Showing posts with label Art dhe Arkitekture. Show all posts
Showing posts with label Art dhe Arkitekture. Show all posts

30.6.08

Design recycling

Ne Zurich, ka nje rritje te numrit te dyqaneve ku shiten objekte design te perdorura. Ne hapesirat e fabrikave te zbrazura nga prodhimi dhe punetoret, shfaqen objekte te nxjerra nga bodrumet apo objekte me te cilat njerezit duan te ndahen. Objektet jane te mbajtura mire dhe shiten me nje cmim qe ndoshta e kalon vleren e tyre fillestare dhe qe perfaqeson nje perqindje te larte te vleres aktuale nese objekti blihet i ri. Njerezit qe i blejne jane njerez qe jane ose profesionalisht ose emocionalisht te lidhur me designin, me estetiken, me life style. Jane njerez qe preferojne ne vend te objekteve fringo te reja, objekte qe kane tashme nje histori mbi krye. Nuk eshte e lehte te gjesh objekte te cilat deshiron t'i kesh te tuat. Ne gjuetine e objekteve klasike, te rralla dhe te mirembajtura, me i fituari del ai qe eshte me i shpejti, apo qe ka kontaktet me te mira. Nje nga dyqanet me te preferuara te designit te riqarkulluar eshte "Bogen33". Nje inspektim i shpejte rrefen per trendin e momentit: Mbizeteron designi i viteve '50-'70.












27.6.08

Kapsamun


Se fundi, pata rastin te shoh (me ne fund) live banden Kapsamun. Ne Zvicer e quajne edhe grupi i jazzit shqiptar. E quajne keshtu jo vetem sepse ne qender te grupit eshte kosovari Arsim Leka (saksofon), por edhe sepse muzika e kesaj bande mbeshtetet ne muziken popullore shqiptare. Folklor, jazz dhe nje dore e mire improvizimi. Kapsamun eshte nje nga ato grupe qe jane te famshem ne underground, qe peshperiten me propagande goje dhe, qe kur te jepet rasti per nje koncert te tyre nuk duhet ta humbasesh. Koncerti qe une rastisa ishte me rastin e inaugurimit te nje libri, dhe ishte shume intim, gati privat; nje kenaqesi e vertete. Nuk ka video te Kapsamun ne Utube, dhe une u mundova me aparatin tim modest fotografik te regjistroja nje prej pjeseve te luajtura. Cilesia e filmit nuk eshte shume e mire, cilesia e muzikes me e mire. Megjithate, per kenaqesine timen dhe tuajen, une kam shtuar nje perzgjedhje nga dy CD-te e para te Kapsamun, "Mesnate" dhe "Prishtina", ne krah te djathte. Kapsamun ka nxjerre edhe albumin e tij te trete me titullin "Mania Ballkanike".

31.5.08

Qelbanix

E pur si muove! Kenga "I vetem midis njerezish" me tingellon paksa plakative dhe pubertare, por e ndershme dhe direkte. Pa dyshim, prurja me interesante e Shqiperise ne muzike dhe video. Uroj qe qelbanixat te vazhdojne me tej me eksplorimin dhe te kthehen ne nje qender kondesimi.

23.4.08

Fytyrat e luksit


Luksi ka shume fytyra. Psh, ai mund te paraqitet si nje "understatement", si ne rastin e apartamenteve ekskluzive te ndertuara afer Zurichut nga firma zvicerane e arkitektures Sara Spiro. Por, ai mund te kete edhe fytyren e futuristes, si ne rastin e shtepive ekskluzive te dezinjuara nga e famshmja Zaha Hadid, qe mund te kene fatin e te ndertohen perballe apartamenteve luksoze te Sara Spiros. Por, mund te kete edhe fytyren mondane te Grand Hotel Dolder, ne Zurich, te saporindertuar nga nje tjeter yll i arkitektures boterore, Norman Foster. Ajo qe i bashkon keto tre projekte nuk eshte vetem fama e projektuesve te tyre, por edhe fakti qe luksi sot perfaqesohet nga format perfekte dhe materialet e rralla te dezajnit modern.


Schooren


Keshtu quhet ndertesa brenda se ciles ndodhen apartamentet me te shtrenjta te Zvicres. Ndertesa eshte ndertuar mu ne buze te liqenit te Zurich-ut, ne anen e tij qe ne gjuhen lokale quhet "Bregu i teshtimave". E pare nga jashte, te behet e veshtire te besosh se ketu jane akomoduar disa nga njerezit me te pasur te Evropes. Godina rrezaton modesti suverene. Ndoshta, vetem perlarja e saj me partikula ari, qe luajne me driten e diellit, tradheton dicka nga ekskluziviteti. Ne te vertete, nuk eshte nje godine, por jane dy godina. Ato lidhen me nje tunel te nendheshem direkt me portin privat dhe kane te perbashket nje qender private spa.

Koncepti i understatementit, eshte ne perputhje me mentalitetin e banoreve te ketyre apartamenteve. Edhe pse nder me te pasurit, ata preferojne anonimitetin dhe indiferencen e publikut. Askush prej tyre nuk ja hap dyert e apartamentit te tij revistave te stilit e modes, dhe askush prej tyre nuk deshiron qe interiori i apartamenteve te tyre te fotografohet e behet publik. Ekskluzivja eshte ketu ekskluzive.




Marmorera dhe Montanara - Hadid dhe Jolie-Pitt

Zaha Hadid ka projektuar nje vile luksoze e perbere nga dy shtepi te quajtura njera «Marmorera» dhe tjetra «Montanara». Vila do te ndertohet ekzaktesisht perballe "Schooren", por ne anen tjeter te liqenit, ne bregun qe ne gjuhen lokale quhet "Bregu i arte", ne qytezen e quajtur Küstnacht. Küstnacht eshte nje nga qytezat me te pasura te Kantonit te Zürich-ut; nje ishull njerezish te pasur dhe te famshem. Psh, Tina Turner banon aty. Banoret e shtrenjte sjellin taksa te ulta, taksat e ulta sjellin me shume banore te shtrenjte. Ky eshte parimi qe funksionon ne Küstnacht, ne kete qyteze shume te heshtur, ku shtepite luksoze mbrohen nga aparatet e sigurise se larte. Eshte e kote te them, qe cmimi i metrit katror ne kete qyteze eshte ne majat e Olimpit, nje parameter qe mban shume njerez jashte territorit te Küstnacht.

Zaha Hadid eshte kerkuar te projektoje aty nje vile te jashtezakonshme, nje vile qe ndodhet vetem ne Küstnacht; pak rendesi ka se sa kushton. Dhe Hadid ka projektuar nje ndertese-vile futuristike, nje nga ato objekte qe nuk mund te besh sikur nuk e ke pare, sepse eshte nje objekt qe bertet me ze te larte. Nje ndertese e rralle per nga koncepti, dhe e rralle per nga kostoja; mendohet te jete vila me e shtrenjte e planetit.

Nje projekt i tille seleksionion banore qe kane edhe nje mentalitet te tille; banore qe nuk i fshihen botes. Qe e tregojne ate qe kane. Qe hyjne ne histori; histori statusi. Eshte nje liste e gjate e njerezish qe duan te behen banore te kesaj vileje. Por, nese zyra kompetente ja jep lejen e ndertimit, ekziston nje mundesi e madhe qe ketu, tek Marmorea ose Montanara, te hyje as me pak dhe as me shume por nje cift po aq prominent sa edhe vila; Angelina Jolie dhe Brad Pitt dhe femijet e tyre te shumte. Thone qe Pitt, nje arkitekturdashes dhe mik i Zaha Hadid, eshte duke studiuar planet e viles. Te gjithe presim.




Grand Hotel Dolder

Ky eshte nje nga hotelet me te famshem ne Zürich, por ndoshta edhe me tej Zurichut. Ketu vijne te gjithe te famshit, te bukurit, te pasurit, dhe te gjithe ata qe deshirojne te behen te tille; lokale dhe nderkombetare. I vendosur ne nje koder modeste mbi Zurich (te cilen ne gjuhen lokale e quajne mali i Zurich-ut) ku gjenden te pasurit e qytetit, por siper tyre; hoteli ka perparesine e te qenurit pak i terhequr nga jeta dhe te shijoje qetesine dhe ajrin e paster te pyllit afer. Eshte hotel i vjeter Dolder dhe, si shumica e gjithe hoteleve te kesaj kategorie, i projektuar mbi nje dezaijn konservativ, te rende, me dy kembe ne toke; ashtu si vlerat e vjetra. Vetem se koherat kane ndryshuar dhe Hotel Dolder ndjeu nevojen e pershtatjes me mentalitetin e modernes. Per procesin delikat dhe te shtrenjte te lifting zgjodhi, as me pak dhe as me shume, por doravete yllin e arkitektures Norman Foster. Para ca ditesh hoteli hapi dyert per vizitoret e pare. Rezultati: luks, dezainj dhe shume ngrohtesi. Miresevini ne Dolder!




28.3.08

D. monroe

Drosophila monroe

(Teknika: Drosophila melanogaster e manipuluar gjenetikisht; nje gjen qe kodon nje proteine fluoreshente eshte futur artificialisht dhe shprehur qellimisht vetem ne pjese te caktuara te trupit. Mizat jane fotografuar nen nje binokular duke perdorur drite te nje gjatesie vale te caktuar, dhe pastaj perpunuar ne fotoshop. Per me shume mbi kete teme lexoni ketu.)

8.3.08

Estetike dhe elegance

Reto Boller eshte nje artist zviceran, punet e te cilit i ndjek prej 10 vjetesh. Punet e tij jane piktura, ne nje kontekst me te zgjeruar te konceptit pikture; piktura elegante dhe estetike. Loja me ngjyrat dhe pasqyrimin e drites dhe ate te objekteve perreth; loja me perceptimin e hapesirave dhe ndryshimin e tyre, me terheq e me mban te mberthyer. Me poshte jane disa nga punet qe mua me pelqejne me shume. Nderkohe; punimet e tij i gjeni ne Kunstmuseum Bern, 25. Janar - 27. Prill 2008 dhe Museum Wiesbaden, 1. Qershor - 14. Shtator 2008












27.12.07

Per dashurine dhe humbjen e saj

Pipilotti Rist e njoha per here te pare ne nje nga ekspozitat dedikuar puneve te saj, ne Zurich; qytetin ku jeton edhe ajo. Ishin fillimet e saj. Ishte ekspozita personale e pare e saj. Qe atehere kane rrjedhur shume vite dhe Pipilotti Rist eshte tashme nje artiste e rendesishme, jo vetem per ne qe jetojme ne Zurich dhe qe Pipilottin e konsiderojne nje nga ato simbolet e rendesishme te qytetit. Pipilotti Rist eshte nje artiste e artit konceptual e njohur per videoinstalacionet e saj. Per ne qe jetojme ne Zurich, Pipilotti eshte e njohur edhe per banden e saj Les Reines Prochaines. Edhe pse banda eshte ndare, ajo ekziston akoma si nje band kult ne memorien kolektive lokale. Ndoshta lidhja e saj me muziken shpjegon faktin qe muzika eshte nje element i rendesishem i videove te saj. Videot e saj jane nje kryqezim i realitetit me fantazine. Jane video qe kane dicka magjike, dicka qe te ben te ndihesh sikur po ecen ne te pandergjegjshmen, dicka prej endrre; qe te mban te mberthyer e qe te mberthen me shume sa me shume t'i shohesh. Videoja e meposhtme eshte ndertuar mbi kengen e Chris Isaak "Wicked Game". Pipilotti i ben nje riinterpretim kesaj kenge, nje interpretim qe nuk do ta harroni kaq lehte. Sepse ...

I am a victim of this song: Pipilotti Rist, 1995


26.12.07

Swiss press photo 2007

Ja, me ne fund. Si ne cdo fundviti, edhe ne fundin e 2007es, u ndane cmimet e fotografise gazetareske zvicerane. Nje cmim i rendesishem, me nje tradite 17 vjecare; per te cilen konkuruan 1841 fotografi dhe 135 fotografe gazetarie. Fotografite ndahen ne 6 kategori (shih me poshte) dhe reflektojne temat qe dominuan shtypin zviceran per vitin 2007: Lufta, dhuna e te rinjve, ekologjia.


1. Art dhe kultur

Cmimin e madh, dhe njekohesisht ate te artit dhe kultures, e fitoi fotografi zurighes Michael Würtenberg. Fotografia e tij ka ne qender aksionin per Greenpeace te artistit amerikan Spencer Tunick. 600 njerez lakuriq marshojne ne gletcherin Alet (Zvicer). Lakuriqesia e njeriut sherben si metafore per ndjeshmerine e gletcherve (lumenj akulli, tipike ne alpet zvicerane) ndaj ngrohjes globale.

„Lakuriq ne Aletschgletscher", Michael Würtenberg, Zürich


2. Internacional

Cmimin ne kategorine internacional e fitoi nje fotografi bardhe e zi e Sylvain Savolainen, me teme kerkimin e diamanteve ne Sierra Leone.


„Sierra Leone: l'éclat de la guerre", Sylvain Savolainen, Genève


3. E perditshmja dhe mjedisi



Nga seria fotografike "Dhuna e te rinjve: Ne Inselspital Bern",
Michael Sieber, Thun


4. Portrete

„Portreti i nje te riu", Christine Bärlocher, Zürich



5. Sport

Ne kategorine sport fitoi fotografia e Pierre Albouy, nje fotografi kushtuar "akrobateve" te rruges teksa kerkojne te arrijne qiellin.


„"Parkour" brenda rrugeve te qytetit tone", Pierre Albouy, F-St-Julien-en-Genevois


6. Aktualitet

"Permbytja ne Kanton Aargau", Bruno Voser, Hildisrieden

18.12.07

Ringjallja

Pamjen ne te majte ndoshta e kujtoni te gjithe. Eshte ish-shtepia e ciftit kinez Yang Wu dhe Wu Ping qe refuzuan ta shisnin shtepine e tyre, ta sakrifikonin ate per hir te modernizmit. Keshtu qe, nje dite; cifti kinez u gjet ne shtepine e vet i rrethuar nga nje grope e madhe, nje pamje absurde qe beri xhiron neper bote me shpejtesine e eres sibernetike. Edhe pse te shnderruar ne simbol te rezistences dhe te simpatizuar nga miliona njerez rreth e qark globit, cifti e humbi betejen dhe nga shtepia e tyre ka ngelur vetem kjo fotografi (mbase edhe sekuenca filmike te rregjistruara ne video e ruajtur ne videoteken personale). Fotografi e video qe ndoshta ata i nxjerrin nga synduku i tyre apo i internetit sa here qe i kap malli, merzija, dufi, rebelimi dhe kujtimi i qendreses.


Mijera kilometra larg nga vendi i ngjarjes, dhe kohe me vone; ne little big city Zurich zhvillohet nje konkurs nderkombetar arkitekture. Qellimi i tij; perzgjedhja e zgjidhjes me te mire per te risjelle pak jete ne nje nga pikat me te shemtuara te qytetit: Hardbrücke. Pjese e te ashtequajtur zone industriale e Zurichut, Hardbrücke, prej shume kohesh aspak me industriale; dominohet nga konstruksione betoni dhe prania e zhurmshme e autostrades. E ftohte, aspak mikepritese dhe pafytyre; kjo pjese e qytetit eshte si mish i huaj ne nje qytet me pretendime te medhaja stili dhe shijeje. Prandaj, bashkia e qytetit ndermori kete konkurs duke i vene nje teme simbolike: mbijetesa. Midis morise se arkitekteve, garen e fitoi bashkepunimi i dy studiove te arkitektures; Thomas Demand (Berlin) dhe Caruso St. Johns Architects (Londer). Ideja e tyre ishte e thjeshte por jo e papare dhe e panjohur per te gjithe pjesemarresit ne konkurs dhe per jurine: Rindertimi i shtepise se ciftit kinez Wu.

Keshtu qe, cifti kinez, pervecse percmallimit nepermjet fotografise apo internetit, videove familjare, mund te vije sa here te doje ne Zurich e ta shohe ate nga afer, ta preki, ta ledhatoje apo ta qaje. Bile, mund edhe te darkoje aty, sepse kjo shtepi do te kete funksionin e nje restauranti. Kuptohet, shpenzimet e udhetimit dhe ato te darkosjes cifti do te duhet t'i mbuloje vete.

Sidoqe te jete, kopia e shtepise se re ndryshon ne shume gjera nga origjinali: kushton 1.2 milione franga zvicerane (por ndoshta edhe me shume, sic rendom ndodh: vlera ne fund te ndertimit eshte disa perqind me e larte se ajo e planifikuar), do kete cilesi shume te larte (zvicerane), e ka ekzistencen reale dhe mediatike te kushtezuar nga origjinali dhe me shume se mbijetese eshte ceshtje ... lluksi.

10.9.07

99 cent

Fotografia ne te majte quhet "99 cent". Eshte nje foto e bere supermarketin e njohur "99 cent". Eshte nje fotografi e famshme, nje kopje e se ciles kushton mbi dy milion dollare. Autori i saj eshte Andreas Gursky, fotograf gjerman i interesuar kryesisht ne jeten e perditshme. Ne vazhden me te mire te shprehjes "Jeta ndjek artin", Gursky na beri te shikojme, pervecse te tjerave, estetiken e se perditshmes, si psh, ne rastin e kesaj fotografie, na beri te shikojme estetiken e supermaketit. Ajo qe me intrigon me kete fotografi eshte, qe eshte bere vete (ashtu si edhe arti) nje mall qe shitet. Sigurisht, jo per 99 cent. Jo ne 99 cent. Por, prape, mall qe shitet. Qe me ben te besoj, se gjerat kane evoluar me tej dhe tani nuk kemi me vetem "Jeten qe ndjek artin", por edhe "Artin qe ndjek jeten".

Por, nuk mbaron ketu. Bile, kjo eshte me e bukura. Pasi jeta ndoqi artin, dhe arti ndoqi jeten, supermarketi 99 cent, vendosi qe te perfitonte nga arti dhe e ktheu kete foto ne nje lajtmotiv te homepagit te saj, sic mund ta shihni ne foto.


Me nje fjale, pershkallezimi ka arritur ne fuqi te trete: life follows art follows life follows art. Bile, nuk eshte me linear por rrethor. Nje rreth vicioz. Jam kurize te shoh ne se e ardhmja do ta beje kete rreth me diameter me te madh apo do ta nderpresi e do ta shnderroje ne ndonje figure tjeter gjeometrike. Kurioze.

9.8.07

Arti vizual

art en plein air, motiers, 2007 (pjesa e dyte)


Günther Förg: Pa titull


Ben: Volets


Bob Gramsma:Un petit lotissement pour agrandir (nje kompleks i vogel banimi)

L/B: Diving platform


Heinrich Gartentor: Pishina private


Alexandre Joly: Escadron d'objets volants


Tina Z'Rotz & Markus Schwander: Ne koder

Roman Siegner: E njejta madhesi, e njejta forme, nje ngjyre tjeter


Christoph Draeger: The wicker man

Isabelle Krieg: Phoenix's eggs



Sylvie Fleury: Kerpudha