Eshte me mire te jesh nje qen jetim ne Zvicer sesa nje femije jetim ne Tirane. Sigurisht, keni hapur syte dhe keni thene: iku edhe SMR! Ose keni thene: a nuk ishte, me mire nje lope ne Zvicer se nje njeri ne Tirane? Ose, edhe nuk keni theni gje fare. Por, me besoni, nganjehere te kuptuarit e mi te botes kolapset kur shoh trajtimin qe marrin qente, e sidomos disa qen, ne kete vend. Sigurisht edhe lopet. Por, te pakten keto te fundit i trajtojne mire per pune qumeshti e mishi. Menjefjale, kujdesi per lopet kushtezohet nga qarkullimi i frangut. Por, qente, vetem hane para.
Mua, si njeri i arsyes, me pelqejne te gjitha ngjyrat. Nuk me pelqejne ekzagjerimet. Nuk me pelqejne konkluzionet biblike. Dhe, me pelqen qe shoqeria zvicerane gjendet ne anen me drite te henes dhe ka pasur kohe t'i rregulloje inventaret e veta te brendshme mire e bukur. Qe ka arritur ne ate stad, ku jo vetem njerezit jetojne mire, por edhe qente.
Sepse une, ashtu si ju, vij nga nje vend ku fjala qen te shkakton dhimbje koke, ose fobi. Sepse te kujton me mijerat e qenerve rrugace qe kur nuk te kafshojne, qe kur nuk te ndjekin si gjyhnaqare nga mbrapa per nje cope skarendesisecfarebollekafshueshme, te lene gjithe naten pa gjume me koncertet e tyre life. Keshtu qe, merreni me mend reagimin tim kur per here te pare pershkova parkun ku ndodhet puna ime, me punedhenesin tim krahperkrah, tek vibronte nga dhjetrat e qeneve, te medhenj e te vegjel, te zinj, kafe, te arte apo te bardhe, nje ngjyresh apo me lara, te qethur prej tre ditesh apo flokegjate, te heshtur apo zhurmadhenj, lozonjar apo inatcor, te druajtur apo ekzibicioniste. Mendoni reagimin tim teksa shihja dhjeterat e njerezve qe ju binin nga mbrapa: plaka dhe te rinj, gra apo burra, old fashion apo hippi, me syze apo pa syze, te majte apo te djathte, te qeshur apo serioze, me rripa apo pa rripa qensh ne dore, qe ju flisnin qenerve si femije: Oh, shpirti i vockel; Oh, do te luash ti; oh, sillu mire me komshiun, me finese; po ty te paskerka marre uria; kape kete copen e mishit, eshte biologjike dhe te ben shume mire; oh, vogelushi im po ty te paskerka mberdhire kurrizi, prit te te veshi nena jelekun. Sa te lumtur keta qen!
Shpesh, keta qen kaq te perkedhelur nga njeriu, kane pershtypjen qe mund te shqetesojne cfaredolloj Homo sapiensi qe i bie rruga nga rruga e qenerve. Te vijne te marrin ere, te kercejne deri tek hunda, nxjerrin gjuhen e gjate e perpiqen te te thone, saxhantekam (hamhamhamham), me nje lepirje. Kur ua rrefuzon kete takim intim, vjen nena apo babai njeri i qenit e te thote: oh, nuk te ben gje; shiko, te ka xhan; do te luaje me ty. Mendojeni, ju lutem, teksa jeni duke ecur ne qetesine tuaj, ju afrohet nje Homo sapiens e te fut nje te lepire, sepse tekaxhan e do te luaje me ty. Sigurisht, keni perdredhur buzet sepse ju eshte shpifur.
Pikerisht, ne diten time te dyte ne Zvicer, dhe diten time te pare te punes, teksa ecja me punedhesin tim e diskutonim tema te rendesise jetike per Homo sapiensin nga Albania, me afrohet nje vogelush i tille guximtar, me lesh te bardhe e fjongo tek qafa, e me uron mireseardhjen me nje hamhamhamham kaq energjike, saqe Homo sapiensi nga Albania kujtoi se kishte shkelur kufirin pa leje e do ta hanin, ne minute, bile, pikerisht, ne kete minute. Dhe shqiptarja e shkrete me fobine e qenve te kultivuar qe nga lindja kerkon shpetimin tek punedhenesi. Ja fut thonjte e gjate e te forte direkt e ne mish teksa i lutet per ndihme. Ah, keta Ausländer, qe nuk e kuptojne dashurine e qenit prites. Nena e qenit, tund koken nga cudia, punedhenesi mat thellesine e gjurmeve te thonjve ne mishin e care te parakrahut e perpiqet t'i zhduke ato me vetepermbajtje e masazhe te lehta. Kuptohet, qe me kalimin e viteve, kultura e vetepermbajtjes se pritesve filloi te injektohej edhe tek une. Pa procesverbale. Ne heshtje. Por e sigurt. Fobia ime per qente u be latente, ashtu si edhe fobia e disa pritesve per te ardhurit. Ose, thjesht, fobia e disa Homo sapiensave per Homo sapiensin. Bile, e maskuar me nje buzeqeshje. Dhe, shpesh here, edhe me nje pershendetje: Grüezi! Grüss Gott! Por, vjen gjithmone nje dite, kur maskat behen te renda dhe bien. Dhe, per mua, dita e se vertetes erdhi nje te djele me shume diell e me shume lule.
Me Herr T. dhe tre vajza te vogla te moshes 3 - 4 vjecare nisemi, ashtu si edhe 7 milione te tjere zvicerane ne dite te tilla, per piknik. Brume pizzash per ta pjekur ne prush, servelat per die Ausländerin, bratwurst per zviceranet, uje i ftohte nga burimi. Parajsa vete. E ndersa brumi behej buke, servelat dhe bratwurst nderronin ngjyre e shije, e vajzat sperkatnin njeratjetren me uje, une dhe Herr T, filluam t'i bashkangjiteshim natyres e te shkembenim nga nje te puthur. Dhe, pikerisht atehere, kur filluam ta besonim se parajsa ishte e jona, na afrohet nje grup me dy gra dhe 7 qen. Pa pershendetje u larguan ne polin verior te parajses. Por, qenve, poli jugor i mbushur me gjithfare aromash ju duk me terheqes. Dhe filluan te na afroheshin. Ishin qen te medhenj, dy koka me larte se vajzat.
Ne fillim degjuam vogelushet qe, te trembura, vrapuan drejt nesh. Qente ecnin perpara. Ne fillim vajten tek sallamrat, pastaj tek buka, pastaj tek uji, e pastaj tek vajzat. Dy koke siper tyre. Herr T. fillon te largoje qente. Ata hic. Nenat e tyre ja kishin shtruar me muhabet per shtate pale qejfi. Qente fillojne te lepijne vajzat. Ato ulerasin. Ngjiten te trembura mbi tavoline. Herr T. perpiqet te largoje qente. Une perpiqem te qetesoj vajzat. Kur nje ze bertet:
Nuk kane faj femijet, faj keni JU qe i mesoni pa dashuri per qente!
Wie bitte? - ja kthen T.
Qetesohuni - ju them une vajzave.
Njerez te pameshirshem! - bertet njera nga grate.
Ju lutem, ejani dhe merrni qente, - thote T. i permbajtur.
Turp t'ju vije! I armiqesoni femijet me qente - bertet gruaja nga poli verior.
Vajzat kane dale nga fiqiri dhe qajne me ulerima. Une ndjej temperamentin te me pushtoje. S'ka me arsye. Vetem akumulim fobie qe shpaloset si atak kunder zonjave te qeneve. I hedh benzine zjarrit!
Vajza, qetesohuni, po te jete per te ngrene e kafshuar, do me kafshojne mua te paren!
E DEGJON! E DEGJON!- shkallon poli i veriut. PRANDAJ KANE FRIKE VAJZAT SEPSE I MESON E EMA.
Verju litarin qenve - ja kthej une, duke i treguar tabelen me figuren e qenit dhe litarin ne gryken e tij qe eshte e shperndare ne te gjithe parajsen.
Herr T. ndodhet midis zjarrit te ndezur nga 3 vajza qe qajne dhe tre gra qe kane nxjerre shpatat. Shume i permbajtur ju thote, - Ju lutem, afrohuni dhe eja te bisedojme. Por, kush i mban nenat kur ju lendojne femijet! Pasi leshuan edhe nje kilometer me sharje e fyerje, mblodhen qente e iken.
Parajsa jone ishte shkermoqur ne copa nervash te prishur, drush te djegur, leksione per vetepermbajtje e, midis tyre, pikniku yne paksa i zhuritur. Uji vazhdonte te rridhte i ftohte.
Diten tjeter, e hene, eci parkut me njemije studente te tjere e perqendruar ne planin e e dites. AJO, AJO ATJE! - degjoj nje thirrje histerike. Te gjithe kthejne koken ne heshtje andej nga zeri. Femra e zerit kishte drejtuar krahun drejt meje. Ishte njera nga grate e polit te veriut, me nje burre. Dhe 4 qen. Me kishte njohur mes njemije studenteve. Po me bente gjyqin publikisht. Me kapi nje ngrice e brendshme.
AJO, AJO - gishti drejt meje. Njemije koka kthehen nga drejtimi i gishtit. Atje une. Mbledh veten, dhe kthej edhe une koken andej nga tregonte gishti. Pastaj filluan te gjithe te ecnin perseri. Vazhdova rrugen edhe une.
Duke menduar! Si do te kishte qene bota nese njerezit do te kishin te njejtin perkushtim edhe per njeri-tjetrin. Edhe per femijet. Per femije. Si ata, qe mbijetesen e sigurojne me lemosha e duke lepire ndonje kocke, si qente? Ne Tirane. Por jo vetem atje?
Nganjehere eshte me mire te jesh nje qen jetim ne Zvicer se nje femije jetim ne Tirane! Bilebile, nganjehere eshte me mire te jesh nje qen sesa njeri!
3.9.07
Jete qeni
Labels: Rrefime