8.3.05

Gezuar 8 Marsin!

8 mars 2005, Tirana - Cdo 8 mars qe vjen ne Shqiperi ka, pak a shume, te njejten fytyre. Gra, shume gra, pothuajse vetem gra, kudo qe t'i hedhesh syte: ne park, ne rruge, ne bare dhe restorante. Te rregulluara, te qeshura, krah per krah, zhurmemedha. Nuk demonstrojne e nuk ankohen, sic bejne koleget e tyre kudo neper bote, sepse, ne nje menyre ose tjeter, e bejne kete pune cdo dite te jetes se tyre. Ne te kunderten, ne 8 mars, grate shqiptare gjejne nje mundesi, nje te vetme ne vit, per t'u ndare nga monotonia e trishte qe ju ofron realiteti, per t'u rikthyer atje perseri te nesermen. Por edhe te pasnesermen. Po te drejtat e tyre?

Per kete mendojne burrat. Kryetari i Partise Demokratike, z. Berisha, i pershendet grate ne kete 8 Mars me premtimin e kushtezuar se, ne se ato ja japin voten e tyre PDse, kjo parti do ekzekutoje te drejten e tyre per t'u paraqitur ne jeten politiko-shoqerore me te njejten perqindje si edhe burrat. Po ne se ato nuk ja japin voten PDse?

Korrespodenti i Selfmade Radios ju drejtua per nje sqarim, drejtepersedrejti, z. Berisha i cili tha: "Une do te thosha, se une, Partia Demokratike, jam shume i interesuar per ta rikthyer dinjitetin e humbur te femres shqiptare. Ne do i marrim te gjitha masat qe ato te paraqiten denjesisht ne realitetin shqiptar." I pyetur, se perse ne vete PD numri i femrave eshte kaq i ulet, z. Berisha u pergjigj: " Ju nuk duhet te harroni se cdo burre ne Partine Demokratike ka ne krah te tij nje grua. Ketu qendron edhe forca e vertete e PD-se."

Edhe ne kampin socialist tema e gruas duket te jete ne qender te vemendjes. Pa e lene t'i iki 8 marsi nga duart, kryetari i partise socialiste dhe kryeministri i vendit, z. Fatos Nano, dergon me mision te posacem ne Sarande, as me pak dhe as me shume, vete gruan e tij, znj. Xhoana Nano. Zonja Nano i shperblen, paraprakisht, grate e Sarandes, per voten qe keto do te duhet t'ia japin burrit te saj ne zgjedhje, me nje dreke gratis me te gjithe te mirat. "Sot une, neser ti. Kjo eshte e mundur vetem me Partine Socialiste dhe me z. Nano", eshte slogani qe znj. Nano ka pergatitur per kete fushate grarore zgjedhore ne Sarande, thane per Selfmade Radion zera nga brenda shtabit elektoral te PS-se.

Te bere kurioz nga ky interesim i papritur ne ceshtjen e gruas ne, te Selfmade Radios, ju drejtuam, si zakonisht, analistit M.N. i cili komentoi: "Se mos e kane megjithemend. Grate, si puna e grave, ngopen me enderra. E, po nuk i realizuan enderrat s'ka gje, se jane mesuar. Subjekt me ideal per fushate elektorale nuk ka. Hajt, rrofte 8 marsi!"

© Selfmade Radio