23.2.05

Imazhi i ri shqiptar

23 shkurt, Tirana, - Sot ne Tirane mbaroi faza e pare e projektit "Imazhi yne i ri", projekt i financuar nga Bashkia e Tiranes, Banka Boterore dhe nga fondi personal i firstladit Xhoana Nano. Projekti "Imazhi yne i ri" eshte vazhdim i projektit te madh te ngjyrosjes se Tiranes, projekt qe ka korrur nje sukses te jashtezakonshem jo vetem ne Tirane, por edhe ne te gjithe Shqiperine dhe pjesen tjeter te botes. Midis objekteve te inauguruar sot jane edhe busti i Skenderbeut, i eksperimentuar nga gjimnazistet e Tiranes, treni i linjes Tirane-Durres, i ngjyrosur nga te papunet e qyteteve Tirane dhe Durres te perfshire ne programet e kualifikim-punesimit te bashkive te te dy qyteteve, dhe ish-kombinati i traktoreve, i punuar nga ish-punetoret e papune te po ketij kombinati.

"Ishte nje vazhdim logjik i entuziazmit masiv qe pamja e re e Tiranes ju ka percuar banoreve te saj, - komentoi per Selfmade Radion zedhenesja e Bashkise se Tiranes, - Jane me dhjetera te rinj e te reja qe, ne menyre vullnetare, kane paraqitur idera e projekte per nje imazh te ri te ambjentit ku jetojme e, si rrjedhim, edhe te Shqiperise. Jo vetem kaq, nga nje studim i Bashkise rezulton se eshte rritur gati 50% hobi i te fotografuarit. 33% e fotografive te bera ne Tirane kane per objekt ndertesat shumengjyreshe te Tiranes. Me 33%, ndertesat shumengjyreshe renditen ne vendin e dyte te objekteve me te fotografuara, duke u tejkaluar vetem nga fotot personale dhe ato qe qytetaret kane bere me kryetarin e Bashkise. Beni nje kerkim ne internet e do bindeni vete. Keto jane fakte qe flasin vete e nuk duan shume komente." - perfundoi ajo.

Jo vetem te rinjte e te rejat shqiptare, por edhe artiste e arkitekte te huaj po ndjekin te entuziazmuar keto zhvillime teper origjinale shqiptare. Jo te rralle jane artistet dhe arkitektet e huaj qe lene vendet e tyre dhe i bashkangjiten entuziazmit shqiptar. Ndermjet tyre, vlen te permendim, edhe yjet e arkitektures moderne Daniel Libeskind, Jean Nouvel dhe Herzog & de Meuron. Jean Nouvel, qe sot ndodhej i pranishem ne inagurimin e monumentit te rinovuar te Skenderbeut, tha per Selfmade Radion:

"Eshte nje kenaqesi e madhe per mua te jem pjese e ketij revolucioni estetik qe po ndodh ne vendin tuaj. Ju keni nje kryebashkiak teper origjinal. Duke cituar vete fjalet e tij, ju keni kryebashkiakun me te talentuar midis piktoreve dhe piktorin me te talentuar ndermjet kryebashkiakeve. Jo me kot ishte ai qe fitoi edhe cmimin nderkombetar te cybernetikes per kryebashkiaket. Mua, si arkitekt, me ka qelluar te bej projekte nga me te cuditshmet e te cmendura, qofshin keto edhe romantike, por ne nje projekt te tille nuk me ka rene rasti te marre pjese. Ne Paris nuk te le njeri te prekesh fasadat, qofte ky edhe nje arkitekt i famshem si puna ime, apo te gjithe arkitektet e famshem te Parisit, Frances dhe Botes te marre se bashku. Ne Paris nuk leviz asgje, eshte si ne kohen e akullit, kurse tek ju vlon, tek ju eshte koha e ngjizjes."

Jo me pak entuziaste dukeshin sot edhe drejtori i hekurudhave dhe ndihmesat i tij. "Ne parashikojme, qe pas ketij aksioni imazhi, te rritet numri i udhetareve te trenave. Ne duam, qe me kete imazh te ri te trenave, t'ju japin nje imazh te ri edhe udhetareve te tyre, qe sot stigmatizohen dhe percmohen nga bashkekombesat e tyre si me te varferit e me te varferve. Mesazhi tjeter qe ne kerkojme t'i japim popullit shqiptar sot eshte, qe nuk eshte turp te jesh i varfer. Pasuria e vertete e njeriut eshte tek shpirti i tij. Dhe shpirti i njeriut eshte i bukur, po kaq i bukur sa keto objekte te bukura qe ne po inagurojme sot. Ne kerkojme t'i japim nje mesazh inkurajues popullit shqiptar duke i thene, qe pak nuk eshte pak. Pak eshte shume. Hidhini nje sy realitetit sot dhe do bindeni per kete."

© Selfmade Radio