24.9.07

Delja e zeze midis nesh (6)

Te huajt e rinj filluan te beheshin shpesh e me shpesh subjekt i diskutimit midis njerezve. Shumicen e kohes me ze te ulet dhe me nje ndjenje faji. Tek-tuk degjohej ndonje ze i larte, qe shuhej shpejt nga veshtrimet kritike si te vendasve ashtu edhe te te ardhurit. Por problemet ishin aty. Zgjidhjet akoma jo.


Ne nje atmosfere te tille, kur ke ndjesine se dicka po ndodh por nuk e perkufizon dot se cfare dhe se cfare permase ka, vjen iniciativa e disa NGO-ve per te financuar ngritjen e nje rrjeti kontakti per Shqiptaret e Kosoves. Ky rrjet kontakti do t'u sherbente kosovareve per t'u informuar per vendin e ri, per te kerkuar ndihme se si te orientoheshin ne vendin e ri; si te zgjidhnin problemet, si te kerkonin pune; te mesonin gjuhen e vendit te ri por edhe te tyren. Kostoja e ketij projekti: disa dhjeteramijera franka; asgje per nje kanton te pasur si Zürich-u.

Ne nje demokraci popullore si zvicerania, cdo lloj financimi kalon perpara popullit dhe gjykohet prej tij. Gje qe do te thote: cdo lloj projekt shoqerohet me nje fushate reklamuese pro dhe kundra. Qe te huajt e rinj kishin nevoje per nje rrjet kontakti, duhet t'u jete dukur organizatoreve si gjeja me e vetekuptueshme per t'u bere ne situaten e dhene. Nje nga ato gjerat e vetekuptueshme per te cilat, bile, nuk eshte nevoja te shpjegohesh. Nje nga ato gjerat e vetekuptueshme per te cilat nuk ka perse te investosh ne reklamim. Vetem se, atehere ndodhi cudia!

Boshllekun e reklames se NGO-ve e mbushi reklama e kundershtarit me emrin SVP. Nje reklame e nje lloji te ri. E panjohur me pare ne skenen politike. Nje reklame agresive. Nje reklame qe luante ne zonen gri. Nje reklame qe i kapi te papergatitur te gjitha NGO-t dhe, bashke me to, edhe partite e spektrit te mesem dhe te majte zvicerane. Reklama e SVP ishte ndertuar me nje koncept te njohur ne marketing: Duhet te dominoje mesazhi i reklames, cdo gje tjeter eshte e parendesishme. Vete mesazhi duhet te jete i tille, qe te mos kaloje pa u vene re; t'u ngulet automatikisht njerezve ne koke, t'u ngulet e te mos t'u shqitet; te mos t'u shqitet ne menyre te tille, qe edhe nese njerezit nuk e kishin ndermend te mendonin per te, te mendonin per te keshtu sic te pelqen ty; tani ata do ta mendojne. Ne se nuk do ta mendojne tani, do ta mendojne kur te degjojne komshiun te ankohet per femijen e rrahur, do ta mendojne kur te degjoje gruan-mesuesen e frustruar nga i huaji, kur te degjoje per krimin e te huajit, kur te degjoje per gruan apo vajzen e keqtrajtuar te te huajit, kur te lexoje gazeten e mbushur me problemet e te huajit, kur te lexoje koston e rritur te asistences sociale.

Dhe mesazhi dominues i reklames se SVP-se ishte i thjeshte, i qarte, i pakomplikuar ne permbajtje, i shkurter per t'u mbajtur mend, i paneglizhueshem sepse armiqesor: Shqiptaret e Kosoves - Jo! Rrjeti i kontaktit, qellimi i fushates, i palexueshem ne se nuk ishe nje meter larg nga reklama.

Fushaten e fitoi SVP. Pandora's box ishte hapur.