Sot Zvicra beri nje hap me tej djathtas. Per kater vitet e ardhshme Zvicra do jete me djathtas. E hidhur, por e pritur. Zgjedhjet per parlamentin zviceran nxorren fitues Partine Popullore (SVP). Nje fitore historike. Nje fitore qe i garanton kesaj partie nje madhesi zgjedhesish prej 30%. Nje perqindje e rritur ne menyre galopante ne 10 vitet e fundit. Nje perqindje e siguruar nga atakimi i temave te nxehta: emigracioni, dhuna e te rinjve, asistenca sociale. Tema qe prekin zemren e njeriut te thjeshte, sepse jane tema qe lidhen me lekun e derdhur ne forme taksash dhe me friken e pasigurine e se tashmes dhe se ardhmes. Tema qe lidhen me figuren dhe rolin e shtetit, si syri i madh qe na vezhgon e na merr parane dhe lirine. Tema qe direkt diskretitojne partine qe qendron pas shtetit, Partine Socialdemokrate (SP).
Partia Socialdemokrate: Humbesi i madh, se bashku me Partine e liberaleve, te biznesit, FDP. Te dyja, FDP dhe SP kerkojne modernizimin e vendit, hapjen ndaj Evropes, bashkimin me EU, hapjen e tregut te fuqise punetore. Pa sukses. Modernizimi nuk eshte problemi me i madh qe sot kane njerezit ne Zvicer. Pasiguria, ajo po!
Mbi pasigurine, por nje pasiguri te llojit tjeter, u ngrit dhe fitorja e papritur e jeshileve liberale. Jeshilet liberale jane nje nuance e re e jeshileve, qe nga ana e tyre jane nje nuance e SP. Liberalet jeshile jane me radikale, flasin direkt nga sequencat e filmit "Nje e vertete e sikletshme". E verteta e sikletshme eshte produkti me i suksesshem i vitit te kaluar ne rruzullin tokesor: Fitoi nje cmim Oskar, nje cmim Nobel, dhe 7.7% te elektoratit zviceran. 7.7% nga hici, brenda nates. Historike!
Dhe kristianet (CVP)! Kristianet mblodhen per here te pare ne keto vitet e fundit me shume vota se zakonisht. Ndoshta sepse luajten me mire me figuren e gruas: perfaqesohen ne qeveri me nje femer simpatike qe i ben njerezit per vete. Ndoshta, sepse ishin streha e fundit e njerezve dikur socialiste, qe pakenaqesine e tyre ndaj SP e frenojne ne nje parti me karakter social si CVP.
Arena politike zvicerane po behet nje vend interesant. Ardhja ne politike e Christof Blocher (SVP) & co, ka sjelle nje mentalitet te ri politik: politika eshte bere me agresive, gjuha me provokative. Blocher & co paten guximin te luajne me tema tabu, t'i bejne ato tema te dites, duke fituar njeriun e thjeshte, qe ishte mesuar te gelltiste pakenaqesite ne emer te ruajtes se kompromisit.
Ky politizim agresiv beri qe si askurre me pare zgjedhjet te terhiqnin vemendjen e qytetarit; si askurre me pare qytetari vajti te votoje duke shenuar nje pjesemarrje ne votim qe ky vend nuk e kishte pare qe nga vitet '70: 50%
Ardhja e Blocher futi ne krize nje parti si SP qe ishte e mesuar te kishte elektoratin me te madh, qe per te mbajtur kete elektorat nuk i ishte dashur ndonje perpjekje e madhe, per sa kohe qe kompromisi respektohej nga te gjitha palet. Ne kerkim te nje programi alternativ, qe do te konkurronte ate te SVP; SP e gjeti veten te perdorte ne fushaten e zgjedhjeve te vetmen teme akoma te pazene: temen Christof Blocher. Nje gabim i madh! Blocher, mbas kesaj fitoreje, jo vetem qe ngelet ne qeveri: ai po sjell ne qeveri edhe nje Christof tjeter. Po e ngjyros edhe vete konkordancen* te djathte.
Dhe jo vetem kaq, por keto zgjedhje na treguan se brezi i ri i zgjedhesve ka gjetur perfaqesues te rinj ne skenen politike: SVP dhe Jeshilet; dy parti qe po zevendesojne rolin e partive historike, SP dhe FDP.
E permbledhur: Zvicra sot paraqitet ne formen e nje njeriu qe kerkon jo me hapje te vendit ndaj EU, jo modernizim te metejshem te vendit; qe kerkon me pak shtet, me pak taksa; qe kerkon me pak te huaj, me pak asistence sociale; qe kerkon ajer te paster.
PS: Konkordanca i referohet formules zvicerane te prezantimit te spektrit politik ne qeveri. Qeveria zvicerane perbehet nga 7 anetare qe ju perkasin 4 partive me te medha. Numri i perfaqesuesve te nje partie ne qeveri varet nga madhesia e elektoratit. Perberja aktuale e qeverise eshte: 2 SVP, 2 SP, 2 FDP, 1 CVP. Me fitoren e SVP, lind mundesia qe SVP te kerkoje nje vend te trete ne qeveri: 30% i elektoratit ja justifikon kete kerkese. Ne se SVP do te insistoje (sic edhe pritet) nje anetar i partive humbese duhet te leri vendin. Dhe ky do te jete nje kandidat i FDP. Ardhja e nje kandidati te ri te SVP ne qeveri do te krijonte nje qeveri te perbere nga: 3 SVP, 2 SP, 1 FDP, 1 CVP. Me nje fjale, qeveria merr nuanca te djathta. Kjo do te thote, qe nje qeveri e djathte me nje parlament ku e djathta eshte e fuqishme, eshte ne gjendje te hartoje e miratoje ligje qe favorizojne te djathten.
22.10.07
Bienvenue en Suisse
Labels: Opinione