Ne Zurich, ka nje rritje te numrit te dyqaneve ku shiten objekte design te perdorura. Ne hapesirat e fabrikave te zbrazura nga prodhimi dhe punetoret, shfaqen objekte te nxjerra nga bodrumet apo objekte me te cilat njerezit duan te ndahen. Objektet jane te mbajtura mire dhe shiten me nje cmim qe ndoshta e kalon vleren e tyre fillestare dhe qe perfaqeson nje perqindje te larte te vleres aktuale nese objekti blihet i ri. Njerezit qe i blejne jane njerez qe jane ose profesionalisht ose emocionalisht te lidhur me designin, me estetiken, me life style. Jane njerez qe preferojne ne vend te objekteve fringo te reja, objekte qe kane tashme nje histori mbi krye. Nuk eshte e lehte te gjesh objekte te cilat deshiron t'i kesh te tuat. Ne gjuetine e objekteve klasike, te rralla dhe te mirembajtura, me i fituari del ai qe eshte me i shpejti, apo qe ka kontaktet me te mira. Nje nga dyqanet me te preferuara te designit te riqarkulluar eshte "Bogen33". Nje inspektim i shpejte rrefen per trendin e momentit: Mbizeteron designi i viteve '50-'70.
30.6.08
Design recycling
Labels: Art dhe Arkitekture
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
9 Kommentare:
kjo moda e ekologjisteve mund te them se ka arritur kulmet e saja ne kohet e fundit.mua per vete me pelqen shume dhe me duket shume pozitive dhe kreative nje ide e tille.
kam marre pjese ne nje konference mbi trendet e modes se dekorimit te brendshem para nje muaji dhe degjova mjaft gjera dhe per kete.do te shkruaj se shpejti shenime rreth kesaj konference ne blogun tim e dashur ..flm qe e solle kete lajm interesant ketu.kisses
Këtej nga anët "tona" Self, bëhet një pazar i madh çdo të shtunë. Është si tip "treg gabi", po ka llojshmëri mallrash. Në një qoshe gjenden gjithnjë këto antikat, dhe ishte pjesa e preferuar imja ku sodisja.
Libra të vjetër, gramafonë, disqe, mobileri, pasqyra, stema, pulla, valuta të vjetra e shumë shumë gjëra të tjera. Kjo e vjetra sepse ka një veçanti që nuk di ta përkufizoj. Por është gjithnjë tërheqëse.
Përshëndetje.
me pelqejne librat e vjeter, te vjetrat tjera jo, me perjashtim te ndonje vegle muzikore si kitara pershembull
Ari gjuetari, ari PESHKATARI, ajo fotoja me Elvisin shume cool. Po do vdisja te kisha ne murin e kuzhines ate me posterin me trombonen. A thu bohet gje me e porosit keshtu si blogisti-blogistit ?
BC,
pune e behet ... nese eshte akoma :)
J. dhe Tropoja,
ne keto dyqane, si kjo qe kam ilustruar une, mblidhen vetem objekte qe zakonisht cilesohen nen termin "inner dekoration" ne gjermanisht, qe ne shqip mbase e perkthejne dekorim i brendshem (nuk e di si i thone ne shqip).
Pazaret qe permend J. jane edhe ketu shume te perhapura. Jane edhe open air, nje here ne jave dhe ketu njerezit vijne dhe sjellin gjerat personale qe nuk i duan me, ose jane njerez qe e kane shnderruar ne pune dhe shkojne mbledhin objekte dhe i sjellin per te shitur; por jane edhe biznese te perhershme qe quhen Brocken house. Ketu gjen cdo gje, me vlere (shume me pak, se i krasisin dyqanet si bogen 33) dhe te perdorimit te perditshem, me nje vlere simbolike ose shume ekonomike krahasuar me origjinalin.
Objektet qe tregohen ne figure jane edhe te reduktuara shume te shtrenjta sepse bejne pjese tek objekte qe nuk ju iken vlera ne asnje kohe, bile koha i ben me te vlefshem.
Tropoja,
edhe une ble shume libra te perdorura. Eshte shume interesante se cfare librash cojne njerezit ne keto pazare. Ka edhe shume libra te vjeter nganjehere. Se fundi, bleva "middlesex" te eugenides.
Self, shumë mirë që paske blerë "Middlesex", tani në verë me nge lexohen romane të tillë. Pastaj ty (një shartimi mes gjenetistes dhe shkrimtares), do të të tërheqë patjetër. Udhëtimi i geneve për të krijuar Cal (personazhi kryesor)në sensin gjenetik the historik është vërtet interesant.
Sa për gjëra të vjetra, unë vetë e kam shumë problem. Nuk blej kurrë të tilla. Po në fakt unë nuk blej në përgjithësi gjëra (e kam shumë zët të dal për të blerë, gjëja që bëj me më pak qejf), përveçse detyrimisht të domosdosshmeve, dhe këto i marr të reja se dua të jetojnë gjatë, që të mos kem nevojë të dal të ble sërish.
E paditur,
tek keto lloj dyqanesh shiten gjera qe nuk vdesin kurre, jo vetem per nga bukuria por edhe nga cilesia. Nje divan Le Courbusier eshte i pavdekshem, por i ri fringo kushton mbi 7000Sfr, ne nje dyqan te tille e gjen me cmim me te lire sepse eshte i perdorur.
Edhe mua me pelqejne gjerat e reja, megjithate nuk ngurroj te blej edhe ne dyqane te tilla. Sidomos objekte qe nuk prodhohen me.
Me bere shume kurioze per Middlesex. Do e filloj sot.
Po u be te kam borxh nje kafe se eshte me te verte cool.
Po nuk u be te kam prape borxh nje kafe.
(Ububuja prape ne borxhe une!!!)
Post a Comment