Fitorja e SVP-se, ashtu sic edhe fushata e saj, ishte nje shok. Reaksioni i menjehershem. E majta, kristianet, jeshilet, te gjitha NGO akuzuan SVP per mbjellje racizmi. Rekama "Kosovo-Albaner: Nein!" perfundoi ne dyert e gjyqeve. Ndersa i huaji u ndje dy here viktime: nje here viktime e serbit dhe nje here viktime e zviceraneve.
SVP ne reklamen e saj nuk diferenconte kriminelin, por nje grup te tere te huajsh, shqiptarin. Shqiptaret, nga ana e tyre, u perjashtuan nga financimi i rrjetit te tyre nga vota e shumices. Ndersa SVP me fushaten e saj e reduktoi gjithe grupin e shqiptareve ne figuren e nje njeriu te vetem, nje te huaji qe nuk duhet ta financojme se boll probleme na ka shkaktuar; shqiptari i reduktoi gjithe zviceranet ne figuren e nje individi teresisht armiqesor ndaj te huajve ne pergjithesi, dhe shqiptareve ne vecanti.
Te ndodhur para nje fakti te tille, e majta ndermori nje sere projektesh qe synonin te kompensonin per financimin e humbur te rrjetit te kontaktit, e te ndihmonin keshtu ne integrimin sa me shpejt te te huajve. Me te njejten energji, e djathta u perpoq te minimalizonte cdo lloj investimi ne projekte integrimi. E majta, investimin e perqendroi; si edhe me pare, ne kurse gjuhesh per rinjte, per grate; investime per ndihmese gjate mesimit. I huaji qeshte paksa, dhe nganjehere i ndiqte e nganjehere jo. SVP tregonte me gisht joefikasitetin e integrimit dhe investimin e hedhur kot. Populli filloi t'ia mohonte te huajit dhenien e pasaportes.
Problemet nuk u zbuten. Perkundrazi filluan te rriten. Numri i te papuneve filloi te shtohej. Nese ne fillim ne rradhen e asistences ishin prinderit dhe te rriturit qe sapo kishin ardhur nga Kosova, tani rradhes i ishin shtuar edhe ata te rinj qe po mbaronin shkollat me kualifikim shume te keq. Keta te rinj perfaqesonin ate brez te pafat qe ju bashkangjiten shkolles zvicerane ne me te rruges dhe integrimin ne shkolla e paten shume te veshtire. Shume familje filluan te jetonin me asistence. Me ndihmen sociale mund te jetohej mire dhe, bile, mund te investohej ne riparimin e shtepive apo ngritjen e nje te reje ne Kosove. Me ndihmen sociale mund te ndihmoheshin ekonomikisht edhe ata pjesetare te familjes qe kishin mbetur ne Kosove. Persa kohe burimi i ndihmes sociale rridhte, kjo kategori njerezish nuk gjente asnje lloj motivimi per te punuar (per tjetrin), e keshtu qe as perpiqeshin te gjenin pune e as te kualifikoheshin. Problem filloi te behej edhe ajo kategori njerezish qe kishin kuptuar se me pensionin e invalidit mund te jetonin me mire se duke punuar. Kjo lloj kategorie njerezish kishte zbuluar tregun e traumave te luftes. Mjeke zemermire qe jua besonin keto trauma e ua dokumentonin neper dokumenta mjekesore gjendeshin gjithmone. Por, problemi me i madh, ishin brezat e rinj. Te pamotivuar nga prinderit per te mesuar, te mbyllur ne klanin e tyre familjar, te mbyllur ne grupin e tyre etnik; te konfrontuar me bollekun dhe prosperitetin e moshatareve te tyre vendas; perballe nje armiqesie gjithnje e me te hapur; ky brez ju dorezua agresioneve. Grupe te rinjsh qe dalin neper stacione trenash e ngacmojne vendasit, qe rrahin moshataret e tyre e u vjedhin telefonat, ipodet dhe leket, u bene dhe jane deri me sot, tema e dites.
Jo vetem propaganda e SVP ndihmoi ne ngritjen e imazhit te te huajit si nje qenie e vetme qe krahet e gjata po i shtrinte kudo, duke bere krime; vjedhur, prishur qetesine. Edhe vete i huaji e ndihmoi kete imazh. Ne vend te dallonte kriminelin ne mesin e tij, ne vend te distancohej prej tij, ai u paraqit si perfaqesues i popullit te tij dhe cdo kritike e konsideroi nje atakim popullit te tij. Me nje qendrim te tille hermetik, i huaji e izoloi veten nga vendasi dhe u ndje perfundimisht nje viktime. Zerat kritike brenda grupit u demaskuan si armiq te popullit ose zgjodhen anonimitetin.
Dhe keshtu vazhdon edhe sot.