... ose meditime dhe hallakatje neper rrugicat e Zürich-ut dhe te frikes njerezore.Eshte e pamundur te ecesh rrugeve te Zürich-ut dhe te mos ndeshesh premtimin per ca siguri me shume te Partise Popullore Zvicerane (SVP). Premtimi jepet figurativisht ne pamjen e tre deleve te bardha dhe nje dele te zeze. Dy dele te bardha rrine te terhequra mbrapa, me nje qendrim e sy qe tradhetojne nje deshire te fshehur, nje deshire te plotesuar nga delja e trete e bardhe, delja e guximshme, e cila, me sy e buzeqeshje paksa capkene, nxjerr me shkelma jashte territorit te deleve te bardha nje dele te zeze.
Kush eshte delja e zeze?
Ne boten e kafsheve, delja eshte nje nga kafshet me paqesore. Barengrenese. E urte. Blegerimat i ka me ket e me intonacion te pademshem. I pranon femijet ta perkedhelin e t'i japin per te ngrene. Edhe kur te afrohet, thjesht, do te te ndjeje eren. Nuk ankohet kur e zhvesh lakuriq. Dhe ca me pak kur e con ne therrtore.
Qe, pikerisht, delja e zeze behet metafore dominante e fushates se zgjedhjeve te SVP, qe metafora e deles se zeze kalon nga shekulli ne shekull, qe metafora e deles se zeze ekziston edhe ne epoken e WWF dhe te partive jeshile, e mbi te gjitha: qe metafora e deles se zeze funksion dhe sot, eshte jashtemase interesante.
Historia e metafores i ka rrenjet diku ne lashtesi. Ne koherat kur njerezit leshin e deles e kishin burim te rendesishem jetese. Leshi i qethur, lahej, rrihej, perpunohej neper ca ingranazhe primitive e pastaj ngjyrosej per te krijuar ylberin. Vlera e deles se bardhe matej me kilot e leshit ngjyre ylberi qe shitej. Njeriu i thjeshte i gezohej deles se bardhe. I gezohej cdo deleje te bardhe qe pillte dele te bardha. Sepse, nuk kishte dite me te hidhur per njeriun e thjeshte sesa dita kur delja e bardhe sillte ne jete nje dele te zeze. Cfare te bente njeriu i thjeshte me leshin e zi? Cfare te bente njeriu i thjeshte me delen e zeze, qe pervecse ca kile mishi nuk e perdorje dot per asgje tjeter?
Mos te te rente delja e zeze, duhet te kene mallkuar njerezit e lashte, teksa perpiqeshin ta zhduknin delen e zeze nga tufa pa e lene te behej riprodhuese, duke realizuar keshtu selksionimin e pare artificial. Por delja e zeze kthehej perseri, ashtu sic edhe nje femije plangprishes ne nje familje te qete, solide, qe beson ne zot e shkon rregullisht ne kishe. Delja e zeze - femija plangprishes: dy mallkimet e njeriut te thjeshte.
Delja e zeze - femija plangprishes dy bashkeudhetare besnike te njeriut. Deri ne koherat moderne: Delja u kolektivizua ne ferma te medha te kontrolluar nga nje grusht njerezisht. Njeriu zbriti ne qytet te perpunonte leshin e deles ne fabrika, me mitin e deles se zeze ne koke. Me femijen plangprishes ne shtepi.
Kush eshte delja e zeze? Der Ausländer! I huaji. Zvicra ben pjese ne vendet ku te huajt perbejne 21% perqind te popullsise. Ne kete 21%, dhe respektivisht edhe nen termin i huaj, futet si azilanti qe preku token dje, ashtu edhe nje femije i lindur sot, familja e te cilit jeton ketu prej dy gjeneratash (afersisht 50 vjetesh). Te lindesh ne Zvicer nuk te ben automatikisht zviceran. Ashtu si dardha bie nen dardhe, edhe zvicerani bie nen zviceran.
Nen termin i huaj, dhe ne 21%, futet CEO-ja e bankave zvicerane dhe pastruesja ilegale e shtepive, akademiku gjerman dhe shitesi shqiptar i droges, Tina Turner dhe gruaja anonime me ferexhe te zeze.
Por! I huaji - dele e zeze nuk eshte Tina Turner. Nuk eshte gjermani. Nuk eshte as edhe italiani dhe portugezi. Keta ishin dele te zeza dje. Sot, delja e zeze eshte kryesisht shqiptari, turku e, me raste, edhe serbi. Sot delja e zeze eshte myslimani. Kjo nuk thuhet haptasi. Kete nuk e kupton gjermani, as amerikani, bile as edhe italiani. Por, kete te vertete e dime te gjithe ne qe jetojme ketu.
Problemin "Delja e zeze" nuk e gjeta ne mes jush. Ate e solla une! I huaji i kultures se luftes, i kultures se burrave te forte, krenare e macho, i kultures se gruas se shtypur, i kultures se fese intolerante.
Le te flasim me faktet e SVP*:
Qe prej 1954 numri i te rinjve te gjykuar per akte dhune eshte dhjetefishuar. Kontributi kryesor ne kete mase dhune i referohet te rinjve ausländer (te huaj) apo ausländerve te atdhesuar.
Keta te rinj krijojne probleme te medha per Zvicren dhe institucionin e shkolles. Stacionet e trenave jane kthyer ne bastione te bandave te ausländerve te rinj te cilet prishin e ndotin mjedisin, bejne tregeti droge apo e konsumojne ate, ngacmojne apo kercenojne kalimtaret. Udhetimi pa bilet ne trena, tama dhe autobuze eshte kthyer ne nje te drejte. Perdorimi i thikave, i grushteve, garat e makinave jo vetem jane bere kercenyese per vendasit por po sherbejne edhe si nje model i keq per te rinjte zvicerane.
Numrin e madh te ausländerve (21%) nga kultura te huaja e ndjen shkolla. Trupa mesimore ndihet e pafuqishme. Numri i punonjesve sociale ne ndihme te tyre sa vjen e rritet, pa efekt. Shkolla jone nuk ka nevoje te beje programe te vecanta per cdo grup etnie apo besimtaresh. Ligjet e Zvicres jane te njejta per te gjithe. Edhe krimi me i vogel duhet te denohet. Toleranca zero. Dhuna ne oborret e shkolles te ndalohet me prezencen e policise. Te rinjte qe kapen ne akte dhune, duke perdorur apo tregetuar droge te gjykohen pa meshire. Te cohen ne institute riedukimi. Ata qe nuk permiresohen te largohen nga vendi se bashku me familjet e tyre.
Mekatet e shqiptareve
SVP foli me ze te larte ato qe, pakashume, fliteshin e diskutoheshin ne tryezat e shume familjeve zvicerane, ne tryezat e birres dhe kafes, pavaresisht nga parapelqimet politike te bashkebiseduesve. Eshte fakt qe shumica e emigranteve qe jetojne ne Zvicer jane njerez qe respektojne pergjegjesite dhe te drejtat qe ju kane rene per pjese. Eshte fakt qe shumica e emigranteve ne Zvicer jane njerez punetore, te ndershem qe, ashtu si edhe vendasit, jetojne e punojne duke respektuar veteveten dhe tjetrin. Por eshte fakt qe ne kete vend eshte edhe ai, emigranti tjeter. Emigranti i mekateve. Femija plangprishes. Delja e zeze. Dhe ky femije plangprishes, kjo dele e zeze ka nje emer te pervecem. Quhet jugo! Por me shpesh "shciptar"!
Termi "shciptar" eshte nje term i ri qe po qarkullon ne oborret e shkollave dhe shenon nje hap te ri: ate te specifikimit, te dhenies se nje pergjegjesie direkte nje grupi te caktuar brenda bashkesise heterogjene te jugove, emer i perdorur per te karakterizuar grupin e madh te te ardhurve nga republikat ish-jugosllave. Fillimisht, fjala Jugo krijonte ne mendjen e njerezve harten e gjithe ish-Jugosllavise, me pas vetem ate te Serbise dhe Malit te zi, pak me pas vetem ate te Kosoves. Ndersa tani, gjerat thuhen ne emer te pervecem.
Ardhja masive e shqiptareve nga trojet e Kosoves ne Zvicer, pasoje e gjenocidit serb dhe bombardimeve te Natos, shenon nje dukuri te re ne historine e emigracionit ne Zvicer. Deri ne kete moment te huajt kerkoheshin dhe seleksionoheshin nga Zvicra per te mbushur vendet e punes qe popullsia vendase nuk i mbushte dot. Ndersa Shqiptaret erdhen teksa perpiqeshin te shpetonin koken. Benin pjese tek i ashtuquajturi emigracion politik. Me perpara se shqiptaret, emigracionin politik ne Zvicer e kishin aplikuar kurdet dhe tamilet. Por asnjeri nga keto dy grupe nuk e pati dhe as e ka madhesine e grupit te shqiptareve: 150 mije.
Emigracioni politik i shqiptareve i viteve '90 eshte i lidhur me emigracionin ekonomik te viteve '70 - '80. Ne kete periudhe kohe, Zvicra, pas mbarimit te burimeve njerezore te ofruara deri atekohe nga Italia, Spanja dhe Portugalia, ju drejtuar Republikes se Titos. Te paret shqiptare dhe slave qe erdhen ne Zvicer ishin punetore te kualifikuar dhe, bilebile, me diploma universitare dhe quheshin sezoniere. Sepse punonin me sezone. Ishin pak a shume ne nje gjendje tranzite. Vetem me nje kembe. Vinin per te punuar por pa familje. Politikat zvicerane te asaj kohe e gjeten si shume luksoze politiken e ndarjes, sepse ishte nje politike qe nuk donte asnje lloj financimi, asnje lloj investimi, ishte nje politike qe donte ta kishte gjithmone te hapur opsionin per t'ua mbyllur deren kur keta te mos ju nevojiteshin me. Emigrantet sezoniere dhe familjet e tyre, megjithate, nuk duket t'i kete shqetesuar fakti qe jetonin te ndare per intervale te gjata kohore. Ndoshta, sepse tek ky lloj emigracioni kishin gjetur nje zgjidhje, te vetmen zgjidhje te mundshme. Ndersa ne Kosove sistemi shkollor dhe ai ekonomik u shkaterruan gjate viteve '80-'90, sezonieri u be i vetmi burim te hollash. Sezonieri ftoi vellain, vellai kunatin, e keshtu gati cdo familje dergoi dike per te fituar parane e per te financuar familjen e madhe te lene mbrapa pa pune e pa mundesi per t'u shkolluar.
Te paret qe erdhen ne Zvicer ne vitet '90 ishin familjaret e sezoniereve. Pastaj, kur situata eskaloi, erdhen te afermit e tyre, te afermit e te aferme dhe te afermit e ketyre te fundit. 150 mije.
Papritur e pakujtuar njerezit e ardhur ishin te pranishem kudo. Te rinj te veshur ndryshe, qe silleshin ndryshe, flisnin ndryshe, burra dhe gra me kode te tjera komunikimi. Familjet e medha u vendosen se bashku ne te njejtin lokalitet dhe vazhduan jeten e tyre normalisht si me pare. Komunikimi i bujtesit dhe mikepritesit, ne nivel personal, u mjaftua vetem me nje minimum formalitetesh. Ne nivel shoqeror, komunikimi nuk e tejkaloi formulen e bujtesit viktime dhe mikpritesit te detyruar t'i sherbente ose ta linte rehat viktimen. Bujtesit e perkufizuan veten si "Ne", ndersa mikpritesi u trajtua si "Ata", "I huaji". Mikepritesi leshonte buzeqeshje miresjelljeje dhe ja linte zgjidhjen kohes.
Problemi i pare qe pluskoi mbi uje ishte gjuha. Per bujtesit, ndoshta, ka qene e paqarte se cfare rrjedhje do t'ju merrte jeta: ne se do rrinin apo do shkonin. Ndersa lufta vazhdonte, dhe ata e ndiqnin ate nga ekranet e televizoreve dhe telefonat, femijet u futen ne shkolla dhe te rriturit duhet te fitonin buken e gojes. Rroga e sezonierit qe kaq mire i kishte ruajtur ata nga mizerja ekonomike ne atdhe, ketu, ne atdheun e ri ishte e pamjaftueshme.
Futja e femijeve ne shkolla solli konfrontimet e para. Bujtesi nuk paraqiti ndonje interes te madh per shkollen e femijes. Ne shkolle paraqitej vetem atehere kur ishte i detyruar. Jo rralle, alternativa e vetme ngelej vizita e shkolles mikepritese tek bujtesi. Ky mosinteresim per shkollen ishte i njejte edhe per gjuhen. Prinderit nuk e pane te arsyeshme te investonin ne gjuhen e tjetrit. Keshtu qe, papritur e pakujtuar, shkolla qe notonte ne ujera te qeta deri ne tash, filloi te ndeshej me nje grup te vecante nxenesish: nxenes qe as nuk e flisnin gjuhen, as e mesonin ate; te paafte per te ecur me ritmet e klases, por edhe pengese per ritmin e klases. Papritur e pakujtuar, shkolla filloi te kishte te bente me nje kategori prinderish qe nuk e flisnin gjuhen; nuk interesoheshin ta mesonin ate, nuk i nxisnin femijet te mesonin gjuhen; por as edhe lendet e e tjera, qe nuk kishte interes per shkollen; qe nuk donte te merrte pjese ne problemet e shkolles, nuk e djente veten pjese te zgjidhjes. I ngushelluar ne identitetin e viktimes, bujtesi e konsideroi jodashamirese perpjekjen e shkolles per ta bere pjese te saj. Shkolla u mundua ta zgjidhi vete problemin dhe financoi klasa te vecanta, ku keta femije dergoheshin pasmesimit te mesonin gjuhen, por edhe mesuese shtese qe i ndiqnin e i ndihmonin keta femije gjate ores se mesimit.
Papritur e pakujtuar, ne shkolla filloi te shfaqej nje fenomen i ri, i panjohur per shoqerine e qete Zvicerane. Fenomeni i dhunes. Ne nje fenomen te tille, rolin paresor e kishte, mbi te gjitha mentaliteti i sjelle me vete, se burri njihet nga fortesia. Bujtesit nuk ja pertonin te gjuanin e provokonin bashkemoshataret e tyre. Te cuditur e te konfuzuar me paaftesine e vendasve per te reaguar po me dhune, ky brez u mjaftua me shpjegimin qe tjetri ishte kot fare dhe e meritonte drurin. Ketu, ne jo pak raste, nje ndikim fatal pati edhe familja, e cila tregimet mbi dhunen i konsideroi si vertetim se femija i tij ishte per dicka, se femija i tij ishte i forte dhe jo qullac, se femija i tij ishte tjeter nga femija i mikepritesit. Jo ne pak raste, ishte familja qe femijes, si zgjidhje te problemeve, i ofronte dhunen.
Te huajt e rinj filluan te beheshin shpesh e me shpesh subjekt i diskutimit midis njerezve. Shumicen e kohes me ze te ulet dhe me nje ndjenje faji. Tek-tuk degjohej ndonje ze i larte, qe shuhej shpejt nga veshtrimet kritike si te vendasve ashtu edhe te te ardhurit. Por problemet ishin aty. Zgjidhjet akoma jo.
Ne nje atmosfere te tille, kur ke ndjesine se dicka po ndodh por nuk e perkufizon dot se cfare dhe se cfare mase ka, vjen iniciativa e disa NGO per te financuar ne ngritjen e nje rrjeti kontakti per Shqiptaret e Kosoves. Keto rrjete kontakti do t'u sherbenin kosovareve per t'u informuar per vendin e ri, per te kerkuar ndihme se si te orientoheshin ne vendin e ri; si te zgjidhnin problemet, si te kerkonin pune; te mesonin gjuhen e vendit te ri por edhe te tyren. Kostoja e ketij projekti disa dhjeteramijera franka, asgje per nje kanton te pasur si Zürich-u.
Ne nje demokraci popullore si zvicerania, cdo lloj financimi kalon perpara popullit dhe gjykohet prej tij. Gje qe do te thote: cdo lloj projekt shoqerohet me nje fushate reklamuese pro dhe kundra. Qe te huajt e rinj kishin nevoje per nje rrjet kontakti duhet t'u jete dukur organizatoreve si gjeja me e vetekuptueshme per t'u bere ne situaten e dhene. Nje nga ato gjerat e vetekuptueshme per te cilat, bile, nuk eshte nevoja te shpjegohesh. Nje nga ato gjerat e vetekuptueshme per te cilat nuk ka perse te investosh ne reklamim. Vetem se, atehere ndodhi cudia!
Boshllekun e reklames se NGO e mbushi reklama e kundershtarit me emrin SVP. Nje reklame e nje lloji te ri. E panjohur me pare. Nje reklame agresive. Nje reklame qe luante ne zonen gri. Nje reklame qe i kapi te papergatitur te gjitha NGO-t dhe partite e spektrit te mesem dhe te majte zvicerane. Reklama e SVP ishte ndertuar me nje koncept te njohur ne marketing: mesazhi i reklames duhet te dominoje, cdo gje tjeter eshte e parendesishme. Koncepti i mesazhit duhet te jete i tille qe te mos kaloje pa u vene re, t'u ngulet automatikisht njerezve ne koke, t'u ngulet e te mos t'u shqitet; te mos t'u shqitet ne menyre te tille, qe edhe nese njerezit nuk e kishin ndermend te mendonin per te; te mendonin per te keshtu sic te pelqen ty, tani do ta mendojne. Ne se nuk do ta mendojne tani, do ta mendojne kur te degjojne komshiun te ankohet per femijen e rrahur, do ta mendoje kur te degjoje gruan-mesuesen e frustruar nga i huaji, kur te degjoje per krimin e te huajit, kur te degjoje per gruan apo vajzen e keqtrajtuar te te huajit, kur te lexoje gazeten e mbushur me problemet e te huajit, kur te lexoje koston e rritur te asistences sociale. Dhe mesazhi dominues i reklames se SVP-se ishte i thjeshte, i qarte, i pakomplikuar ne permbajtje, i shkurter per t'u mbajtur mend, i paneglizhueshem sepse armiqesor: Shqiptaret e Kosoves - Jo! Rrjeti i kontaktit i palexueshem!
Fitorja e SVP-se, ashtu sic edhe fushata e saj, ishte nje shok. Reaksioni i menjehershem. E majta, kristianet, jeshilet, te gjitha NGO akuzuan SVP per mbjellje racizmi. Rekama "Kosovo-Albaner: Nein!" perfundoi ne dyert e gjyqeve. Ndersa i huaji u ndje dy here viktime: nje here viktime e serbit dhe nje here viktime e zviceraneve.
SVP ne reklamen e saj nuk diferenconte kriminelin, por nje grup te tere te huajsh, shqiptarin. Shqiptaret, nga ana e tyre, u perjashtuan nga financimi i rrjetit te tyre nga vota e shumices. Ndersa SVP me fushaten e saj e reduktoi gjithe grupin e shqiptareve ne figuren e nje njeriu te vetem, nje te huaji qe nuk duhet ta financojme se boll probleme na ka shkaktuar; shqiptari i reduktoi gjithe zviceranet ne figuren e nje individi teresisht armiqesor ndaj te huajve ne pergjithesi, dhe shqiptareve ne vecanti.
Te ndodhur para nje fakti te tille, e majta ndermori nje sere projektesh qe synonin te kompensonin per financimin e humbur te rrjetit te kontaktit, e te ndihmonin keshtu ne integrimin sa me shpejt te te huajve. Me te njejten energji, e djathta u perpoq te minimalizonte cdo lloj investimi ne projekte integrimi. E majta, investimin e perqendroi; si edhe me pare, ne kurse gjuhesh per rinjte, per grate; investime per ndihmese gjate mesimit. I huaji qeshte paksa, dhe nganjehere i ndiqte e nganjehere jo. SVP tregonte me gisht joefikasitetin e integrimit dhe investimin e hedhur kot. Populli filloi t'ia mohonte te huajit dhenien e pasaportes.
Problemet nuk u zbuten. Perkundrazi filluan te rriten. Numri i te papuneve filloi te shtohej. Nese ne fillim ne rradhen e asistences ishin prinderit dhe te rriturit qe sapo kishin ardhur nga Kosova, tani rradhes i ishin shtuar edhe ata te rinj qe po mbaronin shkollat me kualifikim shume te keq. Keta te rinj perfaqesonin ate brez te pafat qe ju bashkangjiten shkolles zvicerane ne me te rruges dhe integrimin ne shkolla e paten shume te veshtire. Shume familje filluan te jetonin me asistence. Me ndihmen sociale mund te jetohej mire dhe, bile, mund te investohej ne riparimin e shtepive apo ngritjen e nje te reje ne Kosove. Me ndihmen sociale mund te ndihmoheshin ekonomikisht edhe ata pjesetare te familjes qe kishin mbetur ne Kosove. Persa kohe burimi i ndihmes sociale rridhte, kjo kategori njerezish nuk gjente asnje lloj motivimi per te punuar (per tjetrin), e keshtu qe as perpiqeshin te gjenin pune e as te kualifikoheshin. Problem filloi te behej edhe ajo kategori njerezish qe kishin kuptuar se me pensionin e invalidit mund te jetonin me mire se duke punuar. Kjo lloj kategorie njerezish kishte zbuluar tregun e traumave te luftes. Mjeke zemermire qe jua besonin keto trauma e ua dokumentonin neper dokumenta mjekesore gjendeshin gjithmone. Por, problemi me i madh, ishin brezat e rinj. Te pamotivuar nga prinderit per te mesuar, te mbyllur ne klanin e tyre familjar, te mbyllur ne grupin e tyre etnik; te konfrontuar me bollekun dhe prosperitetin e moshatareve te tyre vendas; perballe nje armiqesie gjithnje e me te hapur; ky brez ju dorezua agresioneve. Grupe te rinjsh qe dalin neper stacione trenash e ngacmojne vendasit, qe rrahin moshataret e tyre e u vjedhin telefonat, ipodet dhe leket, u bene dhe jane deri me sot, tema e dites.
Jo vetem propaganda e SVP ndihmoi ne ngritjen e imazhit te te huajit si nje qenie e vetme qe krahet e gjata po i shtrinte kudo, duke bere krime; vjedhur, prishur qetesine. Edhe vete i huaji e ndihmoi kete imazh. Ne vend te dallonte kriminelin ne mesin e tij, ne vend te distancohej prej tij, ai u paraqit si perfaqesues i popullit te tij dhe cdo kritike e konsideroi nje atakim popullit te tij. Me nje qendrim te tille hermetik, i huaji e izoloi veten nga vendasi dhe u ndje perfundimisht nje viktime. Zerat kritike brenda grupit u demaskuan si armiq te popullit ose zgjodhen anonimitetin. Dhe keshtu vazhdon edhe sot.
Perkufizimi i te huajit
Ne se femija jone eshte plangprishes, cfare bejme me te? Tre alternativa. Perpiqemi te komunikojme, vazhdojme te komunikojme me shpresen se nje dite fjala jone do kete efekt sherues, ose koha do beje te veten. Nuk komunikojme dhe jetojme si dy jete paralele nen te njejten cati, duke vuajtur moskomunikimin. E nxjerrim perjashta me shpresen se nxjerrrim jashte problemin dhe vuajme aktin brenda nesh, duke krijuar keshtu nje problem te ri, te heshtur, qe na helmon shpirtin e dikur, ndoshta, na ben te fillojme te pyesim integritetin tone moral. Ky eshte femija jone; e kemi mbajtur ne bark, e kemi rritur me qumeshtin e gjirit, i kemi ndejtur tek koka kur ishte me temperature e dhimbje; kemi jetuar me te dhe problemet e tij cdo minute te jetes sone. Eshte femija jone. Dashuria per te me e madhe se sa dashuria per egon tone. Njehere ne jeten tende - pergjithmone aty; nuk e kthejme dot mbrapsht. I huaji nuk eshte femija jone, edhe pse jeton nen nje cati me ne.
I huaji nuk eshte as femije i adoptuar. Femijen e adoptuar e deshem ne, e kerkuam; e zgjodhem per t'i bere te gjitha sherbimet qe i kishim menduar per femijen imagjinar te barkut tone. Njehere ne jeten tone - pergjithmone aty. Nuk e kthen dot mbrapsht. I huaji nuk eshte femija jone i adoptuar.
Stefan, nje i ri i emancipuar zviceran dhe mik i imi, e perkufizon te huajin si nje mysafir, qe te vjen ne shtepi dhe sillet si mysafir: te respekton ty si mikprites, rregullat e tua, traditen tende, kulturen tende. Edhe une, - thote Stefan, - kur shkoj diku tjeter ju pershtatem rregullave te vendit mik. Kjo eshte rruga! Ai nuk eshte i vetmi qe mendon keshtu.
Ne syte e mi, nje mysafir nenkupton nje gjendje te perkoheshme, tranzicioni. Nje mysafir vjen dhe iken - prandaj eshte mysafir. Nje i huaj vjen jo per te ikur prape, por per ta bere vendin e ri vendin e tij. I huaji vjen ne shtepine e re per ta bere ate shtepine e tij dhe te femijeve te tij. I huaji eshte nje njeri me shume qe i bashkangjitet popullsise vendase per te ecur me te me tutje e per te permbushur funksionin qe ky brez ka per te permbushur. I huaji, se bashku me vendasin, ndertojne trashegimine per brezin qe vjen.
I huaji nuk eshte mysafir - ndoshta ishte i tille ne fillimet e veta kur akoma nuk e kishte te qarte fillin e jetes se tij. Por ai e humbet kete status ne momentin qe ai vendos te rrije ne vendin e ri. Konsiderimi i te huajit gjithmone si mysafir, edhe kur ky ka dekada qe jeton ne vendi ne ri, eshte nje akt distancimi; nje perpjekje per ta lene ate jashte jetes tende, margjinalizuar ate. Eshte nje perpjekje per te mos i ndare te gjitha hapesirat e shtepise tende me te, ato me te mirat te takojne ty; nje perpjekje per t'ia refuzuar trashegimine. Eshte nje akt percaktimi hierarkish, pushtetesh. Nje akt pabarazie. Kjo nuk eshte rruga!
Identifikimi me grupin eshte gjithmone nje akt distancimi. Edhe per te huajin. Ne se ky kerkon qe tjetri ta shohi si nje grup etnik ai ka kerkuar te mos jete pjese e tjetrit. Ai ka kerkuar te jete ndryshe. Ka kerkuar te jete mysafir dhe ta trajtojne si te tille. I pabarabarte. Me i mire se tjetri. Kjo nuk eshte rruga!
Eshte pikerisht pozicioni permanent si mysafir i te huajit shpjegimi i shume veprimeve apo mosveprimeve politike.
Partite e majta zvicerane, pervecse nje interesimi siperfaqesor, nuk i kane futur te huajt dhe interesat e tyre asnjehere ne programet e tyre. Socialdemokratet gjenden sot ne ate faze ku ata, praktikisht, kane humbur bazen e tyre historike: punetorin. Zhvillimet e reja, sidomos emigracioni masiv i viteve te fundit, ka zevendesuar punetorin zviceran me ate te huaj. Bazen e socialdemokrateve sot e perbejne kryesisht mesuesit, edukatoret, punonjesit sociale, dhe jane interesat e ketij segmenti te shoqerise qe percaktojne edhe programin e partise: edukimi dhe punesimi i te rinjve. Baza e kesaj partie eshte ajo qe ka konfrontimin me te madh me delet e zeza. Ne menyre fare irracionale, edhe pse problemet e konfrontimit te medha, ky segment i shoqerise zgjodhi gelltitjen e problemeve, peshperitjen e tyre me ze te ulet ne vend qe t'i tregonte ato me gisht, t'i diskutonte me ze te larte e t'i zgjidhte ato. Vetedija historike si parti qe mbron te dobetin, frika e te perkufizuarit si political incorrect, plogeshtia qe shoqeron mireqenien, perqendrimi ne vetevete, paaftesia per te pare jashte ideologjise, paaftesia per t'u konfrontuar me probleme e zgjidhur ato, jane vetem disa shkaqe qe shpjegojne irracionalitetin.
Partite e djathta, tek mysafiri dhe heshtja e te majteve, gjeten minieren e arit. Sidomos SVP, dikur parti e fermereve. Epiqendra e levizjes ishte ne degen e Zurich -ut ku u takuan ne vendin e dukur dhe ne kohen e duhur dy figura politike: Christoph Blocher dhe Christoph Mörgeli. I pari, manjat industrialist, nje nga njerezit me te pasur te Zvicres, zoteruesi i firmes kimike EMS. I dyti, historian dhe dozent ne Universitetin e Zürich-ut. Ajo qe i bashkoi te dy ne nje kokteil eksploziv duhet te kene qene ambicionet dhe plogeshtia e skenes politike zvicerane. Dhe nje nuhatje shume e mire. Sepse te dy kishin nuhatur ate dickane akoma te padukshme, qe po nxehej ne heshtje, por nuk kishte filluar akoma te ziente: armiqesine ne rritje midis vendasit dhe te huajit. Kishin nuhatur biznesin fitimprures me delen e zeze. Kosovo-Albaner: Nein! ishte testi per te provuar strategjine. Dhe nuk u zhgenjyen. Brenda nje 10 vjecari, SVP arriti te shnderrohet ne nje nga partite me te medha, te rrembeje ne bazen e vet jo vetem fermerin por edhe vendasin e frikesuar. Brenda nje 10 vjecari SVP arriti te fuse Blocher-in (Christoph) ne qeveri, duke e rritur numrin e saj te perfaqesimit ne qeveri ne 2**. Brenda nje 10 vjecari SVP ka sjell nje turmoil ne skenen politike zvicerane te hutuar dhe po nxjerr jashte qeverise parti tradicionale. Po i jep qeverise nje kthese nga e djathta. Delja e zeze ishte per SVP alibija per nje diskretitim te plote te se majtes: sulmi ndaj institucionit social, institucionit te invalidit, rritje e prezences se policise, ashpersim ligjesh, zvogelim i metejshem i shtetit.
Mysafiri eshte mysafir, dhe ne rast se ai nuk di te sillet e ka vendin jashte shtepise sime! - kjo eshte menyra se si SVP-ja e interpreton fushaten e saj te deles se zeze. Edhe pse provokuese grafikisht, mesazhi tingellon llogjik. Te huajt kriminele Zvicra eshte perpjekur edhe me pare t'i nxjerre perjashta, sidomos ata qe nuk kishin arritur te merrnin leje te perhershme qendrimi. Vetem se, ne fushtaten e tyre te deles se zeze SVP shkon nje hap me tutje, gje qe grafika nuk e tregon: kerkon te nxjerre perjashta cdo te huaj kriminel apo te pandreqshem, por edhe familjen e tij; sepse familja eshte pergjegjese per edukimin e keq te kriminelit. Kerkon te nxjerre perjashta te huajin dhe familjen e tij edhe kur keta kane fituar lejen e qendrimit. Edhe kur keta kane marre pasaporten Zvicerane.
Po perpiqem te imagjinoj familje te tilla. Le te marrim familjen e Besimit. Kjo eshte nja familje tipike, e gjen me shumice. Besimi eshte 17 vjec, shume keq ne shkolle; kohen e lire e kalon me grupin e tij, si moshatare nga Kosova apo Ballkani; here tek parku, here tek kisha, e here tek stacioni i trenit. Ca nen efektin e hormoneve te pubertetit, ca nen efektin e frustracionit (pa shkolle, pa te ardhme, pa enderra, pa identitet); ca nen efektin e pijes, ca nen efektin e dinamikes se grupit; Besimi qe ne shtepi sillet mire e me respekt, vjedh e rreh 15 vjecaret zvicerane, nganjehere edhe burra qe kalojne per hall ne ate ore te dites ne ate vend ku gjendet edhe Besimi me banden e vet; demton makina e mbase, vjedh edhe shtepi. Besimi ka ne shtepi nenen qe nuk punon e qe nuk ja ka ndjere njeri zerin, babain, burre i ndershem, qe rropatet tere diten per te siguruar nje minimum ekzistence; dy motra, njeren 14 e tjetren 10 vjecare, te dyja shembullore e me nota shume te mira ne mesime. Familja jeton prej 10 vjetesh ne Zvicer, prinderit sapo kane marre me ne fund lejen e qendrimit. Ne nje nga aventurat e tij te shumta Besimin e kap policia. Kjo nuk eshte hera e pare. Ne se ligji i SVP do te pranohet, ky moment do te duhet te perkthehet si momenti kur familja e Besimit: nene, baba, dy motrat dhe Besimi vete duhet te largohen nga Zvicra; sepse kane deshtuar ne edukimin e femijes se tyre, sepse kane deshtuar te jene mysafire te mire.
Delja e zeze brenda nesh
Zgjidhja e SVP irriton. Sepse te kujton deportimet e armikut te klases dhe familjes se tij ne sistemet totalitare. Te irriton sepse fajin dhe denimin e shperndan edhe tek individe qe nuk kane bere krime, qe jane mysafire te mire, qe perpiqen te jene mysafire te mire.
Zgjidhja e SVP te ben te shtrosh pyetje. Ne fillim, delja e zeze ishte i huaji - kriminel. SVP kerkon qe statusin e deles se zeze t'ja japi gjithe familjes ku eshte ngjizur ky individ. Po neser? Kush do jete neser delja e zeze? Grupi etnik, kultura ku kjo familje ka rrenjet e veta? Cfare krimesh do te katalogohen si te mjaftueshme per te percaktuar te huajin si dele te zeze? Ku do ja veme kufirin tolerances tone? Po frikes?
Une nuk kam zgjidhje te karakterit teknik per te ofruar. Por une mendoj, se zgjidhja eshte tek koncepti "Bashkeudhetar". Ne momentin qe i huaji ka zgjedhur ta beje vendin e ri vendin e tij, ai ka vendosur te behet bashkeudhetar me mikepritesin. qe i huaji ka zgjedhur ta beje vendin e ri vendin e tij, ai ka vendosur te behet bashkeudhetar me mikepritesin. Ne momentin qe mikepritesi ka vendosur ta pranoje mysafirin te rrije e jetoje ne shtepine e tij, ai ka pranur te behet bashkeudhetar me te. Koncepti "Bashkeudhetar" eshte nje koncept qe shuan cdo lloj hierarkie. Eshte nje koncept qe i ndan te drejtat dhe pergjegjesite njesoj per te gjithe. Eshte nje koncept qe nuk te lejon te fshihesh pas kartes se mysafirit e ta perdoresh ate per t'ju shmangur pergjegjesive e kerkuar vetem te drejta. Eshte nje koncept qe nuk te lejon te kapesh pas kartes se mikepritesit e t'ua mohosh pergjegjesite dhe te drejtat mysafirit. Bashkeudhetar eshte nje koncept qe kerkon qe sistemi i ligjeve te veproje njelloj si mbi mysafirin ashtu edhe pritesin. Eshte nje koncept qe do te kerkonte nje rishikim te politikave meshiruese ekzistuese te integrimit te huajve, do te kerkonte nje strategji te re, ku te perkufizohen mjaft mire e qarte te drejtat dhe pergjegjesite. Konsekuencat! Jo dhjete vjet me pas. Por qe ne fillim.
Nje koncept si bashkeudhetar do te ndihmonte secilin prej nesh, te huaj apo vendas. Do te na ndihmonte te mbanim nen kontrol delen e zeze ne kokat tona: friken. Kete frike te perjetshme nga tjetri. Kete frike qe na mban te burgosur te paragjykimeve, te paranojes. Kete frike qe koha nuk e sheron. Koha, ndoshta e zbut nje problem ne brezin tjeter, ndoshta e sheron nje brez me pas. Por delja e zeze ne kokat tona eshte gjithmone brenda nesh. E zhytur diku brenda, duke pritur, duke mbllacitur dyshimet, deri tek migrimi masiv i grupit tjeter te te huajve. Dhe atehere! Cdo gje fillon nga e para.
***************************************************************************
* Adaptuar nga konferencat per shtyp e SVP, 2006 - 2007
** Qeveria zvicerane eshte e perbere nga 7 qeveritare, perfaqesues te 4 partive me te medha. Sipas formules magjike: partite me te medha kane 2 perfaqesues, me te voglat vetem 1.
28.9.07
Delja e zese mes nesh (versioni i plote)
Labels: Opinione, Reportazhe, Rrefime