Delja e zeze brenda nesh
Zgjidhja e SVP irriton. Sepse te kujton deportimet e armikut te klases dhe familjes se tij ne sistemet totalitare. Te irriton sepse fajin dhe denimin e shperndan edhe tek individe qe nuk kane bere krime, qe jane mysafire te mire, qe perpiqen te jene mysafire te mire.
Zgjidhja e SVP te ben te shtrosh pyetje. Ne fillim, delja e zeze ishte i huaji - kriminel. SVP kerkon qe statusin e deles se zeze t'ja japi gjithe familjes ku eshte ngjizur ky individ. Po neser? Kush do jete neser delja e zeze? Grupi etnik, kultura ku kjo familje ka rrenjet e veta? Cfare krimesh do te katalogohen si te mjaftueshme per te percaktuar te huajin si dele te zeze? Ku do ja veme kufirin tolerances tone? Po frikes?
Une nuk kam zgjidhje te karakterit teknik per te ofruar. Por une mendoj, se zgjidhja eshte tek koncepti "Bashkeudhetar". Ne momentin qe i huaji ka zgjedhur ta beje vendin e ri vendin e tij, ai ka vendosur te behet bashkeudhetar me mikepritesin. qe i huaji ka zgjedhur ta beje vendin e ri vendin e tij, ai ka vendosur te behet bashkeudhetar me mikepritesin. Ne momentin qe mikepritesi ka vendosur ta pranoje mysafirin te rrije e jetoje ne shtepine e tij, ai ka pranur te behet bashkeudhetar me te. Koncepti "Bashkeudhetar" eshte nje koncept qe shuan cdo lloj hierarkie. Eshte nje koncept qe i ndan te drejtat dhe pergjegjesite njesoj per te gjithe. Eshte nje koncept qe nuk te lejon te fshihesh pas kartes se mysafirit e ta perdoresh ate per t'ju shmangur pergjegjesive e kerkuar vetem te drejta. Eshte nje koncept qe nuk te lejon te kapesh pas kartes se mikepritesit e t'ua mohosh pergjegjesite dhe te drejtat mysafirit. Bashkeudhetar eshte nje koncept qe kerkon qe sistemi i ligjeve te veproje njelloj si mbi mysafirin ashtu edhe pritesin. Eshte nje koncept qe do te kerkonte nje rishikim te politikave meshiruese ekzistuese te integrimit te huajve, do te kerkonte nje strategji te re, ku te perkufizohen mjaft mire e qarte te drejtat dhe pergjegjesite. Konsekuencat! Jo dhjete vjet me pas. Por qe ne fillim.
Nje koncept si bashkeudhetar do te ndihmonte secilin prej nesh, te huaj apo vendas. Do te na ndihmonte te mbanim nen kontrol delen e zeze ne kokat tona: friken. Kete frike te perjetshme nga tjetri. Kete frike qe na mban te burgosur te paragjykimeve, te paranojes. Kete frike qe koha nuk e sheron. Koha, ndoshta e zbut nje problem ne brezin tjeter, ndoshta e sheron nje brez me pas. Por delja e zeze ne kokat tona eshte gjithmone brenda nesh. E zhytur diku brenda, duke pritur, duke mbllacitur dyshimet, deri tek migrimi masiv i grupit tjeter te te huajve. Dhe atehere! Cdo gje fillon nga e para.