Me erdhe, - i tha me zerin e drobitur. Ja kapi duart, ja mbeshtolli brenda te tijave. E thithi me sy. Ulu prane meje, rri me mua, - ju lut. Ajo u ul ne ane te krevatit, afer zemres se tij. Faqen e mbeshteti tek e tija, hunden tek lekura e zbehte. Mbushi mushkerite me aromen e tij dhe u harrua. Ai i puthi ballin, i perkedheli floket. E mori mes kraheve te tij te pafuqishem dhe e mbajti aty. Si dikur.
As vete nuk e kishin kuptuar se si kishin ardhur tek ajo kafene, ate mbasdite gri. Fytyra e saj tere ngerc. Fytyra e tij e paralizuar. Heshtja e gjate. Kafja e ftohte, e pambaruar. Veshtrimi i saj i fiksuar tek asgjeja. Veshtrimi i tij fiksuar tek ajo.
Thuaj dicka, - prishi heshtjen ai. Ajo, mori kurajo, i nguli syte tek syte e tij dhe tha shkurt - A me do?
Per te, pyetja ishte e pakuptimshme. Pergjigja e vetekuptueshme. Fytyra e tij u paralizua me shume dhe nuk arriti te hapte me gojen. Ajo priti. Priti. Priti dhe pak. Heshtjen e tij e kuptoi, vetekuptueshem, si Jo te pathene. Ndjeu gjakun t'i perzihej. Ndjeu dhimbjen ta pushtonin ne forme gulcimash. Ndjeu lageshtiren e syve. Ndjeu nje energji te ftohte ta ngrinte e ta largonte per diku. Diku larg tij.
Kishte qene e bukur historia e tyre. Nje dashuri. Nje cudi. Nje marri. Sa reale aq edhe virtuale. Nuk ishin lodhur per ta gjetur. Ju kishte ardhur vete. Kur e gjeten veten ne mes te vorbulles, pane se kishin qene pjeset e munguara te njeri-tjetrit. Dhe u futen tek njeri tjetri dhe u bene te plote. Ceshtje shpirti, - thoshte ai. Ceshtje ererash, - qeshte ajo. Ceshtje nendergjegjeje, - thoshte ai. Ceshtje deshire, - ja kthente ajo. Jeta eshte e bukur, - triumfonte ai. Kemi lexuar shume libra, - kukuriste ajo. Dhe qeshnin e luanin. Qeshnin perseri. Lumturia i kishte bere te lehte. I kishte bere me te bukur. Ju kishte mprehur shqisat. Ju kishte rritur kreativitetin. I kishte bere me te mire.
Dhimbja e ndarjes ishte e madhe. Ne heshtjen qe kishte pllakosur secili e mendonte dhimbjen vetem te tijen. Kerkonin driten ne fundin e tunelit te erret te dhimbjes me kurrizin drejtuar njeri-tjetrit. Me nje shprese te vogel. Me nje shprese te vogel qe tjetri do kthehej e do ta kerkonte. Tjetri.
Ajo nuk ja fali qe ai nuk e kerkoi dhe eci me tej. Ai nuk ja fali qe ajo nuk e kerkoi dhe eci me tej. Historine e tyre ajo e mbylli me inat ne nje kuti kepucesh dhe e fshehu ne nje raft te dollapit te qilarit. Historine e tyre ai e mbylli ne nje kuti kepucesh dhe e futi ne nje syrtar komodine. Dhimbjen ajo e futi ne nje qoshe te zemres dhe e mbuloi me ngjarjet dhe emocionet, ca natyrale dhe ca te sforcuara, te se perditshmes. Dhimbjen ai e futi ne nje qoshe te zemres dhe e qetesoi me nje grusht ilacesh.
Ai i shkruajti i pari. Ajo ju pergjigj menjehere. Me fjale te zgjedhura me shume kujdes. Te zbukuruara me pak formalitet. Secili bente nje hap te vogel perpara. Shume te vogel. Me shume frike. Me friken se mos tradhetonin dhimbjen. Me friken se mos tradhetonin deshiren. Dhe kur e ndjenin se i ishin afruar pragut te ndaluar, largoheshin menjehere. Me arrogance. Me mosperfillje. Dhe e lendonin dhimbjen me shume. E benin me te madhe.
Filluan te vinin cdo gje ne dyshim. Dashurine e tij, dashurine e saj, miresine e tij, bujarine e saj, embelsine e tij, perkushtimin e saj. Vune ne dyshim cdo gje qe thane e bene. Vune ne dyshim edhe vete ate qe ndodhi. Historine e tyre.
Ajo gjeti nje dashuri te re dhe ngeli aty. Ai nuk e kaperdiu dot qe dashuria e saj e re nuk ishte prape ai. Ai gjeti nje dashuri te re dhe ngeli aty. Ajo nuk e kaperdiu dot qe dashuria qe ai nuk la t'i largohej nuk ishte ajo. Helmi kishte filluar te korruptonte dhimbjen dhe te dyja bashke e kishin fundosur dashurine e po ja merrnin frymen. Po e ngurtesonin. Aty ne ate qoshen e perhershme ne zemer.
Ajo nuk deshironte ta takonte dhe ne mungese te tij filloi ta imagjinonte te plakur, te dhjamosur, me huqe dhe te rendomte. Ai nuk deshironte ta takonte dhe filloi ta imagjinonte te deformuar nga lindjet, te plakur, te veshur keq.
Largoheshin me shume dhe pastaj afroheshin pak. Afroheshin pak per t'u larguar pastaj me shume. Ishin futur ne nje loje te cilen nuk e donin por nga e cila nuk dilnin dot. Ishin bere pengje te dhimbjes. Te cilen e gelltisnin, e helmonin dhe e depozitonin ne qoshen e ngurtesuar te zemres. Deri ate dite.
Kur degjoi zerin e tij ne telefon ju be se jetonte ne nje kohe tjeter. Ju be se ishte nje njeri tjeter. Ju be se degjoi dicka t'i levizte ne nje qoshe te zemres. Ai kerkonte ta shihte. Per here te fundit.
Udhetoi per gjithe naten. Me nje trup qe nuk ishte i saj. Me nje krye qe nuk reagonte. Ne dhomen e hotelit e pushtoi nje vale emocionesh te harruara. U rregullua si per takimin e tyre te pare. Eci drejt spitalit me ndrojtjen e heres se pare. Hyri ne dhomen e tij gati e padukshme. I buzeqeshi me friken e pasigurise. E thithi me sy.
Ai kishte ngelur ai qe kishte qene, por me i pjekur, me i lodhur. Ajo kishte ngelur po ajo qe kishte qene, por me e pjekur, me e lodhur.
Me erdhe, - i tha ai me zerin e drobitur. Ja kapi duart, ja mbeshtolli brenda te tijave. E thithi me sy. Ulu prane meje, rri me mua, - ju lut. Ajo u ul ne ane te krevatit, afer zemres se tij. Faqen e mbeshteti tek e tija, hunden tek lekura e zbehte. Mbushi mushkerite me aromen e tij dhe u harrua. Ai i puthi ballin, i perkedheli floket. E mori mes kraheve te tij te pafuqishem dhe e mbajti aty. Si dikur. Dhe qane. Per dashurine. Per dhimbjen. Per helmin. Per te vetekuptueshmen. Per te pavetekuptueshmen. Per egon. Per krenarine. Per ngercin. Per njeriun.
Ne agim ai iku. Me te, edhe pjesa e zemres se saj qe kishte qene gjithmone e tija.
12.9.07
Rri me mua - Mos ik
Labels: Ai dhe Ajo, Rrefime