2.10.07

Edukim ... ndoshta me pasoja

Oh, ne maje te fikut hipa
bum c'u rrezova
Oh, ne maje te fikut hipa
bum c'u rrezova

Oh, erdhi gjyshja
m'foli hop
hop u cova
Oh, erdhi gjyshja
m'foli hop
hop u cova

Nuk jam cmendur! Dhe kjo perle nuk eshte e imja. Ky eshte teksti i nje kenge e kategorise turbofolk, per femije. Eshte nje tekst gjenial, qe perseritet monoton nja kater here. Njehere vjen gjyshja, njehere vjen mami, pastaj babi, dhe prape vjen gjyshja. Dhe djaloshi i kenges cdo here bie nga maja e fikut. Nje fabul shume domethenese. Djali perserit gjithmone te njejtin gabim, nga i njejti vend: maja e fikut. Konkluzioni: djaloshi ka probleme me memorien e gjate; nuk arrin te mesoje se po te hipesh ne maje te fikut, mund te biesh; tamamtamam - ke rene nja tre a kater here. Ndoshta memoria e gjate u shkurtua kur ai ra qe heren e pare nga maja e fikut dhe ngeli e demtuar per jete. Femija vjen ne qark. Por, pavaresisht nga kusuret e djalit dhe memories se tij, familja eshte gjithmone aty. Gjyshja ne shtepi. Mamaja ne shtepi. Babai ne shtepi. Dhe me turne dalin dhe i shkojne femijes prane sa here qe ky katapulton bungee jumping. Familjaret rrijne shume te qete. Nuk reagojne histerikisht. Nuk e gjuajne. Nuk e keshillojne. Thone vetem nje fjale: Hop. Te cilen djaloshi e ndjek verberisht. Dhe e gjithe kjo fabule e thjeshte e mbreselenese ndodh nen ritmim bum-bum, qe aq mjeshterisht i ngjan zhurmes bum, qe finalizon kontaktin e femijes me tokes, kur ky mbaron fluturimin nga maja e fikut. Kjo eshte nje kenge-krimb, qe futet ne vesh, kalon kufjte e tij membranor dhe perfundon drejt e ne qendrat e trurit qe te pafuqishme i dorezohen struktures se kenges; kenga gjen strofkullen e vet diku aty dhe paraziton pergjithmone.

Rezultati: nje femije rreth 4 vjecar, qe vertitet duke kenduar majen e fikut e duke kercyer pupthi e hopthi mbas cdo hopi e bumi.

Tragjedia: Ky femije eshte i joti!

Kenga me erdhi e fiksuar ne nje CD me kenge per femije. Nuk po diskutoj cilesine e CD dhe faktin qe ishte e kopjuar (mbase ne kompjuterin e punes). Po diskutoj thjesht perzgjedhjen e kengeve. Trendin e tyre.

Dikur, kendonim bubrrecin: moj bubrrec, moj bubrrec, ti gjith diten ec e ec. Ose kendonim, oplala per litari, mbahem fort si marinari. Ose: ja na erdhi viti i ri, sa jam i gezuar. Po sot?

Sot menyja eshte bere shume e larmishme, ashtu si edhe tranzicioni i gjate. Ne fillim bubrreci jo politik, pastaj macoku qe ngelet pa pune se femijet e kopshtit socialist jane pastertore, mezi eshte kontemporan postkomunist; maja e fikut dhe bum bum, dhe ne fund vetedije feminore nacionaliste: rreth e rreth perqark, globi rrotullohet, ja atdheu im, ja permes kaltersise, Shqiperia ime.

Shqiperia ime! Si t'ja sjellesh Shqiperine tende femijes tend qe ne kete Shqiperi eshte vetem nje vizitor kalimtar? Si t'ja mesosh shqipen e Shqiperise femijes tend qe flet, mendon dhe enderron ne nje vend me nje emer tjeter?

E gjetet: me muzike per femije. Por, ky lloj edukimi teksa te zgjidh problemin e gjuhes, te sjell probleme te tjera. Mund te jete me pasoja. Sepse ose e con femijen ne realitete qe nuk ekzistojne e ngjajne me absurde se kurre, ose i meson shijen e keqe te turbofolkut. Ne rastin me te keq, neser femija jot eshte publiku i Ciljetave te se ardhmes. Ose, ne rastin akoma me te keq, ne te vertete fare tragjik: femija e identifikon Shqiperine time me shijen e keqe dhe e shkund nga momenti i permendjes me nje levizje dore perpara syve, si per t'i thene bashkebiseduesit te tij: harroje!

Post note: Tani qe po e mendoj prape, ajo maja e fikut mos ishte ndonje metafore tranzicioni dhe une nuk e kuptova?