Se fundi i bleva tim biri eames plywood elephant. Nje loder-karrige ne formen e elefantit. Nje ekzemplar unik, krijuar me 1945 nga cifti Charles dhe Ray Eames, designer te famshem amerikane, dhe i zoteruar deri me sot vetem nga familja Eames dhe New York Museum of Modern Art. Dhe ja vjen viti 2007, dhe me rastin e 100 vjetorit te Charles Eames, riprodhohen 1000 cope te elefantit me te kerkuar ne bote. Sigurisht, une si nene me pretendime te larta shijore; dua qe ime bir te edukohet me ndjenjen e se bukures, me ndjenjen e vleres; me ndjenjen e vleres se pavdekshme. Keshtu qe cdo loder, cdo liber, cdo rrobe e tij kalon nepermjet nje filtri te holle qe grafikisht perfaqesohet nga sy gjithe dyshim dhe rrudha kritike.
Elefanti i Eames eshte jashtezakonisht estetik, i prodhuar me nje teknike teper te rafinuar nga nje cope e vetme druri, e punuar me nje perfeksion zviceran dhe shume funskionale: eshte loder dhe karrige. Perfekte. Zgjas doren dhe prek siperfaqen e lemuar te elefantit dhe i gezohem si femije. Jam shume e lumtur. Mbyll syte dhe zhytem ne enderra te lumtura. Shoh se si femija im ja jep elefantin femijes se tij. Ky, kur nje dite behet burre, ja jep me tutje femijes se tij. Ky po keshtu. Duke thene: ky eshte nje eames plywood elephant, nje nga te 1000 ekzemplaret qe datojne vitin 2007.
Obsesioni im per gjerat me vlere te pavdekshme eshte e kushtezuar nga historia e familjes sime. Nje familje ku tre brezat e tij te fundit i kane trasheguar njeri-tjetrit histori. Nje familje bashkelojtare e te gjitha ngjarjeve historike qe u luajten ne territorin shqiptar gjate gjithe shekullit te 20te. Nje familje ku cdo brez e ka filluar nga zeroja. Dhe pasi cdo brez arrinte te ndertonte e akumulonte vlera materiale te trashegueshme per brezin tjeter, ndodhej perpara nje katastrofe historike qe i linte perseri te shmaterializuar. Vetem me rrobat e trupit. Te djegur, te rindertuar; te djegur perseri, te kolektivizuar; te cvleftesuar dhe akoma te pakompensuar. Brezi im, pasi perseriti edhe njehere fatin e zeros; hodhi torben ne krah dhe mori rrugen per te plotesuar endrren e edukimit, te vetmen enderr akoma te enderrueshme dhe te realizueshme. Brezi im: 9 te rinj, 2 kontinente, 5 shtete.
Per mua, largimi kishte edhe nje qellim tjeter, nje qellim me final: te prishte trashegimine. Te fillonte me ne fund nje trashegimi te re. Trashegimine pa eshtra heronjsh qe iken e nuk njohen femijet e tyre, pa heronj qe nderohen si baballare nga mijera anonimate por nuk u bene baballare per femijet e tyre; pa lule obligatore ne varreza, pa kenge perkujtimore. Te fillonte nje trashegimi modeste, fare-fare modeste, nga ato qe nuk i perflet njeri pervecse brezave qe bejne familjen. Nje trashegimi, ku brezat e sigurojne vazhdimesine nepermjet kodeve banale materiale. Nje trashegimi qe te kujton syndykun e gjyshes qe hapet dhe te ofron nje molle, apo nje centro te bere me grep, dikur, nga gjyshja kur ajo ishte akoma e re dhe e bente per t'ja shtuar pajes se nuserise. Ose, nje elefant te Eames. Nje trashegemi me brezat qe adhurojne qetesine e paraardhesve, deshiren e tyre per te shijuar gjerat e vogla e te bukura te jetes. Jeten!
Nga meditimi me nxjerr nje tingull i tmerrshem. Duhet ta quaj melodi, por nuk mundem. Nje tingull nga ato qe te bejne veshet me dhimbje. Nje tingull zhurme. Tingulli del nga nje cope e shemtuar plastike qe quhet valixhe-kenge, loder per femije, nga ato per konsum masiv. Shume e lire dhe shume pavlere. Nje nga ato lodrat kaq te shemtuara sa qe nuk te vjen as ne enderr. Ose kur te vjen, fillon dhe kerkon t'i gjesh ndonje lloj simbolike.
Kete loder ma beri peshqesh nje mikeshe e imja. Shume e mire. E kishte paketuar per pale shtate qejfe, ja dha ne dore tim biri ndersa me leshonte nje shikim me nenkuptime dhe nenqeshje. Horror! - ishte fjala qe me shpetoi nga goja kur e pashe te cpaketuar. E dashur, - me tha, - kete thashe edhe une kur ma sollen per vajzen. Kjo loder ta ben jeten ferr dhe veshin shoshe. Dhe une frustrimin tim po ta kaloj ty, si nje stafete. E gezofsh!
Nuk e di perse, por kam krijuar bindjen se afeksioni mbas mesatares eshte i lindur! Afeksioni pas te bukures i kultivuar. Kultivimi i afeksionit per te bukuren duhet te jete nje nga ato aktivitete qe kerkojne energji shume te madhe, sepse eshte kunder natyres, kunder rrymes. Vrapoj mbas tim biri dhe i lutem ta leri kete loder e te luaj me elefantin.
Shiko, - i them - po t'i hedhesh nje rrip ne qafe e ke si kotele.
Me vone, - ma kthen duke imituar tingullin zhurme.
Shiko, - i them - mund te ulesh tek elefanti dhe te marresh rrugen per vende te panjohura.
Me vone, - ma kthen ai.
Shiko, - i them - elefantin mund ta cosh tek kopshti zoologjik dhe atje luani te gjithe bashke.
Me vone, mami, - ma kthen duke bere nje levizje padurimi me dore si per te me thene, mos ma nderpri kengen.
Me vone! Per here te pare ma tha para 3 muajsh. Nderkohe veshet me jane bere shoshe. Ndersa djali vazhdon ta shtyje ceshtjen e trashegimise me vone, une shikoj me deshperim elefantin ne duart e mia. E ledhatoj, i kenaqem ndjesise qe druri i cilesise se larte le ne pellemben e dores time dhe ndihem e deshtuar ne edukimin tim te vlerave te pavdekshme. Por, te pakten, elefanti eshte i imi. Sot.
Shenim: Mikesha ime eshte prape shtatezane. Aha! Jeta eshte e bukur! Hakmarrja e embel!