30.10.07

Neonazistet, gjyshi dhe une (3)

M. ben pjese tek ata njerez qe jane gjithmone dyshues per te huajt. Edhe pse i duhet te tregohet e rezervuar; punon ne nje mjedis ku i huaji eshte gjithepresent: shume prej kolegeve jane te huaj, shumica e kolegeve te martuar me te huaja. Kolegu yne zviceran A. eshte prej vitesh i martuar me nje grua nga Afrika. Ne biseda private, M. insiston, duke peshperitur, se kjo martese nuk mund te jete e lumtur; njerezit nga Afrika kane nje kulture kaq te ndryshme nga kultura jone europiane. Pastaj me sheh mua dhe perpiqet te rregulloje pozicionin e sikletshem ku eshte futur duke me perfshire edhe mua ne kulturen e saj: shqiptaret jane evropiane. Por ... vetem une.

Ndoshta eshte vetem pershtypje e imja, por qendrimi i zviceraneve ndaj neonazisteve me vjen i bute. Statistikat tregojne nje rritje te numrit te neonazisteve viteve te fundit, rritje qe vjen perkrah me shtimin e numrit te te huajve. Para pak kohesh ne nje reportazh te "das Magazin", nje reviste autoresh, raportohej per nje fshat ku gati te gjithe te rinjte veshin uniformen simbol te neonazisteve. Per ta, ky eshte akt i tregimit te armiqesimit me te huajt, me keta kriminele qe po prishin rehatin dhe qetesine e tyre publike. Asnje prej tyre nuk kishte pasur asnje incident direkt me te huajt. Asnje prej tyre nuk ishte ne kontakt me te huajt: e megjithate, gogoli i huaj eshte ne mendjen e tyre.

Jane te dhunshem neonazistet. Ne Zvicer me pak. Ne Gjermani me shume. Por viktimat e tyre jane kudo. Kryesisht me lekure te zeze si Mr. C., britanik me origjine afrikane, qe keto dite kerkon t'i japi fund jetes ne Zvicer, ku te lejojne t'i japesh fund jetes. Para 20 vjetesh e masakruan neonazistet, diku ne nje qytet gjerman ku Mr. C. punonte. Ose sinagogat apo varret e cifuteve te demtuara. Apo sulmet kunder te rinjve shqiptaro-ballkanik qe kalojne kohen te stacioni i trenit.

Vagonin e dominojne neonazistet, te cilet duket se jane fare te vetedijshem per efektin e uniformes qe mbartin, per efektin e statusit qe ua jep ideologjia se ciles i perkasin. Djaloshi bjond mbrapa meje ka nje fytyre te mbushur me gjurme plagesh. Me duken si gjurme te lena nga thika: roze ne te kuqe, diku pak me te trasha, diku pak me te holla. Djaloshi bjond duket se eshte komandanti - der Führer i ketij grupi me 5 vete. Ndoshta jane plaget e shumta ne fytyre ato qe ja japin udheheqjen. Te rinjte flasin ne dy gjuhe: gjermanishte lokale dhe frengjishte. Shpejt e kuptoj se i riu te cilit i shoh vetem majen e kokes eshte ose francez, ose nga pjesa zvicerane franceze. Mikut i tregohet per nje koncert te nje grupi neonazistesh, ku pjesemarresit i kishin nxjerre te gjitha te keqiat e ligesite e mendjes dhe shpirtit derisa ishin ngjirur. Dhe pastaj kishin marre shkopat e bejzbollit dhe kishin dale per gjah. Por, kishin pasur fat te huajt ate nate, sepse ishin kthyer heret neper shtepira. Oui, oui, - pergjigjet miku.

Dygjuhesia e te rinjve me jep nje pamje te re te neonazisteve. Perkunder asaj qe kisha besuar, keta nuk ishin njerez te paedukuar; keta dine te shkruajne e te lexojne, kane mbaruar shkolla profesionale; kane nje zanat. E megjithate, kjo nuk mjafton.

Keta njerez qe perbetohen per rregullin publik te prishur nga te huajt, keta njerez qe vrasin e lendojne ne emer te rregullit publik; kane nje sjellje teper vulgare. Kepucet e zeza, te pista, ushtarake me qafa deri diku poshte gjurit i kane vene drejt e mbi stofin e sediljes. Hane sikur rregullat e ngrenies te mos kishin ekzistuar kurre: me goje hapur, me therrime qe ju bien nga goja teksa flasin, e mbeturina qe hidhen pertoke edhe pse m'u aty afer dores eshte koshi i plehrave. Flasin sikur miresjellja te ishte nje tipar i botes njerezore parale qe kerkojme neper univers: me ton te larte, arrogant, fjalor vulgar, fjali te pambaruara sepse te nderprera nga te qeshura histerike, apo gjuajtje kembesh e duarsh njeri-tjetrit. Ne boten e tyre te vogel vagoni yne - publikja gati nuk ekziston. Ne boten e tyre te vogel vagoni - publikja duhet te heshte, te ndjeje frike prej tyre. Kjo na behet shume e qarte. Pyes veten ne se ishin keshtu perpara se te takonin ideologjine, apo i beri ideologjia te tille.

Diku tutje shfaqet kontrollori i biletave. Njerezit, deri tani gati inekzistente, fillojne te kerkojne neper canta e bejne gati biletat dhe abonete. Vagoni perfshihet nga shushurima e kerkimeve.
Po vjen kontrollori, thote njeri prej neonazisteve te sediljes se djathte.
Ku eshte m...?, pyet der Führer, dhe shikon andej nga tregon veshtrimi i shokut.
Degjoni, thote der Führer, ndersa syte i kane marre nje veshtrim te kuq te ndezur. Mos ja nxirrni biletat. Shtrihuni dhe beni sikur po flini. Lereni te llape sa te doje, mos ju pergjigjni. Hajt t'i japim nje mesim ketij krimbi.

Te tjeret fillojne te qeshin. Miku francez kerkon te dije. Der Führer perkthen.
Oui, oui, hahaha, pergjigjet miku.
Une u shtriva, thote der Führer.

Une shoh kembet e tij te hyjne ne cepin tim te syrit te djathte. Kthej koken dhe shoh qe eshte shtrire ne sedilje sa gjate-gjere e fillon te gerhasi me ze te larte.
Hahaha - oui, oui, - hahaha.