21.9.07

Delja e zeze midis nesh (5)

Mekatet e shqiptareve (vazhdim)

Papritur e pakujtuar njerezit e ardhur ishin te pranishem kudo. Te rinj te veshur ndryshe, qe silleshin ndryshe, flisnin ndryshe, burra dhe gra me kode te tjera komunikimi. Familjet e medha u vendosen se bashku ne te njejtin lokalitet dhe vazhduan jeten e tyre normalisht si me pare. Komunikimi i bujtesit dhe mikepritesit, ne nivel personal, u mjaftua vetem me nje minimum formalitetesh. Ne nivel shoqeror, komunikimi nuk e tejkaloi formulen e bujtesit viktime dhe mikpritesit te detyruar t'i sherbente ose ta linte rehat viktimen. Bujtesit e perkufizuan veten si "Ne", ndersa mikpritesi u trajtua si "Ata", "I huaji". Mikepritesi leshonte buzeqeshje miresjelljeje dhe ja linte zgjidhjen kohes.

Problemi i pare qe pluskoi mbi uje ishte gjuha. Per bujtesit, ndoshta, ka qene e paqarte se cfare rrjedhje do t'ju merrte jeta: ne se do rrinin apo do shkonin. Ndersa lufta vazhdonte, dhe ata e ndiqnin ate nga ekranet e televizoreve dhe telefonat, femijet u futen ne shkolla dhe te rriturit duhet te fitonin buken e gojes. Rroga e sezonierit qe kaq mire i kishte ruajtur ata nga mizerja ekonomike ne atdhe, ketu, ne atdheun e ri ishte e pamjaftueshme.

Futja e femijeve ne shkolla solli konfrontimet e para. Bujtesi nuk paraqiti ndonje interes te madh per shkollen e femijes. Ne shkolle paraqitej vetem atehere kur ishte i detyruar. Jo rralle, alternativa e vetme ngelej vizita e shkolles mikepritese tek bujtesi. Ky mosinteresim per shkollen ishte i njejte edhe per gjuhen. Prinderit nuk e pane te arsyeshme te investonin ne gjuhen e tjetrit. Keshtu qe, papritur e pakujtuar, shkolla qe notonte ne ujera te qeta deri ne tash, filloi te ndeshej me nje grup te vecante nxenesish: nxenes qe as nuk e flisnin gjuhen, as e mesonin ate; te paafte per te ecur me ritmet e klases, por edhe pengese per ritmin e klases. Papritur e pakujtuar, shkolla filloi te kishte te bente me nje kategori prinderish qe nuk e flisnin gjuhen; nuk interesoheshin ta mesonin ate, nuk i nxisnin femijet te mesonin gjuhen; por as edhe lendet e e tjera, qe nuk kishte interes per shkollen; qe nuk donte te merrte pjese ne problemet e shkolles, nuk e djente veten pjese te zgjidhjes. I ngushelluar ne identitetin e viktimes, bujtesi e konsideroi jodashamirese perpjekjen e shkolles per ta bere pjese te saj. Shkolla u mundua ta zgjidhi vete problemin dhe financoi klasa te vecanta, ku keta femije dergoheshin pasmesimit te mesonin gjuhen, por edhe mesuese shtese qe i ndiqnin e i ndihmonin keta femije gjate ores se mesimit.

Papritur e pakujtuar, ne shkolla filloi te shfaqej nje fenomen i ri, i panjohur per shoqerine e qete Zvicerane. Fenomeni i dhunes. Ne nje fenomen te tille, rolin paresor e kishte, mbi te gjitha mentaliteti i sjelle me vete, se burri njihet nga fortesia. Bujtesit nuk ja pertonin te gjuanin e provokonin bashkemoshataret e tyre. Te cuditur e te konfuzuar me paaftesine e vendasve per te reaguar po me dhune, ky brez u mjaftua me shpjegimin qe tjetri ishte kot fare dhe e meritonte drurin. Ketu, ne jo pak raste, nje ndikim fatal pati edhe familja, e cila tregimet mbi dhunen i konsideroi si vertetim se femija i tij ishte per dicka, se femija i tij ishte i forte dhe jo qullac, se femija i tij ishte tjeter nga femija i mikepritesit. Jo ne pak raste, ishte familja qe femijes, si zgjidhje te problemeve, i ofronte dhunen.

Gjuha u be problem edhe per punesimin e te rriturve. Por edhe kualifikimi profesional i bujtesve. Shumica e te ardhurve vinin nga fshatrat. Shumica e te ardhurve i kishin mbaruar shkollat dhe edukimin profesional ne nje kohe te keqe. Shumica e te ardhurve kishin nje kohe te gjate qe nuk punonin. Bujtesit nuk ishin kompetetitive ne tregun e punes. Per ta mundesite ishin dy: te punonin ne pune te pakualifikuara, ku punohej shume dhe fitohej pak, ose te rrinin ne shtepi e te merrnin asistence sociale, qe ishte pak a shume e njejte ne vlere me rrogen e nje pune te pakualifikuar. Sipas rastit, bujtesit zgjodhen njerin opsion apo tjetrin. Por, Zvicra nuk mund te mos vinte re se kostoja e ndihmes sociale, papritur e pakujtuar, ishte bere shume e madhe. Nuk mund te mos vinte re se, midis te papuneve bujtesit ishin shumica.