31.8.07

Letter to a dog with high profile

Historine e dhimbshme te Trouble mund ta keni degjuar. Por ne se nuk e keni degjuar, lexojeni tek Erisel "Jete qeni" . Une, duke u inspiruar nga diskutimi me Erisel, dhe nga perpjekjet e seshpejtijome Our Man in Tirana, per te gjetur fonde e ngritur vende te posacme per qen rrugace, shkruajta letren e meposhtme. Te interesuarit jane te lejuar ta perkthejne ne anglisht. Por edhe te firmosin letren. Kurse aktivistet jane te lutur t'ja cojne letren qenushit Trouble. Ju faleminderit.

Dear Trouble

(May I call you sir?)

Lajmi i vdekjes se nenes tuaj, Leona Helmsley, na gjeti te papergatitur. Ishte vetem 87 vjec. Dhe nje dorePublish Post e hekurt. Vdekja e cdo njeriu na pikellon. Nje jete iken. Por, ajo qe na pikellon me shume jane jetet qe ngelen. Si ajo e juaja. Nuk eshte e lehte te ngelesh jetim. Dhe ca me pak kur jetimi eshte nje qen. I pafajshem dhe teresisht i varur nga te tjeret.

Sir,

duke perfituar nga tragjedia qe ju ka zene deren, ne, nje grup blogistash shqiptare, menduam t'ju bejme te ndjeshem edhe ndaj fatkeqesive te qenve te tjere, qe ashtu si ju, kane ngelur jetime. Bile, ne raste ekstreme, jane abondonuar nga nena te pandergjegjshme. Jane me mijera qen qe vertiten te paorientuar e te pashprese rrugeve te Tiranes dhe Shqiperise, te vetmuar apo ne tufa. Kerkojne nje strehe ku te fusin koken. Nje dore te ngrohte t'u largoje dhimbjen.

Sir,

kemi arritur ne kohera te keqija, kur njeriu ka vetem nje qellim: parane. Kur njeriu ka harruar te shohe pertej hundes se tij. Kur njeriu e keqperdor qenin per te nxjerre frustrimin e nje jete bosh. Kur njeriu, duke perfituar nga pozita e dobet e qenit, i tregon rruget, e le pa ngrene, e gjuan me shqelma, e vret. Kemi arritur ne kohera ku njeriu per njeriun eshte ujk. Kurse qeni per njeriun eshte hic! Sa jete "Bellash", "Bucesh" dhe "Trouble" kane ikur per dhjame qeni ne Shqiperi? Numrat jane te paafte ta thone!

Sir,

ne emer te Belles dhe Buces qe shkuan, ne emer te Bellave dhe Buceve qe syte e shpreses i mbajne tek ju, ju lutemi te zgjasni doren tuaj fisnike dhe te ndihmoni sojin tuaj ne Shqiperi nga vuajtjet e panevojshme, nga ekzekutimi mizor. Ju lutem, ndihmojini keta qen me nje kasolle modeste ku te fusin kokat, ku te kene nje kocke per te lepire dhe nje cope rogoz ku te shtrihen e te mbyllin syte. Ju lutem, sir, jepuni ketyre qeneve, nje shans qe ta jetojne jeten me dinjitet, qe ta mbyllin ate me dinjitet.

Duke shpresuar se kemi terhequr vemendjen tuaj, duke shpresuar se nuk ju kemi marre shume kohe nga koha juaj e vyer, e mbi te gjitha, duke besuar tek shpirti juaj fisnik e bujar, ju pershendesim me perulje e respekt:

Selfmaderadio
Erisel ?