Tirana, 25 gusht - Femije expres? Po, eshte e mundur. Keshtu, se fundi, tek kosovarja Ekspres (e ku tjeter) raportohej rasti i jashtezakonshem i Agronit. Agroni, se bashku me tre vellezerit me te medhenj Flamurin, Xhevahirin dhe Bedriun, ashtu si edhe shume bashkeatdhetare te tjere ne Angli, shet dhe blen femra (nje lloj objekti i perbere nga mishi dhe kocka) pavaresisht nga feja, kombesia, pikepamjet politike te ketyre te fundit. Vetem se, ne ndryshim nga shume bashkeatdhetare te tjere qe vazhdojne akoma shitblerjen, keta te katert i kapi policia vendase dhe i futi ne burg ku u rregjistroi edhe te dhenat civile. Keto te dhena civile i zbuluan dhe na i bene publike gazetaret investigative te Ekspresit ne fjale, nga ku dhe mesojme se Agron Demarku eshte 22 vjec, i datelindjes 15 Prill 1983, kurse Bedri Demarku, po vjec 22, eshte i datelindjes 15 shkurt 1983. E thene me thjeshte: Ne fillim lindi Bedriu. Ishte 15 shkurt i vitit 1983. Ekzakt me 15 prill te 1983, papritur e pakujtuar, nena e Bedriut ka dhimbje te forta, te padurueshme ne zonen e barkut. E cojne ne urgjePublish Postncen e spitalit me te afert nga ku, me pas, e drejtojne per ne repartin gjinekologjik, ku disa ore me vone del ne drite Agroni. Brenda dy muajsh dy femije!
Rasti i Agronit eshte padyshim i jashtezakonshem. Shkencetaret ishin te gjithe te bindur se ka nje limit kohor te domosdoshem per nje zhvillim minimal te nje embrioni-femije i ardhshem, qe e ben ate te afte te mbijetoje ne boten e thate. Deri me sot ka qene e mundur qe nje femije te sillej ne jete mbas 7 muajsh, mbas 8 muajsh ose mbas 9 muajsh shtatezani, por kaq ekspres, vetem mbas dy muajsh shtatezani ka qene e pamundur. Atehere si do te duhej te shpjegohej rasti i Agronit?
Agroni vellai i Jesus?
Vete Jesusin i jati e beri qe te lindte mbas 9 muajsh arrest ne barkun e se jemes. Mbas vdekjes se Jesus Zoti duket se e harroi tufen e vet, ndoshta nga hidherimi i madh per humbjen e te birit. Shume njerez ne bote pyesin keto dite nese Agroni eshte vellai i vogel i Jesus, te cilin Zoti e beri shpejt e shpejt pasi i hodhi nje sy botes dhe vuri re qe i kishte dale jashte duarve. Shume te tjere vrasin mendjen se mos valle ky nxitim i Zotit beri qe jo vetem bota por edhe i biri t'i dilte Zotit prej duarsh. Te tjere kujtojne se edhe Jesus ne fillim ishte rrugac e harrakat. Ka edhe nga ata nihiliste qe duan te thone se keta gazetaret e Ekpresit ja fusin rromblla per tomblla, por ketyre zerave u jane pergjigjur vete policet e Londres qe kane afishuar dokumentat origjinale qe provojne se, te pakten keta te Ekspresit, kane thene te verteten. Ne kete kaos qe ka mbeshtjelle boten, te vetmit te gezuar duken te jene shkencetaret, shqiptare dhe te huaj, qe kane marre tashme lejet per te filluar analizat dhe eksperimentet me vellezerit Demarku. Ndersa botes do t'i duhet te prese bamiresirat dhe udherrefyesine e Agronit derisa ky te dali nga burgu, shkencetaret do shijojne rezultatet e eksperimenteve te tyre. Ndersa Ekspresi do vazhdoje te na informoje e mbaj ne korrent te zhvillimeve me te reja ne menyre eksprese.
© Selfmaderadio
25.8.05
Ekspressssssssssssss
Labels: Humor