RA1: Karl Markus Gauss ju konsideron si nje nga oportunistet me te medhenj te literatures Evropiane.
IK: Mark Gaussi, eshte nje nga keta, e kam lexuar, shpifes. Mark Gaussi dhe te tjere jane nje bande, nje bande maosistesh qe me jane qepur, me kritikojne, ish miq te Shqiperise, qe dikur lavderonin Shqiperine dhe tani me kritikojne. Shkrimtare qe kane deshtuar ne vendin e tyre dhe qe dalin tani e gjykojne shkrimtaret e vendeve te vogla.
RA1: Eshte shnderruar gati ne nje loje: po aq shume sa pohoni se nuk merreni me politike, po aq shume provokohen kritiket per te kundershtuar e per te ndezur polemika.
IK: S'kam pune une me ligesine e njerezve.
RA1: Per here te pare e keni vizituar perendimin ne vitin 1962. Per te keni shkruar me pas se "kjo bote me magjeps, por ne te njejten kohe me frikeson". Si ndjeheni sot ne kete bote ku po jetoni qe prej shume vitesh?
IK: Eshte nje bote qe une e cmoj por nuk e, nuk e, nuk kam iluzione. E pranoj se nuk ka me te mire se sa kjo, por, megjithate, nuk me habit shume, ne kuptimin e mire te fjales.
RA1: Ju jeni kritikuar sepse e late Shqiperine, pikerisht, ne momentin kur ndodhi kthesa.
IK: Ajo ishte nje nga momentet me te veshtira qe ka kaluar Shqiperia. Askush nuk e dinte se ne c'drejtim po shkonte Shqiperia. Une doja qe me largimin tim t'i jepja nje shtyse.
RA1: Ishit kaq i rendesishem si shkrimtar?
IK: Shume i rendesishem. Kur bera nje deklarate kunder diktatures, gjate kohes qe isha ne ekzil ne Paris, tek "Zeri i Amerikes", rruget e Tiranes u shkretuan te gjitha.
RA1: Ju kane propozuar si president, e vertete?
IK: Po me kane propozuar, por nuk kam pranuar, sepse eshte aventuroze te jesh president ne Shqiperi. Ne nje vend kaq te veshtire si Shqiperia mund te perfundoja si diktator. Pergjegjesia e nje shkrimtari eshte shume me e madhe, njeqind here me e madhe dhe afatgjate se sa ajo e nje politikani.
RA1: Zoti Kadare, ju faleminderit per intervisten. Nuk mund te themi se ishte ferr, edhe pse nganjehere e veshtire.
IK: Cdo njeri ne bote ka te drejte te mbrohet.
RA1: Besojme se jua dhame kete mundesi.
IK: Po ju e beni nervoz kur tjetri mbrohet. Kam krijuar, une jam ... une di shume mire se cfare kam bere. Une i kam dhuruar popullit shqiptar nje kulture te tere. Eshte ironike qe ne nje vend te varfer, me kaq shume terror e krim, te kritikohet ai qe krijon kulturen.
RA1: E thene kjo me modesti?
IK: Po ashtu eshte...une e quaj modeste. Ky eshte realitet, perndryshe, po te mos isha modest do te ishte nje fyerje per kulturen dhe popullin shqiptar.
RA1: Tani mund t'ia fillonim nga e para: Si eshte e mundur qe nje shkrimtar te jete kaq i rendesishem ne nje diktature pa patur asnje lloj lidhjeje me politiken?
IK: Keshtu ishte, qellon qe ... Eshte per t'u cuditur, por keshtu ka qelluar!
27.9.05
Interviste me Kadarene - Finalja
Labels: Intervista