18.9.07

Delja e zeze mes nesh (2)



Kush eshte delja e zeze?


Der Ausländer! I huaji.

Zvicra ben pjese ne vendet ku te huajt perbejne 21% perqind te popullsise. Ne kete 21%, dhe respektivisht edhe nen termin i huaj, futet si azilanti qe preku token dje, ashtu edhe nje femije i lindur sot, familja e te cilit jeton ketu prej dy gjeneratash (afersisht 50 vjetesh). Te lindesh ne Zvicer nuk te ben automatikisht zviceran. Ashtu si dardha bie nen dardhe, edhe zvicerani bie nen zviceran.

Nen termin i huaj, dhe ne 21%, futet CEO-ja e bankave zvicerane dhe pastruesja ilegale e shtepive, akademiku gjerman dhe shitesi shqiptar i droges, Tina Turner dhe gruaja anonime me ferexhe te zeze.

Por! I huaji - dele e zeze nuk eshte Tina Turner. Nuk eshte gjermani. Nuk eshte as edhe italiani dhe portugezi. Keta ishin dele te zeza dje. Sot, delja e zeze eshte kryesisht shqiptari, turku e, me raste, edhe serbi. Sot delja e zeze eshte myslimani. Kjo nuk thuhet haptasi. Kete nuk e kupton gjermani, as amerikani, bile as edhe italiani. Por, kete te vertete e dime te gjithe ne qe jetojme ketu.

Problemin "Delja e zeze" nuk e gjeta ne mes jush. Ate e solla une! I huaji i kultures se luftes, i kultures se burrave te forte, krenare e macho, i kultures se gruas se shtypur, i kultures se fese intolerante.

Le te flasim me faktet e SVP:

Qe prej 1954 numri i te rinjve te gjykuar per akte dhune eshte dhjetefishuar. Kontributi kryesor ne kete mase dhune i referohet te rinjve ausländer (te huaj) apo ausländerve te atdhesuar.

Keta te rinj krijojne probleme te medha per Zvicren dhe institucionin e shkolles. Stacionet e trenave jane kthyer ne bastione te bandave te ausländerve te rinj te cilet prishin e ndotin mjedisin, bejne tregeti droge apo e konsumojne ate, ngacmojne apo kercenojne kalimtaret. Udhetimi pa bilet ne trena, trama dhe autobuze eshte kthyer ne nje te drejte. Perdorimi i thikave, i grushteve, garat e makinave jo vetem jane bere kercenuese per vendasit por po sherbejne edhe si nje model i keq per te rinjte zvicerane.

Numrin e madh te ausländerve (21%) nga kultura te huaja e ndjen shkolla. Trupa mesimore ndihet e pafuqishme. Numri i punonjesve sociale ne ndihme te tyre sa vjen e rritet, pa efekt. Shkolla jone nuk ka nevoje te beje programe te vecanta per cdo grup etnie apo besimtaresh. Ligjet e Zvicres jane te njejta per te gjithe. Edhe krimi me i vogel duhet te denohet. Toleranca zero. Dhuna ne oborret e shkolles te ndalohet me prezencen e policise. Te rinjte qe kapen ne akte dhune, duke perdorur apo tregetuar droge te gjykohen pa meshire. Te cohen ne institute riedukimi. Ata qe nuk permiresohen te largohen nga vendi se bashku me familjet e tyre. (adaptuar nga konferencat per shtyp te SVP, 2006 - 2007)