20.9.07

Delja e zeze mes nesh (4)

Mekatet e shqiptareve

SVP foli me ze te larte ato qe, pakashume, fliteshin e diskutoheshin ne tryezat e shume familjeve zvicerane, ne tryezat e birres dhe kafes, pavaresisht nga parapelqimet politike te bashkebiseduesve. Eshte fakt, qe shumica e emigranteve qe jetojne ne Zvicer jane njerez qe respektojne pergjegjesite dhe te drejtat qe ju kane rene per pjese. Eshte fakt, qe shumica e emigranteve ne Zvicer jane njerez punetore, te ndershem qe, ashtu si edhe vendasit, jetojne e punojne duke respektuar veteveten dhe tjetrin. Por, eshte fakt, qe ne kete vend eshte edhe ai, emigranti tjeter. Emigranti i mekateve. Femija plangprishes. Delja e zeze. Dhe ky femije plangprishes, kjo dele e zeze ka nje emer te pervecem. Quhet jugo! Dhe, akoma me shpesh, "shciptar"!

Termi "shciptar" eshte nje term i ri qe po qarkullon ne oborret e shkollave dhe shenon nje hap te ri: ate te specifikimit, te dhenies se nje pergjegjesie direkte nje grupi te caktuar brenda bashkesise heterogjene te jugove, emer i perdorur per te karakterizuar grupin e madh te te ardhurve nga republikat ish-jugosllave. Fillimisht, fjala Jugo krijonte ne mendjen e njerezve harten e gjithe ish-Jugosllavise, me pas vetem ate te Serbise dhe Malit te zi, pak me pas vetem ate te Kosoves. Ndersa tani, gjerat thuhen ne emer te pervecem.

Ardhja masive e shqiptareve nga trojet e Kosoves ne Zvicer, pasoje e gjenocidit serb dhe bombardimeve te Natos, shenon nje dukuri te re ne historine e emigracionit ne Zvicer. Deri ne kete moment te huajt kerkoheshin dhe seleksionoheshin nga Zvicra per te mbushur vendet e punes qe popullsia vendase nuk i mbushte dot. Ndersa Shqiptaret erdhen teksa perpiqeshin te shpetonin koken. Benin pjese tek i ashtuquajturi emigracion politik. Me perpara se shqiptaret, emigracionin politik ne Zvicer e kishin aplikuar kurdet dhe tamilet. Por asnjeri nga keto dy grupe nuk e pati dhe as e ka madhesine e grupit te shqiptareve: 150 mije.

Emigracioni politik i shqiptareve i viteve '90 eshte i lidhur me emigracionin ekonomik te viteve '70 - '80. Ne kete periudhe kohe, Zvicra, pas mbarimit te burimeve njerezore te ofruara deri atekohe nga Italia, Spanja dhe Portugalia, ju drejtuar Republikes se Titos. Te paret shqiptare dhe slave qe erdhen ne Zvicer ishin punetore te kualifikuar dhe, bilebile, me diploma universitare dhe quheshin sezoniere. Sepse punonin me sezone. Ishin pak a shume ne nje gjendje tranzite. Vetem me nje kembe. Vinin per te punuar por pa familje. Politikat zvicerane te asaj kohe e gjeten shume luksoze politiken e ndarjes nga familja, sepse ishte nje politike qe nuk donte asnje lloj financimi, asnje lloj investimi, nuk ju krijonte probleme sociale, e mbi te gjitha: ishte nje politike qe donte ta kishte gjithmone te hapur opsionin per t'ua mbyllur deren kur keta te mos ju nevojiteshin me. Emigrantet sezoniere dhe familjet e tyre, megjithate, nuk duket t'i kete shqetesuar fakti qe jetonin te ndare per intervale te gjata kohore. Ndoshta, sepse tek ky lloj emigracioni kishin gjetur nje zgjidhje, te vetmen zgjidhje te mundshme. Ndersa ne Kosove sistemi shkollor dhe ai ekonomik u shkaterruan gjate viteve '80 - '90, sezonieri u be i vetmi burim te hollash. Sezonieri ftoi vellain, vellai - kunatin. E keshtu, gati cdo familje dergoi dike per te fituar parane e per te financuar familjen e madhe te lene mbrapa pa pune e pa mundesi per t'u shkolluar.

Te paret qe erdhen ne Zvicer ne vitet '90 ishin familjaret e sezoniereve. Pastaj, kur situata eskaloi, erdhen te afermit e tyre, te afermit e te aferme dhe te afermit e ketyre te fundit. 150 mije.