16.8.05

Rri qe rri ...

... po pse nuk merr edhe nje diplome?

Tirana, 16 Gusht - Edhe tre Universitete te reja do t'i shtohen republikes meme. Universiteti i Durresit, vetem 40km larg atij te Tiranes, Beratit dhe Fierit (30km larg Universitetit te Vlores). Po gezohet e po lumturohet njerezia: deti u be kos. Por jo shume te lumtur duken militantet e PD-se. Ne ambjentet e PD-se njerezit levizin kaotikisht neper korridore, duke shfryre me ze te larte e te ulet: maskarenjte, te poshtrit, hajdutet. E kane fjalen per Nanon dhe militantet e tij, qe ne vend qe te dorezonin celesat e ministrive, vajten dhe hapen universitetet e lartepermendura. Edhe populli i thjeshte, nepermjet medias, nuk ka ngurruar edhe kete here te japi opinionin e tij: ua lane kopilin ne dere demokrateve. Per fraksionin PSist te popullit ky opinion shoqerohet me ferkime barku, per ata demokrate me ngerdheshje fytyre. Ata qe ne te vertete nuk dine cfare te bejne me keto vendime jane vete universitetet: donin liberalizim dhe jua dhane. Tani qe ua dhane nuk e duan. "Por ne nuk e kishim fjalen per kete liberalizim" - komentojne dekanet dhe rektoret. Nuk e merr vesh i pari te dytin dhe as i treti te katertin. Qielli eshte i mbushur me re te dendura.

Na vodhen idene

Zera nga brendesia e PD thone me ze te ulet per Selfmade Radion se idene e hapjes se ketyre tre universiteteve e kishte pasur fillimisht PD. Kjo kishte qene nje nga surprizat qe PD i kishte rezervuar popullit shqiptar. "Kemi spiune ne radhet tona, - komentoi nje zyrtar i larte i PD, - na kane spiunuar te gjithe programin. Na i dogjen letrat e na i lane te nxehta ne duar".

PD ndodhet ne nje situate te veshtire, - komentoi per Selfmade Radion analisti yne MN. - Ne se socialistet vazhdojne keshtu demokratet do ngelen pa program, ose e thene me pak humor, ju ngelet te punojne per programin e PS-se. Sigurisht qe ka edhe zgjidhje apo mundesi per ta permiresuar pak situaten, por qe ta themi midis nesh, te gjitha kushtojne shtrenjte. Universitetet nuk i mbyllin dot me sepse do armiqesohen me popullin. Ju ngelet psh, te luajne me karten e veriut e te hapin edhe nje universitetet ne Kukes, e pse jo edhe nje ne Tropoje. Se ku do i gjejne parate per keto lodra bixhozi zoti e di. Por, nuk e be qameti sepse, me dore ne zemer, per arsimin nuk e cane koken njeri, ata qe e cajne ikin jashte.

Studente afgane ne Shqiperi

26 mije studente thone, po ku t'i gjeje shqiperia kaq shume maturante? Ne mezi arrijme tek 22 mijeshi, ja edhe me pak fantazi i bejme 24 mije, por 26 mije nuk behet. - thote me ze te larte e qime perpjete nje dekan. Por duket se ne qiellin e mbushur me re ka edhe rreze dielli. Te pakten keshtu duket e ardhmja per militantin e PS dhe arkeologun nacionalist MZ.

"Zgjidhje ka, por ato duhet t' kerkosh",- thote ai. "Shpesh ato duken sikur jane larg edhe pse, ne te vertete, jane me te vertete larg. Psh, zgjidhjen mund ta shohim ne Afganistan. Une kam botuar nje artikull shkencor jashtezakonisht te rendesishem per te ardhmen, ne te vertete per te kaluaren, e gjuhes shqipe. A e di ti se rrenjet e gjuhes shqipe jane shume te thella, te thella deri ne Afganistan? Vetem shqipja mund ta perktheje afgancen dhe vetem afgancja mund ta kuptoje shqipen. Atehere, perse te mos ftojme studentet afgane te studiojne ne auditoret tona? Keshtu zgjidhim me shume se nje problem: mbushim numrin 26 mije, fusim nje dore paresh ne xhep, i japin ndihme Afganistanit qe te edukoje brezin e ri dhe u japim edhe pak qyteterim."

Ne te Selfmade Radios mbetem me goje te mbyllur. Po ju?

© Selfmaderadio