25 shkurt, Tirana – "Jo me martesa kuturu. Jo me martesa qorre." Kjo eshte motoja qe nje grup deputetesh kane promovuar dje ne kuvendin popullor, te mbeshtetur edhe nga nje grup teper te preokupuar mjekesh.
"E paguajne haracin femijet, - tha me nje fytyre teper te merakosur deputeti demokratik Hoti, - nuk mund te vazhdohet me gjate keshtu."
"Jo vetem femijet, por edhe shteti i paguan haracet e cifteve te papergjegjshme qe duan te martohen pa u informuar per semundjet qe mund te kene femijet qe do te lindin me pas, sepse shteti duhet t'i kuroje keta femije gjithe jeten." - vazhdoi deputeti socialist Koja.
Nje mjek, qe donte te ngelej anonim, tha se behet fjale per shpenzime te medha qe investohen per pajisjet moderne, ilacet, infrastrukturen per njerezit qe lindin me semundje te karakterit gjenetik, si psh, talasemia. "Eshte me se e kuptueshme, qe njerezit qe lindin te shendetshem, me gjene te mira, ndodh te semuren gjate jetes nga zemra, veshkat, melcia, apo nga gripi. Kesaj kategorie duhet t'ja bejme hyzmetin, se nuk e bejne me qellim nje gje te tille, dhe per kete jemi ne mjeket, - vazhdoi ai, - Por, per ata njerez qe lindin te semure, lind me te drejte pyetja se perse lindin te semure? A nuk do te ishte me e drejte qe te mos ishin lindur te semure? Dhe ta themi mes nesh, nese keta njerez nuk do ishin lindur te semure, gjithe keto investime shtese qe bejme tani per ta do ishin investuar per ata qe nuk lindin te semure, por qe qellon te semuren. Eshte nje padrejtesi qe i behet njerezve te shendetshem qe i ze halli e shtrohen spitaleve qe te mos kurohen si duhet, sepse parate i kemi me ket, dhe pjesen me te madhe te tyre e marrin njerez qe nuk kane sherim, sepse jane te lindur te semure e te semure do vdesin, e te cileve nuk mund t'u themi jo sepse nuk na i lejon ligji aktual."
Per here te pare ne historine e parlamentie shqiptar, te majtet dhe te djathtet bashkohen ne nje ide te vetme: te permiresojme ligjin e familjes, t'i bejme qytetaret te vetedijshem per veprimet e tyre. Sipas zedhenesit te parlamentit, ligji do t'u kerkoje tash e tutje qytetareve qe para se te lidhen me po-ne e perjetshme, te tregojne kartelat shendetesore dhe te nenshkruajne prane nje organi zyrtar se jane te vetedijshem, nga pikepamja shendetesore, se ke po martojne dhe se cfare konsekuencash do paguajne nese vazhdojne te jene kokeforte dhe martohen me nje njeri qe ka te njejtin profil te semure gjenetik. Me kete firme, te gjitha shpenzimet e me vonshme per kurimet e pasardhesve te semure i merr persiper cifti. "Kjo eshte fair, - tha zedhensi i parlamentit, - sepse shteti nuk eshte nje lope qe e mjelin te gjithe."
Per kreun e demokrateve, ky ligj do jete edhe nje mundesi per te parandaluar korrupsionin. "Ciftet e reja duhet t'i tregojne shtetit, pervecse profilet e tyre gjenetike, edhe dhembet e dhemballet. Keshtu do te dime qysh para ngjizjes se femijeve se cfare molle do jene e do t'ju japim edhe trajtimin qe meritojne. Eshte detyre e cdo politikani te garantoje nje te ardhme me te mire per vendin dhe qytetaret e tij, e kjo pune fillon, pikerisht, ne familje."
Parlamenti i rifillon punimet neser.
© Selfmade Radio
25.2.05
Familja e re shqiptare
Labels: Humor