Eshte pikerisht pozicioni permanent si mysafir i te huajit shpjegimi i shume veprimeve apo mosveprimeve politike.
Partite e majta zvicerane, pervecse nje interesimi siperfaqesor, nuk i kane futur te huajt dhe interesat e tyre asnjehere ne programet e tyre. Socialdemokratet gjenden sot ne ate faze ku ata, praktikisht, kane humbur bazen e tyre historike: punetorin. Zhvillimet e reja, sidomos emigracioni masiv i viteve te fundit, ka zevendesuar punetorin zviceran me ate te huaj. Bazen e socialdemokrateve sot e perbejne kryesisht mesuesit, edukatoret, punonjesit sociale, dhe jane interesat e ketij segmenti te shoqerise qe percaktojne edhe programin e partise: edukimi dhe punesimi i te rinjve. Baza e kesaj partie eshte ajo qe ka konfrontimin me te madh me delet e zeza. Ne menyre fare irracionale, edhe pse problemet e konfrontimit te medha, ky segment i shoqerise zgjodhi gelltitjen e problemeve, peshperitjen e tyre me ze te ulet ne vend qe t'i tregonte ato me gisht, t'i diskutonte me ze te larte e t'i zgjidhte ato. Vetedija historike si parti qe mbron te dobetin, frika e te perkufizuarit si political incorrect, plogeshtia qe shoqeron mireqenien, perqendrimi ne vetevete, paaftesia per te pare jashte ideologjise, paaftesia per t'u konfrontuar me probleme e zgjidhur ato, jane vetem disa shkaqe qe shpjegojne irracionalitetin.
Partite e djathta, tek mysafiri dhe heshtja e te majteve, gjeten minieren e arit. Sidomos SVP, dikur parti e fermereve. Epiqendra e levizjes ishte ne degen e Zurich -ut ku u takuan ne vendin e dukur dhe ne kohen e duhur dy figura politike: Christoph Blocher dhe Christoph Mörgeli. I pari, manjat industrialist, nje nga njerezit me te pasur te Zvicres, zoteruesi i firmes kimike EMS. I dyti, historian dhe dozent ne Universitetin e Zürich-ut. Ajo qe i bashkoi te dy ne nje kokteil eksploziv duhet te kene qene ambicionet dhe plogeshtia e skenes politike zvicerane. Dhe nje nuhatje shume e mire. Sepse te dy kishin nuhatur ate dickane akoma te padukshme, qe po nxehej ne heshtje, por nuk kishte filluar akoma te ziente: armiqesine ne rritje midis vendasit dhe te huajit. Kishin nuhatur biznesin fitimprures me delen e zeze. Kosovo-Albaner: Nein! ishte testi per te provuar strategjine. Dhe nuk u zhgenjyen. Brenda nje 10 vjecari, SVP arriti te shnderrohet ne nje nga partite me te medha, te rrembeje ne bazen e vet jo vetem fermerin por edhe vendasin e frikesuar. Brenda nje 10 vjecari SVP arriti te fuse Blocher-in (Christoph) ne qeveri, duke e rritur numrin e saj te perfaqesimit ne qeveri ne 2*. Brenda nje 10 vjecari SVP ka sjell nje turmoil ne skenen politike zvicerane te hutuar dhe po nxjerr jashte qeverise parti tradicionale. Po i jep qeverise nje kthese nga e djathta. Delja e zeze ishte per SVP alibija per nje diskretitim te plote te se majtes: sulmi ndaj institucionit social, institucionit te invalidit, rritje e prezences se policise, ashpersim ligjesh, zvogelim i metejshem i shtetit.
Mysafiri eshte mysafir, dhe ne rast se ai nuk di te sillet e ka vendin jashte shtepise sime! - kjo eshte menyra se si SVP-ja e interpreton fushaten e saj te deles se zeze. Edhe pse provokuese grafikisht, mesazhi tingellon llogjik. Te huajt kriminele Zvicra eshte perpjekur edhe me pare t'i nxjerre perjashta, sidomos ata qe nuk kishin arritur te merrnin leje te perhershme qendrimi. Vetem se, ne fushtaten e tyre te deles se zeze SVP shkon nje hap me tutje, gje qe grafika nuk e tregon: kerkon te nxjerre perjashta cdo te huaj kriminel apo te pandreqshem, por edhe familjen e tij; sepse familja eshte pergjegjese per edukimin e keq te kriminelit. Kerkon te nxjerre perjashta te huajin dhe familjen e tij edhe kur keta kane fituar lejen e qendrimit. Edhe kur keta kane marre pasaporten Zvicerane.
Po perpiqem te imagjinoj familje te tilla. Le te marrim familjen e Besimit. Kjo eshte nja familje tipike, e gjen me shumice. Besimi eshte 17 vjec, shume keq ne shkolle, kohen e lire e kalon me grupin e tij, si moshatare nga Kosova apo Ballkani; here tek parku, here tek kisha, e here tek stacioni i trenit. Ca nen efektin e hormoneve te pubertetit, ca nen efektin e frustracionit (pa shkolle, pa te ardhme, pa enderra, pa identitet), ca nen efektin e pijes, ca nen efektin e dinamikes se grupit; Besimi qe ne shtepi sillet mire e me respekt, vjedh e rreh 15 vjecaret zvicerane, nganjehere edhe burra qe kalojne per hall ne ate ore te dites ne ate vend ku gjendet edhe Besimi me banden e vet; demton makina e mbase, vjedh edhe shtepi. Besimi ka ne shtepi nenen qe nuk punon e qe nuk ja ka ndjere njeri zerin, babain, burre i ndershem, qe rropatet tere diten per te siguruar nje minimum ekzistence; dy motra, njeren 14 e tjetren 10 vjecare, te dyja shembullore e me nota shume te mira ne mesime. Familja jeton prej 10 vjetesh ne Zvicer, prinderit sapo kane marre me ne fund lejen e qendrimit. Ne nje nga aventurat e tij te shumta Besimin e kap policia. Kjo nuk eshte hera e pare. Ne se ligji i SVP do te pranohet, ky moment do te duhet te perkthehet si momenti kur familja e Besimit: nene, baba, dy motrat dhe Besimi vete duhet te largohen nga Zvicra; sepse kane deshtuar ne edukimin e femijes se tyre, sepse kane deshtuar te jene mysafire te mire.
*Qeveria zvicerane eshte e perbere nga 7 qeveritare, perfaqesues te 4 partive me te medha. Sipas formules magjike: partite me te medha kane 2 perfaqesues, me te voglat vetem 1.