20.8.07

Sa gjene bejne nje njeri?

Cilet jemi? Nga vijme? Cfare na ben ne njerez? Kush nuk e ka vrare mendjen me pyetje te tilla! Edhe shkencetaret e kane vrare. Por, keta te fundit, qe prej momentit qe gjeten gjenin, menyren per ta izoluar dhe lexuar ate, i shtuan listes se pyetjeve edhe nje tjeter: Sa gjene bejne njeriun?

Per te gjetur pergjigjen e kesaj pyetje, se pari duhej te lexoheshin nje per nje te gjitha germat e gjenomit te njeriut. 3 bilion germa! E me pas, duheshin grupuar germat ne fjale qe kane kuptim, qe mbartin nje mesazh. Gjenet.

Edhe pse pune gjigande, rruga ishte e hapur. Teknologjia ishte testuar tek krimbi (Caenorhabditis elegans) dhe miza e bananeve (Drosophila melanogaster). Krimbi elegans: 1000 qeliza. Drosophila: rreth 10 here me shume. Krimbi qenie e thjeshte, zvarritese. Drosophila fluturuese, qenie me e komplikuar. Rreth 18000 gjene duhen per krimbin, rreth 14 000 per mizen. Nese nje qenie si Drosophila e bejne me pak gjene se sa krimbin e thjeshte, atehere kush e ben komplikimin? Sa gjene duhet te presim per njeriun?

100000 parashikuan disa. 65-75000 parashikuan disa te tjere. 30 deri ne 40 mije gjene parashikuan lexuesit e gjenomit ne shkurt 2001. Dy vjet me vone, pas nje leximi me te kujdesshem, numri u reduktua ne 20-25 mije gjene. Jo shume larg krimbit. Edhe pse, miliona vite i ndajne nga njeri-tjetri. Edhe pse, njeriu eshte qenia me komplekse e natyres. Kompleksiteti eshte me shume se sa nje numer.

Ne se duhen vetem 25000 gjene per te bere nje njeri, perse duhen gjithe ato miliona germa qe nuk formojne gjene? Perse evolucioni ua ka favorizuar ekzistencen jogjeneve? Perse i mbajti dhe nuk i hodhi ne koshin e plehrave? Ne se ndertojme nje gjenom artificial te perbere nga vetem ato 20-25 mije gjene, a e bejme dot njeriun?

Sa gjene e bejne njeriun? Ndoshta 23 mije. Ndoshta edhe 25 mije. Por, ndoshta, gjenet nuk jane te vetmet qe e bejne njeriun. Atehere, nuk ka kuptim te flasim per numra.

C'e beri atehere njeriun? Ndoshta loja e perbashket e gjeneve dhe jogjeneve. Dhe nje doze e mire evolucioni.