Delja e zeze - femija plangprishes.
Ne se femija jone eshte plangprishes, cfare bejme me te? Tre alternativa. Perpiqemi te komunikojme, vazhdojme te komunikojme me shpresen se nje dite fjala jone do kete efekt sherues, ose koha do beje te veten. Nuk komunikojme dhe jetojme si dy jete paralele nen te njejten cati, duke vuajtur moskomunikimin. E nxjerrim perjashta me shpresen se nxjerrrim jashte problemin dhe vuajme aktin brenda nesh, duke krijuar keshtu nje problem te ri, te heshtur, qe na helmon shpirtin e dikur, ndoshta, na ben te fillojme te pyesim integritetin tone moral. Ky eshte femija jone; e kemi mbajtur ne bark, e kemi rritur me qumeshtin e gjirit, i kemi ndejtur tek koka kur ishte me temperature e dhimbje; kemi jetuar me te dhe problemet e tij cdo minute te jetes sone. Eshte femija jone. Dashuria per te me e madhe se sa dashuria per egon tone. Njehere ne jeten tende - pergjithmone aty; nuk e kthejme dot mbrapsht.
I huaji nuk eshte femija jone, edhe pse jeton nen nje cati me ne.
I huaji nuk eshte as femije i adoptuar. Femijen e adoptuar e deshem ne, e kerkuam; e zgjodhem per t'i bere te gjitha sherbimet qe i kishim menduar per femijen imagjinar te barkut tone. Njehere ne jeten tone - pergjithmone aty. Nuk e kthen dot mbrapsht.
I huaji nuk eshte femija jone i adoptuar.
Stefan, nje i ri i emancipuar zviceran dhe mik i imi, e perkufizon te huajin si nje mysafir, qe te vjen ne shtepi dhe sillet si mysafir: te respekton ty si mikprites, rregullat e tua, traditen tende, kulturen tende. Edhe une, - thote Stefan, - kur shkoj diku tjeter ju pershtatem rregullave te vendit mik. Kjo eshte rruga!
Ai nuk eshte i vetmi qe mendon keshtu.
Ne syte e mi, nje mysafir nenkupton nje gjendje te perkoheshme, tranzicioni. Nje mysafir vjen dhe iken - prandaj eshte mysafir. Nje i huaj vjen jo per te ikur prape, por per ta bere vendin e ri vendin e tij. I huaji vjen ne shtepine e re per ta bere ate shtepine e tij dhe te femijeve te tij. I huaji eshte nje njeri me shume qe i bashkangjitet popullsise vendase per te ecur me te me tutje e per te permbushur funksionin qe ky brez ka per te permbushur. I huaji, se bashku me vendasin, ndertojne trashegimine per brezin qe vjen.
I huaji nuk eshte mysafir - ndoshta ishte i tille ne fillimet e veta kur akoma nuk e kishte te qarte fillin e jetes se tij. Por ai e humbet kete status ne momentin qe ai vendos te rrije ne vendin e ri. Konsiderimi i te huajit gjithmone si mysafir, edhe kur ky ka dekada qe jeton ne vendi ne ri, eshte nje akt distancimi; nje perpjekje per ta lene ate jashte jetes tende, margjinalizuar ate. Eshte nje perpjekje per te mos i ndare te gjitha hapesirat e shtepise tende me te, ato me te mirat te takojne ty; nje perpjekje per t'ia refuzuar trashegimine. Eshte nje akt percaktimi hierarkish, pushtetesh. Nje akt pabarazie.
Kjo nuk eshte rruga!
Identifikimi me grupin eshte gjithmone nje akt distancimi. Edhe per te huajin. Ne se ky kerkon qe tjetri ta shohi si nje grup etnik ai ka kerkuar te mos jete pjese e tjetrit. Ai ka kerkuar te jete ndryshe. Ka kerkuar te jete mysafir dhe ta trajtojne si te tille. I pabarabarte. Me i mire se tjetri.
Kjo nuk eshte rruga!