26.6.08

Shqipëria midis Stalinit dhe Titos (fund)


Shembull për aksione pastrimi

Kremlini, nëpërmjet një lidhje sekrete me një përfaqësues të lartë të politbürosë jugosllave, ishte informuar në detaje për të gjitha veprimet e jugosllavëve. Kur për Stalinin u bë e qartë se Titoja nuk kishte ndërmend të hiqte dore nga kursi i tij në politikën e jashtme, ai kaloi në sulm. Në 18 mars 1948, Moska tërhoqi këshilltarin e tij ushtarak nga Jugosllavia. Më pas, në udhëheqjen jugosllave do të mbërrinin një seri letrash, në të cilat Stalini dhe Molotovi dënonin veprimet e Partisë Komuniste Jugosllave.

Këto letra do t’u dërgoheshin edhe udhëheqjeve të partive të tjera të vendeve lindore, për t’i mobilizuar kundër Jugosllavisë dhe për t’i parapërgatitur për dënimin që do t’i jepej asaj në Kominform, në lidhjen e partive komuniste të Evropës Lindore, lidhje që ishte e kontrolluar nga sovjetikët. Për të hequr dyshimet se konflikti me Jugosllavinë ishte cështje konkurrence pushteti, Stalini dhe Molotow u munduan që ta linin jashtë kritikës politikën ballkanike të Titos.

Në vitin 1956, Nikita Hrushov, në fjalimin e tij të famshëm në Kongresin e 20të të partisë, do të citonte këto fjalë të Stalinit: „Mjafton të lëviz gishtin e vogël dhe Tito zhduket". Megjithatë, dokumenta të reja arkivi tregojnë që Stalini në atë kohë nuk kishte në plan të lante duart përgjithmonë me Titon. Në fakt, shefi i Kremlinit u mjaftua si fillim vetëm me një izolim të Jugosllavisë brenda kampit socialist. Ky akt ishte jo vetëm për të hequr qafe një inat. Por, indiferenca e hapur e udhëheqjes së Beogradit, i sherbeu Moskës edhe si mundësi për të dënuar kampin socialist, dhe i ofroi në të njëjtën kohë një rast shembullor për aksione pastrimi, aksione të cilat në vitet e mëpasshme, Moska do t’i përdorte edhe për partitë e tjera lindore.


Izolimi i Jugosllavisë do të shkonte paralel me interesat ruse në Ballkan. Shqipëria do t’i kthente kurrizin Jugosllavisë dhe do të gjente tek Moska padronin e ri; Bullgaria do të shndërrohej në një nga kritikët më të mëdha të „Klikës së Titos“; dhe si perfundim vetë Beogradi do të ndërpriste ndihmën për partizanët grekë, duke kontribuar në një humbje të thellë të tyre dhe në fundin e luftës civile.

Titoja nuk kishte përllogaritur një qëndrim kaq të ashpër të Moskës. Por, udhëheqësi jugosllav do ta kuptonte shumë shpejt se kjo situatë duhej kthyer në favorin e tij. Me mjeshtëri, Tito do ta shiste konfliktin me Moskën si rezultat të luftës së tij për „një rrugë të vetën drejt socializmit“ – një devizë, që më vonë do të ishte në themel të politikës së suksesshme jugosllave për t’u shkëputur përfundimisht nga blloku komunist.


• Jeronim Perovic është bashkëpunëtor shkencor në Seminarin e Historisë të Universitetit të Basel, Switzerland.

Artikulli është marre nga e përditshmja zvicerane NZZ, 24 qershor 2008.
Përktheu Selfmaderadio

9 Kommentare:

Julius said...

Interesante Self.
Kur flertoj ndonjëherë me hipotezat historike, them se do ishte ndoshta më mirë t'i ishim bashkuar Jugosllavisë atëherë, për tu ndarë të bashkuar tani.

Çudi dhe grekët, për një qime kanë shpëtuar nga kthetrat e komunizmit.
Po ironikja është që këtë fakt e qajnë akoma. :D

e paditur said...

Shume optimist je Jul, ti mendon qe ne mund te kishim shpetuar pa ndonje masaker ala-Srebenice? Aq me teper pastaj, ti mendon qe Serbet nuk do te kishin dashur te kishin dalje ne Adriatik dhe te kishin bere ca shperngulje popullsie ne zonat tona te pabanuara bregdetare? Do kishim pasur nje mish-mash etnik, qe mund te prishte cdo Shqiperi te mepasshme.

Artikulli Self eshte interesant shume, po te le me etjen per te ditur me shume. Sidomos per anen shqiptare. Pse mendonte Enver Hoxha qe nje bashkim me Jugosllavine ishte i mire per ne? Si kishte ndermend te ia shiste ai kete popullit shqiptar?

A nuk kane dale tek ne dokumenta te tille ne publik?

Selfmaderadio said...

E paditur,

ate kuriozitet e kam edhe une. Do mundohem te lidhem me autorin, sepse nuk me le kurioziteti rehat.

Me sa mora vesh une, autori eshte i specilaizuar ne histori ruse, dhe ka patur rastin te shohi dokumenta qe ose jane lejuar vetem tani te shqyrtohen, ose sepse nuk ka pasur ndonje njeri tjeter interes ne kete teme.

Implikimet e kesaj historie jane shume te medhaja. Une, ashtu si edhe Julius, mendova se per nje teke te Stalinit, ne i kemi shpetuar nje historie tjeter, ndoshta po aq dramatike sa edhe ajo kosovarja.

Po, ne te njejten kohe pyes veten, sikur te mos kishte lufte civile ne Greqi, ndoshta Stalini nuk do e ksihte vrare mendjen kaq shiume per Titon.

Me duket, se praktikisht Greqia me problemet e saj, dhe fakti qe Greqia ishte e perendimit dhe jo e lindjes, na ka shpetuar nga nje fat dramatik.

Julius said...

Ajo e imja ishte hipotezë e një nate vere si i thonë muhabetit.
Por jo E, Tito nuk ndiqte atë politikë, as të zhvendosjes së popullisisë, as synime territoriale.
Shikoni se gjatë kohës kur ai ishte president, Kosova u zhvillua si krahinë. Madje Tito, u ndaloi kolonëve serbë të shkonin aty. Ndryshimi i kursit të politikës jugosllave vjen me Milloseviçin. Jugosllavia e Titos ishte botë tjetër. Ka qënë burrë i mirë, më i mirë se Stalini drugo Titoja.
Me "sikur" historia nuk shkruhet por imagjinata gjithnjë ngacmon për hamendje, hipoteza etj.

Ndërsa për Greqinë, kam përshtypjen se nëse do i përkisnim të njëjtit kamp, marrëdhëniet sot do ishin shumë shumë më ndryshe dhe më miqësore. Ne nuk kishin arsye t'i bënim armiq. Qelqi u thye me çamët dhe ska për tu ndreq nëse nuk ndreqen përsëri çamët.
Komunistët grekë dhe ata shqiptarë kishin bashkëpunuar me njeri tjetrin gjatë L2B. Ishin forcat e djathta që u kundërviheshin.
Po zonat e ndikimit ishin ndarë nga të mëdhenjtë...Greqia pati fat, ne jo.

tetena said...

edhe une jam pak dakort me julius per me shume qe mendoj qe e ardhmja e ballkanit eshte nje konfederate brenda europes mbase mgjth kjo e fundit nuk e di ku eshte.

e paditur said...

Jul, pa shikoji pak këto statistikat demografike të ish-republikave jugosllave:

Kroacia 89.9% kroatë
Slovenia 83% sllovenë
Bosnia 47% boshnjake, 37% serbe
Maqedonia 64% maqedonas, 25% shqiptare
Mali Zi 43% malazez, 32% serb
Serbia 83% serbë
Kosova 92% shqiptarë

Pra kur flas për lëvizje, nuk flas për miliona njerëz. Mjafton një 5-10% e popullsisë dhe ndodh pastaj si me Kosovën sot, që nuk e quan dot veten shqiptare, meqë ka ca pakica.

Pastaj them që mjafton që çfarë hoqën kosovarët nga 1980 - 2000, për të mos dashur të kishe qënë pjesë e Jugosllavisë. E po të kish qënë aq burrë i mirë Tito, do e kish bërë dhe Kosovën republikë si të tjerat.

Julius said...

O E...
Është tjetër Jugosllavia e Titos dhe tjetër e Millosheviçit.
Nëse do bashkoheshim me Jugosllavinë:
1 -do ishim në rangun e një republike ku do përfshiheshin të gjitha tokat shqiptare (detyrimisht)
2-do zhvilloheshim 2 apo tre herë më shumë se sot. (në 48-49-ën Jugosllavia prodhonte makina (Lada) dhe frigoriferë (Obodin).
3- Kur të ndaheshim do ndaheshim të gjithë bashkë dhe Shqipëria natyrale do ishte realitet pa kaq shumë sforco sa sot.

Normal që konflikte mund të kishte, po skenari më pëlqen mua.
Miksimi i popullsisë midis sllavëve, ishte i padhunshëm. Tito donte të krijonte një identitet të ri, atë jugosllav. Donte të shmangte konfliktet etnike. Dhe sa ishte gjallë ia arriti. Sot ka akoma njerëz që identifikohen si "jugosllavë". Pastaj kur kishte Kroacinë me dyfishin e vijës bregdetare sa tonën, çe donte hyrjen në detin Adriatik prej nesh ai? Edhe për kolonë të mundshëm, ne nuk durojmë dot njeri-tjetrin (tropojani korçarin psh) jo më serbët. As do merrte mundimin Tito.
Edhe as e mori në lidhje me Kosovën. Me kosovarë që kam folur më kanë thënë se në kohën e tij hanin me lugë të florinjtë. Jo vetëm kaq po Kosova dyfishohet në popullsi gjatë asaj periudhe.
Më vonë duke filluar që nga 1989 Jugosllavia prishet dhe fillojnë konfliktet. Tjetër punë ajo...

Julius said...

Përveç kësaj, shqiptarët e Maqedonisë dhe kosovarët do i kishim shumë më afër në identitet seç i kemi sot.
Të qënit shqiptar do merrte tjetër formë. Tetovarin do e quaje si unë përmetari shkodranin psh. Tani e shikojmë si alien.
Ndarja që na bënë, krijoi një boshllëk tepër të madh në identifikim. Ata jashtë kufirit të sotëm na i droguan me fe dhe i budallallepsën jashtë mase.
Shiko dhe tjetrën, nga 3.5 milionë që jemi sot, do ishim komb-shtet 6 milionësh. (që një ditë do bëhemi, po duhet të nxjerrim shkumë për tia arrit)

Anonymous said...

Uroj te jesh mire Self,
Rastisa te lexoj kete shkrim jo dhe aq interesant per faktin se dihen keto fakte me kohe dhe s'eshe se del ndonje gje e re apo cudi per Shqiperine. Po ju ra rasti te shkoni vizite ne Maqedoni si ne zona malazeze po edhe ne zona shqiptare gjen ne ane te rruges pankarta qe shkruajne Rrofte Jozef. Tito! dhe jane te shkruara ne maqedonisht. Koha e Titos ka qene me e bukura per gjithe Federaten per vete faktin se s'pati lufte midis tyre, vec luftes kundra pushtuesit gjerman. Ndersa ne ardhjen e Sllobodanit pati vec perkeqesime e luftra si ne Kroaci, Bosnje Hercegovine e vec Nato-ja i mbylli gryken gjemes serbe qe po bente kerdine ne Kosoven e shtypur. Te kishte perqafuar Enveri Titon ne ate kohe, qe ky i fundit i ktheu fytyren Perendimit, s'do te ishte Shqiperia kurre keshtu, qe akoma edhe pse po bene gati 20 vjet demokraci ajo eshte akoma ne ndertimet e rrugeve e ndertime pa mbarim e pa infrastrukture...ndersa Beogradi i Titos apo Prishtina e Kosoves qe ne ato kohera i kishin rruget te ndertuara e me pas te tjerat vlera te qyteterimit. Megjithate "gabimi gjoja fatal" i Titos qe u shkeput nga komunizmi, solli begatine e shtetit qe u be aq i fuqishem dhe i bukur me kurre se asnjehere ne historine e Jugosllavise. Enveri i lepinte kepucet Titos per "idealin" e me pas i ktheu kurrizin e doli edhe ne armiqesi te thelle me Titon, duke lene me ne batak Kosoven kur thone pa nene e babe, por duke dhe e mbarsur me urrejtjen me te madhe ndaj shqiptareve nga serbet qe e futi me ne qorrsokak politika e demshme e Enverit. Falenderoj Self per shkrimin qe na ke servirur.