17.9.07

Delja e zeze mes nesh (1)

... ose meditime dhe hallakatje neper rrugicat e Zürich-ut dhe te frikes njerezore.


Krijon sigurine - SVP (Partia Popullore Zvicerane)
(fotografia eshte prone e SR)

Eshte e pamundur te ecesh rrugeve te Zürich-ut dhe te mos ndeshesh premtimin per ca siguri me shume te Partise Popullore Zvicerane (SVP). Premtimi jepet figurativisht ne pamjen e tre deleve te bardha dhe nje dele te zeze. Dy dele te bardha rrine te terhequra mbrapa, me nje qendrim e sy qe tradhetojne nje deshire te fshehur, nje deshire te plotesuar nga delja e trete e bardhe, delja e guximshme, e cila, me sy e buzeqeshje paksa capkene, nxjerr me shkelma jashte territorit te deleve te bardha nje dele te zeze.

Historia e deles se zeze

Ne boten e kafsheve, delja eshte nje nga kafshet me paqesore. Barengrenese. E urte. Blegerimat i ka me ket e me intonacion te pademshem. I pranon femijet ta perkedhelin e t'i japin per te ngrene. Edhe kur te afrohet, thjesht, do te te ndjeje eren. Nuk ankohet kur e zhvesh lakuriq. Dhe ca me pak kur e con ne therrtore.

Qe, pikerisht, delja e zeze behet metafore dominante e fushates se zgjedhjeve te SVP, qe metafora e deles se zeze kalon nga shekulli ne shekull, qe metafora e deles se zeze ekziston edhe ne epoken e WWF dhe te partive jeshile, e mbi te gjitha: qe metafora e deles se zeze funksionon dhe sot, eshte jashtemase interesante.

Historia e metafores i ka rrenjet diku ne lashtesi. Ne koherat kur njerezit leshin e deles e kishin burim te rendesishem jetese. Leshi i qethur, lahej, rrihej, perpunohej neper ca ingranazhe primitive e pastaj ngjyrosej per te krijuar ylberin. Vlera e deles se bardhe matej me kilot e leshit ngjyre ylberi qe shitej. Njeriu i thjeshte i gezohej deles se bardhe. I gezohej cdo deleje te bardhe qe pillte dele te bardha. Sepse, nuk kishte dite me te hidhur per njeriun e thjeshte sesa dita kur delja e bardhe sillte ne jete nje dele te zeze. Cfare te bente njeriu i thjeshte me leshin e zi? Cfare te bente njeriu i thjeshte me delen e zeze, qe pervecse ca kile mishi nuk e perdorje dot per asgje tjeter?

Mos te te rente delja e zeze, duhet te kene mallkuar njerezit e lashte, teksa perpiqeshin ta zhduknin delen e zeze nga tufa pa e lene te behej riprodhuese, duke realizuar keshtu seleksionimin e pare artificial. Por, delja e zeze kthehej perseri, ashtu sic edhe nje femije plangprishes ne nje familje te qete, solide, qe beson ne zot e shkon rregullisht ne kishe. Delja e zeze - femija plangprishes: dy mallkimet e njeriut te thjeshte.

Delja e zeze - femija plangprishes: dy bashkeudhetare besnike te njeriut. Deri ne koherat moderne. Kur delja u kolektivizua ne ferma te medha te kontrolluar nga nje grusht njerezisht. Kur njeriu zbriti ne qytet te perpunonte leshin e deles ne fabrika. Me mitin e deles se zeze ne koke. Me femijen plangprishes ne shtepi.