine, pallogjiken, deshtimin e rregullave. Vetem qesh dhe me thote; nuk eshte kaq e thjeshte natyra, nuk eshte kaq e thjeshte. Nuk ka vetem gjenetike. Ka edhe epigjenetike. Faktore mbigjenike qe nganjehere e kthejne rroten ne drejtime te ndryshme nga ato te parashikuarat. Faktore qe prodhojne te paparashikuarat. Halbaner bionde dhe kineze.

Dhe keshtu, eci e dorezuar perpara natyres, akoma me e paqarte per veteveten, dhe mundohem te bej ate qe eshte e mundur: Ju gezohem femijeve.

*halbaner eshte nje loje fjalesh ne gjermanisht: halb=gjysem, albaner=shqiptar

32. Pyetje qe, megjithate, s'me le rehat

Ne se do ua merrja femijeve te mi ate gjysem gjenesh qe eshte e imja; e pra, ne se do ua merrja dhe do i bashkoja prape keto dy gjysma ne nje: a do me jepnin perseri mua?

4.4.08

Labirinth (1)

31. Te njohesh veten

Nuk e di per ju, por mua me intereson shume pyetja: kush jam une? Ne shume nivele. Nganjehere me hipen nje fantazideshire te hyj ne trupin e dikujt tjeter e te shoh veten time me syte e tjetrit. Te shoh ato qe nuk i shoh dot vete, sepse me mungon distanca. Por kjo eshte e pamundur. Atehere, perpiqem te bej ato qe jane te mundshme; vazhdoj ta njoh veteveten nga brenda. Bile, te shoh edhe aty brenda ku shumica nuk sheh gje. Te shoh, brendabrenda; brenda fare. Brenda ADNse time. Si jane gjenet qe me bejne mua? Cfare te ardhme me fshehin? A do me lene te jetoj gjate? E shendetshme? Pa shume gjurme plakjeje edhe ne moshe te madhe? A do ma marrin mendjen?

Nuk i drejtohem asnje firme 1000 dollaresh qe tregohet e gatshme ta beje kete pune per mua. Ne gjera te tilla delikate i besoj vetem vetes.

Marr pak gjak dhe izoloj kopjen e ADNse sime, ARNne. Pastaj, filloj dhe planifikoj klonimin e gjeneve; seleksionoj gjenet, planifikoj fragmentet qe do riprodhoj, dhe pastaj pervesh menget; vesh dorashka te bardha, mbush nje kuti me akull dhe fus aty brenda te gjitha materialet. I mbaj te ftohta qe te punojne mire per qellimin tim. Si fillim kthej RNA ne ADN, me ndihmen e nje enzime. Pastaj, shqyrtoj edhe nje here receten dhe filloj perziej bashke ingredientet. ADNne e sapoperftuar; copa skajesh gjenesh te vogla rreth 18 baza, te sintetizuara artificialisht; nje enzime e besnikerise se larte, tulla ndertimi per ADN; magnez qe ta beje funskionale enzimen; ca ndihmesa te tjere dhe i perziej mire.

Pastaj i fus ne nje makine ku ne menyre ciklike luhet 30 here i njejti proces; proces qe ben te mundur kopjimin e sakte te gjenit te kerkuar. Kete te fundit e marr dhe ja lexoj alfabetin. Keshtu me te gjithe gjenet qe dua t'i njoh. Rreth 50. E, pasi i kam te gjitha informacionet, hap kompjuterin dhe i hedh rezultatet per krahasim ne databaze. Dhe pastaj pres. Pres. Gjen pas gjeni. Me durimpadurim. Ndjej tensionin te me rritet. Friken te me pushtoje. Cdo me peshtyje kompjuteri valle? Po sikur?

Mundohem te qetesohem duke rikujtuar historine shendetesore te familjes. Te gjithe mire - eshte mendimi i pare. Vetem mamaja vuan nga tensioni i larte. Prit pak. A nuk vuan edhe ime gjyshe, mamaja e mamase sime nga tensioni? Tension i larte? Vetem ne linjen femerore? Kjo do te thote ... Kujtohem per ilacet e panumert te mamase, per dozat e tyre qe rriten, per ilace te reja qe duhet te zevendesojne te vjetrat sepse nuk bejne me pune sepse trupi eshte adaptuar.

Ndjej nje afsh te nxehte paniku ne fytyre. Hedh syte rreth e rrotull. Nuk ka kolege rreth meje. Mund te kem frike pa frike. I bertas heshtura vetes: qetesohu, merr fryme thelle. Marr fryme thelle dhe mundohem te zbras pak trurin nga frika. Ne ate milisekonde zbrazjeje me vjen ne mend nje informacion shprese. Hej, po ti tensionin e ke te ulet. Tamam. Qetesohem. 1 minute. Pastaj me vjen pyetja qe me prish qetesine: Po sikur tensioni i ulet te me shnderrohet ne te larte pas menopauzes? Numeroj vitet deri ne menopauze dhe clirohem.

Kanceri. Po sikur te kem predispozita per kancer? Kanceri eshte kryesisht i trasheguar, thote kolegu T.. Une filloj dhe kerkoj ne pedigre. Tezja, a nuk vdiq nga kanceri? Apo ishte gje tjeter? I drejtohem menjehere telefonit.
Po, - nga kanceri vdiq e shkreta, - pohon zeri i mamase. I zorres.
Po, tjeter, ke kemi tjeter me kancer?
Nuk kemi, vetem tezja - thote mamaja.
Diabet? - pyes une.
Jo, moj, cne. - ma kthen ajo.
Skizofren?
Joooo. Nuk kemi ashtu ne familje. Vetem njeri, nje i aferm, nuk u martua kurre dhe thoshin qe ishte nje cike ashtu.
Ashtu? Cfare ashtu? Skizofren?
Jo, moj, jo. Pak si i vecante. Si i eger. Nuk donte njeri prane. Kur vdiq, e gjeten komshinjte.
Alzheimer, a kemi alzheimer?
Cfare eshte kjo, moj?
Ja, te behen keshtu pllaka ne tru. Si te ta them, keshtu thjesht. Te behet truri keshtu si me vrima, si ai djathi zviceran Ementaler. E humb mendjen, nuk njeh me njeri, e fillon leviz keshtu si i pakontrolluar.
Uu, c'na i shpife. Ku i gjen keto semundje, pash zotin.
Po apo jo?
Po, jo moj jo. Yt gjysh, mbante mend edhe pulat e fshatit deri diten qe vdiq; 104 vjec. Edhe jot gjyshe, top eshte nga mendte.
Mire, - marr fryme thelle une. - Po reumatizem?
Ti s'ke.
Ku e di ti?
Po, a te dhembin kycet? Nuk te dhembin. S'je ankuar ndonjehere. Keshtu qe s'ke. Hic gje nuk ke. E shendoshe si molla je. Mos e vrit mendjen hic. ... Apo, ke ndonje gje dhe nuk na i thua.
Jo, moj, mami, jo. Cdo gje ne rregull eshte. Po, ja, thashe te pyes njehere.

Marr fryme thelle. Dhe guxoj e i hedh nje sy rezultateve. Me njerin sy. Pastaj edhe me tjetrin. Dikur humbas mendjen brenda tyre. Dikur humbas edhe shikimin. Mijera e mijera A, T, C dhe G. Diku, diku me rralle e diku me dendur, ca pika te zeza poshte tyre. Me sinjalizojne ndryshimet e gjeneve te mia me ato normale. Mutacionet. Mutacionet. Mutacionet. Me iken gjaku. Paralizohem. Ngrihem. Mbyll rrufeshem kompjuterin dhe nisem per yoga.

27.3.08

Evolucioni i Kushtrimit


27. Identiteti i Kushtrimit

Kushtrim eshte nje fjale qe ne fjalorin e gjuhes shqipe perkufizohet keshtu:

Kushtrim, - i (mashkullor) - Thirrje qe i behet popullit ne kohe lufte per te rrembyer armet kunder armikut; thirrje. Kushtrimi per liri. Dha (leshoi) kushtrimin.

Ne ndergjegjen dhe ne pandergjegjen time fjala kushtrim eshte e lidhur me luften e dyte boterore, tamamtamam, me Partine Komuniste Shqiptare dhe Enver Hoxhen; qe, sic e kemi mesuar ne ate historine aq te perfolur, u ngriten dhe dhane kushtrimin per liri. Kushtrimit per liri, thote historia, ju pergjigj i gjithe populli shqiptar. 28 mije prej tyre vdiqen.

Gjithmone kam qene kurioze te di nese kjo fjale eshte perdorur edhe me perpara kesaj periudhe historie. Psh, ne periudhen e Skenderbeut, kur ai erdhi dhe mblodhi burrat e ketij dheu dhe i drejtoi drejt lirise. Edhe kete e thote historia, e njejta histori.

Sido te kete qene. Fjala kushtrim eshte nje lloj fjale-monument, te qendron perballe e vetme por mbrapa i vjen nje histori e tere.
Nje fjale qe u be lajtmotiv poezish, kengesh, romanesh dhe filmash. Bile, ne pikturen historike kushtrimit mund t’ja shikoje edhe fytyren: ne trajten e borizanit qe i fryn burise partizane dhe ju therret kockave ne prehje te partizanit te lodhur nga beteja paraprake.

Ne te vertete, mua me vjen keq per fjalen kushtrim, se eshte pak a shume si heronjte: i dyshimte, i zgjedhur apriori si i tille, pa identitet te vetin, pa histori te veten, artificial. Hiqi kontekstin historik, apo manipulacionin dhe ... nuk i ngelet gje. As nje therrime.

28. Lindi Kushtrimi

Djale. Ishte djale. I pari. Lindi nje dite marsi te vitit 1982. Babai i sapozgjedhur u mbush me krenari, me lumturi, me fryme dhe tha: Kushtrim do ja veme emrim. Kushtrim. Dhe ashtu bene.

Kushtrimi qelloi nje djale i shendetshem dhe i mbare. Pa probleme. I lehte per t’u rritur. Kur Kushtrimi u be 3 vjec, babai j’u nis per ne emigracion. Cdo muaj, nga vendi i ri qe i kishte marre babain vinin leke dhe nje leter. Me leket nena menaxhonte jeten e perditshme; te saj, te dy femijeve, te vjerrit dhe vjerres dhe dy kuneterve akoma te pamartuar. Letren e lexonte per vete. Kur Kushtrimi e pyeste se cfare po lexonte, ajo i fliste per te atin, per mallin e tij per Kushtrimin, per vellain. Edhe mua me ka marre malli, pergjijgej Kushtrimi i vogel dhe pastaj harrohej me lodrat e moshes.

Vitet iknin dhe Kushtrimi rritej. Aty, ne ate shtepine trekateshe, ne hyrje te fshatit prane qytetit provincial. Nuk ishte e lehte te jetoje ne kete vend te quajtur Kosove. Bile, me kalimin e kohes u be edhe me keq. Dikur filloi nje lufte e madhe. Dy kuneterit moren nusen e vellait dhe femijet e saj, dy prinderit dhe moren arratine. Mbas nje jave rruge mberriten tek shpresa: babai i Kushtrimit.

Kushtrimi mesoi gjuhen e vendit te ri, vazhdoi shkollen, u be ekonomist i zoti dhe filloi pune ne nje nga bankat me te medha te qytetit. Te gjithe e donin Kushtrimin sepse ishte nje qytetar model i ketij vendi. Aq model, sa nuk e vinte re njeri. Vetem emri i tij, i veshtire per t’u shqiptuar, ju kujtonte vendasve se ai ishte i ardhur. Por, kjo zgjaste vetem nje moment, dhe pastaj jeta merrte rrjedhen e saj te qete.

29. Kushtrimi gerrices

Kush te ka gerricur keshtu? – pyet i vogli duke treguar me doren e tij te vogel ne drejtim te fytyres se burrit qe i qendron perballe.
Macoku. - thote burri. Zeri i tij i plote dhe i qete.
Te dhemb? - pyet prape vogelushi me syte te zvogeluar nga kureshtja e duke eksploruar cdo milimeter te kores-vije qe ndan faqen e djathte te burrit ne mes.
Tani jo, tani nuk me dhemb me. - buzeqesh burri.
Si e ka emrin macoku yt?
Kushi, - thote burri – Kushi, e ka emrin.
Vogelushi qesh me te madhe. Nga goja e tij e hapur vesh me vesh zbardhojne dhembet e tij te vegjel.
Sa per te qeshur, - vazhdon te qeshi femija, - cfare emri, Kushi?!
Ah, - thote burri, hedh koken mbrapa, ngre shikimin tek e ema e femijes dhe vazhdon, - Kushin e dua shume. Emrin e gjate e ka Kushtrim. Eshte emri i nje kolegut tim te ri, kosovar. I embel, korrekt. Ta pish ne kupe. Vdesim te gjithe per te. Kur vjen ne zyre, sikur vjen flladi i pranveres; fillojme e celemi te gjithe si lule. Dhe une ja vura emrin e tij macokut - Kushi.
E ema e femijes fillon te qeshe dhe tund koken teksa merr nje mimike te dyzuar midis cudise dhe humorit.
Kushi! - thote vogelushi si per te provuar memorien e tij. – Po pse te gerrici?
Sepse e kishte marre uria, i kishin dale syte nga vendi nga uria. Une j'u duka shume i avashte. Dhe ai m’u hodh e me gervishti, nga inati.
Femija e sheh me gojen hapur e sy te medhenj. Pastaj thote, - Kushi eshte shoku im.

30. Ne emer te Kushit

Mos e prek Era, mooooooooos, - uleret katervjecari, perplas kembet ne dysheme, mbush gojen me dy duart e tij dhe fillon te qaje. Fytyra e kuqe i eshte tendosur dhe here pas here peson nje dridhje.
Cfare ndodhi? - pyes une.
I vogli zbras gojen dhe mes loteve qe i varen faqeve thote duke u ngasheruar, - Era ma mori Kushin. Teksa degjon veten e vet, papritmas pushon se ngasheruari, lotet i ngrijne dhe niset si shigjete ne drejtim te se motres qe largohet duke u zvarritur per diku, ne nje drejtim jo fort te qarte.
Kushi eshte i imi, - i bertet, zgjat doren, ja rremben Kushin dhe iken me vrap andej nga erdhi. E vogla fillon te qaje me te madhe, shtrihet per toke, ngjit fytyren ne dysheme, perplas kembet ne dysheme dhe pastaj ngre fytyren e deformuar nga inati dhe me shikon pa e nderprere te qaren.
E marr ne krahe dhe ja mbeshtes koken ne gji, ja perkedhel koken dhe i pershperis, - shhhhhh, qetesohu. Joni ndjek skenen, me koken lart, mjekren perpara, veshtrimin e thate.
- Jo, Era, Kushi eshte i imi, une e kisha i pari. Pastaj na harron. Merr Kushin dhe e ve mbi nje krevat te improvizuar mbi kuba te medhenje sfungjeri, siper te cileve ka shtruar me kujdes dy shtresa carcafesh-lodra, dhe midis tyre nje jastek. Kthehet prape nga ne dhe thote, - Kushi do fleje gjume.
E vogla ka pushuar se qari dhe ndjek nga lartesia ku e mbaj cdo levizje te vellait. Ka rene qetesia.

Kushi, eshte shtrire ne krevatin e rehatshem dhe nuk leviz. Joni shkon te veshe pizhamat, laje dhembet - rituale te paragjumit. Une ve te voglen perpara lodrave te saj dhe filloj te pergatis gjumin e saj. Pastaj, shkoj te ndihmoj Jonin me larjen e dhembeve. Fillojme me njeri-tjetrin te qeshim e luajme me lojen e pastrimit te dhembeve. Dhe ndjejme Eren e vogel qe zvarritet me britma gazmore ne drejtimin tone. Dhe ja ku shfaqet para deres. Ne doren e djathte Kushi - arushi loder leshatak. Na sheh, qendron, ulet ne gjunje dhe ngre triumfatore Kushin lart me gulcima te qeshurash.
Kushi eshte i imi, - uleret Joni me kolinozin qe i rrjedh nga goja e hapur, ne te cilen fut shpejt e shpejt duart dhe ja fillon te qarit.



23.3.08

Jeta e padukshme e qenieve te vogla


24. 5 akte pa Bolero

Trupi i tyre eshte 1-6mm i gjate; femra pak me e madhe se sa mashkulli. Jane te vogla, shume te vogla dhe nuk i veme re kur vijne. I veme re, megjithate, kur papritur frutat e bukura ne mengjes, ne dreke fillojne te bien ere kalbesire. Perreth frutave dhjetera miza te vogla qe fluturojne pa bere zhurme. Askush nuk interesohet per to. Per njeriun ato jane thjeshte miza te bezdisshme, te neveritshme qe i shnderrojne frutat ne masa te lageshta. Por, ato kane nje emer, nje identitet. Quhen drosophila.

Zoti dhe zonja drosophila takohen tek frutat. Nuk dihet nese ne shtepite tona vijne me frutat, ne forme larvash apo vezesh te depozituara, apo nese eshte era e frutave brenda shtepive tona qe i terheq e na i ben mysafire te paftuar. Por, drosophilat i duan ererat alkoholike te frutave sepse ato i sjellin tek ushqimi i tyre - frutat, te cilat i shijojne me aparatin e tyre thithes; nje lloj ventuze e vogel e padukshme per syrin tone. Uria e mpreh perceptimin e eres se frutit ne nivel molekulash; fruti e ngop urine brenda nje kohe qe zgjat minuta te tera. Kur uria eshte shuar, perceptimi i ererave ndryshon. Era e frutit nuk eshte me prioritet. Zonja drosophila mpreh perceptimin per zotin drosophil, zoti drosophil per zonjen drosophila. Dhe kur gjejne njeri-tjetrin fillojne historine e tyre te thjeshte prej 5 aktesh.

Akti i pare

Kur zonja drosophila ndjen prane saj eren e zotit drosophil, ajo peson nje lloj tulatje. Nje tulatje qe zoti drosophil e mirekupton si ftese. Zoti drosophil e pranon ftesen me nje akt te thjeshte: ai vendoset ne te djathte te saj, paksa mbrapa dhe pret. Kjo eshte nje distance e mjaftueshme per ta ndjere eren e njeri-tjetrit, per ta kontrolluar trashegimine gjenetike te njeri-tjetrit; aftesine mbijetesuese. Ky moment heshtjeje dhe ngrirjere eshte moment konstatimi dhe krahasimi. Perreth tyre ecin, fluturojne zonja dhe zoterinj te tjere; te gjithe te ngopur me ushqim dhe ne kerkim te aktit te tyre te pare.

Akti i dyte

Zonja fillon ben disa hapa perpara dhe, me kete veprim i ben nje ftese zyrtare zotit drosophil perkarshi. Zoti drosophil pranon ftesen dhe fillon ta ndjeki nga prapa. Zonja drosophila ben disa hapa me tutje mbi indet e grisura te frutit eremire, ben nje pushim te vogel si per t’u siguruar se ftesa e saj eshte pranuar, dhe vazhdon perseri perpara. Zoti drosophil e ndjek nga pas me kembengulje. Te dy vazhdojne te testojne kembenguljen e njeri-tjetrit derisa binden se ka ardhur koha per te kaluar ne nje faze me intime komunikimi.

Akti i trete

Zoti drosophil merr vendimin e rendesishem. I del zonjes se tij me krah dhe i kendon nje kenge. Me njerin nga krahet e tij. E vibron me nje fuqi dhe me nje frekuence marramandese. Kjo eshte kenga e tij e dashurise per te. Nje kenge dashurie gjate se ciles me mijera molekula dashurie te trupit tij shperndahen ne rrathe pa fund, ne rrathe qe arrijne deri tek zonja dhe e mbulojne, e pushtojne dhe e bindin per zgjedhjen e mire te saj.

Akti i katert

Zonja drosophila rifillon te eci perseri. Zoti drosophil, merr fryme thelle dhe rimerr ndjekjen. Ajo pak me ngadale se me pare, ai me shpejt se me pare. Distancat shkurtohen. Zoti drosophil a arrin trupin e zonjes se perzgjedhur dhe e perkedhel fundin e tij me ventuze. Zonja i largohet. Zoti drosophil eshte i vendosur. Ai i vrapon nga pas dhe e lepin. Ajo iken me deshiren qe ai ta arrije perseri, ai e le qe ajo t’i iki qe t’i tregoje se ai eshte i vendosur per ta ndjekur deri ne fund.

Akti i peste

Zonja ndalon. Zoti drosophil kupton. Vendoset mbi te dhe e penetron. Ajo nuk leviz me, nuk pipetin. Per dhjete minuta te gjata ata jane te fiksuar ne menyre te pandashme. Dhjete minuta ne jeten prej vetem 50-60 ditesh. Kohe gjate se ciles me mijera sperma arrijne te depozitohen ne nje vend special ne organin riprodhues te zonjes, nga ku ato fekondojne vezet qe kerkojne te dalin jashte. Nje sperme e gjate sa trupi i drosophiles hyn brenda nje veze te gjate 0.5mm, e fekondon dhe i jep jete, mbas nente ditesh, nje drosohphile te re, qe dikur do behet zoti apo zonja drosophila e se ardhmes, qe pasi te jete ngopur me frutin afrodiziak, do kerkoje partnerin apo partneren me te cilen apo cilin do filloje historine me 5 akte.

25. Farefise

Drosophila melanogaster
Drosophila simulans
Drosophila funebris
Drosophila busckii
Drosophila immigrans
Drosophila hydei
Drosophila replata
Drosophila subobscura
Drosophila limbata
Drosophila suzuki

26. Jeta e interpretuar

Bleu pinceta nr.5. Hodhi nje pike vaj mbi nje leter zumpara, e vuri nen binokular, fokusoi veshtrimin mbi lente dhe filloi t’i mprihte majat e pincetes. Duhet te jene shume te holla, fine ne menyre qe ta diseksionojne organin shume mire; pa e vrare, pa e gricur – i kishte thene ai. I mprehu me kujdes, i beri simetrike; pastaj mori nje lecke te bute; fshiu vajin dhe gjurmet e metalit te bluajtur. Preku me majen e gishtit lehtaz majat e pincetes; ishin shume te mprehta. Beri te njejten gje me pinceten e dyte. E kenaqur me rezultatin, nxori nga tubi i mizave nje mashkull drosophile melanogaster. Trupi i verdhe, syte e kuq. I vene ne gjume me dioksid karboni. E vuri mbi siperfaqen e binokularit dhe ja shtypi me pincete kraharorin. Tani nuk jetonte me. Rifokusoi binokularin. Me doren e majte fiksoi barkun e trupit pa jete midis pincetes; pa e shtypur shume, vetem pak sa per ta fiksuar. Me pinceten e dores se djathte gjeti fundin e trupit, nje pllakez te zeze te vogel. E futi pllakezen midis majave te pincetes, e fiksoi dhe terhoqi me shpejtesi e pak force doren. Testikujt dolen te plote, te paprishur perjashta. Dy testikuj te perdredhur, ne forma estetike spirale, te bardhe. Nga drita e binokularit mund te dalloheshin tufat e gjata te spermave ndricuese. I fiksoi me paraformaldehid, i lau, i futi ne glycerol; i la te zhyteshin ne te, te ngopeshin me te e te beheshin me te shkelqyeshem. I vuri mbi objektiv xhami, i sistemoi me kujdes brenda nje pike glycerol dhe siper vuri nje xham tjeter. Ashtu mund t’i ruante per vite te tere. I futi ne nje mikroskop te fuqishem dhe i fotografoi. Fotografine e kaloi ne kompjuter dhe e pastroi ne photoshop. Pastaj filloi ta ngjyroste, me ngjyra te ndezura; te ndezura si vete jeta e shpejte, e rrembyer, aktive, e rrezikshme e drosophiles. Fashikujt e spermes i beri te erret si misteri. E perpunoi, e ripunoi. Pastaj e coi ne fotostudio dhe e printoi 2m te gjate dhe 70cm te gjere ne alumin. E madhe, ekspresive; e pamundur per ta injoruar. E vari ne murin e dhomes se pritjes dhe e shijoi per nje kohe te gjate. Qeshi. Qeshi prape. Pastaj, hapi kompjuterin. Gjeti kopjen e fotografise, e zvogeloi dhe e beri koken-imazh te bllogut. Nje bllog per jeten e padukshme; e parendesishme.

5.3.08

Emra dhe rruge


20. Marta dhe Luiza


Marta dhe Luiza jane dy gra rreth te 80ve. Jetojne ne nje fshat te rrethinave te Vlores fshehur mbrapa kodrave; nje nga ato fshatrat ku ha pula strall dhe ku te duhet nje kale per ta arritur. Apo nje gomar. Ose, nje makine e forte qe e perballon strallin dhe gropat pa fund. Marta dhe Luiza jetojne ne nje shtepi-kaba guri, dy kateshe. Pa njeri. Femijet ju kane ikur jashte shtetit. Kane ndertuar jeten atje. Kane futur gra neper shtepite e tyre. Kane bere femije qe gjallerojne shtepine e madhe dhe te heshtur te fshatit te Vlores ne vere; kur vijne me pushime.

Kjo eshte shtepia ku hyne nuse, ketu e gjashtedhjete vjet me pare; ne fillim Luiza dhe pak me vone Marta. Burrat e tyre: vellezer. Asnjera prej te dyjave nuk lindi femije dhe burrat ju vdiqen te rinj; ne fillim ai i Martes dhe pastaj ai i Luizes. Thone, se fati i keq i dy vellezerve u vendos nje dite prilli. Dite, kur ata ktheheshin nga nje rruge e gjate. I kishte kapur nje stuhi e marre gerxheve te thata me shkurre te ashpra. Kishin filluar vetetimat, rrufete. Dy vellezerit kishin gjetur nje guve te panjohur per te futur koken. Rrefenjat thone, se ajo dite i beri te dy vellezerit sterile e ju shkurtoi jeten. Se cfare ka ndodhur ate dite ne ate guve nuk e di kush. Cilido qofte sekreti, ai prehet se bashku me te dy vellezerit ne varret e tyre prane e prane, poshte nje rrapi te vjeter sa vete fshati.

Marta adoptoi nje djale nga shtepia e femijes. Luiza adoptoi vajzen e motres. I rriten femijet me njera-tjetren e me nje mije kusure. Dikur femijet u rriten, e si gjithe dynjaja; moren rruget fillimisht drejt qytetit e me pas drejt anes tjeter te detit. Marta dhe Luiza vazhduan te jetonin ne shtepine-kaba, ne fshatin ku kishin ngelur prinder pa femije. Jeten e veshtire ishin mesuar ta perballonin, edhe pse nuk ishin me te reja. Edhe shtepia nuk po e perballonte me moshen: filluan t'i binin tjegulla e mure. U zhvendosen ne katin e pare, aty, ne dhomat ku ndriconte here dielli e here drita elektrike. Ashtu, me njera-tjetren, vazhdonin te jetonin rutinen e perditshme: milnin lopen, pastronin shtepine, punonin bacen, mbushnin uje tek burimi i fshatit, prishnin tek dyqani i vogel i fshatit pensionet e tyre, takonin bashkefshataret e ndanin me ta pershendetjet e hallet e rastit.

Dikur femijet u bene me femije e u kujtuan per shtepine leneshe te fshatit. Ribene katin e dyte dhe catine. I dhane nje dore katit te pare. E lidhen shtepine me nje rruge pa balte me rrugen e vetme te fshatit. Ujin e cuan tek dera e shtepise. Pastaj, sollen grate e tyre me femijet dhe i dhane shtepise perseri jete. Kur iken per ne vendet e tyre te reja, moren edhe Marten dhe Luizen me vete. Nuk ishin ndare ndonjehere. Filluan te komunikonin me telefon, e kur telefoni nuk mjaftonte; shkruanin letra, ashtu me shkrim kembepule qe i bente te skuqeshin por edhe te qeshnin.

U be nje mot qe nuk ishin pare. Moti i dyte ishte duke mbaruar. I kishin te gjitha c'kishin deshiruar te kishin, e prape nuk ndiheshin si ne shtepine e tyre. E para shkroi Marta, - Me ka marre malli per fshatin, per shtepine e per kohen kur ishim zonja ne shtepine tone. Luiza e mori ne telefon e i tha, se nuk pushonte se enderruari per ato kohera. Dhe, vendosen.

U kthyen ne shtepine-kaba, te rinovuar e moderne; me cezmen ke dera, me rrugen pa balte. Zonja ne shtepine e tyre. Kur kane kohe, ulen tek pragu i shtepise; rrufitin nga nje kafe turke dhe hedhin veshtrimin tek rrapi i vjeter sa fshati, poshte te cilit prehen burrat e tyre vellezer. Qe i presin.

21. Brunilda

Ishte 15 vjec kur u dashurua me te. Ai, i biri i nje te arratisuri. Familja e saj, pjese e nomeklatures, ishte kunder. Ajo nuk e degjoi dhe iku. Familja e saj e mohoi dhe ruajti statusin ne nomeklature. Mamaja e tij u be edhe e saja.

Linden dy femije; nje vajze dhe nje djale dhe ishin te lumtur. Femijet ishin akoma te vegjel kur ai vendosi te shkonte tek i jati. E kapen teksa po perpiqej te kalonte kufirin verior. Ajo e mori vesh lajmin te nesermen. U ul ne divanin ku ishte ulur edhe mamaja e tij, dhe ndenji pa folur me duart te lidhura ne peqi.

Nga internimi e shpetoi ndarja zyrtare prej tij. Mamaja e tij e kuptoi dhe nuk i tha gje. Atij i dhembi me shume se sa burgu. Prinderit e saj e ritakuan por pa e afruar shume; femijet e tij nuk i deshen. Ate, tani qe ishte e ndare, nuk e takonte me dot aq sa do te donte. Ai do te rrinte perjetesisht aty.Si ish-gruaja e nje te denuari i dhane nje pune me te mire. Femijet po rriteshin. Plaget po mbylleshin.

Dhe atehere ndodhi kthesa. Kohet ndryshuan. Ai doli nga burgu nje dite dimri dhe trokiti ne dere. Deren ja hapi e ema. Ajo e ndjeu por nuk mundi te levizte. Ndenji dhe e priti tek dera e dhomes se saj. Duke u dridhur.

Nuk ishin me te njejtet. Midis tyre kishte dhimbje dhe shume mosbesim. U perpoqen te rinjiheshin. Nuk funksionoi. Ai iku, ne nje drejtim te panjohur. Askush nuk e di ku. Ajo e kerkoi, e kerkoi. Por me kot. Atehere, mblodhi femijet dhe ato pak placka qe kishte; dhe iku edhe ajo ne nje vend me shpresa per femijet e saj.

22. Ida

Statusi civil

E martuar me nje zviceran
Pa femije

Edukimi dhe puna

1994-1999 Gjimnazi
1999-2004 Studime ne Biologji, Universiteti i vendit ish-komunist
2004-2007 Artiste ne Zürich

Kjo eshte, e shkurtuar, biografia profesionale e Ides. Biografia qe shoqeron letren ne te cilen ajo kerkon vendin bosh te laborantes ne nje laborator shkencor te Universitetit te Zürich-ut. Profesori i hedh nje sy, kupton qe Ida nuk ka eksperience dhe ja delegon pergjigjen negative sekretares se tij. Sekretarja ulet para kompjuterit, hap programin me te cilin do shkruaj pergjigjen negative dhe; si gjithmone, i hedh nje sy biografise. Ngre vetullat e syve skeptike lart, dhe pyet veten me cudi: biologe ne nje vend ish-komunist, artiste ne Zvicer?

Shkon ne Google, fut emrin e Ides ne kerkim dhe e gjen. Ne nje klub striptize ne qender te qytetit. E sheh vajzen e re dhe te bukur gjysem lakuriq ne fotografine e reklames, revoltohet; ngrihet me nxitim, shkon tek profesori dhe ja rrefen te tera. Ky, pasi meson dhe sheh te vertetat; ja rrefen ato gjate kohes se drekes punonjesve dhe studenteve te tij. Pasi mbarojne dreken, shkojne te gjithe tek google dhe shijojne; mes te qeshurave dhe batutave, fotgrafine e Ides-biologe-artiste kercimtare striperi; qe ndoshta mund te ishte bere laborante dhe bashkepunetore e tyre.

Ida vazhdon te kerkoje pune.

23. Rruge

Idastrasse (Rruga Ida)
Brunildastrasse (Rruga Brunilda)
Martastrasse (Rruga Marta)
Luizastrasse (Rruga Luiza)

26.2.08

Historia ne jete, jeta ne histori



16. E paimagjinueshmja Nr. 2.


E premte. Rreth ores 16.00. I gezohem mbarimit te dites, mberritjes se fundit te javes. Hedh nje sy mesazheve. I lexoj teksa rufit kafene-rutine te mbasdites. Po nisem per ne Kosove, shpallet pavaresia te dielen, – lexoj mesazhin e derguar nga Krasta. E lexova mire? E rilexoj. Nje fjali. E qarte. Po, a eshte edhe e vertete? Sa kohe u be qe njerezit ne Kosove e enderrojne pavaresine? Prej sa vitesh thone do vije pas nje muaji; po jo pas ketij muaji, pas atij muajit tjeter qe vjen, e keshtu vite me radhe? Nuk me kujtohet te kem lexuar ne shtyp ndonje artikull, as te kem pare ne televizor ndonje program parasinjalizues. Perpiqem te lidhem me Krasten. Ai ka marre rrugen.

Capitem neper rrugen me peme qe duken si hije nga erresira, me nje ndjenje te cuditshme. Eshte nje ndjenje qe nuk eshte shume afer meje, duket sikur eshte depozituar diku ne nje qoshe te harruar, por prape arrin te rrezatoje lehtshem deri tek mendimet e mia. Eshte nje e premte-mbremje si gjithe te tjerat. Darka, femijet, banjo, perralla, gjume. Ne, te rriturit fillojme aktivitetet tona; Mr.T sheh televizor, une punoj ne kompjuter. Perpiqem te kap Krasten. Ai nuk duket gjekundi. Si pa kujtuar i them Mr.T., - Shpallet Pavaresia e Kosoves te dielen. Ai me sheh me sy te medhenj. Une ngre supet dhe them, - Krasta. Mr.T. nderpret programin dhe fillon kerkon ndonje emision lajmesh. Asnje lajm per Kosoven. Ju rikthehemi aktiviteteve tona.

Te shtunen eshte nje dite me diell. Eshte nje diell me dhembe. Me pelqejne te shtunat, sepse me dhurojne luksin e te fjeturit gjate, ngadalesise, dembelosjes. Dita fillon me ritualet e saj, qe ne ndryshim nga ditet e javes, kane sekuenca me te gjata. Ne mbremje, pasi femijet i ka zene gjumi, ulem me kompjuterin ne preher dhe kerkoj Krasten. E gjej.

E sigurt? - e pyes shkurt. Teksa pergjigja vonon, filloj te shoh nje filem, me gjysmen e mendjes. Dikur filmi me perpin. Kur ai mbaron, para se te mbyll kompjuterin, i hedh edhe nje sy mesazheve. Po, neser shpallet Pavaresia, e sigurt. Krasta ka ikur te bleje birra, dhe ne po festojme, - pergjigjet nje Karme teresisht e ekzaltuar. Dergoj nje mesazh me kerkesen per me shume hollesira, por nuk marr me pergjigje: te gjithe jane duke festuar. Fillojme me Mr. T. te kerkojme lajme, cfaredolloj stacioni, nuk ka rendesi, vetem lajme ku te konfirmojme haberet. Dhe e gjejme, ne nje stacion Zviceran qe perserit pafundesisht lajme: nje det flamujsh te kuq rrugeve te Prishtines qe presin per shpalljen e pavaresise te dielen. Shihemi ne sy dhe ndjejme nje dridhje brenda. Qenkerka e vertete?

E djela vjen paksa e pazakonte. Dielli eshte perjashta me dhembe akoma me te medha se nje dite me pare. Asnjeri nga ne te dy nuk ndjen se ka deshire te levizi nga qyteti, te ndermarre ndonje aktivitet me femijet. Vertitemi pa kuptim. Perserisim njeri pas tjetrit pyetjen pa pergjigje, cfare do bejme sot, shkojme nga nje dhome ne tjetren. Jemi si pa mend koke. Vertet, cfare do bejme sot? Une nisem drejt telefonit. Ne anen tjeter pergjigjet Bro’. Mr. T. qendron afer meje. Une ndez funskionin e altoparlantit.
Gezuar, Bro’, Gezuar Pavaresine!
Faleminderit, faleminderit. A e moret vesh, a?
Bro’ eshte tere gurgullime lumturie, gezohet per telefonaten, ngazellehet me ne. Bro’, qe zakonisht eshte i permbajtur teksa flet me zerin e tij te thelle e te qete, i menduar, duke rrumbullakosur fjalet e mendimet: here ne kosovarce, here ne anglisht e here ne gjermanisht. Qesh, qesh prape, flet me nje ze te lumtur dhe na siguron se cdo gje eshte e vertete. Edhe nje ore.

Une dhe Mr.T. bejme nje nga gjerat me te pazakonshme per kete ore te dites: ndezim televizorin dhe kerkojme CNN, dhe per dy ore ndjekim live ngjarjen e pabesueshme, e paimagjinueshme: Shpalljen e Pavaresise se Kosoves. Cfare ndjenje! E papershkrueshme. Na kalojne te rrenqethura neper trup. Nje lloj mpirje. Pastaj qeshim dhe themi te cuditur: U be! U be!

Gezohen dhe emocionohen keshtu dy njerez qe me Kosoven i lidh shume pak: disa miq, rrefime historie. Teksa realizojme emocionin dhe gezimin qe na ka pershkuar, behemi te ndergjegjshem se identiteti i ka rrenjet shume te thella. Shume me te thella nga sa i kishim menduar.

17. E paimagjinueshmja Nr. 1

Jeta e individit eshte e shkurter, shume e shkurter per ta jetuar gjithe historine ne te. Ka breza qe ne jeten e tyre nuk perjetojne asnje moment historik. Breza ku historia eshte e qete, mbushur me ndonje skandal politik tek-tuk, ndonje ngjarje mediatike, me ndonje yll qe vdes, apo ligje progresive qe arrijne te hyjne ne jete. Si, psh, jeta e Mr.T. E vetmja gje e rendesishme qe i ka ndodhur eshte perjetimi i hyrjes ne histori e Euros, monedhes. Dhe kete, ai e perjetoi se bashku me mua dhe Bro’ ne Viene, sepse Zvicra nuk eshte ne EU dhe vazhdon te jete e patrazuar nga dallget e historise.

Ka pastaj vende ku gati cdo brez eshte deshmimtar i ndonje ngjarje te madhe historike. Bile, ka vende ku brezat perjetojne me shume se nje ngjarje te madhe historike. Brezi i tim gjyshi, per shembull, ka perjetuar Luften e Pare Boterore dhe Luften e Dyte Boterore. Dy rende shoqerore: feudalizmin dhe socializmin.

Brezi i mamase sime, pasi i mbijetoi Luftes se Dyte Boterore, ndertoi socializmin i bindur se ky rend/sistem ishte etapa e fundit e historise shqiptare. Une u linda dhe u rrita brenda ketij konstrukti; teresisht e bindur se kjo ishte jeta ime. Bota pertej ishte si nje enderr e larget, forma e se ciles diktohej teresisht nga televizioni italian. E imagjinoja te isha atje, por nuk e imagjinoja te mos isha me ketu; ne socializmin te ushqyer me gjirin e nenes, e te fiksuar ne materien gri si nje program kompjuteri qe funksionon pa nderprerje.

20 minuta zgjati puthja e dashurise sime te pare. Ndoshta nuk ishte 20 min. Por ishte megjithate shume e gjate. Shume pasionante. Shume e sinqerte. Si vete dashuria e pare. Ishte vere e nxehte dhe ne ishim ne nje qoshe te nje klase te shkolles ku nuk na shihte askush. Kishim muaj qe e prisnim ate moment. Dhe kur ndodhi, eh, donim te mos mbaronte kurre. Une te nesermen u nisa per ne Durres, ne plazh, me pushime. Ai tha, - do vij te te takoj. Une e prisja me syte tek dera me hekura ku rrinte vigjilent nje ushtar. Ai nuk erdhi. Nuk e kam pare me.

Ky ishte plazhi me i cuditshem i jetes sime. Papritur burrat ishin zhdukur. Dicka flitej. Nje darke, buze detit; teksa rrinim e sodisnim qiellin dhe yjet e shumte, im ate me tregoi me gisht ne horizont nje anije te madhe plot drita. Shume drita. Atje jane, - tha ai, - ata qe u futen ne ambasada. Ndersa une perpelitesha ne ethe dashurie, ne Tirane kishin ndodhur gjera te paimagjinueshme: njerezit kishin hyre ne ambasada dhe kishin ndenjur aty. Askush nuk i kishte nxjerre perjashta. Askush nuk i dorezoi tek policia. Mbas negociatash, ata i futen ne anije dhe i nisen drejt endrres. Endrres qe tani do te ishte realiteti i tyre. Ai ishte nje nga ata.

Teksa une perpiqesha te kuptoja domethenien e ketij akti, midis loteve te deshperimit, Kutia e Pandores ishte hapur perfundimisht. Muaj me vone, disa kile me e lehte ne peshe; perjetoja nepermjet ekranit te televizorit renien e konstruktit ku une isha ngjizur, ku isha edukuar te funksionoja, ku isha planifikuar te sherbeja. Simboli i fundit i ketij konstrukti, monumenti i Enver Hoxhes ne qender te Tiranes; ishte hedhur poshte ndersa une dhe ime moter luanim me letra peskatc, per te shtyre oret e merzitshme te arrestit shtepiak i aplikuar nga prinderit tane per te na kursyer jeten. Lexoj ditarin tim te asaj kohe dhe gjej shenimin: „terheqja e monumentit neper rruget me balte te Tiranes me sjell nje shije makabre ne goje“. Dite me pas, u zgjova ne kapitalizem dhe ne nje sistem te ri te quajtur demokraci.

18. Statistikat historike ne jeten e gjyshes

1. Lufta e Pare Boterore
2. Lufta e Dyte boterore
3. Socializmi
4. Renia e Socializmit
5. Demokracia
6. Pavaresia e Kosoves.


19. Dileme

A eshte me mire te kesh nje jete me histori apo nje jete te qete?

1.2.08

Dilema per klone ne nje bote pa kohe

11. Varavingo

Se fundi, ne nje brockenhouse ne Zurich. Teksa allavitem labirintheve ne perpjekje per te zbuluar xhevahire te pavleresuara, apo pakujdesisht te flakura tutje; mberrij ne qoshen e librave te perdorur. Eshte interesante te shohesh se cfare librash riciklojne njerezit. Ka aty qe nga libra gatimi deri te kryevepra boterore. Sidoqofte, une arrij, per kenaqesine time, te gjej gjithmone libra qe nuk kam arritur t'i blej, te cilet pas nja dy dite ajrimi perjashta filloj dhe i lexoj me nge.

Keshtu, pra, se fundi; tek qoshja e librave gjeta ne gjermanisht librin e nje shkrimtari te shquar. U gezova dhe, pa e lene te ajroset, fillova ta lexoja. Eshte nje liber i vogel, me rreth 150 faqe. Shtrihem ne shezllong, ndez llampen e leximit, mbulohem ngrohte me batanije dhe filloj. Libri eshte i thjeshte per t'u lexuar, gjermanishtja ime i kupton te gjitha me shpejtesine e syrit. E teksa jam zhytur ne mbreterine e shkronjave dhe ngjarjeve, ndeshem me mosvazhdimesine. Me carjen. Me nonsensin. Ferkoj syte, rilexoj perseri fillimin e faqes, me po te njejtin rezultat. Ngjarja me ka ikur nga syte, fantazia ime ka ngelur pezull. Kerkoj dhe gjej shkakun ne cepin e faqes. Eshte faqja 72. E renditur direkt mbas faqes 32. Filloj leximin tek faqja 72 dhe zbuloj se 20 faqe me pas radhitet faqja 33. Ne faqen 33 personazhi akoma nuk e di se e kishin torturuar vetem 20 faqe me pare, ndersa ne faqen 72 personazhi akoma nuk e dinte se c'paudhesi e c'fare intrigash e kishin cuar tek torturimi.

Kjo crenditje e ngjarjeve teksa te sjell buzeqeshje ne fillim, pasohet si fillim me nje dhimbje koke dhe se fundi me meditime abstrakte (keto i lexoni me poshte). Por, si perfundim; arrin te te vrasi interesin per te lexuar librin. E marr librin dhe e fus direkt tek kapica e letrave per t'u ricikluar.

E kam pyetur gjithmone veten se perse nje liber kryeveper perfundon ne qoshe brockenhouses. Deri ne kete moment kisha pasur dy pergjigje per kete pyetje. E para, ka njerez qe nuk duan te kultivojne lidhje sentimentale me librat; njerez qe, ne pergjithesi, nuk duan ta shohin veten si peng emocionesh. Njerez qe tek ndarja nga gjerat e vyera shohin lirine e tyre te pacenuar. E dyta, ka njerez qe kane shije leximi qe nuk plotesohen nga te ashtequajtura kryevepra. Ndoshta keta i blejne keto libra sepse u jane sygjeruar, e pastaj teksa jane ndjere te tradhetuar gjate leximit, kane marre vendimin e pakthyeshem te cuarjes ne brockenhouse. Tani, kuptova qe nje arsye per te cuar librin ne brockenhouse eshte edhe pse disa njerez kur ju bie ne dore nje liber i radhitur keq, ne vend qe ta cojne ate ne kapicen e letrave per t'u ricikluar i cojne ne brockenhouse per t'i dhene nje moment cudie-meditimi abstrakt lexuesit tjeter. Dhe, kur shkruaj kete, ndjej se jam duke u drejtuar per tek kapica e letrave dhe e kap veten flagrant duke nxjerre prej andej librin e porsahedhur.

12. Pa kohe

A do ishim te njejtet ne se do kishim mundesine te kapercenim nga e sotmja tek e ardhmja, nga e ardhmja tek e shkuara, dhe nga e shkuara tek e sotmja?

Nese do kishim mundesi te riktheheshim mbrapa e te korrigjonim historite tona personale; si do ishim kur te riktheheshim ne te sotmen? Nese do kishim mundesine te kercenim ne te ardhmen e te shikonim se ku ka arritur fati yne; a do ta planifikonim te sotmen njesoj? Ne se e planifikonim te sotmen me njohurine qe kemi per te ardhmen; a do ngelej e ardhmja e njejte? A do mund te mbajme mend te gjitha korrigjimet, berjet dhe riberjet?

Imagjinoj kur te me pyesin: Ku ishe? Ja, isha pak deri neser. Ose ... Isha pak deri tek dje. Sigurisht, mund te pergjigjesh edhe: Isha pak deri ne daten 30 mars te vitit 2317, ose ... Isha pak ne barkun e nenes se me kishte kapur nostalgjia.

A ka kuptim te flasim per te sotme, te neserme apo te shkuaren nese nuk ka me kufij kohore? Nese do kemi mundesine te rikthehemi ne te shkuaren apo te kercejme ne te ardhmen; nenkuptohet qe kjo eshte vetem e shkuara dhe e ardhmja jone personale apo edhe ajo e babait, gjyshit, stergjyshit, bile edhe ajo e komshiut? Nese historia eshte teresia e ngjarjeve qe ndodhen, si do ta quajme kur ne "ngjarje qe ndodhen" jane edhe ato qe i perkasin se ardhmes? Ne kushtet kur cdo njeri mund te hidhet me not ne te kaluaren apo te ardhmen e te verifikoje me "syte e tij" ngjarjet historike, a do kualifikohet historia si shkence ekzakte?


13. Hije binjake

Duke ecur neper parkun e Kampusit, nje nate te erret javes qe shkoi; kalova nje moment ne kufijte e halucinacionit. Teksa behesha gati per te marre nje kthese tek qoshja e nje ndertese, perpara meje shfaqet nje hije e zeze. Drita e paket me lejon te shoh nje burre me floke te erreta, i veshur me te erreta; ne duar para gjoksit mban nje cante te erret te mbushur plot. Ai ecen me tutje me hapa te pandihshem. 5 sekonda me pas, para meje shfaqet e njejta hije; nje burre me floke te erreta, i veshur me te erreta, ne duar para gjoksit nje cante te erret te mbushur plot. Ecen me tutje me hapa te pandihshem. Ngrij. Pickoj veten dhe ndjej dhimbjen. Ok. Kthehem vrullshem dhe shoh mbrapa hijet. Hija e pare dhe pas tij hija e dyte; ecin me hapa te pandihshem diku per nga godina kryesore e Kampusit. Numeroj edhe njehere: nje, dy. Dy hije. Nje rrufe ma jep ne koke. Jane binjake hijet, binjake te nje veze; identike. Me kalon nje lloj mornice neper trup. Shkund koken dhe vazhdoj rrugen.

14. Une dhe kloni im

Si do te jete bota kur te popullohet nga klonet tona? E imagjinoj; tek kthehem nga puna nje nate me hene shoh nje hije qe afrohet. I hedh nje sy te kujdesshem, e njoh dhe e pershendes: Tung Self! Tung Self! - ma kthen. Dhe vazhdojme rruget tona. 5 sekonda me vone shoh nje hije tjeter te me afrohet. Ja hedh syte, e njoh dhe e pershendes: Tung, Self! Tung Self, - ma kthen. Kjo pune nja 10 here. Une kam tendencen te besoj qe edhe pse kloni im do te jete identik si une, do jete per hesap te tij; cdo gje qe eshte jashte meje eshte jashte meje. Edhe pse identik, mendimet une nuk do mund t'ja shoh: as ndjenjat.

Ceshtja behet, megjithate, pak me e komplikuar kur mendoj se klonet e mia do lindin ne nje bote pa kohe; ku do levizim horizontalisht e vertikalisht si te na pelqeje. Sepse, kjo do te thote qe teorikisht dhe praktikisht, kloni im mund te edukohet (new brainwashing method, qe e ben klonin tim me klon se c'ja mundesojne gjenet) me historine time (te shkuaren dhe te ardhmen), te dashuroje te gjithe meshkujt e mi, te kete femijet e mi. Bile, mund te ndodhe, qe ne te njejtin moment kohe; une dhe kloni te jemi duke dashuruar te njejtin mashkull. Ose, duke aplikuar per te njejten pune, cmim, lavdi, monument. Lufta e gjeneve me duket e paraprogramuar.


15. Dileme

Supozojme se e vras klonin tim; a quhet kjo vetevrasje?

15. 1. Dileme

Supozojme se une bej seks me klonin tim; a duhet ta quaj kete akt masturbimi apo incesti?

22.1.08

10. Jeta dhe vdekja jane si dy vellezerit siameze

Jeta dhe vdekja jane si dy vellezerit siameze. Jetojne kurriz me kurriz. Edhe pse vdekjen nuk e shohim perdite, mundesia e shfaqjes se saj eshte aty; cdo sekonde te jetes sone.

E hene me diell. Nisem se bashku me femijet per ne drejtimin e cerdhes. Eshte nje mengjes shume ftues; dielli eshte aty, era e mire e ajrit eshte aty. Im bir, Joniboni, eshte ne maje te bicikletes se tij likeabike. Une eci paralel me te duke shtyre karrocen me Erabella brenda. I hipim tramit - 4 stacione me tutje eshte cerdhja. Rutine e perditshme; nganjehere monotone e nganjehere me nuanca.

Ne tram, Joniboni me kerkon t'i kendoj nje kenge; macoku-camarrokun. Kendoj me ze te ulet deri sa arrijme tek stacioni ku duhet te zbresim. Zbresim. Mami, ma kendo edhe njehere macokun, - thote plot gaz i vogli tashme maje bicikletes se tij. Pasi te kemi kapercyer vijat e verdha, - ja kthej une. Ai pranon.

Kalimi i rrugeve, kur nuk ka semafore, funksionon sipas rregullit: mbreti eshte kalimtari. Menjefjale, ne momentin qe kalimtari ve kemben tek vijat e verdha, makinat jane te detyruara te ndalojne e te presin deri sa te gjithe kalimtaret te kene kaluar matane. Zotat e makinave e pranojne kete rregull, disa plotesisht te ndergjegjshem e disa se nuk kane se c'bejne. Midis tyre ka edhe nga ata qe ndryshojne ligjin ne kah te kundert: mbreti eshte zoti i makines dhe ne momentin qe ti si kalimtar ve kemben mbi vizat e verdha, i zoti i makines vendos qe ti duhet ta terheqesh kemben mbrapsht e te presesh sus ne ane te rruges deri sa ai te kete kaluar. Keto lloj pikash, edhe pse jane shume komforte per kalimtarin sepse te mundesojne nje kalim te shpejte te rruges, jane te rrezikshme dhe mbushin statistikat e policise me numra te vdekurish. Per kete arsye, kalimtari mbret perdor shume marifete qe te mos shnderrohet ne nje shifer ne mbreterin e tij.

Marifeti im eshte: ve kemben tek vija, i hedh nje sy shoferit ne distance duke i sinjalizuar qe po kaloj. Pastaj bej nje hap me tej, per te zhdukur cdo keqkuptim, e i them tim biri: fluturo. Dhe, ndersa makina pret, ai fluturon me bicikleten e tij e une e ndjek nga pas me hap te shpejte. Funksionon gjithmone. Deri kete te hene.

Fluturo, - i them tim biri. Ai ben para dhe vendoset para karroces. Nje gjatesi biciklete plus nje gjatesi karroce femijesh bejne diku tek dy metra. E pra, teksa ishim dy metra ne mbreterine tone, shoferi qe ja kisha sinjalizuar kalimin vendos te vazhdoje udhetimin e tij. Pa e ulur shpejtesine, ai niset me nje devijim te vogel per nga pjesa e rruges akoma e lire. Por, edhe im bir vazhdon fluturimin. Une jam jashte fuqive te mia per te kontrolluar situaten. Perpara se une te mund te bej nje gje, koha eshte me e shpejte dhe i sjell te dy, makinen dhe bicikleten, prane njeri-tjetrit, prane sa nje qime. Shoferi manovron ne milisekonden qe mund te kishte qene tragjike mbi trotuar, ndersa ciklisti fluturues ben nje kthese nga e majta per te shmangur perplasjen. Une shoh tragjedine perpara se ajo te ndodhe. Shoh kete jete te dashur, qe eshte im bir, te me iki permes gishterinjve qe nuk e mbajne dot me. Ndjej tmerrin te shfaqet ne trajten e nje ulerime, nje ulerime qe pikenisjen nuk e ka ne kraharor por diku thelle, nga ca skuta qe nuk i di njeri se ku jane. Thelle, shume thelle. Per nje moment jeta ka ndaluar ne vend. Une mbyll syte. Nuk degjoj asgje. Black out. Hap perseri syte. Ciklisti fluturues vjen drejt meje, me sheh me sy te trembur dhe me pyet: mami, pse bertite?

Kjo eshte ajo gjeja me femijet: nuk e ndjejne rrezikun, jo si ne te rriturit. Rrezikun e perkufizojne me reagimin e prinderve. Im bir kupton se dicka e keqe duhet te kete ndodhur. Sepse une ulerita. Sepse njerezit perreth kishin ndaluar te shokuar. Sepse dy burrat afer nesh i bertiten nga pas makines qe u zhduk diku mbrapa nje pallati: "Arschloch!" dhe pastaj vrapuan ne drejtimin tone. Une permendem. Marr karrocen dhe ciklistin dhe kaloj rrugen. Ndaloj, marr fryme thelle. Edhe njehere. Edhe njehere.

Im bir rri prane meje. Une ulem prane tij. Perqafohemi. U trembe? - e pyes. Po, - thote ai dhe fillon te qaje. Filloj edhe une te qaj. Qajme ashtu, koke me koke. Une qaj tmerrin dhe gezimin, ai qan per mua dhe per ate dickane qe ai ndoshta e ndjen por nuk e di tamam se cfare eshte. Qetesohem dhe i them se nuk ka ndodhur gje e keqe, prandaj le te vazhdojme rrugen. Nisemi ne heshtje. Macokun e harruam.

Pak me tutje, nje i rritur me biciklet e hap rrugen per ne, teksa na parakalon. Im bir fillon te qesh me te madhe. Une e shoh e cuditur. E pe ate burrin si e hapi krahun, mami? Sa per te qeshur!? Dhe vazhdon te qeshe e te perserisi fjaline. Nuk kishte asgje komike ne veprimin e burrit qe na parakaloi, por me sa duket kjo ishte menyra e tij per t'i nxjerre jashte apo zevendesuar emocionet e keqia. Filloj qesh edhe une, e qeshim te dy bashke edhe me shume. Perreth nesh ajri - akoma ftues dhe dielli i fuqishem.

Teksa i them mirupafshim, dhe nisem per ne udhen e parkut qe me con ne pune, nuk rresht se menduari per jeten dhe vdekjen qe jane kaq prane. Per vdekjen qe e harrojme por qe mund ta shfaqi koken cdo sekonde. Per shijen dhe vleren e jetes pasi vdekja te ka kaluar edhe kete here shume afer por pa te marre as ty dhe as dashurite e tua. Dhe mbush mushkerite me ajrin e fresket, ja kthej fytyren diellit dhe vazhdoj te eci.

21.1.08

6, 7, 8, 9

ose mendime (rrefime) numerike.


6. Ngrohja globale

Si ishte: Ne pyjet me bore ka jete.
Si eshte: Ne pyjet me jete nuk ka bore.

7. Fizionomi ideologjike

Nje gje shume interesante ve re ne Zvicer. Politikanet ju ngjajne edhe ne fizionomi ideologjive qe perfaqesojne.

A. Partia Socialdemokrate perfaqesohet kryesisht nga dy tipe grash: a) tipi me floke te shkurtra, fytyra te hequra me veshtrim picrrues dhe buze te holla, b) tipi me floke te zeza me onde, gjithmone me buzekuq te ndezur, me varese me rruaza te medha dhe kryesisht te kuqe dhe pallto gjithmone prej shajaku.

B. Partia jeshile perfaqesohet edhe kjo nga gra, qe ne perputhje te plote me ideologjine e tyre i ngjajne natyres se eger, te patrazuar nga njeriu. Floket pa frizure, te pangjyrosur dhe nje veshtrim tejet skeptik si ai i zyshave te rrepta (pa shkop ne dore).

C. Partia e kapitalisteve perfaqesohet prej burrave te cileve ua nuhat qe prej posterit suksesin financiar. Fytyra te zgjuara e te pastra, veshtrim i sigurt, nje buzeqeshje paksa flirtuese, kostum i shtrenjte dhe nje qendrim te pastresuar ku spikat njera dore e futur ne xhep.

D. Partia popullore e Blocherit ku spikatin dy lloje burrash: a) teknokrati me fizionomi pasive birre dhe b) fshatari me fytyre te imet, rrudha dielli e sy te vegjel. Qe te dyve ua nuhat qe ne fytyre mentalitetin "Kujt kujtoni se pa ja hidhni ju?" dhe krenarine e "une jam populli".

Provoni tani te gjeni se c'ideologjie i perkasin politikanet shqiptare. Une u perpoqa dhe, sinqerisht, nuk gjeta ndonje ndryshim as ne veshjet e tyre e as ne fizionomite e tyre. Te gjithe i ngjajne njeri-tjetrit. Te njejtat tipe fizionomish qe gjen tek socialistet qarkullojne edhe tek demokratet. Fakt qe me beri te mendoj se, thelle-thelle tregon shume per politiken shqiptare: si politike e perdorur per interesin e individit-politikan dhe jo per interesin e ndonje ideologjie, apo programi te lidhur me keto ideologji. Gje qe do te thote, qe diten qe politikanet tane do fillojne te mos i ngjajne me njeri-tjetrit do te jete dita e ktheses se madhe.

8. Pakete turistike

Mbas pushimeve romantike te Sarkozy & Bruni te dokumentuara me saktesi nga shtypi nderkombetar; papritur rruget, tramet, muret e Zürich-ut u mbushen me prospekte turistike qe te ftojne me shume dashamiresi t'i kalosh edhe ti pushimet e tua romantike ne Egjypt, Jordani e me radhe. Kesaj i thote te jetosh ne nje hap me kohen.

9. Kush e mori Jeanne d'Arc?

Mikesha ime franceze Jeanne d'Arc ka rene ne dashuri me zviceranin Wilhelm Tell. Dhe gjithe miqesia u gezua. U gezua sepse Jeanne d'Arc vjen nga nje familje shume konservatore franceze per te cilen beqaria e vajzes se madhe 26 vjecare ishte nje kafshate e pakaperdishme. Sidomos, kur motra e dyte u tregua shume e shkathet dhe ja beri bam (u martua) qe ne moshen 23 vjec, dhe motra e trete 21 vjecare eshte e fejuar qe prej nje viti. Jeanne d'Arc ka edhe nje moter te katert, por ajo sapo mbaroi gjimnazin dhe nuk ka hyre akoma ne zonen e rreptesise. Keshtu pra, Jeanne d'Arc gjeti Wilhelm Tellin dhe ju hoqi atyre te shtepise nje barre te madhe nga qafa. Por, nderkohe i vuri nje barre te madhe shoqerise. Sepse. Papritur darkat me Jeanne d'Arc dhe Wilhelm Tellin si te ftuar u shnderruan ne monologje pa fund te Z. Wilhelm Tell.

Z. Wilhelm Tell ka gjithe ato gjera per te treguar per veten dhe talentet e tij: teknika e tij fantastike e perdorimit te harkut, saktesia milimetrike e gjuajtjes se molles ne koken e te birit (dhe te Jeanne D'arc), siguria e tij mbinjerezore ne suksesin e tij ... e me radhe. Ne se Wilhelm Tell harron ndonje element te CV se tij te gjate nderhyn Jeanne d'Arc, me zerin e saj te embel e syte plot shkelqim: Wilhelm, perse nuk na tregon se si ja tregove zanatciut te shigjetes se si ta bente shigjeten. Ose, Wilhelm perse nuk na tregon se si u ngrite per liri kur ishe vetem 10 vjec. Dhe keshtu, darke mbas darke, monumenti i Wilhelm Tellit ngrihet madheshtor, gjenial, i plotfuqishem perpara syve tane te lodhur, por edhe atyre plot admirim te Jeanne d'Arc krenare. Kur degjojme zerin e Jeanne kujtohemi qe, prit pak, edhe ajo eshte ketu dhe fillojme ta pyesim: Jeanne, si te shkojne ty betejat? Mire, pergjigjet shume shkurt ajo dhe ju rikthehet prape betejave te Wilhelm Tellit. Kjo nuk eshte me Jeanne e dikurshme; e interesuar per jeten, per veten, per ne.

Ndersa te gjithe kane zhvilluar nje alergji patologjike per Herr Wilhelm Tell, efektet e alergjise kane prekur edhe miqesine tone me Jeanne. Distancat jane rritur e perfshijne 9 male, 9 fusha e 9 lumenj. Larg, shume larg ka ikur Jeanne d'Arc-a jone. Po aq larg sa edhe Doruntina. Pyetjes se pazgjidhur se "Kush e solli Doruntinen?" i eshte shtuar edhe pyetja tjeter po kaq e pazgjidhshme "Kush e mori Jeanne d'Arc?".

19.1.08

1,2,3,4,5 ...

... ose mendime numerike.

1. Pranvere ne mes te dimrit

13 grade celsius. Kjo eshte temperatura sot ne Zürich. Dielli ndricon per shtate pale qejfe dhe rete qe jane verdalle nuk ja kane prishur akoma humorin. Nje dite pranvere ne mes te janarit nuk mundet se vecse te perjetohet si nje dite pranvere ne mes te janarit. Plot ceremonira. Hapje dritaresh per ta sjelle pranveren brenda ne shtepi, veshje te bukura, makjazhe, buzeqeshje te instaluara ne fytyrat tek e cila zbehja e djeshme eshte zevendesuar me nje skuqje te lehte, te lehte si era qe na ledhaton. Njerezit kane dale jashte si bubuzhelet dhe e ngrohin diten edhe me shume me kontaktet sociale qe jane kaq te kollajshme e te kerkuara ne nje dite si kjo. Tregu i fshatareve eshte shnderruar ne nje feste te medha ngjyrash, ererash, zarzavatesh dimri dhe pranvere te parakoheshme, frutash ekzotike dhe pafundesi tulipanesh. Ne dite si kjo jeta, dhe sidomos shpresa, marrin nje hop te lehte pozitiv - i domosdoshem per ditet e dimrit qe mund te vijne ne te ardhmen.

2. Klasifikim miqsh

Kur njeriu behet me femije, pervecse enderres se deshiruar e te plotesuar, konstatohen edhe disa deme dytesore. Keto, i konstatojme zakonisht gjate mbremjesh me miq ku e kaluara mbllacitet avash midis rrufitjeve te veres. Miqte. Keta jane humbja me e madhe. Sepse, papritur realizon se nje pjese e miqve te dikurshem me te cilet kaloje nje pjese te konsiderueshme kohe, dhe konsumje nje sasi te konsiderueshme vere; nuk jane dukur per nje kohe te gjate. Ose, e riperkufizojne miqesine me ty ne forme kartolinash urimi: ditelindjesh apo festash. Pasi ben nje lloj refleksioni, perfundon me listen e kategorizimit te miqve qe A) nuk vijne dhe B) te atyre qe vijne. Ne kategorine A hyjne:

a) feministe radikale; qe besojne se cdo burre eshte nje "ticking bombe". Pasi kane shpresuar se raporti nuk do te mund ta kapercente vitin e pare, dhe pasi te dhane nje shans ta mbyllje ate vitin e dyte, i hoqen shpresat perfundimisht teksa pane fundin e vitit te trete te vinte pa asnje lloj ndryshimi (permiresimi). Pas shtimit edhe te femijeve, mbi fotografine e kujtimeve rendon pesha e kryqit.

b) forever young&urban; miq qe per asgje ne bote nuk duan ta nderrojne menyren e jeteses. Teksa te konsideronin akoma gjate kohes se ciftit pa femije, te anashkalojne kur femijet prishin qetesine e diskutimeve pa fund filozofike, politike, sociale e kulturore te mbremjeve pa fund. Zakonisht ne vend te tyre tani shfaqet nje kartoline nga Maledivet, apo Vietnami, apo Kuba, apo ... ku duken gjurmet e jetes pakokecarje zgjimesh ne mes te nates. Por, nganjehere, marrin mundimin te te ftojne edhe per darke, por me nje kusht te vogel ... pa femije, ju lutem.

c) desperate singles; keta zakonisht shfaqen vetem nje here ne vit, dhe pastaj per pjesen tjeter te vitit mallkojne veten per kete vizite, sepse ju kujton se kjo eshte jeta qe do te deshironin te kishin dhe nuk e kane gjetur akoma; dhe pas mallkimit fillon dhe i vret ndergjegja; sepse tek e fundit askush nuk ua ka fajin, dhe atehere eshte bere nje vit nga takimi i kaluar, dhe i bien perseri telefonit dhe ftojne veten per darke. Me keta miq kerkohet nje takt i vecante, dhe ndoshta nuk eshte keq te hiperbolizohen veshtiresite e femijeve, problemet e pagjumesise; krizat e ciftit (ne se nuk ka, krijohen) qe ne fund pamja te mos duket shume idilike dhe ai tjetri te mos ndihet shume keq. Tek e fundit te gjithe vuajne, dhe vuajtja kolektive eshte shume me e pranueshme se lumturia e njeshit.

Miq qe vazhdojne te te vizitojne akoma (ketu duhet thene qe ne fillim: jane te gjithe cifte), pra miq te kategorise B, jane:

a) cifte qe jane ne plane per te bere femije dikur se shpejti dhe ulin frikerat per kete hap te madh ne jete duke projektuar tek idili i tjetrit idilin e tyre te ardhshem.

b) cifte qe jane akoma shume larg te berurit femije dhe qe kane shume kohe. Keshtu qe, midis filmave, diskove, udhetimeve neper bote, mbremjeve me te rinj te tjere qejfmosprishur, gjejne gjithmone edhe nje vend per ty. Keta jane zakonisht miq ideale, sepse femijet jo vetem qe nuk i merzisin por edhe i bejne shoke. Keshtu, qe papritur te gjithe jemi te lumtur: ne kemi shoke, femijet kane shoke - shoke te perbashket. Bile-bile, keta jane edhe miqte e vetem qe kur ndahemi tek dera dhe shkembejme komplimetat reciproke te ofrojne te bejne babysitterin, sepse helbete prinderit kane nevoje te ndihen akoma te rinj e te dashuruar. Amen!

c) cifte ne pritje te femijeve: keta zakonisht vijne per te riqarkulluar eksperience, adresa cerdhesh e kopshtesh, rroba kalamajsh, keshilla dhe marifete. Dhe, ne te ardhmen e afert keta behen miq te kategorise d).

d) cifte me femije. Keta kane ekzaktesisht te njejtat probleme me miqte e tyre, dhe ndajne edhe shume probleme te jetes se perditshme. Ndoshta per te dy keto arsye me keshtu miqsh lidhesh jashte mase shume. Darkat fillojne zakonisht me heret dhe mbarojne edhe me heret. Por, jane darka shume te ngrohta dhe te zhurmshme. Teksa kalamajte gjejne njeri-tjetrin, prinderit e tyre perpiqen te rigjejne temat e dikurshme te diskutimit. Vetem se, diskutimet rralle mbarojne apo konkludojne: gjithmone femijet do e gjejne nje sebeb per te na nxjerre nga koncepti.

3. Ndryshime radikale ne jeten pas te 30ve. Te gjithe konstatojme se nuk e mbajme shume veren si dikur. Nese dikur nje shishe per person ishte nje normalitet, tani gjysma e shishes eshte shume. Ndryshimi i dyte radikal eshte deshira per te fjetur sa me shume dhe humbja e interesit total per diskot. Vetem se, qe te gjithe ndjehemi te kapur midis dilemes per te degjuar nevojat e trupit dhe jehonave te se kaluares. Dileme qe perfundon zakonisht me tejkalim pije dhe pak ore gjume dhe nje lodhje rraskapitese e humor te keq. Kjo pasohet pastaj me nje vendim per te mos e perseritur me dhe nje perpjekje per t'u ndjere i rritur teksa shkon naten tjeter ne oren 22.00 ne krevat. Per ta rifilluar perseri ciklin nga e para nje dite me pas.

4. Es isch mir glich

Dje, gjate nje mbremje, zbulova veren me emrin me te pershtatshem. Ishte kaq e dukshme, kaq e dukshme sa qe e vetme pyetje qe te vjen eshte, po si nuk na kishte vajtur mendja me pare? Emri i veres eshte ne zvicerancen gjermane "es isch mir glich", qe e perkthyer ne anglisht eshte dicka si "I don't care", ose ne shqip, "pak rendesi ka". Zakonisht kjo eshte pergjigja me e shpeshte perpara nje banaku ku sherbehet vere kur te pyetet: cfare vere deshironi te pini; te bardhe apo te kuqe. Sigurisht, pergjigja nuk e sqaron sherbyesin fare dhe vetem se e ve ate ne pozite te sikletshme sepse i duhet te marri vendim per ty e shijen tende. Por, dikush u tregua shume i zgjuar dhe futi doren poshte banakut dhe nxorri qe atje nje shishe me vere as te bardhe dhe as te kuqe por roze (quhet Rosé), ne etiketen e se ciles ishte shkruar "es isch mir glich". Me qe ra fjala, ishte shume e mire per ta shoqeruar me antipasten.

5. Komfort

Fale ngrohjes globale ne pistat e skive nuk te duhet me te vishesh e ngjishesh me rrobat e austronauteve (rrobat e skive) por mjafton nje T-shirt me menge te shkurtra.

51/2. Pa rendesi

Sot per darke vijne miq te kategorise 2Bc.