10.10.07

Nje birre me Befton Beftoni










Nga Miklos Gimes
M'u desh te prisja nje vit te tere per te takuar djemte e radio Beshtijes. Per Radio Beshtijen, kete radio me humor ne internet qe ve ne loje te ardhurit nga Shqiperia dhe Kosova (www.myspace.com/radiobeshtija), une kam raportuar edhe me pare - por pa arritur te takoja beresit e saj. Ata jane underground.
Kur vajta per t'i takuar ne nje kafe ne Niederdorf, m'u duk vetja si ne nje filem spiunazhi. Midis njerezve te zakonshem qe pijne perdite aty, ishin edhe dy te rinj midis 20-30 vjec, njeri pak i mbushur me floke te zeza, tjetri i holle me fytyre te gjate. Me shume nuk mund t'ju tregoj. Se pari m'u desh te nenshkruaj qe nuk do te tregoj se si quhen, ku banojne, ku punojne. "Ka njerez qe nuk ju duket aspak cool kjo qe ne bejme", tha flokeziu, ne nje dialekt te paster Zürich-u. "Maksimumi dhjete vete e dine qe ne jemi radio Beshtija", tha kolegu. Une u ndjeva i nderuar.

Radio Beshtija ka tre bashkepunetore, zemermirin Befton Beftoni, asistenten e tij kaotike Hanusha dhe tamilin Pundi Punani. Te gjitha zerat realizohen me mjeshteri nga djali me fytyre te imet. Ne programin e fundit te radios flitet per Ramadanin. Befton eshte tere kohes i nevrikosur se gjate gjithe kohes qe ai flet ne radio nje gjel i kikiris ne mes te lajmit - ketu duhet te dihet se muslimanet gjate Ramadanit nuk duhet te hane nga lindja e diellit deri ne perendim te tij. Ideja me gjelin eshte me te vertete per te qeshur.

Djemte e radio Beshtijes jane kusherinj, te lindur dhe rritur ne Zvicer. Por origjina e tyre eshte Kosova. "Une nuk njoh asnje familje qe nuk mbeshtet financiarisht luftetaret e lirise", thote flokeziu. "Kur shkojme per pushime atje poshte, na duhet te mesohemi ta mbajme gojen mbyllur. Perndryshe ndodh shume shpejt qe vjen dikush e te pyet "Si e kishe llafin ti?" dhe ta keput me nje pellembe", thote kolegu.

Te dy kusherinjte e shohin menjehere se cilet midis njerezve nga Kosova e fiton lekun me rruge te dyshimta. Por ata kane mesuar gjithashtu qe dyshimet e tyre per origjinen e lekeve ta mbajne te kycur brenda vetes se tyre. "Une nuk dua patjeter ta di se kush i njollos duart", thote flokeziu, "nuk fle me rehat po ta di." Te dy njohin bashkeatdhetare qe nuk dalin rrugeve nga frika e gjakmarrjes. "Sy per sy", thote imcaku.

Te dy duket qe jane te integruar mire, dhe nuk e kane problem fare ta japin veten per vendas; por asnjeri nga te dy nuk deshiron te mohoje origjinen. "Eshte e rendesishme te dish nga vjen", thote flokeziu, "por disa tabu te kultures se prinderve tane duhet te kritikohen patjeter."

Feja, psh, korrupsioni apo sistemi patriarkal. Figura e Befton Beftonit eshte pasqyra ku shihen bashkeatdhetaret e tyre. "Ne nuk duam t'i tallim njerezit", thote imcaku, "ne duam thjesht t'u themi, hej, perpiquni te jeni pak me te hapur per boten"

"Ne duam te ngelemi anonim", thote flokeziu, "sepse shume vetave kjo nuk ju pelqen."


PS: Radio Beshtija, nje radio ne internet, eshte nje radio underground nga kosovaret per kosovaret dhe vendasit. E folur me nje gjuhe shapra-shapra, sic e flasin emigrantet, Radio Beshtija ve ne loje nje sere dukurish te jetes se emigrantit ne Zvicer. Radio Beshtija eshte shndrruar ne nje event, sidomos per vendasit te cilet koncepti i radios i kapi ne befasi. Pasi lexoi lajmin per Radio Beshtijen ne gazete para nje viti, Selfmaderadio (nderkohe e abonuar tek Radio Beshtija) u perpoq t'i kontaktonte djemte e radios, por pa sukses. Nga artikulli i mesiperm do e keni kuptuar perse. Selfmaderadio falenderon perzemersisht Miklos Gimes per artikullin dhe lejen per ta sjelle ate prane jush. Artikulli eshte botuar ne te perditshmen zvicerane Tages Anzeiger, 8 tetor, 2007. Perktheu Selfmaderadio.