8.10.07

Dora

Ne se do te kishte mundesi te zgjidhte, do ishte larguar menjehere nga kjo dhomez e vogel per dy vete. Nje dhomez, dera e se ciles duhej te ishte gjithmone e mbyllur. Nje dhomez e izoluar, ku nuk hynte asnje pipetime jete. Nje dhomez e vogel qe ngrohej nga ngrohtesia e trupave. Nje dhomez qe i bente njerezit me pahir shume intim. Nje dhomez ku njerit i ngjitej ne trup ngrohtesia e parfumuar e tjetrit. Ne se do te kishte mundesi do te kishte dashur t'i jepte fund ngercit te barkut qe i shfaqej sapo i afrohej deres se asaj dhome. Por nuk kishte mundesi. Ai ishte udheheqesi i temes se saj te diplomes sapo te filluar. Gjerat e filluara duhen cuar deri ne fund.

Nuk i pelqente ai njeri. Nuk i pelqente pucrra e tij e madhe ne mes te gjuhes. Pucrra qe ishte brenda cdo fjale te tij. Pucrra qe ja linte mendimet varur sa here qe shfaqej. Mundohej te mos e shikonte gjuhen, te perqendrohej diku tjeter. Mundohej t'i fiksonte syte tek syte e tij. Por, nuk mundej t'u rezistonte gjate. Ne syte e tij kishte gjithmone nje veshtrim qe kerkonte te shihte dicka pertej syve te saj. Mundohej te shikonte tek gjerat qe ai shpjegonte ne ekranin e kompjuterit. Shifra, shifra dhe prape shifra. Zeri i tij, i ngarkuar me autoritet arrogance perpiqej t'i shpjegonte se si kryqezoheshin te gjithe keto shifra ne softwarin e ri analitik. Syte e saj sforcoheshin teksa merrnin pamjen e perqendrimit.

Ishte hera e trete qe futej tek kjo dhomez. Punonjeset perjashta e kishin garantuar qe edhe ato punonin vetem me shefin ne ate dhome. Shefi ishte nder me te miret. Si baba. Fat qe ai pranoi ta merrte nen udheheqje. Tani qe ka ardhur dhe kompjuteri i ri bashke me analizatorin. I vetmi ne vend. Diploma e kishte te garantuar suksesin. Te mos kishte frike. Ato ishin aty sa here qe ajo te kishte nevoje per ndihme. Tek syte e punonjeseve kishte pare nenqeshjen e ngrohte te syve te prinderve. Sy qe thoshin, je akoma adoleshente, nuk ke hyre akoma ne jete, do mesohesh. Ajo perpiqej t'u besonte. Perpiqej t'i thoshte vetes qe po e tepronte. E akuzoi veten per paranoide. E talli veten. E perqeshi. Qeshi. I kujtoi vetes se ky nuk ishte mashkulli i pare me te cilin ajo rrinte vetem per vetem ne nje dhome. Por, prape, ate ndjenje te cuditshme ngerci ne bark nuk e hoqi dot.

Teksa hynte, ndjeu kembet t'i beheshin me te renda. Ndjeu krahet t'i mbeshtilleshin rreth trupit. Ndjeu trupin te perkulej paksa mbi krahet. Buzet te mberthyera. Syte me veshtrimin nga poshte lart. Ne akt pergjimi. Ne alarm te plote.

Eja, - i tha ai. Syte zhbirilues, vetullat paksa te menduara, cepi i buzes lehtaz majtas. Dora e djathte tregonte karrigen prane kompjuterit. Pucrra u shfaq shkurt. Ajo beri sikur nuk e pa. Pershendeti me koke, mbylli deren dhe u afrua ngadalshem. I hodhi nje veshtrim ores. 9.00. Uroi ne heshtje qe te ishte 10.00. U ul ne karrige.

Sot do te vazhdojme me funksionet llogaritese, - tha zeri atoritar. Ajo u perqendrua tek kompjuteri. Zeri filloi te shpjegonte funksionet nje nga nje. Mesatarja. Gabimi relativ. Gabimi absolut.

Ajo degjonte si ne mjerrgull. I hodhi nje veshtrim vjedhurazi ores. 9.30. Psheretiu brenda vetes se saj. Edhe gjysem ore. Ndjeu stresin t'ia clironte qafen. Ndjeu guximin t'i ngjitej deri tek syte. Pohoi me ze. I hodhi nje sy shefit.

Asaj ju be se pucrra po rrinte perjashta me gjate se zakonisht. Asaj ju be se ndjeu nje dridhje te lehte te ajrit midis tyre. Asaj ju be se syte e tij ishin me zhbirilues se zakonisht. Ktheu menjehere koken tek kompjuteri. Ndjeu ngercin t'i zgjidhej e t'i behej panik. Ndjeu frymemarrjen t'i frikesohej.

Zeri monoton shpjegonte.
Doren e tij e ndjeu fillimisht diku poshte gjurit. Ishte shtator, akoma nxehte. Ishte veshur me nje fund te holle vere paksa nen gjunje. Dora filloi te ngjitej pak me lart, avash-avash. Ju afrua gjurit e filloi t'ia perkedhelte. Ishte nje prekje e lagesht.

Ajo ndjeu frymemarrjen t'i ngjitej ne gryke. Ndjeu flegrat e hundes t'i mbyllen. Ndjeu gjakun ta shponte. Ndjeu trupin t'i ngrinte. Ndjeu trurin t'i mpihej. Ndjeu nje paralize totale. Koha kishte ngelur pezull.

Zeri shpjegonte.

Ne mungese te rezistences dora ishte bere e guximshme. U ngjit me lart duke u zvarritur, edhe pak me lart, edhe pak me lart. Deri tek mesi i kofshes. Ajo filloi te llogariste distancat. Duhet te bente dicka. Te bertiste? Te ngrihej dhe te ikte? Cfare do thoshin punonjeset matane? Si do t'ua shpjegonte? Skandal? Ajo ne qender? Do ta besonin? Ndjeu doren te zvarritej me lart. Ndjeu syte t'i dilnin nga vendi. Ndjeu nje ngulcime brenda vetes. Ndjeu veshet t'i bucisnin. Ndjeu tmerrin e asaj qe e priste. Ndjeu nevojen per te bere dicka patjeter. Ndjeu pafuqine e te ndergjegjshmes per te bere dickane. Ju be se do shperbehej ne njemije copa.

Dhe atehere! Papritur! Ndjeu doren e saj te majte te levizte, te vendosej mbi doren e tij, t'ia kapte dhe ta largonte me force diku ne drejtim te tij. E gjitha ne nje filigrame sekonde. Ne heshtje. Dora e larguar nuk beri rezistence. Ju kthye te zotit dhe ngeli atje e palevizur. Dora e saj u vendos mbi kofshen e saj si per ta mbrojtur nga nje invazion iri.

Zeri monoton vazhdonte.

Ajo pa oren, kishin ngelur edhe dhjete minuta. Dhjete minuta qe cuditerisht iken shume shpejt. Zeri mbaroi. Ajo u ngrit. Pa ja hedhur syte, pa folur, u drejtua drejt deres. Ne anen tjeter e prisnin syte e qeshur te punonjesve. Ajo u shtrengua dhe buzeqeshi. Pyetjeve te tyre ju pergjigj me miresjellje. Ai erdhi prane tyre, me pozen e njeriut shef-baba dhe i dha daten tjeter te takimit. Pucrra doli dhe u zhduk disa here. Kete here ajo nuk ja hoqi syte. I pershendeti te gjithe dhe doli perjashta. Mbylli syte. Mori fryme thelle. Hapi syte dhe i hodhi nje sy dores. Ishte dora e saj. Ishte dora e saj.