Spurlock dhe Nyström, ne eksperimentet e tyre, testuan madhesi kalorifike ne kufirin e 5000 apo 6000 kalorive. Nje madhesi shume e ekzagjeruar. Po keshtu, eshte e veshtire te besosh qe njerezit ushqehen tre here ne dite vetem me fast food. Keshtu qe eshte me se legjitime te pyetet ne se vertet fast food eshte shkaku i epidemise obezitike qe ka kapur USA dhe qe po shfaqet ne horizontin e shume vendeve te tjera.
Duhet thene qe, megjithe kontributin e "supersize me" dhe filmave dhe librave qe trajtojne te njejten teme, fakti eshte qe pak eshte investuar ne gjetjen e pasojave te fast food tek shendeti i njeriut. Edhe pse e mundshme, akoma nuk mund te flitet per nje ndikim te drejteperdrejte te fast food ne dukurine e obezitetit. Megjithate, ka dy parametra qe te bejne te mendosh se fast food mund te kontribuoje ne obezitet. Madhesia e porcioneve dhe densiteti energjik i fast food. Ka prova te mjaftueshme shkencore qe te bindin se sa me i madh te jete porcioni i asaj qe hame, aq me shume konsumojme. Prentisse dhe Jebb, ne nje artikull te tyre ne "Obesity review", hedhin hipotezen se njeriut i mungon aftesia instiktive per te njohur ushqime me energji te larte, dhe si rrjedhim, i mungojne mekanizmat qe do ta ndihmonin ate ta metabolizonte kete ushqim pa shkaktuar deme. E pare historikisht, madhesia e burgerve, patateve te skuqura, pizzave dhe pijeve joalkolike ne pikat e shitjes se fast food jane rritur 2-2.5 here ne 50 vitet e fundit. Nderkaq, nje meny e plote ne nje pike shitjeje fast foodi ne Amerike ka mesatarisht 1100kJ/100g, madhesi gati dy here me e madhe se densiteti energjetik i nje ushqimi te konsideruar te shendetshem (525 kJ/100g).
Pervec dy paramentrave te mesiperm, studiuesit po i referohen koheve te fundit edhe te ashtuquajturave trans fat (yndyrna trans) te prodhuara ne menyre industriale (IPTF). Trans fat gjenden, psh, ne margarine, dhe perftohen nga nafta, apo bimet. Interesi ne perdorimin e tyre nga industria ushqimore qendron ne faktin, qe kane temperatura te larte shkrirje, gje qe i ben ato, dhe produktet ku futet, te jene te qendrueshme per kohe te gjata, ne temperatura te larta. Duhet thene, qe trans fat gjendet edhe ne gjendje natyrore, kryesisht ne mish dhe prodhimet e qumeshtit. Por, ndersa mishi dhe produktet e qumeshtit permbajne vetem 5% trans fat, produktet industriale permbajne rreth 50%. Ka observime, si ai i Koh-Banerjee, qe sygjerojne se sasia e madhe e trans fat te prodhuar industrialisht eshte i lidhur me obezitetin abdominal. Ne nje perfundim te tille cojne studimet tek majmunet, ku eshte e provuar se sasia e madhe IPTF eshte shkaku per mbipeshe dhe obezitet abdominal.