12.10.07

Perseritja - nena e dijes ...

... dhe e brainwashing


Ne postimin e SR Objections? ju lexuat se si i kendohej gjate komunizmit dites se pare te shkolles. Lexuam dhe kuptuam se sa natyrshem shkrihej kufiri midis realitetit dhe manipulimit ideologjik. Artikulli i meposhtem eshte botuar po ne revisten Pionieri, por 6 muaj me vone (ose 6 muaj me pare, asgje nuk ndryshon). Eshte shkruar me rastin e festave te 7-8 marsit. Kur e lexova me erdhen nder mend dy gjera: 1) titulli i postimit - Perseritja nena e dijes - shprehje qe e kemi perseritur aq here gjate kohes se shkolles, por kete here perseritja nuk eshte vetem ne funksion te dijes. 2) Me erdhi nder mend nje loje ku na paraqiteshin dy figura ne dukje identike dhe na kerkohej te gjenim 10 (kryesisht 10) elemente qe jane te perbashket ose 10 elemente qe jane ne njeren figure por jo ne tjetren. Ju mund t'i lexoni te dy postimet sipas deshires, ne fillim objections dhe pastaj perseritjen, ose e kunderta. Ne thelb nuk ndryshon asgje dhe loja eshte e aplikueshme per te dy rastet.


Mesuesit dhe nenat

Mesuesit jane njerez te nderuar, sepse ata u japin dije brezave te rinj. Por ne vendet borgjeze e revizioniste, mesueist nuk e gezojne nderimin qw u takon. Perkundrazi, ata jetojne vazhdimisht nen kerbacin e varaferise edhe flaken nga puna.

Keshtu, per shembull, ne vitin e kaluar ne SHBA u mbyllen mijera shkolla, u flaken ne rruge 250 mije mesues, si dhe qindra mije nxenes nuk muden te ndiqnin mesimet. Ne RF Gjermane nga shkurtimet e njepasnjeshme te shpenzimeve per arsimin, do te flaken jashte dyerve te shkollave edhe 25 mije mesues. Ne Portugali deri nga fundi i nentorit te vitit te kaluar ne rajonet malore te Serra de Estreles, ne Lisbone e ne disa krahina te tjera 20 mije nxenes nuk kishin bere asnje ore mesimi, duke vazhduar keshtu "pushimet verore" per shkak te mungeses se mjeteve mesimore. Gjithashtu ne rajonin e Lisbones vetem vitin e kaluar u mbyllen 12 shkolla, ndaj nje numer i madh mesuesish mbeten pa pune. Nje dukuri e tille vihet re edhe ne vendet e tjera kapitaliste, si ne Britani, Itali, Spanje , Belgjike, Holande etj.

Shkurtimet ne fondet per arsimin qe ben borgjezia ne vendet ku sundon kapitali, jane gjithashtu shkak qe miliona femije te mos shkojne ne shkolle dhe keshtu numri i analfabeteve te rritet.

Sot ne bote numri i analfabeteve i kalon te 824 milionet. Qelllimi i borgjezise eshte qe femijet e popullit te mbeten pa shkolle, mbasi keshtu ata e kane me te lehte qe t'i shtypin e t'i shfrytezojne. Perballe kesaj gjendjeje, ne shume vende te botes mijera e mijera mesues e nxenes here pas here hidhen ne deostrate kunder pakesimit te shpenzimeve per arsimin, mbylljes se shkollave etj.

Edhe gjendja e grave, ashtu si edhe gjendja e masave te tjera punonjese, ne vendet ku sundojne kapitalistet e revizionistet eshte teper e rende. sot ne bote grate perbejne numrin me te madh te analfabeteve. Grate punojne ne pune te renda dhe paguhen shume me pak se burrat. Ajo qe ben edhe me te rende gjendjen e gruas eshte papunesia. Ato jane te parat qe flaken ne rruge. Ne Britani, nder 3 milione e ca te papune, pjesen me te madhe e perbejne grate, ndersa ne SHBA 52.7 per qind te papuneve e perbejne grate. Pra, kur nenat jane te papuna femijet e tyre jo vetem qe nuk kane mundesi te vazhdojne shkollen, pasi nuk perballojne dot shpenzimet, por jetojne ne mjerim.

Per keto arsye, mesuesit, grate, nenat ne vendet kapitaliste re revizioniste e ngrene zerin e gjithmone e me shume bashkohen ne radhet e fuqishme te proletariatit.