7.8.07

Kohe librash: Ridenimi

" Ridenimi" i Fatos Lubonjes eshte, per mua, nje nga librat me te mire, ne mos me i miri, i shkruar pas viteve '90. Dhe, ndoshta, i vetmi liber qe merret seriozisht me epoken e diktatures. Me duhet te pohoj qe fillimin e pata jo te lehte. Per shkak te menyres se te treguarit paksa jokonvencionale, te rrefyerit dokumentarik. Por, ne fund te librit kete veshtiresi te fillimit e kisha harruar fare. Bile, besoj, qe kjo menyre e te rrefyerit e shpeton librin nga te qenurit pretencioz, fallco. Kjo menyre e te rrefyerit, e thjeshte, pa metafora te komplikuara, te ben te perqendrohesh tek ngjarjet e librit dhe personazhet e tij. Ne qender te romanit eshte vete autori, qe me syte e eksperiences se tij pershkruan kohen e tij ne burg dhe, sic te sygjeron titulli, ridenimin e tij. Por, ajo qe e ben autorin shume te respektueshem eshte fakti qe ai nuk perpiqet t'i ngreje lapidarin vetevetes. Heronjte e librit, papritur, kane emra te tjere nga ai i autorit. Gjithe vemendja e tij perqendrohet tek shpjegimi i nje diktature nepermjet eksperiencave te ndryshme te te burgosurve politike, shkaqeve qe i sollen ata ne burg, jeten e tyre atje, rruget e ndryshme qe marrin jete te ndryshme ne kushtet e burgut. Ironia e realitetit qe sjell libri eshte qe heronjte e tij jane komuniste te bindur. Vdesin ne emer te tij. Nuk dua t'ua shuaj kuriozitetin. Por nuk mund te rri pa thene qe: ky eshte nje nga ata libra qe te bejne te mendosh per integritetin tend moral, per menyren se si e ke ndertuar jeten tende, per menyren se si ke jetuar ne ate epoke. Per dite e dite me radhe. Ky eshte nje liber i madh, qe duhet te futet ne programin e shkolles shqiptare. Nje liber qe nuk duhet te injorohet ashtu sic. Nje liber qe nuk duhet lene ne heshtje ashtu sic. Respekt!

6 Kommentare:

strangeMAN said...

Jam duke e lexuar. Te them kur te mbaroj. (sygjerimi yt u ndoq :))

eni said...

me bere kurioze.do mundohem ta lexoj kur te iki ne Shqiperi.

Selfmaderadio said...

:)

tetena said...

Selfi, jam dakort me try dhe ridenimi eshte vertet nje veper letrare e arrire. Me vjen keq qe eshte e perkthyer vetem ne anglisht dhe do te doja vertet te ndohmoja te perkthehej ne nje gjuhe tjeter. Vepra ka fituar edhe nje çmim ne gjermani nese nuk gaboj.
Lubonja mban edhe nje reviste letrare, "Perpjekja" qe mua me pelqen per kendveshtrimin intelektual te temave dhe aktualiteteve ne atdhe mgjth sh njerez nuk jane dakort se ju duket qe eshte sh kritik. Lubonja nje moment kishte nje sistem abonimi per revisten e tij, nuk e di ç'behet nashti ?
p.s. pergjigja jote, qe e kam pare edhe ne vende te tj, :) çdo te thote ?

Selfmaderadio said...

buzeqeshje, me behet qejfi, jam dakort :)

strangeMAN said...

Monumental! Se shpejti edhe nje postim te qoshku im.

Monumenal!