Ne te vertete, eshte gjithmone kohe librash. Por vera eshte, ndoshta, koha kur une temptohem te shkruaj per to. Pas nje periudhe te gjate kohe, nje dekade, i jam rikthyer letersise shqiptare. E pohoj, nuk i njoh zhvillimet tranzicionale te letersise shqiptare. I ndjek librat e rinj nepermjet komenteve te shtypit, atyre qe arrij te kap ne internet. Dhe me ndihmen e shitesit te vjeter te librave, tek dyqani i librave qe ne kujtesen time ka qene gjithmone i tille. Dyqani prane kinemase qe nuk eshte me kinema, por qe se fundi quhej milenium. Dyqani eshte plot e perplot. Dengas. E vetmja hapesire boshe ne dyqan eshte hullija ku leviz shitesi dhe bleresi. Nuk e di se sa libra mund te kete ai dyqan, me mijera. Por, shitesi i njeh te gjitha. Nje per nje. Ah, erdhe ti? - me tha heren e fundit, sikur te kishim pire kafen dje. Edhe pse hera e fundit qe iswhim pare datonte nje vit me pare. Dhe shitesi me le ne dore nje tufe librash qe ai mendon se perfaqesojne me mire letersine shqiptare te tanishme. Ne krye te listes: Fatos Kongoli.
Fatos Kongolit ja kisha degjuar emrin. Ne shtypin shqiptar si kryetar jurie konkursesh, ne shtypin e huaj per librat e tij. Duket se, Kongoli eshte i vetmi qe i vjen nga prapa Kadarese, te pakten per nga shpeshtesia e permendjes ne shtypin e huaj. Gje qe me shtyu t'i lexoja te parat librat e tij. "Tek porta e Shen Pjetrit" dhe "Lekura e qenit". I lexova me nje fryme dhe ngela e irrituar. Fraza ndoshta ju ka lene pa fryme dhe te cuditur. Sepse, llogjikisht, lexon me nje fryme dicka te bukur, qe te pelqen. Ashtu eshte. Por librat e Kongolit te ben t'i lexosh me nje fryme stili i tij i lehte dhe melodioz i te rrefyerit. Kongoli duket se e ka te brendshem, instiktiv, muziken e te shkruarit.
Edhe ngjarjet qe rrefehen te bejne kurioze, te kerkosh shpjegime te metejshme, ne faqet e ardhshme, midis rreshtave. Shpjegime qe nuk i gjen kurre! Dhe kjo eshte ajo qe me irriton. Personazhet e Kongolit jane bosh, bejne gjera, thone gjera qe nuk e dine as vete perse i thone, perse i bejne. Sillen me veteveten ne vete te trete. Vetja sikur nuk ju perket atyre. Por kujt i perket? Une nuk e di, as vete personazhet nuk e dine. Por as te ndihmojne ta gjesh. As ata, dhe as Kongoli. Librat, te pakten keta te dy, paraqiten si kronologji jetesh e ngjarjesh, te rendomta, kriminale apo tragjike. Si kronikat e verdha ne gazeta. Dy dimensionale. Dimensioni i trete, thellesia, qe do ndihmonte lexuesin te kuptonte personazhet dhe kohen ku ata jetojne, mungon. Ndodhin krime. Vriten njerez. Behen insinuata per to. Me faqe te tera te jepet te kuptosh se dicka do ndodhi ne faqet qe vjen. Futen ne loje njerez intelektuale. Qe sillen sikur te dine dicka per ato qe ndodhin. Por nuk thone asgje. Sekretet i mbajne per vete. Njerezit vdesin dhe shkaku i vdekjes se tyre mund te kishte qene njera nga ato insinuime. Por nuk te thuhet pse. Ti si lexues mundesh ta rishkruash romanin dhe t'i japesh fytyren qe te pelqen ty. Kjo te irriton. Me cdo faqe me shume qe lexon, irritohesh me shume.
Ne fund te librit, pervecse perpiqesh t'i japesh nje dimension te trete rrefimit, pyet veten se perse refuzon shkrimtari te kuptoje personazhet e tij? Nese shkrimtari i kupton personazhet e tij, perse nuk e ndan kete informacion me ne? Eshte kjo nje strategji per te kapur lexuesin komercial? Apo, thjesht, nje limitim i autorit? Apo i lexueses? Nuk e di.
Lekura e qenit, Fatos Kongoli, Botimet Toena, 600 leke
Tek porta e Shen Pjetrit, Fatos Kongoli, Botimet Toena, 600 leke
5.8.07
Kohe librash - Fatos Kongoli
Labels: Bota e librave