29.8.07

Supersize me (fundi)

"Supersize me" eshte ne vetevete nje filem sa militant, aq edhe naiv. Spurlock, nen shembullin e aktivisteve te mbrojtjes se mjedisit dhe filmave te tyre militante kaq tipike per vitet '70-'80, aplikon ne lekuren e vet nje ekses fast food. Spurlock ben nje filem i bindur se fast food eshte e keqja. Por, filmi i Spurlock eshte edhe nje britme qe kerkon te zgjoje nga pergjumja. Apo nga mosdashja per te pare. Ne rolin e britmes Spurlock, me filmin e tij, arriti te kapi vemendjen e miliona njerezve e ta beje fast food teme publike. Bile, ai arriti me shume. Arriti qe ta bente ate edhe shkencore! Pikerisht ketu qendron merita e madhe e filmit.

Merita tjeter e Spurlock eshte se, dashurpadashur, na tregoi se obeziteti, ashtu si edhe konsumimi i fast food, eshte tejet i lidhur me edukimin: sa me te edukuar e kultivuar njerezit, aq me pak jane ata te ekspozuar ndaj obezitetit. Konstatim jo i vogel. Konstatim qe fton per investime, masa e rregullime ne te gjitha nivelet.

A eshte fast food shkak per epidemine e obezitetit? Fast food si menyre jetese, i kombinuar me lojtare te tjere, ndoshta po. Shkenca ka akoma per te studiuar e per te thene. Nje gje eshte e sigurt: nese te shkrepet te hash ndonjehere nje hamburger dhe french fries, te nesermen nuk gdhihesh obez!