Nuk e di nese eshte dhelper apo dhelprak. Erresira e nates nuk me ndihmon per rafinesa te tilla. Por, e takoj herepashere udhes neper park, kur kthehem per ne shtepi nga puna. Ne terrin dhe qetesine e nates.
Universiteti ku une punoj eshte nje lloj kampusi: mbrapa ka pyllin perpara parkun. Ne fund te parkut fillon qyteti. Lidhjen e parkut me qytetin e ben nje urez e vogel ndertuar mbi autostrade, ne fund te se ciles fillojne shkallet qe te cojne apo nxjerrin nga territori i universitetit; ne fund te shkalleve stacioni i tramit. Rruga per tek trami eshte e ndricuar, por vetem pak, aq sa duhet per t'u dhene hijeve te pemeve, stolave te vetmuar dhe neoneve te nates ca forma qe te fusin daten, te frikshme, te mistershme. Hije qe ndoshta kane nje thike te fshehur mbrapa kurrizit. Rruga eshte e shkurter, 5 minuta; por plotesisht e mjaftueshme per hije qe levizin me thike mbas shpine te te ndryshojne fatin e jetes, te ta kembejne jeten me vdekjen. Pa e marre vesh askush. Edhe pse qyteterimi eshte vetem nje fryme larg teje. Kerkesat per t'ia ndryshuar ndricimin parkut e hequr anonimitetin hijeve nuk kuptohen nga arkitekti-baba i parkut. Drita e paket eshte ne harmoni te plote me qetesine e natyres.
Pikerisht, nje nate te erret; teksa ecja e zhytur ne erresiren e nates dhe thellesine e mendimeve, ndesha me dhelpren. Ajo qendronte e shtangur para meje. Une qendroja e trembur para saj. Asnjera nuk levizte. Per nje moment. Dhe pastaj, ajo iku e u zhduk si nje hije, sa hap e mbyll syte. Nuk e di kush u tremb me shume. Ajo apo une. Por di qe zemra ime rrahu e frikesuar edhe ca minuta me pas. Dora ngeli tek zemra edhe per ca minuta me pas.
Dhelper? Nuk munda t'u besoja syve qe dhelpren e njihnin vetem nga kopshti zoologjik i Tiranes dhe nga perrallat me pula viktima dhelprash. Por, ne qytetin tim te ri, dhelprat jane qytetaret e nates. Dalin nga parku apo pylli, kapercejne ura, rruge e autostrada; futen neper bodrume apo kosha plehrash, riqarkullojne ushqimet e lena dhe semundje; dhe kthehen prape tek strofkulla e tyre ku krijohen, ushqehen e edukohen gjeneratat e reja te dhelprave te se ardhmes.
Ne erresiren e parkut, dhelpra dhe une mesuam ta njohim njera-tjetren. Ne heshtje. Me nje shikim. Me nje qendrim. Me nje zhdukje. Ne erresiren e oreve te vona te nates, dhelpra del dhe me pret. E kur me sheh, gezohet dhe vazhdon jeten e saj. Ne erresiren e nates, une kerkoj te gjej dhelpren; e kur e shoh, kur e shoh te zhduket; me clirohet zemra dhe vazhdoj jeten time. Vazhdoj per tek ura. Ku me pret banori tjeter i perhershem i parkut: Masturbuesi publik. Zoti MP.
Zoti MP eshte nje zgjerim njohje bote. Nga ato qe une i mesova ne vendin e ri. Jo sepse ne Tirane nuk ka, por sepse ndoshta nuk e dha rasti ta takoja atje, por ketu. Zoti MP pelqen qoshka te erreta. Pelqen vendin ku ura takon shkallen e pare. Sepse aty ura, pervecse takimit me shkallen; lidhet edhe me nje rrugice qe devijon ne te djathte te shkalleve e rifutet ne labirinthet e parkut te rrethuar nga shkurre dhe peme. Aty, tek takimi i ures me shkallen; ane nje peme e disa shkurreve, m'u tek shtylla e neonit qe ndricon pak; aty e takova zotin MP per here te pare. Nje hije e brishte, e vetmuar; e erret, me nje dore qe leviz ne menyre ritmike; dicka te padukshme midis kembeve. Ky ishte nje moment i pakuptueshem, shpjegimin e te cilit do e gjeja me vone teksa pyesja me pak turp Mr. T. per domethenien. Shpjegimi mbeshtillte brenda fjalet e meposhtme: I semure. I parrezikshem. Injoroje. Mos reago. Kjo eshte jeta. S'ke cfare i ben. Shko ne polici.
Kaloi ca kohe dhe zotin MP nuk e pashe me. Dhe ja, dikur ne vjeshte; zoti MP prape atje, ne qoshe te ures. Kete here me kapi me humor te mire. Me hipi nje e qeshur teksa e shikoja te sterforcoheshe, te renkonte ne perpjekjet e tij ardhese. Shkallet i zbrita gati me vrap e ne fund te tyre fillova te qeshja me ze, duke lene te cuditur njerezit e pare te ketij skaji te qytetit.
Heren e trete e takova nje nate dimri. Nje nate shume te ftohte dimri. Nje nga ato netet e ftohta me temperature disa shkalle poshte zeros. Nga ato netet ku njerezit tkurren nga te ftohtit, e i mbeshtjellin rrobat shume fort mbas trupit per te mos lene asnje pike te trupit ekspozuar te ftohtit; ku njerezit duken si mumje qe levizin; me vetem nje trekendesh midis syve, hundes e gojes te hapur per frymemarrje. Pikerisht nje nate te tille, zoti MP kishte dale per te shuar motorin e tij te ndezur. I kaloj afer, ne rrugen time drejt tramit, dhe nuk ju besoj syve. Nuk ka ftohte? Cfare temperature duhet per t'ia ngrire hormonet? Dhe teksa i parakaloj nuk mund t'i mbaj syte pa rreshkitur mu ne cep te cepit te syrit, teksa jashtemase kurioze kerkojne te shohin pergjigjen e pyetjes: cfare ndodh me ate leng te ngrohte 37°C teksa perplaset me molekula ajri te ngrira? Largohem duke i kthyer kurrizin, dhe nuk mund ta mbaj per freresh trurin qe ka filluar te shohi shatervane lengu organik te ngrire ne ajer qe, teksa ndeshin forcen e rendeses, bien poshte e thermohen ne nje mije cikla mbi token e forte.
Ne pranvere, takimi im me zotin MP u shnderrua ne nje ritual gati te perditshem. Ashtu si edhe me dhelpren. Te dy prisnin te me takonin. Njeri pas tjetrit, ne dy vende te ndryshme. Ne heshtje. Energjetike. Vendin e kuriozitetit tani e kishte zevendesuar bezdija, sikleti. Ne momentin qe dera e punes mbyllej me kercellime mbrapa meje, mendja ime fillonte maratonen paranoide: Eshte? S'eshte? Po te vrapoj, do me njohe? Po te vrapoj, do frikesohet? Cfare eshte ajo hija atje? Ai? Ajo? Kafshe? Njeri? Polici? Ku polici? Hija? Ka thike? Shpejt! Shpejt! Nuk eshte? Shpetove! Oh, jo, doli, aty eshte, mos shiko, kalo shpejt, injoroje, mos reago! Mbaje veten! A nuk do qe te jesh e forte? A nuk do qe t'i dalesh jetes vete zot? Pa ndihmen e askujt? Kjo eshte jeta! Ec tani me kembet e tua! Merr fryme thelle, ngadale, koken lart, kurrizin drejt! Ti nuk ke frike! Po, nuk kam frike, jo se jashtmi, vetem se brendshmi. Kaloj zonen e rrezikshme dhe e ndjej: nervat me jane strapacuar. Mbaj vrapin drejt e ne polici.
Zoti polic, dua te raportoj zotin MP. Prisni. Dhjete minuta me vone vjen zonja police. E qete. Avash-avash. Ka gjithe kohen e botes ne dispozicion. Me zgjat nje formular. E mbush. Kane kaluar 15 minuta. A do jete zoti MP akoma ne park? Ja kujtoj zonjes police qe po te nisemi tani pa humbur kohe, rrezik e gjejme ne park. Zonja police ngre syte ngadale. Me veshtron. Flet duke shqiptuar cdo germe: m-a-p-e-r-s-h-k-r-u-a-n-i-z-o-t-i-n-M-P. E ... nuk mundem, eshte gjithmone nate kur e shoh. F-l-o-k-e-t-i-k-a-c-f-a-r-e-n-gj-y-r-e? Nuk e di. Cdo gje eshte e zeze naten. C-f-a-r-e-k-a-v-e-s-h-u-r? C-f-a-r-e-n-g-j-y-r-e? Nukdi, zeze, cdogjezezenaten, nukdi. H-i-d-h-i-n-j-e-s-y-k-e-t-y-r-e-f-o-t-o-g-r-a-f-i-v-e. C-i-l-i-n-g-a-k-e-t-a-e-s-h-t-e-z-o-t-i-M-P-? N--ukdi--zeze---nate---sorry---n--kdi.
Rri perballe polices e deshperuar plotesisht. E lodhur teresisht. Kam 14 ore pune mbrapa meje, kam ngrene per here te fundit ne oren 12.00; kam pire nje kafe dikur nga ora 16.00. Ndjej urine te me gerryeje nga brenda. Ndjej lotet te me mblidhen tek syte. Duart me bien mbi gjunje. Shpresa se zotin MP nuk do ta shoh me mbas kesaj nate zhduket. Policja me jep nje leter dhe me fton ne policine qendrore per te pare me shume fotografi zoterinjsh MP. Une largohem pa u pergjigjur, pa reaguar.
Te nesermen, takoj z. MP perseri tek ura. Ndjej nervat te me hipin ne maje te kokes. Mendoj t'i afrohem e t'i uleris. Jo, me mire do nxjerr telefonin e do t'i bej nje foto. Apo ta lag me uje? Apo ...? Mendoj 1001 menyra se si t'i laj hesapet njehere e mire me mikun e paftuar dhe te padeshiruar MP dhe pastaj zgjedh te bej variantin 1002: kaloj afer tij, pa reaguar; njelloj si dje, si pardje; si gjithmone. Duke skermitur neper dhembe inatin dhe friken.
Jam ne zyre. Ora 23.00. Le menjane krenarine, i dorezohem teresisht frikes dhe degjoj instiktin e brendshem qe kerkon ndihme. Te rri ne zyre e te fle ketu apo te shkoj ne shtepi? Vendos te shijoj komfortin e shtepise. I bie telefonit. Disa minuta me vone, Mr. T. vjen dhe me merr tek dera e jashtme. Qesh teksa kujtoj ritualin e burrave xheloze qe marrin grate nga puna e i ruajne nga paudhesia e tundimit. Ne djall! Ecim ne parkun e erret. Shohim dhelpren. Na sheh. Zhduket. Une nuk kam me frike nga dhelpra. As nga hijet me thike mbrapa kurrizit me forma nga me te frikshmet. Tek ura nuk e takojme zotin MP, qe ju fshihet gjithmone cifteve. Dhe mberrij ne shtepi me nerva sagllam. Cfare lehtesimi.
PS: Zotin MP e kapen nje jave me pas dhe e cuan direkt e ne klinik. Dhelprat jane shtuar.
17.10.07
Masturbuesi publik, dhelpra dhe une
Labels: Ai dhe Ajo, Rrefime