8.4.05

Opinione tiranase per viziten e z.Fischer

Ministri i Puneve te Jashtme Gjermane Fischer vizitoi Tiranen. C'mendojne tiranasit per kete vizite? Selfmade Radio mori mikrofonin ne dore dhe doli ne rruge. Me poshte po japin nje permbledhje opinionesh.

Z. Zguri, shtepiak, 56 vjec: "Mire beri qe erdhi. Mire do ta kene pritur, se per te pritur ne jemi shume bujare. A iku?"

Znj. Leveshnja, shtepiake, 65 vjece: "I pashem dukej. Gruan e kishte shume te re, po Xhoanes se Nanos nuk ja merrte."

Z. dhe Znj. Llakatundi, shtepiake, tek te 60tat: "Gjermani te vije se eshte burre i mire. Edhe leke kane. Inshallah e hap kuleten e na nderton shtepine qe humbem me piramida."

Znjsha Bojaxhiu, 18 vjece, shtepiake: "Fischer? Ky eshte ai kengetari i eurovizionit? Kur do e jape koncertin ne Tirane?"

Z. Rrumpalla, 28 vjec, shtepiak: "C'a ka ardh n'Tiran' ky? Per ca? Di gjo ti, do na ktheje leket e vizave ky apo ka ardh me i marre vete leket e vizave?"

Z. Memeligu, 35 vjec, shtepiak: "Une dola tek aeroporti per te protestuar se k'to gjermanet ma kane sjelle ne maje te hundes per nje vize. Nuk kisha parrulla me vete, por tek gishti i mesit kisha shkruar "Z. Fischer na kthe leket e vjedhura". Erdhi policia dhe arrestoi gishtin tim te mesit, e futi ne burg dhe e zhdepi ne dru. Dhe pastaj flasin per demokraci. C'a demokracie eshte kjo kur te zhdepin per nje llaf goje?"

Znj. Hatibi, 66 vjece, shtepiake: "Ua sa mire qe ka ardhur ky gjermani. Aman, te keqen, t'i jap nje leter per djalin qe e kam ne gjermani."


© Selfmade Radio