24.12.08

12.12.08

Short cuts - Abraham

Abrahamin e njoha në avion, rrugës së kthimit për Zürich; në krahët e Christinës, gruas që i kishte qëlluar karrigia pranë meje. Abrahami është nje bebe 8 muajshe; kurioz, me belbëzitjet e moshës, me të qeshurin gurgullues dhe, në pamje të parë, nuk dallon nga asnjë moshatar i tij. Christina është një murgeshë gjermane që shërben në një mision katolik në lindje të Zvicrës. Që prej diçka më shumë se një vit, ajo jeton në Shkodër, së bashku me murgesha të tjera që përpiqen, përveçse t’i sjellin pranë zotit, edhe t’ua lehtësojnë dhimbjet e varfërisë banorëve të Shkodrës dhe rrethinave përreth.

Në një nga këto rrethina; në një fshat të varfër; në një familje akoma më të varfër; lindi një ditë dimri fëmija i pestë. Një djalë. Për familjen asgjë për të gezuar: fati ishte treguar koprac. Një kontroll mjekësor në spitalin e Shkodrës do të evidentonte se bebja kishte lindur me shumë probleme, më të rëndat - qiellza e pambyllur dhe një zemër e formuar me difekt. Mjeku shkodran do t’ua kthente fëmijën e sapolindur prindërve të rraskapitur nga emocionet pa asnjë shpresë. Ndoshta vetëm një javë jetë, jo më shumë. Nuk mund të bëhej asgjë për këtë fëmijë; spitali nuk gëzonte asnjë lloj infrastrukture për ndërhyrjet e domosdoshme kirurgjikale që do të mund t’ia shpëtonin jetën.

Me fëmijën në krahë, prindërit do të rimerrnin udhën për në shtëpinë ku i prisnin katër fëmijë të tjerë. Të heshtur. Të trazuar. Te dëshpëruar. Edhe pse të mësuar me vuajtjet, vdekjen e tij nuk donin ta përjetonin. Nuk ishin gati edhe për një dhimbje të tillë.

Ishte errësirë, ishte shumë vonë kur dera e shtëpisë ku jetonin murgeshat trokiti atë natë dimri. Në derë, një burrë i rrudhur zgjat një bebe dhe thotë me një zë të dorëzuar: merreni këtë femije, bëni që ai të jetojë. Ne nuk mundemi.

Murgeshat e huaja, papritur e gjetën veten me një bebe në krahë. Një bebe që do ua ndryshonte jetën.

Fillimisht, fëmijës i vunë një emër, emrin e të mirit Abraham – ndoshta duke projektuar tek ky emër dëshirën dhe shpresën e tyre që ky fëmijë të jetojë dhe të bëhet, një ditë, shtyllë për familjen e tij. Pastaj, bashkarisht, zgjodhen mes tyre një nënë, Christinën, që duke i dhënë mëmësinë i jepte këtij fëmije edhe mundësinë për të dalë jashtë Shqipërisë, drejt një ndihme mjekësore me shpresëdhënëse. Pastaj, porositën ushqimet dhe shishet speciale të qumështit për të ushqyer fëmijën gjysëm të uritur; thithësja e shisheve të qumështit duhet të ishte e gjatë, e gjate deri sa të arrinte mbas qiellzën – e vetmja mënyrë që bebja të pinte normalisht; e vetmja mënyrë për të shmangur infeksionet. Pastaj, bënë një plan, si dhe ku do të kërkonin ndihmën mjekësore dhe financiare për operacionet e vështira.

Abrahami nuk vdiq pas një jave. Ai jeton; jeton i përkëdhelur në familjen e re, midis murgeshave të cilave ju zgjoi ndenjat e mëmësisë; i përkëdhelur me dashurinë e prindërve, që vijnë e vizitojnë rregullisht; i përkëdhelur paksa edhe nga fati, të paktën deri tani. Christina ka mësuar shqip dhe komunikon me të birin në gjuhën e tij. Ajo ka vendosur të jetojë në Shqipëri, kështu Abraham do ketë mundësinë te rritet në kulturën e tij, pranë prindërve dhe vëllezërve e motrave e tij.

Abrahami është bërë 8 muajsh, mosha që mjekët kanë vendosur të përshtatshme për të filluar ndërhyrjet kirurgjikale. Në krahët e Christinës, ai po fluturon drejt Zvicrës ku do ju nënshtrohet operacioneve të njëpasnjëshme: në fillim do i mbyllin qiellzën, pastaj do i rregullojnë deformimet në zemër, pastaj ... Për një pjesë të operacioneve lekët janë gjetur, për të tjerat murgeshat po kërkojnë akoma me durim. Ato jane plot shpresë. Christina pohon me kokë dhe thotë: Abraham e do jetën, ai do jetojë.

Abrahami qesh, thith qumësht nga shishja me thithën e gjatë deri mbas qiellzës, hedh sytë kuriozë nëpër avionin e përgjumur, dhe lëshon tinguj gurgullues. Një fëmijë që të bën për vete; një fëmijë që në pamje të parë nuk dallon fare nga moshatarët e tij.

11.12.08

Perhape lajmin!

Te jemi te sinqerte: shtypi shqiptar eshte nje luks. Sepse eshte i lire. I lire te botoje cfare te doje: ese hermetike, paragjykime te shnderruara ne aksioma dhe interpretime te lira te ngjarjeve dhe realiteteve. Si psh, Shekulli ka dhene sot nje lajm shume interesant per Zvicren:

Nesër më 12 dhjetor edhe Zvicra hyn në zonën e Shengenit. Vendim ky që u mor pak kohë më parë nga Ministrat e Punëve të Brendshme të 27 shteteve anëtare, të cilat patën lajmëruar se Zvicra i plotëson standardet e domosdoshme të sigurisë që t’i bashkëngjitet zonës së udhëtimit të lirë në të cilën përfshihen 24 anëtare të BE-së.

Prej 12 dhjetorit shtetasit zvicerian mund të udhëtojnë nëpër të gjitha shtetet anëtare të Shengenit, pa vizat e zakonshme.

Shtetet nënshkruese të Marrëveshjes së Shengenit janë: Belgjika, Danimarka, Gjermania, Finlanda, Greqia, Italia, Islanda, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Suedia dhe Spanja, sikurse që nga 21 dhjetori i vitit 2007 edhe Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia dhe Malta.

Informacioni, sic eshte servirur, per nje lexues qe nuk ja ka idene Zvicres, eshte grotesk. Lexuesi kupton qe, me ne fund, edhe Zvicra i plotesoi ato te flamosura kushte per t'u pranuar ne Shengen (kur mezi i ploteson kushtet Zvicra, po ne shqiptaret e shkrete). Nderkohe qe historia eshte shume tjeter. Por, une nuk po ndalem tek historia e atashimit te Zvicres ne Shengen, sepse per kete me duhet te shpjegoj se pari nje histori tjeter, dhe kjo historia tjeter kerkon shpjegimin edhe te nje historie tjeter. Jo sot.

Por po ndalem ne fjaline qe me beri te qesh dhe te shkruaj:

Prej 12 dhjetorit shtetasit zvicerian mund të udhëtojnë nëpër të gjitha shtetet anëtare të Shengenit, pa vizat e zakonshme.

C'te mendoje shqiptari i shkrete qe shkon dhe ble Shekullin dhe lexon kete fjali? Ndoshta ... "Sa me fat keta dreqer zvicerane, ua hodhen vizave, nuk do shkojne me neper ambasada". "Pse edhe keta si ne qenkerkan, me viza?" "Po, po, vetem ata te Shengenit jane pa viza!" - ky eshte kompetenti i zakonshem qe e gjen ne cdo qoshe.

E verteta eshte qe nuk ka qytetar zviceran, qytetar qe ka nje pasaporte zvicerane ne xhep (apo ne syrtar), qe t'i duhet ndonje vize - jo per Shengenin, por edhe per Evropen pertej Shengenit. Bile, zviceranit nuk i duhet fare as pasaporta per te levizur neper Evropen Perendimore (dhe me gjere): i mjafton letra e identitetit, nje gje e ngjashme me kartat bankare dhe qe mbahet ne portofol. Nuk behet fjale fare per viza, dhe as per pagime ne kufi ne shkembim te kapercimit te trarit te doganes. Zvicerani ka qene, te pakten per dy dekada, nje njeri pa kufij. Eshte shume interesant, megjithate, se si Shekulli e ka interpretuar lajmin; se si e ka adaptuar ne kontekstin e vizave.

Por, ajo qe cudit eshte fakti se, ndersa Shekulli sygjeron/shpik nje histori vizash per qytetarin zviceran, harron te pasqyroje mesazhin qe vertet do ju kishte interesuar lexuesve te Shekullit, sidomos atyre qe i kane femijet apo te afermit emigrante ne Zvicer:

Qe prej neser, emigranti me banim ne Zvicer nuk ka nevoje te kerkoje vize per te shetitur ne vendet Shengen. Te gjithe emigrantet qe jetojne ne Zvicer me lejeqendrimin B dhe C, te gjithe emigrantet nga vendet e botes se trete qe jetojne ne Zvicer dhe qe deri sot kane mbushur radhat e ambasadeve dhe konsulatave te vendeve Shengen ne Zürich, Berne apo Gjeneve; ne shi, bresher dhe bore; qe neser do mund te levizin te lire. Per kete kategori njerezish kjo do te thote nje ndryshim i rendesishem.

Perhape lajmin!

12.11.08

Albania – Short cuts (1)


Ky është kthimi i kushedisahertë. Numrat nuk bëjnë më punë, kujtesa refuzon t’i përdorë. Avioni fillon të ulet dhe kokat automatikisht ngjiten mbas xhamave.

Erdhëm në Shqipëri? – pyet Jon.
Po! Ja, aty poshtë është, – i them, dhe mundohem të depertoj veshtrimin tek ajo cope dritarejem akoma e pambuluar nga koka e tij, për të parë sadopak peizazhin që afrohet poshtë nesh. Zërat e njerëzve janë tulatur. Ky është momenti kur flasin emocionet, feksjet e kujtimeve, përfytyrimi për atë që do ndodhë pak më vonë.

Në momentin kur avioni ndalet, gjalleria fillon përsëri me një padurim shembullor. Erdhëm! Po, po, u ulëm. Ku jeni? – mesazhe që thithen nga telefonat për t’u përcjelleë vetëm disa qindra metra më tutje.

Në prehërin tim, Era, ime bijë, fle e patrazuar. Për mua, kthimi tek kujtimet komplikohet fizikisht nga situata e vështire ku ndodhem: vetëm, një fëmijë në gjumë, një fëmijë që më mbështillet tek këmbët nga pasiguria përballë realitetit akoma të huaj, dhe një cantë të madhe për ta ngarkuar. Një dorë zgjatet pas meje dhe merr cantën.

Nuk ka problem, - thotë zotëria i panjohur me një buzëqeshje, - e ngre unë.
Im bir, nga midis këmbëve të mija, e shef me sy të mëdhenj.
Kush është ky xhaxhi, mami?
Nuk e di, - i them, teksa capitem përpara.

Dal tek dera e avionit dhe bëj ritualin e përhershëm: qëndroj, mbyll sytë dhe mbushem me frymë. Përpiqem të kap cdo prekje dielli, përpiqem të ndjej ngrohtësinë e cdo molekule ajri. Eshtë nxehtë në Tiranë dhe dielli shkëlqen fort. Tamam si në kujtimet e mia.

Autobuzi pret për ne; na merr dhe na con tek ndertesa e re e aeroportit. Kur dola herën e fundit nga Shqipëria, kisha dalë nga ndërtesa e vjetër. Më kap një ndjenjë trishtimi. Trishtimi për një kujtim që nuk do e ritakoj më në realitet: vendi im duket i huaj.

Ndërtesa e re është si një hangar i madh. E thjeshtë. Policët e kontrollit të pasaportave qëndrojnë përballë nesh, të mbrojtur në kabina xhami.

Dalloj policen grua që më kontrolloi herën e fundit dhe zë radhë përpara kabinës së saj. Jap pasaportat tona dhe teksa ajo fut të dhënat në kompjuter përpiqem të shoh se sa ka ndryshuar nga hera e kaluar.

Eshtë rreth të dyzetave dhe flokët i ka lyer të verdha. Ka një fytyrë me ngërc, të errët dhe sytë me rrathë të zinj. Nuk i rezistoj sërish kurreshtjes për të kuptuar se cfarë halle ja kanë gdhendur vrenjtësinë në fytyrë. Ndoshta është lodhja nga kjo punë e mërzitshme që nuk të le të ngresh kokën.

Gruaja shkruan me dy gishta, me goditje të shpejta dhe të forta të tastierës. Nuk i lëviz asnjë muskul në fytyrën e zbrazur nga cdo lloj shprehjeje. Mbaron punë, na zgjat pasaportat, i hedh një sy tim biri, pastaj time bije që akoma fle, dhe lejon një buzëqeshje t’ja ngrohi fytyrën për pak sekonda; tërheq buzëqeshjen mbrapsht teksa hedh sytë tek unë dhe thotë: mirëserdhet. Unë largohem e kënaqur. Rigjetja e kujtimit të shkrirjes së polices përpara fytyrës së fëmijëve, ma bën më të ngrohtë këtë ndërtesë të re dhe të ftohtë aeroporti.

Afrohem tek rripi rrotullues dhe pres për valixhet. Teksa jam duke vrarë mendjen se si të transportoj valixhet me një femijë që fle në krah; një punonjës i aeroportit më afrohet dhe, me një ton babaxhani, më thotë të pres. Vjen pas pak castesh me një karrocë. Më ndihmon të ngarkoj valixhet dhe e shtyn karrocen deri tek dera; uron gjithë të mirat dhe largohet me tutje. E ndjek me sy nga mbrapa, me sy gati të mbushur me lot, psherëtij dhe drejtohem për tek prindërit që presin pak më tutje.

I qëmtoj me kujdes dhe dal në përfundimin se janë po ata të herës së kaluar; koha midis nuk ka lënë gjurmë tek ta. Teksa shoh lotët e mamasë kur merr në krahë dhe puth mbesën e re, teksa dëgjoj babanë të thotë, po sa je rritur more Jon, kujtohem se gjurmët e saj koha midis i ka lënë tek fëmijët. Dhe më kap përsëri trishtimi. I kushedisesahertë.

7.11.08

Obama i aplikuar në rutinën e përditshme


Një Obama për të rinjtë
Zgjidhni sot një pedagog social, karizmatik, me ngyrë për internatin tuaj, shtëpinë e të rinjve, etj.

(kërkesë për punë nga një anonim në gazetën Tages Anzeiger sot)

14.10.08

Si te behesh nje analist shqiptar i shquar dhe i pavdekshem: nje manualth

1. Shkruaj. Shkruaj dhe shkruaj. Nje analize.

2. Mundohu qe analiza te kete nje fillim, vazhdim dhe fund. Mos harro ta lidhesh fundin me fillimin.

3. Mendo nje metafore. Te bukur. Te forte. Te papare. Dhe, vertite gjithe artikullin rreth asaj metafore. Cdo gje tjeter do harrohet, metafora jo.

4. Mos harro, analiza e nje analisti vertitet rreth banaliteteve, rreth te dukshmes, majes se ajsbergut. Per kete nuk te duhen as fakte, as shifra dhe as studime, por paragjykime dhe hamendje te cilat duhet t’i serviresh si te verteta te padiskutueshme. Aksiome Nr.1: Nje analist seleksionon me analizat e tij njerez qe ndajne te njejtat paragjykime. Mendoje perpara se t’i hysh karrieres se ne cilin segment paragjykimesh kerkon te ndertosh profilin tend: ne ate masiv apo elitarian.

5. Aksiome Nr.2: Shkruaj per cdo gje. Nuk ka nevoje te jesh specialist per temen qe shkruan dhe as te harxhosh kohe per ta studiuar ate: sot kemi wikipedian dhe google. Mbaj gjithmone prapa dhe para kokes alibine e formuluar kaq bukur nga Sartre: ti je nje intelektual i angazhuar! Shkruaj per tema qe mundojne gjithe boten: globalizmi, shtetformimi, kultura, klonimi i njeriut, NASA, religjioni, kriza financiare, politika dhe zgjedhjet amerikane, neonazizmin, vdekja e Haiderit, ngrohja globale. Mundohu t’i dramatizosh fenomenet qe analizon dhe jepi te qarta konkluzionet: arti eshte komerc, njeriu eshte skllav i konsumizmit, klonimi i njeriut shenon fundin e moralit, Obama eshte nje aktor filmi B, demokracia eshte iluzion. Mos harro t’u japesh temave qe trajton nje „touch“ lokal: vertet makaronat i ziejne gjithandej me uje, por kripa ne tenxheren tende eshte marre nga gurorja e Vlores. Ky nuk eshte nje fakt i vetekuptueshem!

6. Nuk ke nevoje te shkruash apo sjellesh mendimet e tua origjinale. Cdo gje eshte thene e shkruar te pakten njehere. Origjinaliteti yt duhet te qendroje ne menyren se si i mbeshtjell argumentat (shif nr.8). Perseriti argumentat e te tjereve pa i cituar. Shansi qe dikush te kete lexuar te njejtin argument eshte shume i vogel.

7. Mos bej gafe te perdoresh nr. 6 kur merr hua tek emra qe i referojne te gjithe koleget tuaj. Edhe pse qendron mundesia qe te gjithe ata qe citojne te mos kene lexuar me shume se ate citim, nuk ja vlen te rrezikosh. Memorizo autoret qe citohen me shume dhe citoji edhe ti. Ja disa referime qe mund t’i perdoresh direkt ne fillimet e tua: Proust, Arend, Friedman, Heidigger, Popper, Machiavelli, Freud, Nitzsche, Jung, Heisenberg, Camus, Borghes, Ecco. Duhet ta kesh te qarte, se vendin e vecante ne paragjykimet elitare nuk ta japin flirtet me autoret e siperpermenduar, por sidomos flirti me emra qe nuk jane bere akoma popullore. Lexo here pas here ndonje gje para se te flesh, ne wikipedia si rruga me e shpejte, ose bli ndonje liber dhe abuzoje autorin deri sa te konstatosh se dikush tjeter jua ka vjedhur referencen. Ne kete moment kerko per nje reference te re. Kuptohet, strategjia me e mire eshte t’i shperndash referencat si grate tek filmi "Dimri i fundit“: te veshtira per t’u fiksuar.

8. Mos nenvlefteso menyren se si shkruan. Pasuroje gjuhen. Xhongloje fjalen. Sepse, sic e thote edhe Aksioma nr. 3: nuk ka rendesi argumenti, por mbeshtjellja. Nese mbeshtjellja mahnit njerezit, askush, ose vetem nje grusht njerezish (statistikisht i paperfillshem per te te shkaterruar emrin e mire), do ta vere re se tek e fundit po thua ate qe e dinin te gjithe: patatja mbillet ne toke.

9. Nese do te specializohesh si analist politik, atehere duhet te zhvillosh nuhatjen per njerezit qe jane aktive ne riciklim thashethemesh. Nuk ka nevoje tua provosh vertetesine thashethemeve: Tek e fundit, ti po ushtron ne publik te drejten tende te kurajos civile.

10. Aksiome nr. 4: Behu inflacionar! Vlera jote ne bursen e analisteve varet nga shpeshtesia jote ne shtyp. Mundohu te jesh gjithmone prezent ne shtyp. Ne mos cdo dite, nje here ne dy dite, nje here ne jave, ose, te pakten, nje here ne dy jave.

11. Mos harro te improvizosh intervista ku te japesh mendimin tend; pavaresisht se intervisten e ke organizuar ti, per publikun, mbas leximit, eshte ai tjetri qe ta ka kerkuar intervisten. Mos harro te japesh intervista personale ku te theksosh pikat e forta: dashurine tuaj per librin, per filozofine (ketu permendi edhe nje here referencat e pikes 7), trego historine qe te keput shpirtin te asaj keshilles qe ju dha babai, gjyshja, tezja para se te vdiste dhe qe ndryshoi jeten tuaj. Mos harro te permendesh rendesine e madhe qe ka per ty familja me rrefime nje fjalish (koncize por te paharrueshme lehte): femijet jane te mrekullueshem dhe po shkelqejne ne Universitetet me te mira te botes, gruaja eshte nje shoqe dhe nene e jashtezakonshme: cdo ishit ju pa te! (Le qe, as ti vete nuk e di- ajo, jo e jo - perse nuk ja ka mbathur mijera kilometra larg; ketu, por vetem ketu, mund t'ja tolerosh vetes me shume se nje fjali). Mos harro te tregosh dashurine per jeshilllikun, per qenin, macen apo kanarinen. Dhe, gjithmone, permend me vete ironi aftesine tende modeste ne gatim: minimumi zjerje makaronash (me kripe nga gurorja e Vlores).

12. Mos harro te hysh ne debat me kolegun tend, sidomos me ate qe mendon se po te konkurron reputacionin; per detaje te vogla, te holla, te rafinuara, qe pak kush i kupton vertet, por qe lene nga pas shijen e misterit. Dhe, ti e di, misteri ka efektin e vrimes se zeze: thith. Mos harro te interpretosh zgjedhjet e kolegeve te tu duke i vene ato perballe parimeve te fortifikuara morali njerezor dhe profesional. Ne kete menyre, ti i jep vetes autoritetin e gjykatesit te pagabueshem, te njeriut te persosur. Nuk ka rendesi se si je, rendesi ka se cfare imazhi ju percjell ti te tjereve per veten, rendesi ka cfare do ti te mendojne te tjeret per ty. Ketu vlen te permendet shembulli i mrekullueshem i molles bukurueshem te kuqe: krimbin ja sheh vetem kur e kafshon.

13. Jep imazhin se kritikon kedo, se per ty kufiri eshte vete morali dhe etika, por mos prek ca figura autoritare qe kane shume pushtet ne madhesine e imazhit tuaj dhe mireqenien e familjes tuaj. Ti mund ta shmangesh ne kete rast perdorimin e deftores duke e zevendesuar me te foluren e pergjithshme, parimore, ku duket sikur po thua shume, edhe pse nuk thua asgje.

14. Aksiome nr.5: Homo albanicus eshte Homo televisionis! Mos ler pas dore shfaqjet ne televizor. Hyr ne cdo debat dhe dil per te hyre prape.

15. Bej dicka qe te tjeret te flasin per ty. Bej gjithcka qe te tjeret te flasin per ty. Te tjeret duhet gjithmone te flasin per ty. Te tjeret duhet te obsesionohen me ty. Shfrytezoji te gjitha mundesite qe te lejon teknologjia. Mos harro te hapesh nje konto ne facebook. Mblidh miq pa fund. Shko tek koleget e tu qe kane mijera miqsh dhe peshkoja ata. Keshilloji te gjithe miqte e tu te peshkojne miqte e tyre per ty. Hap, pastaj, nje grup ne facebook dhe futi te gjithe miqte aty. Hap, me tutje, nje faqe fansash ne facebook dhe transferoji edhe njehere miqte atje. Me e mira eshte qe te tjeret ta bejne kete pune per ty: keshtu roli yt fundamental per shoqerine eshte i cimentuar, shoqeria ka nevoje per ty! Bej vetereklamim. Vetereklamim. Dhe prape vetereklamim. Njerezit, edhe kur nuk te lexojne, do te te kujtojne emrin.

16. Kujdesu per pamjen e jashtme: te qeshurat ne publik, me kamate. Ti je i besueshem vetem kur dukesh serioz dhe kur i vendos distancat me nje veshtrim skeptik.

17. Mos harro: Nje fundamentalist duhet ta hedhi veten ne ere me dinamit (artizanal apo industrial) ne menyre qe te shkoje e te takoje te shtate virgjireshat. Ty, te shtate virgjireshat (jo vetem shtate, jo vetem virgjeresha) te vijne vete. Nese je femer, modifikoje kete fjali keshtu: Mos harro, shtate analiste shqiptare (jo vetem shtate, jo vetem analista) do ta gjejne rrugen tek ty.

18. Kujdesu qe te marresh sa me shume cmime. Mendo momentin e varrimit. Sa me shume cmime, aq me madheshtor varrimi, aq me pjesemarres publiku ne kete humbje te madhe. Ne se nuk t’i japin cmimet, ktheje kete fakt ne legjende dhe mundohu te besh gjithmone nje analogji me shkrimtare te famshem qe nuk jua kane dhene nobelin e permerituar. Njerezit do te te kuptojne e do te ta perhapin legjenden me tutje.

19. Ji largpames dhe kujdesu qe pas vdekjes pinjollet ta kene te lehte te ta mbajne kujtimin te gjalle dhe mos ta lene publikun te te harroje. Emri yt duhet te zbukuroje shkollat dhe cmime per analistet e se ardhmes. Ti duhet te shnderrohesh ne nje reference per brezat e ardhshem.

Disclamer: autori i shkrimit ve re me kenaqesi se i eshte permbajtur edhe vete shumices se rregullave, duke provuar se i ka te gjitha rruget e hapura per t'u bere edhe ai nje analist shqiptar. Te pakten kaq. Si fillim.

1.10.08

Cfare do mund te behej me 700 miliarde dollare?

Me shumen gjigante prej 700 miliarde dollaresh mund te ndryshohej historia e botes. Me kete shume do te mund:

1. Te finanzoheshin 4 misione per ne Hene: Progami Apollo i NASEs i viteve ´60, kushton me vleren e sotme te dollarit rreth 164 miliarde dollare. Ose, mund te krijoheshin 7 stacione nderkombetare ne hapesire.

2. T’u paguhej 22 milione njerezve rroga mesatare amerikane per nje vit te tere. Sipas Ministrise Amerikane te Punes, rroga mesatare e nje jave pune ne gusht ishte 612 dollare.

3. Te financoheshin rreth 100 here punimet per perforcimin e digave perreth New Orleans. Qe prej Katrines, jane investuar rreth 7 miliarde dollare.

4. Te financohej rreth 46 here sistemi i komunikacionit te njehsuar dhe modern per te gjitha sherbimet mbrojtese ne USA. Kostoja vleresohet rreth 15 miliarde.

5. Te financoheshin, per rreth 6 vjet, sigurimet shendetesore per te gjithe qytetaret amerikane.

6. Te financohej nje lufte ne Irak. USA kane investuar rreth 648 miliarde dollare qe prej hyrjes se tyre ne Irak. Me 700 miliarde dollare do te mundt te kryhej nje lufte 7 vjecare ne Irak dhe Afghanistan.

7. Te behej xheloz Teodor Rooswelt: programi i tij i viteve ´30 „New Deal“ do te mund te financohej disa here. Sipas Wall Street Journals, ne ate kohe, e llogaritur me kursin e sotem te dollarit, u investuan per kete program, qe synonte permiresimin e infrastruktures, rreth 250 miliarde dollare. U ndertuan 8 000 parqe, 40 000 ndertesa publike dhe u ndertuan apo u rinovuan 72 000 shkolla.

8. Te financohej ekonomia zvicerane. Me kete shume mund te blihej nje here e gjysem Zvicra. Produktibruto i Zvicres ishte ne vitin 2007 rreth 466 miliarde dollare.

9. Te financohej per rreth 10 vjet lufta kunder urise dhe varferise ne Afrike. Sipas sekretarit te pergjithshem te UNOs, Ban Ki-moon, kontinenti Afrikan ka nevoje per rreth 72 miliarde dollare ndihma per vit.

Artikulli eshte marre nga Tages Anzeiger.

28.9.08

Vrima

Dy jane temat qe po shqetesojne shpirtin e zviceranit keto dite shtatori; qe kane zgjuar ankthe dhe frikera ekzistencialiste, te pasuara me revolten perkatese. Sado e cuditshme qe mund te titngelloje; te dyja keto tema jane te lidhura me vrimen. Me vrimen? Po.

E para frike-vrime ka te beje me eksperimentin e madh (historik) qe po ndodh ne Cern, qendren e famshme kerkimore shkencore te shnderruar tashme ne zemren e Zvicres (vetem se e vendosur djathtas); eksperiment qe nga shume oponente edhe shkencore mendohet se do sjelle fundin e botes. Pikerisht, per shkak te mundesise te krijimit te vrimes se zeze qe do na thithe te gjitheve brenda saj: ne qe jetojme ne Zvicer pak me shpejt dhe juve qe jeni larg nesh pak me vone. Por, fundi eshte i njejte per te gjithe ne: atomizuar brenda vrimes, pjese perberese dhe aktive e saj, gati per te thithur te tjera qenie, te tjera materie.

Por, ndersa frika e zviceranit per ekzistencen e kercenuar nga vrima e zeze ka rene paksa ne gjume qekurse Cerni lajmeroi nderprerjen e eksperimentit deri ne vitin 2009, frika e tij nga vrima ne corapen e zeze te Lorenz Kolaj duket e paqetesueshme.

Lorenz Kolaj?

Lorenz Kolaj eshte nje njeri qe nuk bie ne sy. I ardhur ne Zvicer ne moshe te vogel, se bashku me prinderit dhe 150 000 kosovare te tjere, dikur ai mbushi moshen 18 vjecare, mori pashaporten zvicerane dhe, si pasoje, por jo vetem, filloi ushtrine. Ndryshe nga shume bashkemoshatare te tij zvicerane qe refuzojne ushtrine dhe e zevendesojne ate me sherbimin civil, Lorenz Kolaj e mendoi hyrjen ne sherbimin ushtarak edhe si nje menyre per t’i thene ketij vendi faleminderit per alternativen e nje jete me te sigurt, per besimin qe i dha duke e bere ligjerisht te barabarte me nje zviceran.

Ushtria eshte e veshtire, por Lorenz Kolaj arriti jo vetem ta mbijetoje e te gjeje vendin e tij por edhe te gradohet oficer. Nje kosovar, ish emigrant, oficer ne ushtrine zvicerane: ndoshta, ky eshte momenti qe dikush ka peshperitur ne veshin e redaktoreve te revistes kult zvicerane „Das Magazin“, e cila, faqen e fundit te saj, ia dedikon rubrikes „Nje dite ne jeten e ... „.

Jane njerez te zakonshem ata qe cdo te shtune rrefejne ne kete rubrike se si e organizojne diten; nje dite cfaredo ne jeten e tyre. Ka aty jete fare te pazeshme, ashtu sic ka jete qe te lene me goje hapur. Rubrika jeton qe prej 10 vjetesh dhe, tashme, eshte e paimagjinueshme nje „Das Magazin“ pa te. E kote te them; une prej 10 vjetesh e filloj leximin e revistes prej faqes se fundit. Ashtu sic bera dhe disa jave me pare kur lexova „Nje dite ne jeten e Lorenz Kolaj“.

Lorenzi vete, nje i ri mbi te 20, qendron ne faqen perkarshi, i fotografuar ne kembe perpara dollapit te quajtur faqe muri (ne shtepine e prinderve) te mbushur me plot cikerima tipike ballkanike dhe trofe sporti. Lorenzi eshte i pashem, i veshur me uniformen ushtarake, pa kapele, dhe pa kepuce. Ne kembe ka veshur corape te zeza qe bejne nje kontrast perfekt me jeshilen laramane te uniformes. Dhe, diku, ne corapen e kembes se majte nje vrime shume mire e dukshme le te duket koka ngjyre mishi e nje prej gishtave, e cila ben nje kontrast perfekt me ngjyren e zeze te corapeve.

Delja e zeze midis nesh

Dita e pafajshme dhe aspak spektakolare e Lorenz Kolajt do te kishte kaluar pa u vene re nga zvicerani, me nje jete po kaq jospektakolare dhe monotone, ... sikur te mos kishte qene ajo e flamosur vrime ne corape.

"Si mund te ofrohet per model te ushtrise sone nje njeri qe ka vrima ne corape? – tha zvicerani nr.1. Turp per nje oficer te ushtrise zvicerane te mbaje corape me vrima, - tha ashper zvicerani nr.2. Nje oficer qe nuk eshte ne gjendje te dalloje vrimen ne corapen e tij, nuk mund te jete ne gjendje te drejtoje nje ushtri, - dha verdiktin zvicerani nr. 3. Turp per „Das Magazin“, - tha e irrituar zonja zvicerane, - qe nuk e rretushoi vrimen e corapes. Me aktin e ekspozimit te vrimes se corapes publikut, ju tregoni se ne te vertete, ne te pandergjegjshmen tuaj, ju keni dashur ta diskretitoni zotin Kolaj. Apo ishte e ndergjegjshme? Atehere, dy here turp!"

Keto ishin vetem disa nga komentet e botuara ne numrin vijues te „Das Magazin“. Me te civilizuarat. Te tjerat, te pabotuarat, duhet te kene qene kaq te papertypshme, sa qe Finn Canonica, kryeredaktori i revistes, do te kerkonte falje publike per racizmin e bashkeatdhetareve te tij ne parafjalen e numrit vijues.

Nuk ishte vrima problemi, por Lorenz Kolaj; kosovari qe kishte arritur te hynte ne nivelet udheheqese te Ushtrise Zvicerane, te ushtrise qe eshte per nje segment jo te vogel te Zvicres monopoli i zviceranit te vertete; eshte zemra e shtetit; garancia e ekzistences zvicerane. Kosovari; i perfolur dhe i peshtyre, delja e zeze qe ka inspiruar sa e sa fushata politike; nuk tregeton droge, nuk vjedh sistemin social, nuk perdor grushtin kunder rrugetareve te pafajshem. Jo! Ai eshte nje njeri normal si zvicerani, i disiplinuar si zvicerani, i edukuar si zvicerani, i sjellshem si zvicerani, i qete si zvicerani dhe tani: edhe zviceran, edhe oficer ne Ushtrine Zvicerane, edhe personazh i „das Magazin“. Dhe, kaq i paturpshem teksa guxon te pozoje me nje vrime ne corapen e zeze te kembes se majte.

Leutenant

Skandali „vrima ne corapen e zeze te Lorenz Kolaj“ do te bente qe „Das Magazin“ t’i dedikonte nje rubrike tjeter kosovarit modest. Kete here, ne fillim te revistes, Lorenz Kolaj shpjegon se pse doli ne fotografi pikerisht me keto corape:

„Si te gjithe ne Argau (kanton i Zvicres) edhe une mbaj gjithmone corape te bardha. Fotografi insistoi qe te vishja nje ngjyre tjeter, per te mos riprodhuar klishene. Me ndodheshin vetem nje pale te zeza. Pas disa shkrepjeve, teksa shikonim fotot, na ra ne sy vrima. Fotografi insistoi qe te riperserisim shkrepjet. Une qesha dhe i thashe, jo, me pelqen keshtu, sikur thyen pak seriozitetin e fotos. Pyeta eproret nese e shihnin problematike foton me corapen me vrime, por ata e menduan njesoj si une.„

Dhe, cfare do bente Lorenzi kur te shikonte qe ushtaret e tij kane vrime ne corape? „Asgje, - pergjigjet Lorenzi, - eshte problemi i ushtarit. Mbas nje marshimi 20 km do t’i jete bere kemba plage, dhe heres tjeter nuk do harroje te veshi nje corape pa vrima.“

Femijet e zviceranit me frikera ekzistencialiste, tashme ushtare te Lorenz Kolajt, qe zakonisht ripertypin, riforcojne, ribejne paragjykimet gjate oreve te socializimit ne ushtri; duhet t’u kete ardhur shume turp per reagimin e prinderve te tyre. Ne nje leter redaksise se revistes, i riu ushtar zviceran i shpreh Lorenz Kolajt falenderimin me te thelle per njerezillikun e tij si oficer, per kurajon qe ju jep, sepse eshte gjithmone atje prane tij kur ja kane nevojen, sepse edhe pas nje marshimi te lodhshem 20 km arrin t’i mbaje ushtaret se bashku: Kjo nuk eshte e vetekuptueshme.

Por, nje mendim edhe me te mire duket se kane eproret e Lorenz Kolajt: Vetem disa dite pas ekspozimit dhe ekzekutimit te tij publik, Lorenz Kolajn e graduan Leutenant te Ushtrise Zvicerane.

Suksese Lorenz Kolaj!


25.7.08

Maja e fikut ... edhe ne Youtube

Te nderuar lexues,

me kenaqesine me te madhe ju komunikoj se kenga ime e preferuar per femije, midis me te preferuarve te mia, "Oh, ne maje te fikut hypa, bum c'u rrezova" tani gjendet edhe ne Utube. Per fat te keq, klipi nuk i pershtatet lartesise se tekstit dhe kenges, por le te shohim gjysmen e gotes plot: ju mund te shijoni muziken dhe tekstin pa probleme. Shijojeni!




24.7.08

To ...



Sophie Hunger - Leaving the moon



Bang Bang (featuring Sophie Hunger & John Parish)



Sophie Hunger - Rise and Fall

21.7.08

What is democracy?

I madhi Gerhard Polt ju shpjegon demokracine afrikaneve, si i derguar i krahines se Bavarise, ne kuadrin e ndihmave per zhvillimin e Afrikes:

14.7.08

Gjeni dhe gjenetika ne "Fjalorin e shqipes se sotme"

Se fundi, teksa kerkoja te perktheja nje fjale gjermane ne shqip, duke shfletuar neper fjalorin Gjermanisht-Shqip me autore Wilfried Fiedler & Ardian Klosi, syri me kapi fjalen gjen. Ne kete fjalor, perkthimi i kesaj fjale nga gjermanishtja ne shqip ishte i dhene si me poshte:

Gen [ge:n] (-s; e) n ---> gen (shqip) (Wilfried Fiedler & Ardian Klosi, Wörterbuch Deutch-Albanisch, Langenscheidt Verlag, 1997, faqe 267)

Perkthimi ne shqip si gen me konfuzoi, sepse besoja se ne shqip nuk i themi gen por gjen. Prandaj, per t’u sqaruar, hapa „Fjalorin e shqipes se sotme“, Akademia e Shkencave e Shqiperise, Instituti i Gjuhesise dhe Letersise, Botimet Toena, 2002, dhe ja ku e gjej:

GJEN, ∼ i, m, sh. E, ET, biol, Element perberes i kromozomeve te berthames qelizore, qe eshte percues i tipareve te trashegueshme ne organizmin pasardhes. Teoria e gjeneve. (faqe 429)

Pra, eshte gjen dhe jo gen. Me duket e cuditshme qe A. Klosi te kete preferuar gen ne vend te gjenit, dhe me duket akoma me shume e cuditshme kur kujtoj, se ne vitin 1997 fjala gjen nuk ishte e panjohur ne Shqiperi: ne degen e biologjise gjeni studiohej ne lenden e gjenetikes, ashtu sic studiohet edhe sot.

Mbas cudise se pare, cudia e dyte vjen nga perkufizimi i fjales gjen ne fjalorin e Institutit te Gjuhesise: „Element perberes i kromozomeve te berthames qelizore.“

Se pari, perdorimi i fjales element perberes te krijon idene se kromozomin e perbejne shume elemente dhe gjeni eshte nje prej tyre. E vertete: Kromozomin e perbejne shume elemente, por gjeni nuk eshte nje nga keta: gjeni eshte nje fragment kromozomi, eshte nje njesi, nje njesi qe mbart nje informacion te trashegueshem.
Se dyti, eshte e vertete: gjenet gjenden ne kromozomet e berthames qelizore. Por, kjo eshte vetem gjysem e vertete; sepse gjenet nuk gjenden vetem ne ADNne e berthames, ata gjenden edhe ne ADNne e mitokondrise; nje organel qe ndodhet ne citoplazme. Kjo eshte arsyeja qe ne shumicen e fjaloreve fjala gjen zakonisht perkufizohet: Gjeni eshte njesia e trashegimise.

Cudia e trete: Teoria e gjeneve. (Element perberes i kromozomeve te berthames qelizore, qe eshte percues i tipareve te trashegueshme ne organizmin pasardhes. Teoria e gjeneve.)

Teoria e gjeneve? Cila eshte kjo? Kush e ka formuluar? Kur? Une guxoj te them qe teoria e gjeneve nuk ekziston. Ne ndryshim nga fizika ku kemi, te themi, Teorine e relativitetit, ne gjenetike nuk ka teori gjenesh. Bile, mbas zhvillimeve te vrullshme te gjenetikes molekulare, sot eshte i veshtire edhe vete perkufizimi i gjenit; sepse ne kontekste te ndryshme perkufizohet ndryshe. Gje qe do te thote, qe perkufizimet per gjenin qe sot zgjidhen te perdoren neper fjalore, jane perkufizime minimale.

Nuk jane vetem pasaktesite qe me bejne pershtypje, por edhe fakti qe fjalori i shqipes se sotme eshte jashte zhvillimeve te sotme te gjenetikes. Nuk ka asnje fjale kyce qe te te orientoje drejt stadit te sotem te njohurive, drejt aplikimeve aktuale te fushes. Struktura e gjenit, shprehja e gjenit, klonimi i gjeneve, trashegimia e gjeneve, manipulimi i gjeneve, terapia e gjeneve – jane fjylekyce qe nuk perdoren vetem ne rutinen e nje laboratori te specializuar te fushes, por i gjen rendom edhe ne median e perditshme.

Nje faqe me mbrapa, fjalori jep shpjegimin e fjales gjenetike:

GjENETIK/E, ∼ f. Dege e biologjise qe studion zhvillimin e organizmave nga pikepamja e trashegimise se tipareve dhe e ndryshimeve te tyre; lende mesimore qe jep njohurite e kesaj shkence ne shkolle. Gjenetika e pergjithshme. Gjenetika e bimeve (e kafsheve). (faqe 430)

Per mendimin tim, edhe ky perkufizim eshte i pasakte: me zhvillim te organizmave nga pikepamja e trashegimise sot merret fusha e quajtur "Biologjia e zhvillimit" (developmental biology). Gjenetika, ne te kundert, perkufizohet rendom si: fusha e biologjise qe studion strukturen dhe funksionin e gjeneve, trashegimin e tyre ne organizmin pasardhes. Si fjale kyce per ta ilustruar une do kisha permendur: Gjenetika e popullatave, Gjenetike molekulare, Gjenetika e kafsheve, Gjenetika e bimeve, Gjenetika e njerezve, - per te bere, si ne rastin e gjenit, lidhjen me stadin aktual te zhvillimeve gjenetike sot.

8.7.08

Me pergjigje si pa pergjigje. Vertet?

40. Me pergjigje si pa pergjigje.

Nganjehere, Zürichu me le te irrituar. Si, psh, disa dite me pare. Isha ne tram me tim bir dhe shokun e tij te ngushte, te dy kater vjecare – te dy me nga nje biciklete femijesh. Ne tram, zakonisht ka nje hapesire per karrocat e femijeve, e cila ate dite ishte mbushur plot me tre karroca. Ulem vete ne sediljet katershe, prane hapesires se karrocave, dhe i vendos te dy bicikletat ne hapesiren midis sediljeve, perpara kembeve te mija. Kalamajte ulen perballe njeri-tjetrit ne dy sediljet teke, ne te djathten time.

Trami eshte gati bosh; pervec grave me karroca femijesh, nje mesogruaje mbrapa meje dhe ne te treve, nuk ka njerez te tjere. Te dy cunat fillojne muhabetet e tyre te cilat jane te mbushura me togefjalesha si kode spiunesh, ngjarje apo situata qe kalojne nga realiteti ne fantazi dhe e kunderta, copa fjalesh qe duket sikur kane zbritur gabimisht nga nje tjeter muhabet, kafshe qe papritur kane nje opinion per te thene. Me buzen ne gaz, largoj vemendjen prej tyre dhe perqendrohem ne fantazite e mia. Eshte nje atmosfere shume paqesore qe tek-tuk ngjyroset nga gurgullimat e femijeve.

Diku, dikur, nje grua tek te 60tat hyn ne tram dhe vendos te ulet mu perballe meje. Nuk ka vend per te futur kembet, keshtu qe une perpiqem te bej vend.

- Nuk e paskerkeni menduar mire me keto bicikletat, - me thote gruaja me ze dhe veshtrim qortues. – Ku do ulen njerezit? – vazhdon, dhe vendos dy cantat e saj te ushqimeve ne sediljen bosh prane saj.

Marr njeren nga bicikletat dhe ja jap tim biri ta vendosi midis kembeve te tij dhe te shokut. Gruaja e panjohur perballe meje ka tani me shume hapesire. Kthej veshtrimin nga dritarja dhe ndjej irritimin te linde diku ne kufirin midis kraharorit dhe barkut. Me ndodh gjithmone ne situata te tilla, kur nuk arrij te pergjigjem apo te them te verteta-pergjigje te tipit: Me falni, por trami eshte bosh. Eshte nje irritim qe drejtohet kunder meje, kunder asaj meje qe ka zgjedhur te mos reagoje. Nje irritim qe kthehet ne inat me kalimin e kohes. Nje inat qe gati shperthen kur ore me vone gjej pergjigjen qe do kisha dashur te jepja ne ate momentin kritik, kur tjetri te fyen, apo te kerkon t’ia lesh territorin me dhune verbale.

Ka njerez qe i zoterojne te tera pergjigjet e duhura ne momente te tilla. Ka njerez qe jo vetem i zoterojne pergjigjet, por edhe i formulojne me ze te larte. Kur i shoh keta njerez ne situata te tilla, filloj gjithmone te mendoj se keta njerez e kane jeten te lehte. Nuk ju duhet, si une, te vuajne me pas faktin qe nuk kane folur, sepse vetja e dyte eshte duke lenguar nga kjo heshtje. Them, ndoshta keta njerez kane me shume perparesi ne jete; ndoshta po aq shume sa edhe njeriu te cilit i pergjigjen – te dy palet e kane gojen si nje lloj arme per te care perpara.

Gjysma ime eshte teresisht e bindur, se ne momentin qe njeriu hap gojen per t’u pergjigjur, eshte futur teresisht ne lojen e tjetrit, eshte bere si ai. Njerez qe vijne e te akuzojne apo kerkojne te te spostojne nga territori yt, jane njerez qe nuk kane rehat me veten e tyre, nuk dine te vetepermbahen, kane nje nevoje protagonizmi te pakontrolluar. Gjithmone mendoj, se duke mos ju pergjigjur, une ju sabotoj skenarin ku duan te me fusin per te permbushur egoizmin e tyre. Edhe pse, teksa e mendoj edhe njehere, fakti qe i panjohuri pushtues arrin te marri territorin tim, edhe ne se nuk i ploteson protagonizmin vendos nje raport pushteti ne favor te tij. Ai ka fituar. Une jam dorezuar.

Trami ndalon. Ky eshte stacioni ku duhet te zbres. Femijet jane bere gati. Edhe gruaja perballe meje. Merr cantat, gervisht pak gryken, hedh syte e saj qortues tek une dhe thote:

- Po, a je dakort me mua, qe ti nuk e kishe menduar mire kete punen e bicikletave?

Pyetja ma kap irritimin ne befasi. Dhe reagimi i tij eshte me i shpejte se vetekontrolli im:

- Me falni, cfare problemi keni? – thote nje ze qe del prej meje.
- Trami nuk eshte i juaji, - pergjigjet gruaja gjithmone qortuese.
- As i juaji, - ja kthen zeri.
- Ju nuk jeni nene e mire, - vazhdon gruaja me syte ngulur tek te mite.
- Nuk eshte puna juaj te gjykoni memesine time, - pergjigjet zeri.
- Ju, nuk jeni nene e mire, - perserit gruaja.
- Me falni, me duhet te zbres.

Dal nga trami me femijet e cuditur dhe me ndjesine se trupi nga i cili doli zeri nuk ishte i imi. Por, irritimin ... ate e ndjej teresisht timin. Te forte. Te nxehte.

Te kam zili, - me thote Mr. T. – une nuk do te isha pergjigjur. Nuk arrij te gjej pergjigjen. Kur e gjej, eshte shume vone. Dhe, atehere, irritohem me paaftesine time per t’u pergjigjur kur eshte momenti. Me kupton, - insiston Mr. T., – Ka njerez allasoj ne kete dynja; njerez qe kerkojne protagonizem, njerez qe kerkojne me cdo kusht te pushtojne territore qe nuk jane te tyre. Kjo grua ishte nje e tille. Harroje.

Por, nuk arrij ta harroj. Nuk arrij ta flak irritimin. Eshte irritimi i vetes tjeter, te asaj qe zakonisht nuk pergjigjet ne situata te tilla, i vetes qe nuk do te identifikohet me veten qe foli. Eshte irritimi i vetes qe mendon, se pervecse gjysma tjeter ka pranuar te panjohuren; ju ka dhene femijeve nje shfaqje te panevojshme. Ndjej irritimin te behet inat - inat gati per te shperthyer. Dhe, konstatoj se me pergjigje eshte si pa pergjigje, ndoshta me keq se pa pergjigje.


41. Pyetje:Pergjigje

Peter Schneider eshte nje filozof dhe psikolog zviceran, i cili mban nje kolone ne te perditshmen "Tages Anzeiger". Nje here ne jave, zoti Schneider ju pergjigjet pyetjeve te njerezve te panjohur. Jane pyetje nga me te ndryshme dhe nga me te cuditshmet; pyetje qe te bejne te besosh se Homo sapiensi eshte nje specie qe do ngelet gjithmone enigmatike. Me pelqejne pergjigjet e Z. Schneider, jo vetem sepse jane shume inteligjente dhe hapin gjithmone dritare te reja veshtrimi, por edhe sepse kane shume humor dhe ngrohtesi. Nga te gjitha pyetje:pergjigjet e kesaj kolone, me ka ngelur ndermend kjo e meposhtmja:

I panjohuri: Zoti Schneider, mua njerezit me duken majmuna. Nuk ka rendesi si e kane emrin dhe cfare kane bere apo bejne, jane te gjithe majmuna. C'me thoni?

Peter Schneider: Zoti i panjohur, persa kohe qe juve nuk ju duket vetja banane, nuk ka arsye te shqetesoheni.


42. Pyetje

Zoti Schneider, a duhet njeriu te pergjigjet ne situata si ajo e tramit?

30.6.08

Design recycling

Ne Zurich, ka nje rritje te numrit te dyqaneve ku shiten objekte design te perdorura. Ne hapesirat e fabrikave te zbrazura nga prodhimi dhe punetoret, shfaqen objekte te nxjerra nga bodrumet apo objekte me te cilat njerezit duan te ndahen. Objektet jane te mbajtura mire dhe shiten me nje cmim qe ndoshta e kalon vleren e tyre fillestare dhe qe perfaqeson nje perqindje te larte te vleres aktuale nese objekti blihet i ri. Njerezit qe i blejne jane njerez qe jane ose profesionalisht ose emocionalisht te lidhur me designin, me estetiken, me life style. Jane njerez qe preferojne ne vend te objekteve fringo te reja, objekte qe kane tashme nje histori mbi krye. Nuk eshte e lehte te gjesh objekte te cilat deshiron t'i kesh te tuat. Ne gjuetine e objekteve klasike, te rralla dhe te mirembajtura, me i fituari del ai qe eshte me i shpejti, apo qe ka kontaktet me te mira. Nje nga dyqanet me te preferuara te designit te riqarkulluar eshte "Bogen33". Nje inspektim i shpejte rrefen per trendin e momentit: Mbizeteron designi i viteve '50-'70.












28.6.08

Hopp Schwiiz-Kanada, Meitli sind in Pijama

Hop Zvicer-Kanada, vajzat jane ne pizhama - ky eshte perkthimi i titullit, ose perkthimi i asaj qe eshte ne vend te titullit. Perse ky titull? As vete nuk e di. Zgjedhja ishte e pandergjegjshme.

Instalacioni i sportisteve ne permasat e King Kongut, gjendet ne stacionin e trenit te Zürich-ut, dhe sherbeu si shenje e pagabueshme e faktit qe ky qytet, Zürich-u, eshte pjese aktive e Euro 2008. Jane 10 lojtare, perfaqesues te ekipeve qe moren pjese ne kampionat. Tifozat e futbollit nuk do ta kene te veshtire t'i gjejne se cilet jane.





27.6.08

Kapsamun


Se fundi, pata rastin te shoh (me ne fund) live banden Kapsamun. Ne Zvicer e quajne edhe grupi i jazzit shqiptar. E quajne keshtu jo vetem sepse ne qender te grupit eshte kosovari Arsim Leka (saksofon), por edhe sepse muzika e kesaj bande mbeshtetet ne muziken popullore shqiptare. Folklor, jazz dhe nje dore e mire improvizimi. Kapsamun eshte nje nga ato grupe qe jane te famshem ne underground, qe peshperiten me propagande goje dhe, qe kur te jepet rasti per nje koncert te tyre nuk duhet ta humbasesh. Koncerti qe une rastisa ishte me rastin e inaugurimit te nje libri, dhe ishte shume intim, gati privat; nje kenaqesi e vertete. Nuk ka video te Kapsamun ne Utube, dhe une u mundova me aparatin tim modest fotografik te regjistroja nje prej pjeseve te luajtura. Cilesia e filmit nuk eshte shume e mire, cilesia e muzikes me e mire. Megjithate, per kenaqesine timen dhe tuajen, une kam shtuar nje perzgjedhje nga dy CD-te e para te Kapsamun, "Mesnate" dhe "Prishtina", ne krah te djathte. Kapsamun ka nxjerre edhe albumin e tij te trete me titullin "Mania Ballkanike".

26.6.08

Shqipëria midis Stalinit dhe Titos (fund)


Shembull për aksione pastrimi

Kremlini, nëpërmjet një lidhje sekrete me një përfaqësues të lartë të politbürosë jugosllave, ishte informuar në detaje për të gjitha veprimet e jugosllavëve. Kur për Stalinin u bë e qartë se Titoja nuk kishte ndërmend të hiqte dore nga kursi i tij në politikën e jashtme, ai kaloi në sulm. Në 18 mars 1948, Moska tërhoqi këshilltarin e tij ushtarak nga Jugosllavia. Më pas, në udhëheqjen jugosllave do të mbërrinin një seri letrash, në të cilat Stalini dhe Molotovi dënonin veprimet e Partisë Komuniste Jugosllave.

Këto letra do t’u dërgoheshin edhe udhëheqjeve të partive të tjera të vendeve lindore, për t’i mobilizuar kundër Jugosllavisë dhe për t’i parapërgatitur për dënimin që do t’i jepej asaj në Kominform, në lidhjen e partive komuniste të Evropës Lindore, lidhje që ishte e kontrolluar nga sovjetikët. Për të hequr dyshimet se konflikti me Jugosllavinë ishte cështje konkurrence pushteti, Stalini dhe Molotow u munduan që ta linin jashtë kritikës politikën ballkanike të Titos.

Në vitin 1956, Nikita Hrushov, në fjalimin e tij të famshëm në Kongresin e 20të të partisë, do të citonte këto fjalë të Stalinit: „Mjafton të lëviz gishtin e vogël dhe Tito zhduket". Megjithatë, dokumenta të reja arkivi tregojnë që Stalini në atë kohë nuk kishte në plan të lante duart përgjithmonë me Titon. Në fakt, shefi i Kremlinit u mjaftua si fillim vetëm me një izolim të Jugosllavisë brenda kampit socialist. Ky akt ishte jo vetëm për të hequr qafe një inat. Por, indiferenca e hapur e udhëheqjes së Beogradit, i sherbeu Moskës edhe si mundësi për të dënuar kampin socialist, dhe i ofroi në të njëjtën kohë një rast shembullor për aksione pastrimi, aksione të cilat në vitet e mëpasshme, Moska do t’i përdorte edhe për partitë e tjera lindore.


Izolimi i Jugosllavisë do të shkonte paralel me interesat ruse në Ballkan. Shqipëria do t’i kthente kurrizin Jugosllavisë dhe do të gjente tek Moska padronin e ri; Bullgaria do të shndërrohej në një nga kritikët më të mëdha të „Klikës së Titos“; dhe si perfundim vetë Beogradi do të ndërpriste ndihmën për partizanët grekë, duke kontribuar në një humbje të thellë të tyre dhe në fundin e luftës civile.

Titoja nuk kishte përllogaritur një qëndrim kaq të ashpër të Moskës. Por, udhëheqësi jugosllav do ta kuptonte shumë shpejt se kjo situatë duhej kthyer në favorin e tij. Me mjeshtëri, Tito do ta shiste konfliktin me Moskën si rezultat të luftës së tij për „një rrugë të vetën drejt socializmit“ – një devizë, që më vonë do të ishte në themel të politikës së suksesshme jugosllave për t’u shkëputur përfundimisht nga blloku komunist.


• Jeronim Perovic është bashkëpunëtor shkencor në Seminarin e Historisë të Universitetit të Basel, Switzerland.

Artikulli është marre nga e përditshmja zvicerane NZZ, 24 qershor 2008.
Përktheu Selfmaderadio

Shqipëria midis Stalinit dhe Titos (3)

Takim vendimtar në Kremlin

Regjimi i Kremlinit ishte terbuar. Molotow do ta dënonte sjelljen e Beogradit në një telegram të formuluar shumë ashpër dhe do të arrinte që Tito të tërhiqej nga marshimi për në Shqipëri. Shumë shpejt, udhëheqjes jugosllave do t’i vinte kërkesa për t’u paraqitur për një sqarim të domosdoshëm në Moskë. Beogradi pranoi menjëherë dhe dërgoi një delegacion të lartë, të përfaqësuar nga Edvard Kardelj, anëtar i politbyrose jugosllave dhe numri dy mbas Titos.

Në këtë takim fatvendosës, që u zhvillua më 10 shkurt 1948 në Kremlin, do të ftohej edhe një delegacion bullgar. Arsyeja ishte zemërimi i Moskës me Georgi Dimitrov, udhëheqësin e Partise Komuniste Bullgare, i cili në një fjalim publik kishte hedhur idenë e bashkimit të vendeve të lindjes në një konfederacion. Idea e Dimitrovit, që nuk ishte diskutuar më parë me Mosken, ngjalli një interes të madh në perëndim, sepse udhëheqësi komunist bullgar kishte futur në projektin e tij edhe Greqinë.

Akuzat u formuluan nga Molotow. Pikë mbas pikë ai do të shpjegonte të gjitha gabimet e shokëve nga Ballkani dhe do t’ua bënte të qartë se në të ardhmen vendimet për politikën e jashtme do të duhej të diskutoheshin me Kremlinin. Për habinë e të ardhurve, Stalini do të prononcohej negativisht për luftën civile greke dhe do të përfundonte se cështja greke ka pak gjasa të ketë sukses dhe, për më tepër, sjell vetëm ndërlikime nderkombëtare. Me këtv, ai u sinjalizoi jugosllaveve dhe bullgarëve që ndihma e tyre për komunistet grekë duhej të ndërpritej.

Pjesmarrësit, jugosllavët dhe bullgarët, u treguan shumë të disiplinuar gjatë takimit dhe pranuan gabimet e tyre. Ndvrsa bullgarët më pas ranë në qetësi, Titoja vazhdoi të ndiqte politikën e tij në Ballkan më tutje. Vetëm disa ditë mbas takimit të Moskës, Titoja do takonte përfaqësues të lartë partizanë grekë dhe do t’u siguronte atyre mbështetje të mëtejshme. Kjo mbështetje e Titos erdhi në një moment kur situata në kufirin jugosllav-grek ishte tensionuar keq. Ambasadori Lawrentew, në bisedë me ministrin e jashtëm jugosllav do të informohej se për shkak të provokacioneve të pritshme nga ana e monarko-fashistëve greke, Beogradi e kishte futur të gjithë trupën e armatosur në gatishmëri lufte.

Ca më pak mendonte Jugosllavia nga heqja dorë prej ambicies së saj për Shqipërinë. Por, duke qenë se Tito nuk donte ta provokonte më tej Bashkimin Sovjetik, inciativa për futjen e trupave jugosllave në territorin e Shqipërisë duhej të vinte nga Shqipëria – dhe me të vërtetë, Tirana do të paraqiste këtë iniciativë në Moske. Në këtë kohë, Tirana ishte tërësisht nën ndikimin e Beogradit.

Në mars të 1948, Plenumi i tetë i Partisë Komuniste Shqiptare do të miratonte një resolutë në të cilën, orientimi i Shqipërisë ndaj Jugosllavisë deklarohej si vijë zyrtare e Partisë. Paralelisht, të deleguarit do të nënshkruanin një dokument sekret ku përshkruhej në një formë të detaluar bashkimi i ushtrisë shqiptare me atë jugosllave.

25.6.08

Shqipëria midis Stalinit dhe Titos (2)

Një vdekje dhe pasojat e saj


Në cështjen e kursit të politikës së jashtme, Politbyroja shqiptare ishte e përcarë. Ndërsa ministri i brendshëm Koci Xoxe insistonte për një afrim me Jugosllavinë, Nako Spiru, ministër i ekonomisë dhe industrisë, ishte përfaqësues i linjës sovjetike. Enver Hoxha lëkundej midis dy pozicioneve, por ndoqi, megjithatë, deri në prishjen jugosllave-sovjetike në vitin 1948, një politikë të qartë projugosllave.

Tensionet në Politbyronë shqiptare do të mpreheshin në nëntor të vitit 1947, kur Beogradi do ta akuzonte Tiranën për ndjekje të një kursi armiqësor ndaj Jugosllavisë. Nën ndikimin e Xoxes, Hoxha do të lejonte fillimin e një hetimi kundër Spirut. Ky, - sipas interpretimit të palës Jugosllave – vrau veten pak pas fillimit të hetimit. Askujt nuk do i shkonte ndërmend në këtë moment që vdekja e Spirut, i cili kishte kontakte intensive me personelin e Ambasadës Sovjetike në Tiranë, do t’i shërbente shpërthimit të konfliktit midis Moskës dhe Beogradit.

Ngjarjet në Shqipëri, e detyruan Stalinin që të merrte situatën vetë në dorë. Në fund tv dhjetorit 1947, ai i kërkon Titos me telegram që të dergonte në Moskë “një njeri të besuar, si psh, Djilas ose edhe dikush tjetër, që e njeh mirë situatën në Shqipëri“. Në mesin e janarit 1948, Milovan Djilas, anëtar i politbyrosë jugosllave dhe njeri nga njerëzit më të afërm të Titos, mbërriti në Moskë dhe po në të njëjtën mbrëmje kreu bisedime me Stalinin dhe Ministrin e Jashtëm Wjatceslaw Molotow. Stalini e solli diskutimin menjëherë tek vdekja e Spirut dhe i bëri të qartë Djilas shqetësimet e tij për zhvillimet në Ballkan. Por, mbas kësaj, diktatori sovjetik do të fliste pro bashkimit të Jugosllavise me Shqipërinë, dhe do shtonte me ambivalencën e tij të mirënjohur, që të dyja vendet do të duhet të presin deri sa të gjendej „një moment i përshtatshëm“.

Dokumentet sovjetike nuk e tregojnë shumë qartë arsyen se përse Stalini kërkonte që të pritej për këtv bashkim. I rëndësishëm për zhvillimet e tjera ishte fakti që Djilas, në raportin e tij nga Moska, do të shprehej pozitiv për rezutatet e bisedës së tij me Stalinin.

Tito u ndje i mbështetur në politikën e tij me Shqipërinë. Po në të njëjtën ditë në të cilën ai mori telegramin e Djilas, ai do t’i drejtohej Hoxhës me kërkesën për të vendosur trupa jugosllave në zonën e qytetit të Korcës, në Shqipërine juglindore. Si arsye, Tito do të përmendte kërcënimin e Shqipërisë nga Monarko-fashistët grekë.


Edhe pse kontaktet midis Beogradit dhe Shqipërisë do të zhvilloheshin në sekret, ato nuk do të ngeleshin të tilla për Kremlinin. Vetëm një ditë pasi Hoxha kishte telegrafuar miratimin e tij për vendosjen e trupave jugosllave, do të mbërrinte në Moskë një shënim i ambasadorit sovjetik në Beograd, Anatoli Lawrentew, në të cilën tregoheshin planet jugosllave.

Shqipëria midis Stalinit dhe Titos (1)

Fakte të reja mbi konfliktin sovjeto-jugosllav të 1948

Jeronim Perovic*

Në 28 qershor 1948, Kominform i kontrolluar nga Moska përjashtoi Partinë Komuniste Jugosllave. Prishja interpretohet si rezultat i ambicjes së Beogradit për të ndërtuar modelin e tij të socializmit. Dokumente të reja vërtetojnë, se parasëgjithash konflikti ishte për zona influence pushteti, dhe u ndez për shkak të Shqiperisë.

Marshalli Josip Broz Tito, udhëheqësi i shumëdiskutuar i Jugosllavisë komuniste, rrezatonte pas fitores mbi Gjermaninë naziste vetësiguri. Ushtria e Kuqe e Stalinit do të marshonte së bashku me partizanët e Titos në fillim të vitit 1945 në Beograd; por këta të fundit, pjesën tjetër të vendit e kishin çliruar me forcat e tyre.

Më pas, Tito do ta përforconte pozicionin e tij nëpërmjet eliminimit brutal të opozitës. Përkundrejt komshijve ai u paraqit i sigurt dhe nuk ngurroi të paraqiste kërkesa territoriale. Kur, në fund të luftës, Tito ngriti kerkesa territoriale për Triesten, qytet brenda territorit italian, një konfrontim ushtarak me forcat e aleatëve perëndimore u anashkalua vetëm në sajë të kompromisit të propozuar nga Moska.

Pavarësisht ambicieve të mëdha politike, Moska i lejoi Titos një hapësirë të madhe në Ballkanin Jugor. Kur, nga mesi i vitit 1947, raporti Lindje-Perëndim filloi të keqësohej, Moska ndryshoi politikën e saj dhe filloi të konsolidonte kontrollin e saj në të gjithë Evropën Lindore. Përpjekje që do të binte ndesh me planet për ekspansion të Beogradit.

Tito luftonte për të realizuar bashkimin me Shqipërinë, ndihmonte luftëtarët komuniste në Greqinë fqinjë dhe mbante një sy tek bashkimi i gjithë zonave të populluara nga sllavët në pjesën greke dhe bullgarë të Maqedonisë. Zhvillimet në Ballkan binin ndesh me parafytyrimet hegjemoniste të Stalinit dhe mbartnin potencial eksploziv për një konflikt edhe më të madh me Perëndimin, i cili në luftën civile greke ishte rreshtuar në anën e regjimit.

Beogradi e konsideronte Shqipërinë si një zonë jugosllave. Një bashkëngjitje e saj, do të thoshte një perforcim i pozitës së Jugosllavisë në Ballkan. Përpos kësaj, tek bashkimi Jugosllavi-Shqipëri, Tito shikonte zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe eliminimin e përpjekjeve të kësaj të fundit për t’ju bashkuar territorit të Shqipërisë.

Moska, fillimisht, as nuk e përfillte Shqipërinë. Bile, kur në vitin 1947 Enver Hoxha u ftua për herë të parë në Moskë, Moska ju drejtua Beogradit për leje. Por, më pas, Kremlini vendosi që të kultivonte një raport të drejtëpërdrejtë me Shqiperinë, gjë që nxiti pakënaqësira në Beograd. Për të eliminuar ndikimin rus, Bogradi u hodh në sulm kundër atyre udhëheqësve në qeverinë Shqiptare që ishin të orientuar ndaj Bashkimit Sovjetik.

23.6.08

Peizazhe shqiptare

Nje grup te huajsh bejne nje udhetim mespermes Shqiperise. Dhe nuk harrojne te ndezin videon, dhe me shpejtesi motociklete, te fiksojne peizazhet shqiptare. Cikli dokumentar, i shfaqur se fundi edhe ne you tube, ka 9 pjese. Nga Jugu ne Veri, Shqiperia, edhe ne pamjet amatore dhe jostabile te ketyre videove, del nje vend qe te terheq me bukurite e saj. Nje reklame modeste per Shqiperine. Faleminderit Lars.

Me poshte dy fragmente:



14.6.08

4.6.08

Ne jemi gati - Willkommen!

Kampionati evropian po afron dhe emocionet behen gjithmone e me te forta. Per te gjithe. Por, per mikepritesit, organizatoret e kampionatit, emocionet jane edhe me te medha. A i kemi bere gati te gjitha? A kemi harruar ndonje gje? Le te bejme nje inventar te shpejte per te qene me te sigurt.
1. Stadiumet
Zvicra ka vene ne dispozicion te Euro 2008 dy stadiume: St. Jakob-Park ne Basel dhe Letzigrund ne Zürich. Te dy stadiumet, ju perkasin skuadrave me te medhaja te futbollit zviceran, FC Basel dhe FC Zürich.

Stadiumi Letzigrund - Zürich



Ne vitin 1997 u mor vendimi qe stadiumi i vjeter te prishej dhe te ndertohej nje i ri. Ne 2004, fitues i konkursit nderkombetar te arkitektures per stadiumin e ri u zgjodh projekti „Corculum Impressum“ i Bétrix & Consolascio Architekten BSA/ Frei & Ehrensperger Architekten BSA.
Projekti parashikonte nje stadium te ulet, gje qe e bente stadiumin me te pranueshem per lagjen ku eshte ndertuar, ku mbizoterojne godina te uleta. Edhe per kete arsye, projekti fitoi ne votimin popullor, votim qe i lejoi shtetit te Zürich-ut, pronarit te vetem te stadiumit, te investonte rreth 110 milione franga zvicerane. Stadiumi i hapi dyert per here te pare per aktivitetin e mirenjohur te atletikes "Weltklasse Zürich", ne vitin e kaluar. Stadiumi ka 30000 vende.

St. Jakob-Park - Basel



Stadiumi St. Jakob-Park ne Basel eshte projektuar nga bijte e qytetit te Baselit, arkitektet-yje Herzog & deMeuron. Ndertimi u realizua nga 1999 deri ne 2001 dhe parashikonte nje stadium me 32000 vende. Me rastin e Kampionatit Evropian, stadiumi ju nenshtrua nje renovimi kapital. Ne fund te tij, kapaciteti i stadiumit u rrit ne 38 500 vende. Me modifikime, kapaciteti shkon deri ne 42 500 vende.

REKLAME




2. Hotelet dhe alternativa te tjera

Jane te gjitha te zena. Kush nuk ka rezervuar akoma ne hotel, mund te kerkoje ne internet per iniciativa private. Te qenurit vend mikprites i nje eventi kaq te madh, duket se ka ringjallur tek njerezit veti e virtyte qe kishin rene ne gjume. Si psh, mikpritja. Njerezit kane hapur dyert, liruar dhomat e teperta, ose kane hapur hapesira ne oborret e shtepise per ata qe deshirojne te flejne ne qiell te hapur. Shumica e ketyre inisiativave jane gratis. Nga deshira e mire per te krijuar nje imazh me te mire per Zvicren, por edhe nga deshira e mire per te krijuar kontakte me njerez qe vijne nga larg.

REKLAME




3. Flamujte

Tashme i gjithe Zurichu eshte mbushur plot e perplot me flamuj dekorative. Mbizoterojne flamujt zvicerane. Kuptohet. Por, edhe flamuret e shteteve te tjere pjesemarres nuk jane ne ndonje minoritet. Flamujte zakonisht i sheh ne dritare dhe ballkone. Ka njerez me shume temperament qe varin kater cope te te njejtit flamur njeri pas tjetrit. Ka pastaj ballkone ku varen dy flamure te dy vendeve te ndryshme. Ose tre. Cfare nuk ka.

Fenomeni me i dukshem sot jane makinat e dekoruara me flamuj. Sidomos makinat e dekoruar me dy flamuj te ndryshem. Psh, nga ana e xhamit te djathte eshte flamuri zviceran (ky zakonisht ka nje vend fiks, eshte gjithmone ne anen e djathte dhe eshte gjithmone njeri nga dy flamujt), kurse nga ana e majte eshte flamuri italian. Ose kroat. Ose portugez. Ose spanjoll. Ose francez. Pronaret e ketyre makinave jane zakonisht secondot. Keshtu i quajme femijet e brezit te dyte te emigranteve; femije qe zakonisht jane lindur ketu dhe ndihen ne barkushen e djathte te zemres si zvicerane dhe ne ate te majten ndihen si nena.

REKLAME





31.5.08

Qelbanix

E pur si muove! Kenga "I vetem midis njerezish" me tingellon paksa plakative dhe pubertare, por e ndershme dhe direkte. Pa dyshim, prurja me interesante e Shqiperise ne muzike dhe video. Uroj qe qelbanixat te vazhdojne me tej me eksplorimin dhe te kthehen ne nje qender kondesimi.

29.5.08

A eshte e mundur?

Jo, nuk eshte e mundur. Pyetja dhe pergjigja i referohen aludimit te Carla del Pontes qe ne Shqiperi, gjate luftes se Kosoves, jane bere heqje organesh nga serbe te rrembyer; organe te perdorura me vone per transplantime jashte Shqiperise. Pamundesia i referohej faktit, qe Shqiperia nuk ka infrastrukture te zhvilluar shendetesore per te perballuar nderhyrje te tilla. Por pamundesia, mbi te gjitha, shpjegohej me faktin se vendi ku keto nderhyrje duhet te jene bere (sipas del Pontes), nuk eshte vecse nje shtepi e thjeshte, ne nje vend te humbur te Shqiperise se Veriut.

ER eshte kirurg. I njohur. Ne kohen e lire, ai ben dicka per te cilen shume pak veta e dine. Ai eshte kirurg lufte. Kur bie telefoni dhe e therrasin per te ndihmuar viktima ne pika te nxehta lufte kudo ne bote, ai le zevendesin te mbaroje operacionet e planifikuara, vesh rrobat e luftes, merr canten e luftes dhe niset. ER operon ne kushte te paimagjinueshme, shpesh ne mungese te mjeteve te operacionit dhe ne dhoma te improvizuara. Viktimat e tij kane plage nga me te tmerrshmet, shperfytyrime nga me makabret. E megjithate, ER arrin t'i operoje e t'u shpetoje jeten. Jo te gjitheve, por shume prej viktimave. Konsideruar kete eksperience te tij krejt te vecante, cfare mendon ER: a e mendon te mundshme qe nje skenar si ai qe ka pershkruar del Ponte te kete ndodhur? Heqje organesh ne nje shtepi te improvizuar?

Po, - thote ER, - Eshte plotesisht e mundur te besh nje gje te tille ne nje lufte si ajo e Kosoves. E gjitha cfare te duhet per te marre organet eshte nje tavoline e vogel operimi, nje kirurg qe eshte ne gjendje te nxjerre organet pa i demtuar, nje cante-frigorifer me te cilen mund t'i transportosh tek aeroporti me i afert ne Shqiperi, dhe prej atje ne Lindjen e Mesme ose destinacione te tjera. Per sa kohe qe ka nje treg te zi per organe dhe shume para per te paguar per to, pse jo? Ne lufte, njerez te mire bejne gjera te keqija, me beso, kam pare krime me te keqija se ky. A e ka provuar zonja del Ponte ne liber se kjo qe thote eshte e vertete?

Po, eshte e mundshme. Teknikisht po. Gje qe do te thote, argumenti pas te cilit jemi mbrojtur kaq shume; argumenti qe ne Shqiperine pa infrastrukture heqja e organeve per qellime transplantimi eshte e pamundur, nuk eshte me i tille. Ngelet te pyesim: A ka ndodhur me te vertete ajo qe ka thene del Ponte? Nese po, ku jane trupat e viktimave? Ku kane perfunduar transplantet? Kush eshte mbrapa ketij biznesi? Nese kjo histori nuk eshte e vertete, kush e stisi ate?

Shteti shqiptar duhet te hetoje!

26.5.08

Kolonizimi i Tokes - Out of Africa

Ekziston nje konsensus i pergjithshem se origjina e Homo sapiensit eshte ne Afrike. Rreth 50 mije vjet me pare, ky njeri-origjine filloi kolonizmin e botes, fillimin e historise njerezore. Pyetja se si njeriu i pare kolonizoi token, duke dhene lindjen e popullatave te ndryshme ne kontinente te ndryshme, eshte akoma pa pergjigje perfundimtare. Ne artikullin e botuar se fundi ne PLoSgenetics jepet, megjithate, nje nga pergjigjet me te plota deri me sot.

Grupi i shkencetareve sjell dy inovacione ne metoden e studimit. Nga njera ane ata krahasojne jo vetem, sic deri me sot, segmente te shkurtra ADN, por edhe fragmente shume te gjata qe shkojne deri ne 300 000 baza nukleotidesh. Nga ana tjeter, ata perdorin nje metode analizimi te dhenash, qe pervecse krahason ndryshimet ne ADN, krahason edhe shperndarjen (pattern) e ketyre ndryshimeve. Kampionet e perdorura nuk jane te reja por, tashme, te analizuara e publikuara ne nje artikull te paradyvitesh ne "Nature Genetics", 38, 1251-60, 2006.

Artikulli i PLoS (ri)provon konsensin e pergjithshem se njeriu e ka origjinen ne Afrike. Por, ai ben dy zbulime kurioze: 1) njerezit e Ishullit te Orkney, ne veri te Skocise, ndajne ngjashmeri me siberianet dhe, 2) Amerika e Veriut dhe e Jugut jane kolonizuar nga te pakten dy vale te ndryshme emigrimi nga pjese te ndryshme te Azise.

Ndersa Shqiperia nuk permendet fare, me interes ndoshta jane rezultatet e meposhtme per Evropen. Ne Evropen Qendrore, pervec Adygei, popullatat e para qe u shfaqen ishin franceze, tuscane dhe italiane. Keto tre popullata kane nje mesatare prej rreth 260 dhuruesish (gjenetik), duke perfshire ata nga Mozabites dhe shume popullata te Lindjes se Mesme dhe Azise Qendrore. Numri i larte i donorve nenvizon origjinen e shumfishte te evropianeve te lashte.

Kater popullatat e fundit te Evropes, sardet, ruset, orcadianet dhe basket, shtrihen ne ekstremitetet e kontinentit. Pervecse kane nje numer shume te larte dhuruesish, keto popullata kane gjithashtu nje numer te larte dhuruesish nga Lindja e Mesme dhe Azia Qnedrore; ne konsistence me valet e shumta te emigranteve. Ruset kane 375 dhurues, me shume se cdo popullate tjeter, duke perfshire edhe Yi, Tu dhe Mongolet. Basket, ne ndryshim nga popullatat e tjera evropiane, kane 4 dhurues Hezhen.

Artikulli nxjerr ne pah edhe njehere problematiken e perhershme te ketyre lloj studimeve: rezultatet jane shume te varura nga metoda e analizes, paradigma matematikore e zgjedhur per analizen e te dhenave, dhe madhesia e kampionit te analizuar. Pavaresisht nga problemet, ngelet interesante perspektiva e rianalizmit te kampioneve shqiptare me kete metodologji te re. A (cfare) do na thone keto kampione valle me shume?

Me poshte nje video ku tregohet kolonializimi i tokes ne baze te rezultateve te ketij punimi.



16.5.08

Plagjavision

Eurovizion. Perseri. Asgje e re. Ndoshta vetem ca numra te rinj cirku. Jo domosdoshmerisht te bukur, por qe e bejne miletin te flasi. Si, psh, gjeli irlandez. Auc - me dhembin veshet sapo me shfaqet vegimi, Ose, psh, Franca kendon anglisht (!) dhe Spanjen e perfaqeson Jesus. Nje Jezus. Perndryshe asgje e re. Ca shtete mileti nuk i ve re kurre. Ose i harron sapo mbarojne kengen. Veshtire te thuash se c'do mileti. Mbase i kthehet prape kenges dhe e le spektaklin dhe cirkun pak menjane per ca kohe.

Une per vete pelqej Zvicren. Eh, per arsye patriotike. Por. edhe per solidarizim me me te dobtin. Se. Zvicra eshte si Shqiperia, ben pjese tek ato shtetet qe i harrojne sapo mbarojne kengen. Kete vit eshte e veshtire te thuhet se cila nga keto dy shtete do harrohet me shpejt. Shqiperia paraqitet me Olta Boken, nje 16 vjecare si gjithe 16 vjecaret e tjera qe mbushin rruget e metropoleve kudoqofshin ato. Pa karakter spikates, pa ze spikates. E shkemben dhe e harron me ke e shkembeve. Nje 16 vjecare, megjithate, e vecante. Sepse, ne ndryshim nga 16 vjecaret e metropoleve te tjera, Olta nuk i kendon coolness se kepuceve converse dhe dashurise se pare fluturuese, apo zhgenjyese. Olta kendon dhimbje madheshtore qe plasin zemren e nje populli te tere, nje populli unanim, me nje dhimbje, me nje dashuri. Si, qemoti, kur njerezit ishin akoma me namuz dhe nuk e vinin individin mbi popullin, dhimbjet dhe idealet e tij.

Zvicra perfaqesohet nga nje i ri, gjithashtu, por me i madh se Olta dhe i stervitur ne skenen e Sanremos. Eshte Zviceran, po. Po, i pjeses italiane, dhe keta flirtojne shume me dashurine-urrejtje Itali. Ky djaloshi yne eshte shume simpatik, rrezaton embelsi nga ato qe duan vajzat si Olta dhe mamate e Oltave. Dhe, ky djaloshi yne kendon nje kenge qe ngroh zemra te sapodashuruarish, sapondaresish, sapokrizemesmoshash. Vetem se, thone, qe kenga eshte e ... kopjuar. Kopjuar nga nje 16 vjecare si Olta, qe po provon me te gjitha rruget mediatike popullore te hyje ne boten e muzikes. Nje 16 vjecare e vogel ne boten e madhe.

Tani, kjo eshte nje teme shume delikate. Se, ka nga ata, qe kete lloj plagjatarizmi e quajne ... riinterpretim. Por, ka edhe cinike, si puna ime, qe thone ... ehe ... plagjatarizmi mund ta ndihmoje me ne fund 16 vjecarjen te behet e famshme. Ok, qe plagjatarizmin e beri ky i shtepise sime, me dhemb pak. Por, prisni pak. Plagjavisioni eshte teme konstante e para dhe pas eurovizonit. Si, psh, Serbja qe coi Eurovizionin ne Serbi; kishte vjedhur kengen e shqiptares me emrin ... si e kishte emrin? Dhe, mire qe ja vodhi, por e kendoi dhe interpretoi kaq bukur sa qe origjinali dukej nje kopje e keqe e kopjes.

Thone, qe talentin me te madh per te "permiresuar" kenge e ka pasur Bregovic, kur ishte kengeshkruesi i Grupit te famshem juvosllav Bijelo Dugme. C'nuk ka "Permiresuar", dhe jo shqiptaresh te panjohur por mjeshtra si Rolling Stone. Vetem se, Bregovic ka bere nje karriere qe eshte me e madhe se kujtesa e plagjatarizmit.

A thua t'i ndodhi edhe Zviceranit tone keshtu? Nuk e di. Bile, nuk e di ne se kopja e tij eshte me e mire se origjinali. Mua origjinali me pelqen pak me shume. Le te themi, qe 16 ka nje lloj impakti manipulues ne ndjenjat e mia. Nje gje eshte e sigurt: Ne se votuesit do ishin te gjitha femra, Zvicra ka shanse qe te harrohet 5 sekonda me vone se Shqiperia. Bile, do ja falin edhe plagjavisionin.

Zvicera: Paolo Menguzzi -Era stupendo



Amy Diamond - It can only get better



Me shume ketu.

6.5.08

Perse u perjashtua Shqiperia nga Fifa (dhe me teper)

"Ylli Pango, i cili mban titullin e Profesorit të Psikologjisë, mohon kategorikisht çdo lloj konflikti midis tij dhe Dukës. Organizata e futbollit ka një statut që bie në kundërshti me ligjet shqiptare. Akoma më keq: ekziston dyshimi se kjo organizatë shet ndeshje, apo ndryshe, bën match-fixing. Mbas humbjes së Shqipërisë një vit më parë në kualifikimin për EM 2:4 kundër Bjellorusisë dhe 6:1 kundër Rumanisë, Berishës, i njohur për ataket e tij kolerike, i humbi durimi. Fajin për këto humbje ai ja ngarkoi Dukës, të cilin e akuzoi për aktivitet mafioz. Akuza ishte e bazuar, nënvizon Pango, prandaj ai ju lut Fifës për të filluar një proces hetimi. Dhe, ja ku u dënua e gjithë Shqipëria me përjashtim. Këtë Pango nuk e kishte menduar. Çarku funksionoi, por për të zënë zuri vetë të zotin."

Ky eshte nje fragment i shkeputur nga artikulli "Shqiperia midis dy komunitete vlerash", botuar ne NZZ (Neue Zürcher Zeitung) te 22 prillit, 2008. Eshte nje fragment mbas te cilit njeriu nuk di, te qeshe apo te qaje. Por, per fat te mire apo te keq, artikulli e trajton kete fragment vetem si nje episod te politikes dhe realitetit shqiptar qe, sipas autorit Martin Woker, vazhdon te vuaje pasojat e mentalitetit te rrenjosur ne komunizem; vuan pasojat e mosditjes te berit kompromis. Artikullin e plote e lexoni me poshte.


Shqiperia midis dy komunitete vlerash

Dyzet vjet nga dalja prej paktit të Varshavës, Shqipëria, dikur vendi më i izoluar, është ftuar për të hyrë në Nato. Në të njëjtën kohë Fifa, e pezullon përkohësisht. Në sport dhe në politikë ka standarte të ndryshme.

nga Martin Woker

Ftesë në NATO - Përjashtim nga Fifa

“Mami, cfarë është një kompromis?” Dorina 11-vjeçare lufton me detyrat e saj të shtëpisë. Më në fund e ëma e ndihmon, dhe të dyja gjejnë së bashku një perkufizim të përshtatshëm. E ëma nuk ja ka treguar së bijës që në moshën e saj, si nxënëse, ajo mësonte të tjera tema. Shqiptarët nuk e njohin kompromisin. Të vegjëlve dhe të mëdhenjve në shtetin socialist, iu thuhej se kompromis do të thoshte të dorëzoheshe përpara armikut dhe rrethimit imperialist-revizionist të atdheut krenar. Në rrugën e unitetit marksist-leninist të projektuar nga Enver Hoxha nuk kishte nevojë për kompromise. I mjeri ai, që nuk e shihte këtë.

Një Shangri-La ateist

Sot gjërat janë ndryshe. Shqipëria është rikthyer në skenën botërore. Dorina, një fëmijë nga një familje e shtresës së mesme në Tiranë, rreshton përmendësh të gjitha kryeqytetet evropiane dhe flet rrjedhshëm në dy gjuhë të huaja. Italishten e ka mësuar nga televizori. Anglishten në shkollë. Me ftesën për të hyrë në Nato, në fillim të prillit, Shqipëria e ka kapërcyer përfundimisht izolimin. Ngjarja u festua në gjithë vendin për ditë të tëra, dhe kudo u fol për një hap historik. Me plotësisht të drejtë. Pas prishjes së Hoxhës fillimisht me Moskën dhe më pas me Pekinin, Shqipëria ishte deri në fillim të viteve nëntëdhjetë më e izoluar se vetë Korea e Veriut. Ftesa e Natos bëhet dyzet vjet pas daljes së Shqipërise nga Pakti i Varshavës, në shtator 1968.

Ndërsa Shqipëria socialiste, bastioni i fundit i vlerave të marksizëm-leninizmit dhe i pari shtet ateist i botës, do të kurorëzohej ndërmjet të majtëve perëndimore si Shangri-La, rinia shqiptare ishte e zenë kryesisht me një pyetje: Ku mund të kapej në sekret stacioni i televizionit italian? Pamjet drithëruese hapnin një botë të panjohur dhe përcillnin vlera të tjera.

Shqiptarët mësojnë shpejt. Shtatëmbëdhjet vjet pas ndryshimit të sistemit, mbas atij “revolucioni” që ishte më tepër një lloj puçi i organizuar, ata kanë mësuar se si të sillen me vlerat perëndimore. Të paktën, në rrethet e Natos e shohin kështu, tek e fundit kjo lloj lidhje mbrojtëse e nënkupton veten edhe si një komunitet vlerash. Për cilat vlera bëhet fjalë? Të paktën Good Governance - Një qeverisje e mirë. Po, pikërisht aty çalon puna. Në mes të marsit, organizata botërore e futbollit, me qendër në Zürichberg, i komunikon organizatës shqiptare të futbollit përjashtimin. Arsyeja: “ndërhyrje të forta të politikës”. Sanksioni ka për pasojë që Shqipëria, deri në një vendim të dytë, nuk mund të marrë pjesë në asnjë ndeshje ndërkombëtare, bile as edhe në ndjeshje miqësore, dhe gjithë lidhjet e tjera me futbollin botëror janë të ndërprera. Përse kjo rënie përsëri në izolim (futbolli)? Nato po, Fifa jo, kjo është e pamundur!

Miku i Joseph Blatter

Ai është një njeri shumë inteligent. Zemërmirë, i mençur, demokratik dhe diktator në një, shkurt: një tip gjenial. Komplimenti i madh i drejtohet presidentit të Fifas Joseph Blatter, i cili ka gjetur tek personi i Armand Dukës një adhurues të zjarrtë. Armand Duka, ashtu si gjithë bashkëkombasit e tij, e gjeti veten mbas ndryshimit të sistemit përpara një hiçi material dhe ju desh ta fillonte nga zero. Sot, ai zotëron një fermë pulash në periferi të Durrësit dhe, siç thuhet rëndom, ka influencë të madhe në këtë rajon. Ai i pret miqtë në një zyrë pompoze shefi. Në kyçin e dorës mban një byzylyk floriri (origjinë zvicerane), me siguri më të madhen të prodhuar ndonjëherë, dhe në këmbë këpucë me majën më të gjatë të prodhuar ndonjëherë (bërë në Ballkan). Nëse ai do të ishte shfaqur si personazh në ndonjë film, regjisorin do ta kishin akuzuar për tendencë karikaturizmi. Por, Duka do që ta marrin seriozisht, tek e fundit ai është presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe rrjedhimisht, njëri nga njerëzit më të pushtetshëm dhe me më influencë në vend. Pikërisht këtu qëndron problemi.

Kundërshtari i tij është Ylli Pango, ministër i Sportit, Turizmit, Rinisë dhe Kulturës në qeverinë e kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit, udhëheq në Shqipëri krahun e demokratëve. Por, Armand Duka, vëllai i të cilit në qeverinë paraprake të udhëhequr nga socialisti Fatos Nano ishte ministër bujqësie, i përket krahut kundërshtar. Socialistët dhe demokratët luftojnë me njëri-tjetrin prej shtatëmbëdhjet vjetësh deri në pikën e fundit të gjakut. Lufta pambarim midis dy partive të mëdha mban peng zhvillimin e drejtësisë. Kjo armiqësi nuk mund të shpjegohet me diferencat ideologjike. Në loje janë më tepër sjellje të karakterit social psikologjik: Kompromisi do të thotë dobësi.

Aleatë myslimanë

Ylli Pango, i cili mban titullin e Profesorit të Psikologjisë, mohon kategorikisht çdo lloj konflikti midis tij dhe Dukës. Organizata e futbollit ka një statut që bie në kundërshti me ligjet shqiptare. Akoma më keq: ekziston dyshimi se kjo organizatë shet ndeshje, apo ndryshe, bën match-fixing. Mbas humbjes së Shqipërisë një vit më parë në kualifikimin për EM 2:4 kundër Bjellorusisë dhe 6:1 kundër Rumanisë, Berishës, i njohur për ataket e tij kolerike, i humbi durimi. Fajin për këto humbje ai ja ngarkoi Dukës, të cilin e akuzoi për aktivitet mafioz. Akuza ishte e bazuar, nënvizon Pango, prandaj ai ju lut Fifës për të filluar një proces hetimi. Dhe, ja ku u dënua e gjithë Shqipëria me përjashtim. Këtë Pango nuk e kishte menduar. Çarku funksionoi, por për të zënë zuri vetë të zotin.

Duka ndihet i pafajshëm. Qëllimi i vetëm i ministrit është të vërë nën kontroll organizatën e futbollit. Shitja e ndeshjeve dhe dhuna nëpër stadiume janë fenomene globale, të cilave nuk ju ka shpëtuar as Shqipëria. Por, probleme të tilla, zgjidhen brenda përbrenda familjes. Tek e fundit, edhe një burrë i tradhëtuar nuk vë tellallin përpara botës për tradhëtinë. Edhe në futboll njëlloj funksionon. Ka rregulla dhe parime të qarta, të cilat i kontrollon Fifa – një komunitet vlerash, pra. Duka mendon se krahasimi me Naton qëndron. Por shton me idhtësi se, futja në lidhjen transatlantike nuk ishte rezultat i respektimit të parimeve. “Dikush donte që ne të ishim aty”, - thotë ai dhe hesht. Për kë e ka fjalën? Natyrisht për SHBA-në. Influenca dominuese e Washington-it në politikën e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë është një sekret i hapur dhe subjekt i barcaletave të pafundme. Miqësia amerikano-shqiptare është reciproke. Ndërsa shqiptaret prej eksperiencave historike kërkojnë gjithmonë miq të fortë, amerikanët sigurojnë aleancë me një vend mysliman.

Të paktën në letra, Shqipëria figuron vërtet si një vend me shumicë muslimane dhe në 1992 hyri në konferencën islamike si një anëtar i plotë. Prandaj, pjesëmarrja e ushtarëve shqiptare në luftë kundër terrorit islamik ka një domethënie që nuk duhet nënvleftësuar, dhe jo vetëm simbolike. Ushtria me gati 14 000 ushtarë vë në dispozicion 350 ushtarë në shërbime ndërkombëtare. Prej tyre, gati një e treta është me shërbim në Mosul të Irakut dhe një e tretë tjetër në Herat të Afganistanit.

Ushtarët shqiptarë shërbejnë edhe në misionin e paqes në Bosnjë-Herzegovinë, por jo në Kosovë. Atje, ju dha Natoja të nënkuptonin, është më mirë të mos përzihen. Ndoshta sepse Shqiperia është palë në konflikt? Thimi Hudhra, gjeneral dhe përgjegjës për trupat shqiptare jashtë, refuzon të japë përgjigje. Por, thotë oficeri, angazhimi i trupave shqiptare jashtë ka qënë shumë vendimtar për futjen e Shqipërisë në Nato. Momentin, kur në Bukuresht u bë ftesa zyrtare, nuk do ta harroj kurrë. Në 1992 ushtria shqiptare kishte 100 000 ushtarë aktivë dhe 400 000 rezervistë. Edhe atëherë ishte oficer Hudhra; i përgatitur në një kohë kur Nato ishte armiku numër një.

Kosova si arsye kryesore

Sot, lidhja transatlantike është e detyruar të bashkëpunojë me Tiranen. Bile me shumë se kurrë. Të paktën, kështu e interpreton një diplomat shqiptar ftesën e Shqipërisë në Nato. Ai i referohet situatës në Kosovë, ku për shkak të vetos së Rusisë në OKB, është e domosdoshme gjetja e një rruge tjetër. Shqiperia ka shërbyer si rrugë për trupat e huaja që në vitin 1999 kur Nato ndërhyri në Kosovë. Nëntë vjet më vonë nuk duket akoma ndonjë shenjë për largimin e këtyre trupave nga Kosova. Futja e Shqiperisë komshije në Lidhje, dhe me këtë edhe tërheqja në përgjegjësi, duket një strategjie e arsyeshme.

Postskript: Sapo na mbërriti njoftimi se ministri i sportit dhe presidenti i organizatës së futbollit kanë arritur një marrëveshje në sherrin për statutin. A të jetë ky një kompromis?


Perktheu: Selfmade Radio
Redaktoi: Penar Musaraj