27.6.08

Kapsamun


Se fundi, pata rastin te shoh (me ne fund) live banden Kapsamun. Ne Zvicer e quajne edhe grupi i jazzit shqiptar. E quajne keshtu jo vetem sepse ne qender te grupit eshte kosovari Arsim Leka (saksofon), por edhe sepse muzika e kesaj bande mbeshtetet ne muziken popullore shqiptare. Folklor, jazz dhe nje dore e mire improvizimi. Kapsamun eshte nje nga ato grupe qe jane te famshem ne underground, qe peshperiten me propagande goje dhe, qe kur te jepet rasti per nje koncert te tyre nuk duhet ta humbasesh. Koncerti qe une rastisa ishte me rastin e inaugurimit te nje libri, dhe ishte shume intim, gati privat; nje kenaqesi e vertete. Nuk ka video te Kapsamun ne Utube, dhe une u mundova me aparatin tim modest fotografik te regjistroja nje prej pjeseve te luajtura. Cilesia e filmit nuk eshte shume e mire, cilesia e muzikes me e mire. Megjithate, per kenaqesine timen dhe tuajen, une kam shtuar nje perzgjedhje nga dy CD-te e para te Kapsamun, "Mesnate" dhe "Prishtina", ne krah te djathte. Kapsamun ka nxjerre edhe albumin e tij te trete me titullin "Mania Ballkanike".

video

8 Kommentare:

belle_fleur said...

Sa bukur! Me pelqeu sesi kishin perpunuar muziken popullore me ate jazz.

Njeri nga muzikantet (ai qe luante violine) me kujtoi Ibrahim Rugoven, nuk po tallem. Ndoshta po mendon qe kam luajtur nga fiqiri:P Jane syzet e violinistit alla stil Rugovian qe me kujtuan te ndjerin IR!

Fundjave te bukur!

meditime-pershtypje said...

Dhe une u kenaqa(nuk qe jaz,po nje kreshendo qe me vinte pas avazit!),vetem emri s'me pelqeu:Kapsamun?!S'gjenin dot nje emer tjeter?Apo s'jane te gjithe shqiptare?!

kolektivza said...

un kam vite qe degjoj kapsmun dhe do doja shume ti shikoja live. ndoshta vjne ndonjehere ketej oqeanit, deri atehere do mjaftohem me c'ke vene ti ketu.
flmd self per prurjen.

e paditur said...

Self,
kjo muzika e albumeve që ke vënë është shumë e bukur. Të gjitha tingëllojnë shumë familjare, thjesht interpretimi i jep ca risi, po sërish, çdo gjë është shumë e afërt.
shumë faleminderit, se unë nuk i njihja.

Selfmaderadio said...

Kaviza,

une i dua shume, por ata nuk japin shume koncerte dhe as une nuk kisha arritur ti degjoja live. Kam dashur gjithmone te flisja per ta, por nuk gjenden asgjekundi ne internet. Per fat te keq koncerti ishte ne nje kishe ku drita ishte shume e zbehte dhe cilesia e videos nuk me doli ashtu sic do deshiroja. Por, me beso, live jane shume me te mire se sa ne CD. Jane shume mbreselenes, pervecse jane shume simpatike si njerez.

Belle,

Ibrahim Rugova eshte zviceran puro. Banda ka 5 vete; nga keta vetem arsim leka eshte shqiptar, te tjeret jane zviceran. Prndaj eshte shume interesante qe per publikun zviceran ata njihen si albanian jazz band.

Z. Perparim kezohem qe te ka pelqyer. Nuk e di pse e quajne veten Kapsamun dhe, me thene te drejten, nuk me ka vajtur nder mendje t'i pyes. Por, pune qe behet.

E paditur,

edhe CD e trete, "Mania ballkanike" eshte shume e bukur. Por, nuk vura prej tyre sepse dua t'i pyes me perpara ne se ju pelqen apo jo. Keto fragmente i gjeta ne esip. Kur te kem kohe do fus dikur nje perzgjedhje timen te Kapsamun.

Fundjave te kendshme te gjitheve.

ET said...

kapsamun - kap aq sa mundem ?
Ps: unë nuk munda :(

BEBOPCOWBOY said...

Kapsamuni paska nxjerre CD te re ? Hmm, interesante duhet me pak iTunes nese i kane kenget e tyre.

Mbase nje nga arsyet qe ata luajne etno-jazz shqipetar ose ballkanik eshte qe ne zvicer ka shume shqipetar apo ballkanas ne pergjithesi. Po nejse cilesia e musikes se tyre eshte e larte dhe vete publiku zviceran duhet ti pelqeje. Une gjithmone kam pasur pershtypjen qe zvicra duke pasur parasysh popullsine dhe madhesine eshte qender evropiane e musikes jazz.

P.S: peng e kam qe nuk i pash 1here live ata.

eni said...

nuk i njihja me thene te drejten por lane nje shije shume te mire tek une.flm qe i solle ketu Self!